Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci                            

                                                                                                                   

Rubrikat

  Home

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

  


Kėrko nė Google


 

www.misioni.hr

 

 

Koha e Ardhjes apo Adventi (lat. Adventus – ardhja) – Kohė pritjeje nė shpresė

 

Tė dashur,

 

Koha e Ardhjes, pėr katėr javė rresht, nė mėnyrė tė veēantė ėshtė kohė e pritjes aktive nė uratė dhe vepra tė mira pėr kremtimin e festės sė lindjes sė Mesisė nė Betlehem.

Ndėr porositė mė thelbėsore qė e karakterizojnė kėtė kohė veēohen ajo e pritjes me kujdes tė ardhjes sė Birit tė Hyjit. “Rrini zgjuar”, pastaj, thirrja e Gjon Pagėzuesit, “pėrgatitni udhėn e Zotit”, Koha mesianike, si kohė gėzimi, pra, Krishti nė mesin tonė, dhe sė fundmi java e katėrt e Ardhjes: Mishėrimi i Fjalės sė Zotit.

E gjithė kjo periudhė kohore ėshtė e pėrshkuar nė frymėn e njė pritjeje me shpresė. Nė fakt shpresa ėshtė njė aspekt i fesė qė ėshtė ngushtė i lidhur me virtytin e dashurisė. Zoti ėshtė Dashuri prandaj mėson dhe qorton njerėzit: “Rrini zgjuar, sepse nuk e dini kur do tė vijė ai ēast”.

Koha e Ardhjes ėshtė njė mundėsi e cila troket nė zemrat tona qė edhe ne tė angazhohemi dhe tė bėjmė njė kthesė drejt pėrmirėsimit tonė. Ky fillim na nxitė ta fillojmė njė jetė tė re duke tentuar edhe mė tepėr se zakonisht t’i shmangemi gjithnjė tė keqes dhe kėshtu nė mėnyrė intensive tė pėrgatitemi pėr festėn e Krishtlindjes.

Nė kėtė Kohė tė shenjtė, pėrderisa pėrgatitemi pėr festėn e Lindjes sė Shėlbuesit tonė Jezu Krishtit, Kisha shenjte na inspiron nė liturgjinė e saj, ndėr tjera, edhe me pjesė nga Besėlidhja e Vjetėr, posaēėrisht nga Isaia profetė i cili predikoi ardhjen e Mesisė. Kur studiojmė profecitė e Besėlidhjes sė vjetėr qė kanė tė bėjnė me Mesinė, vjen nė dukje njė harmonizim shumė i mirė nė mes Besėlidhjes sė Vjetėr dhe Besėlidhjes sė Re. Nė BV hasim nė premtimet e Zotit tė paralajmėruara nga profetėt, ndėrsa nė BR ato bėhen realitet.

Premtimin e parė tė Zotit, se do ta dėrgoj Mesinė, e gjejmė menjėherė pas mėkatit tė parė tė Adamit dhe Evės nė librin e Zanafillės: “Armiqėsi do tė vė ndėrmjet teje e gruas, ndėrmjet farės sate e farės sė saj: fara e saj do ta ndrydhė kokėn, kurse ti do t’ia sulmosh thembrėn” (Zan 3,15). Mė tutje, qindra vjet para ardhjes sė Krishtit, Isaia profetė flet pėr ngjizjen dhe lindjen e Mesisė: “Ja, virgjėra do tė ngjizė e do tė lindė njė djalė e pėr emėr do ta quaj Emanuel!” (Is 7,14). Kėto fjalė tė profetit do tė pėrsėriten gati njėjtė edhe prej Engjėllit Gabriel: “ Mos ki frikė, o Mari, sepse ke gjetur hir para Hyjit! Ja, do tė mbetesh shtatzėnė e do tė qitėsh nė dritė njė djalė e ngjitja emrin Jezus” (Lk 1, 30-31).

 

Ardhja ėshtė njė kohė e veēantė dhe e volitshme pėr tė kultivuar disa dimensione tė jetės pėr tė cilat ndoshta gjatė vitit nuk angazhohemi sa duhet. Njerėzit e Kohės sė Ardhjes janė njerėzit qė dėshirojnė dhe presin, qė dinė tė kėrkojnė rizgjimin, apo tė dalin fitues nga rreziku i jetės sė pėrgjumur.

Nė kontekstin e thirrjes “rrini zgjuar” duhet tė merremi me Shkrimin Shenjt dhe tė lejojmė tė na flet Fjala e Zotit. Pra, ndėr tjera kjo kohė ėshtė Kohė e dėgjimit tė porosisė sė Zotit, i cili na vjen nė takim. Ai na dhurohet ndėrsa ne e pranojmė Atė si jetėn e re qė po lind, krijimin e ri, qė tani ėshtė, apo ėshtė duke ardhur. (Varėsisht nga gjendja shpirtėrore e jona si e pėrjetojmė Atė).

Thirrja e Jezusit rrini zgjuar, duhet tė zgjojė nė ne vullnetin pėr ndryshim. Jo tė ankohemi pėr gjendjen nė tė cilėn gjendemi, por tė angazhohemi drejt njė pėrmirėsimi tė vazhdueshėm i cili do tė rezultojė me ndjenjėn e gėzimit dhe tė fitores, ngadhėnjimit mbi veset tona.

Nė kohėn e Ardhjes, jemi tė thirrur ta zgjojmė nė vete shpresėn e cila na bėn tė aftė qė ta dallojmė tė mirėn te tė afėrmit tanė.

Kuptimi i Shpresės nuk ėshtė qė ta dijmė ditėn e Ardhjes, por ta jetojmė Ungjillin nė pritje tė Zotėrisė.

Mjafton ta kuptojmė faktin se me lindjen e Krishtit fillon tė konkretizohet historia e shėlbimit. Nė kėtė ditė tė madhe njerėzimi takohet me Zotin. Ky takim apo kjo lidhshmėri vazhdon tė jetojė, tė aktualizohet sa herė kremtojmė sakramentet shenjte, prandaj, edhe me kėtė rast na bėhet thirrje t’i praktikojmė sakramentet, tė rrėfehemi, tė marrim pjesė nė Meshėn shenjte. Kėshtu fisnikėrohet shpirti i besimtarit, por edhe bėhemi tė denjė pėr shijimin e tė mirave qė na ka dhuruar Zoti dhe do tė reflektojmė me po atė shkėlqim me tė cilin nata e shenjtė e dėboi errėsirėn.

Takimi me Jezusin ėshtė njė takim qė ndryshon jetėn, i jep kuptim asaj, e shuan frikėn dhe sjell paqe. Shėn Augustini shkruan: “Ti je i madh, o Zot, e i denjė pėr lavdi (...) Na ke bėrė pėr vete dhe zemra jonė nuk ka pushim derisa mos tė pushojė nė ty”.

Dhashtė Zoti, kjo kohė e Ardhjes pėr tė gjithė ne, tė jetė kohė e njė veprimi mė aktiv nė jetėn shpirtėrore, pėr njė pėrgatitje sa mė tė denjė pėr festat e Krishtlindjes.

“Zoti, Fjalėn e tij tė fundit, mė tė thellėn, mė tė bukurėn,

Fjalėn e mishėruar nė botė, e tha me shpirt.

Dhe kjo Fjalė domethėnė:

Unė ty tė dua, ty botė dhe ty njeri.

Po, ndizni qirinjtė/dritat!

Ato kanė mė shumė tė drejtė se krejt errėsira.”

(Karl Rahner)

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster