|
Kreshmėt
Kohė kthimi dhe
pajtimi
(Katehezė pėr
fėmijėt e shkollės fillore klasa tretė ose katėrt)
E Mėrkurja e
pėrhime: fillimi i Kreshmėve
Qėllimet:
-
tu ndihmohet fėmijėve qė ta
vėrejnė se kreshmėt janė kohė ndryshimi i sjelljes nė
familje, nė klasė dhe nė shoqėrimin me tė tjerėt;
-
tė zgjohet vetėdija qė
detyra jonė ėshtė tė bėjmė mirė, veēanėrisht atyre qė
kanė mė sė shumti nevojė;
-
ashtu tė udhėhiqen fėmijėt
qė ata konkretisht tė vendosin nė ēfarė gjėje mund tė
pėrmirėsohen, gjatė kreshmėve dhe tė nxiten nė kėtė gjė.
-
tė udhėzohen se pėr tė
gjithė ne ėshtė koha qė t`i heqim maskatė dhe tė jetojmė
vazhdimisht nė tė vėrtetėn dhe tė besojmė.
Sistemi metodik:
interpretativ-analitik.
Procedurime metodike:
lexim interpretativ, shprehje me gojė dhe me shkrim,
bisedim.
Mėnyrat e punės:
induviduale dhe frontale.
Mjetet e mėsimdhėnies:
Katekizmi, Bibla, dėrrasa dhe shkumsi, maska, hiri,
fotografitė e njerėzve tė uritur.
Vijimi i mundshėm
i takimit katekistik (mėsimit tė fesė)
Fillimi
lutėsor-meditativ
I kam lutur fėmijėt qė tė
qetėsohen dhe ta dėgjojnė lutjen qė vet do ta lexoj nė
mėnyrė meditative.
O Zot Jezus, dje i
kemi vėrė nė fytyrat tona maskat, sot nuk i kemi ato.
Sot ėshtė e Mėrkurja e Pėrhime dhe fillimi i kreshmėve.
Bėj qė
nėpėrmjet kėsaj ore katekizimi
(mėsimbesimi) mė mirė ta njohim kėtė kohė tė shenjtė dhe
qė me lutje, me agjėrim dhe me vepra tė mira tė kthehemi
dhe tė pėrgatitemi pėr festėn tonė mė tė madhe Pashkėt.
Ati ynė...
Motivimi
A e keni vėrejtur
ēfarė shpreha ndėr tė tjera nė fillim tė kėsaj lutjeje?
Dėgjoni edhe njė herė:
...Bėj qė nėpėrmjet kėsaj ore katekizimi (mėsimbesimi)
mė mirė ta njohim kėtė kohė tė shenjtė dhe qė me lutje,
me agjėrim dhe me vepra tė mira tė kthehemi dhe tė
pėrgatitemi pėr festėn tonė mė tė madhe Pashkėt.
Ēka domethėnė
tė kthehesh
ose fjala kthim?
I kam shkruajtur ato
fjalė nė dėrrasė, fėmijėve u kam thėnė qė ta zgjedhin
njėrėn prej tyre dhe t`i shkruajnė mendimet e tyre nė
fletat (fletore) e tyre.
Pas disa minutash i kam
lutur disa fėmijė qė t`i lexojnė mendimet/pėrsiatjet e
tyre:
Tė kthehesh domethėnė tė
kthehesh prej tė keqes dhe tė shkosh kah Zoti dhe kah
gjithė ajo qė ėshtė e mirė. (Agimi)
Tė kthehesh domethėnė,
nėse shkojmė rrugės sė gabuar duhet t`i kthehemi Zotit.
(Anita)
Tė kthehesh domethėnė, tė
kthehesh kah e mira dhe kah Zoti, i gatshėm pėr dashuri
dhe kthim. (Karolina)
Tė kthehesh domethėnė tė
jesh mė i mirė. (Gjoni)
Kthim domethėnė tė
kthehesh kah drita (Elizabeta)
E lavdėroj ēdo tentim,
por pėr atė qė nuk ėshtė krejt nė rregull atėherė kam
thėnė: Ti je afėr, por mendo edhe pak.
Pas kėsaj i kam lutur dy
fėmijė qė tė ngriten e tė shkojnė nė drjetimin e kundėrt
nėpėr klasė, atėherė tė kthehen dhe tė nisėn nė anėn
tjetėr. Dėshiroj qė me kėtė qartėsisht (intuitivisht)
t`ua tregoj ēfarė do tė thoshte pėrafėrsisht tė
kthehesh.
Atėherė ua kam theksuar
se kthimi ėshtė ndėrrimi i (kahjes sė) rrugės, kthim
prej asaj qė ėshtė e keqe kah ajo qė ėshtė mė mirė.
Ndryshim nė mė mirė, kthim i plotė prej diēkasė qė ėshtė
e keqe kah e mira.
Atėherė ua kam treguar
maskėn me pyetjen:
Ēfarė ka qenė dje
[ose: Ēka do tė jetė...]?
Tė gjithė pėrgjigjen:
maskenbali/karnevali [ose me emrin qė pėrdoret nė atė
vend ku jetojnė fėmijėt]...
Pėrse njerėzit i
vendosin maskat?
Qė tė gėzohen (Agimi)
Qė tė kėrcejnė (Denisi)
Qė tė fshehen prej tė
tjerėve (Karolina)
Qė njerėzit mos t`i
njohin (Anita)
Atėherė, ua kam theksuar
kėtė pėrgjigje dhe ua kam vėrtetuar: Ėshtė e saktė, qė
ta fshehim fytyrėn qė njerėzit tė mos mund tė na njohin.
Pėrse dhe kur e
fshehim fytyrėn? Kur bėjmė mirė apo kur bėjmė keq?
E fshehim fytyrėn pėr
karneval... (Arbeni)
Kur bėjmė keq qė tė
fshehemi prej Zotit. (Mirja)
A mbajmė maska nė
kishė?
Tė gjithė: Jooo...
E pėrse jo?
Atėherė jemi tė sinqertė.
(Agimi)
Ēka domethėnė pra
maska?
Qė ta mbulojė fytyrėn
tonė. (Danieli)
Atėherė ua kam
vetėdijėsuar:
Zotit nuk i nevojiten
maskat tona, Ai sheh edhe pėrfundi maskės. Ai na njeh
dhe na do. Pėr kėtė arsye nuk ėshtė e nevojshme qė tė
fshehemi prej tij.
Lajmėrimi i tekstit
biblik
Sot nuk kemi maska.
Kush e di ēka ėshtė sot?
Sot ėshtė e Mėrkurja e
pėrhime. (Anita)
Ēka domethėnė fjala E
Mėrkurja e pėrhime?
Fillimi i kreshmeve.
(Toma)
Ēka janė kreshmėt?
Koha e kthimit kah Zoti
(Miri)
Kjo ėshtė kohė e
pėrgatitjes pėr Pashkė.
Shikoni fėmijė, kur
pėrgatitemi pėr ndonjė ngjarje tė madhe, atėherė ajo nuk
ėshtė kohė e lojės por e njė pėrgatitje tė sinqertė.
Kėshtu qė gjatė kėsaj kohe tė kreshmėve qė zgjatė 40
ditė pėrgatitemi pėr festėn mė tė madhe Pashkėt.
Ta dėgjojmė Ungjillin e
shėn Mateut qė do tė lexohet pėr tė Mėrkurėn e pėrhime
(Mt 6, 1-6, 16-18)
Leximi interpretativ i
tekstit biblik
Lexim i ungjillit shenjtė
sipas Mateut.
Nė atė kohė Jezusi u tha
nxėnėsve tė vet:
1
Ruajuni tė mos i bėni veprat tuaja tė mira nė sy tė
njerėzve pėr tu parė prej tyre! Pėrndryshe nuk do tė
keni farė shpėrblimi te Ati juaj qė ėshtė nė qiell.
2
Prandaj, kur tė ndash lėmoshė, mos i bjer borisė
para vetes, siē bėjnė shtiracakėt nė sinagoga dhe nė
rrugė tė madhe pėr tu nderuar prej njerėzve. Pėr tė
vėrtetė po ju them: u ndanė me atė shpėrblim! 3 Ndėrsa
ti, kur tė bėsh lėmoshė, tė mos dijė e majta ēfarė bėn e
djathta, qė lėmosha jote tė jetė e fshehtė, 4
e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do ta shpėrblejė.
5
Kur tė luteni, mos bėni si shtiracakėt, tė
cilėve u pėlqen tė luten nė kėmbė nė sinagoga dhe nė
sheshe tė rrugėve, qė ti shohin njerėzit. Pėrnjėmend po
ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! 6
Ndėrsa ti, kur tė lutesh, hyr nė dhomėn tėnde, mbylle
pas vetes derėn e lutju Atit tėnd qė ėshtė nė fshehtėsi;
e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.
16
Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi
shtiracakėt, tė cilėt marrin njė hije tė rėndė nė fytyrė
pėr tu treguar njerėzve se agjėrojnė: pėrnjėmend po ju
them: u ndanė veē me atė shpėrblim! 17
Ti, pėrkundrazi, kur tė agjėrosh, pėreroje kokėn tėnde
dhe laje fytyrėn tėnde, 18 qė tė mos e
vėnė re njerėzit se po agjėron, por Ati yt, qė ėshtė nė
fshehtėsi. Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė
shpėrblejė.
Fjala e Zotit.
Pauza emocionale
Qėndrojmė pak nė heshtje qė Fjala e Zotit, qė e dėgjuam
tė depėrtojė thellė nė zemra dhe tė na prek...
Shprehja e pėrjetimeve tė para
Si po e ndjeni veten, pasi qė e dėgjuat fjalėn e Zotit?
Gėzueshėm... (Agimi)
Ēuditshėm... (Toma)
Si po ju duket kjo detyrė? Ēka kėrkon Jezusi prej nesh?
Jezusi dėshiron qė vetėm ta dėgjojmė fjalėn e Zotit dhe
tė bėjmė mirė. (Karolina)
Edhe
tė lutemi dhe tė bėjmė diēka qė tė tjerėt tė mos na
shohin. (Anita)
Domethėnė qė tė veprojmė nė fshehtėsi, dhe jo t`i
biejmė borisė pėr t`ua tėrhjekur vėrejtjen tė tjerėve.
Shihni se sa i/e mirė jam: unė po lus, unė po jap...
Interpretimi nė kuptimin e ngushtė
E
dėgjuam tekstin biblik. Prej
cilit Ungjill ėshtė?
Tė
gjithė: Prej Ungjillit tė shėn Mateut.
Kush e ka vėrejtur cilat gjėra i numėron kėtu Jezusi?
Cilėt njerėz? Si sillen ata?
Dyfytyrshėm, duke u shtirė (Gjoni)
Bėjnė krejt qė tė tjerėt t`i shohin.
Ēka pėrmendet nė kėtė tekst biblik, ēka
duhet tė bėjmė?
Tė
japim lėmoshė. (Denisi)
E
ēka ėshtė lėmosha?
Kur
diēka jep. (Miri)
Ēka mundet njeriu tė japė si lėmoshė?
Pare, tė holla. (Anita)
Po, njerėzit mė sė shumti japin tė holla si ndihmė pėr
tė tjerėt. Ēka mund tė jetė tjetėr lėmosha?
Mund
tė jetė ushqimi. (Agimi)
Rroba. (Toma)
Ēka mund t`i jepni ju njėr-tjetrit?
Miqėsinė. (Karolina)
Dashurinė. (Agimi)
Fjalėn e mirė. (Mirja)
Ndihmėn nė mėsim. (Denisi)
Pėrse Jezusi e pėrmend uratėn/lutjen?
Qė
mos tė shkojmė jashtė e atje tė lusim, por tė hyjmė nė
dhomėn tonė. (Agimi)
Jezusi dėshiron qė tė hyjmė nė zemrėn tonė dhe atje tė
bisedojmė me tė. Veprojmė nė fshehtėsi qė vetėm Zoti ta
sheh dhe ai do tė na shpėrblejė.
Nė
fillim kemi thėnė se po pėrgatitemi pėr Pashkė.
Si?
Lusim. (Karolina)
Pastrohemi... (Denisi)
Domethėnė, me uratė, me lėmoshė dhe me vepra tė mira.
Veprat e mira cilat janė?
Tu
ndihmosh tė tjerėve. (Karolina)
Tu
huazosh diēka tė tjerėve. (Mirja)
Tu
dhash pėr tė ngrėnė tė varfėrve. (Danieli)
E
ēka domethėnė tė agjėrosh?
Qė
t`ia mohosh vetit njė gjė. (Agimi)
Ashtu ėshtė, qė unė ta lė njė gjė, pėr shembull sot nuk
dėshiroj ta ha njė bombon apo ēokollatė, por kėtė do
t`ua jap fėmijėve tė varfėr.
Agjėrimi pra, ėshtė njė mohim nė dobi tė tjetrit, dhe
pėr dashuri ndaj Jezusit qė ėshtė nė secilin njeri.
A keni lutur ju pėr ēdo ditė, a
keni agjėruar dhe bėrė vepra tė mira?
Tė
gjithė: Jooo...
A
mundemi tė kthehemi nė kėtė gjė tė bėjmė mė mirė se qė
kemi bėrė deri mė tani?
Tė
gjithė: Poo...
A
ka edhe diēka nė tekst, ndonjė fjalė e panjohur nė
Ungjill qė jua lexova? Kush janė shtiracakėt?
Ata
qė lėvdohen, qė ia mbajnė vetit lartė (qė shtiren se
janė dikushi). (Anita)
Bravo, janė njerėzit qė shtiren dhe bėhen se janė mė tė
vlefshėm se tė tjerėt. A kanė
ata maska tė papashme (qė nuk shihen)?
Tė
gjithė: Poo...
Ata
mbartin maskėn: e tė mirės, pėrshpirtėrisė dhe bėhen
sikur lusin shumė... A ėshtė
kjo lutje e vėrtetė?
Tė
gjithė: Jo...
Sinteza me aktualitetin
Jezusi dėshiron qė ne t`i heqim maskat!
A kemi ne maska qė nuk i shohim?
Nganjėherė kemi (Miri)
Po,
ashtu ėshtė, gjithmonė kemi kur shtiremi dhe ankohemi
dhe i fajėsojmė tė tjerėt e vet jemi fajtorė.
Pėr
karneval e kemi djegur njeriun e keq
(shtriganin/shtrigėn) [ose ua tregoj si ndodh nė tjera
vende, e si e quajnė...]. Ai ėshtė simboli i tė KEQES!
Ēka do tė kishe djegur ti,
ēka do tė kishe ndryshuar te vetja nė sjellje, qoftė nė
shtėpi nė familje, qoftė nė sjellje nė klasė, nė rrugė
dhe diku tjetėr?
Secili prej jush le ta shkruajė pėr vete diēka qė do ta
pėrmirėsonte mė mirė gjatė kreshmėve. (Ua kam dhėnė disa
minuta pėr shkrim. Disa e kanė lexuar, kurse tė tjerat
po i jap nė tėrėsi).
Gjatė kreshmėve do ta djeg: nervozizmin, koprracinė,
mendjemadhėsinė, dyfytyrėsinė dhe dashakeqėsinė. (Gjoni)
Unė
do t`i djegi tė gjitha mėkatet e mia, tė gjitha
padėgjesat, dhe do tė jem mė e mirė nė sjellje. Tjetrit
do t`i jap ushqim, dhe mė sė shumti do ta dua tė
afėrmin. Do tė jem mė e mirė ndaj prindėrve. (Karolina)
Gjatė kreshmeve do t`i djegi mėkatet e mia. Nėse jam e
mėrzitur nuk guxoj tė aktroj se jam e gėzuar, nuk guxoj
tė shtirem se jam mė e vlefshme se tė tjerėt. Do t`u
ndihmoj tė gjithėve qė do tė kenė nevojė pėr ndihmėn
time. (Anita)
Gjatė kreshmeve do t`i djegi tė gjitha mėkatet e mia qė
i kam bėrė dhe do ta pranoj Zotin nė zemrėn time. Do t`u
ndihmoj tė tjerėve. (Denisi)
Gjatė kreshmeve unė do t`i djegi mėkatet e mia nė
shpirtin tim dhe shpirtin tim do t`ia dorėzoj Zotit dhe
engjėjve tė tij. Djallin do ta hedhi jashtė prej
shpirtit tim. Do tė shkoj nė kishė, do ta dėgjoj motrėn,
do tė jem mė i mirė nė mėsimbesim. Do t`i gjuaj tė
gjitha maskat e djallit. (Agimi)
Unė
do t`i djeg mėkatet. Qė shpirti im tė jetė i pastėr. Nuk
do tė nervozohem. Do tė jem mė i mirė nė katekizėm. Nuk
do tė lėvdohem. (Gjoni)
Do
ta djeg: pėrtacinė, hidhėrimin, monotoninė, kacafytjen
dhe xhelozinė. (Valentina)
Gjatė kreshmeve do ta djegė tė keqen time mė tė madhe,
hidhėrimin dhe mendjemadhėsinė. O Zot, ndihmom qė tė jem
mė e mirė (Shpresa)
Unė
do ta djeg: grindjen, pafytyrėsinė, maskėn nė fytyrė,
padėgjesėn dhe monotoninė. (Martina)
Gjatė kreshmeve do ta djeg: hidhėrimin, kacafytjen me
vėllaun dhe mėkatet e mia. (Nikolina)
Do
t`i djeg mėkatet e mia, nervozizmin... Do tė
pėrmirėsohem nė shpirt, do tė shkoj nė kishė. (Danieli)
Pėr ēka folėm sot?
(Pėr
tė Mėrkurėn e Pėrhime)
Prej nga vjen fjala e Mėrkura e pėrhime?
(Prej hirit, pluhurit, ajo qė kalon, ajo qė nuk ėshtė e
vlefshme).
E
kam sjell do hi (pluhur). Ēka
mendoni, ēka shenjon ky hi?
Diēka pa vlerė. (Danieli)
Shikoni nė katekizmin tuaj nė faqen ... [(ose
fotografinė qė vetė e ke sjell)] fotografinė dhe
tekstin. Prifti me hi ua bėnė
njė kryq nė kokė (ose nė ballė) dhe ēka u thotė?
(Fėmijėt e lexojnė tekstin, kthehuni dhe besoni...
Pastaj secilit ia kam bėrė njė kryq tė vogėl nė ballė me
fjalėt e pėrmendura).
E
keqja do tė bjerret: rrobat, zbukurimet e maskės, madje
edhe trupi ynė do tė shndėrrohet nė hi, nė pluhur, vetėm
Shpirti jeton pėrgjithmonė dhe
veprat e mira.
Zoti
do tė na japė edhe njė trup tė ri: Besoj nė ngjalljen e
korpit, lusim nė Besojmėn.
Edhe
njė herė ta pėrsėrisim se si pėrgatitemi nė kreshme pėr
Pashkė:
-
Me
uratė/lutje
Mesha shenjte, lutja e mėngjesit, para dhe pas buke,
nė mbrėmje.
-
Me
agjėrim
t`i sakrifikosh: ėmbėlsirat (bombonat), tė hollat
(paratė),... dhe kėshtu t`i gėzosh tė varfėrit.
-
Me
lėmoshė
veprat e mira, t`i ndihmosh dikujt nė mėsim...
I
keni parė para kishės posterat (pllakatet/fogografitė):
tė lėnduarit nė termetin nė El Salvador, Indi [...]. Pėr
fat tė keq edhe te ne ... jo larg qytetit [...] njerėzit
kanė nevojė pėr bukė, kanė uri.
Nė
kėto fotografi qė jua kam sjellė, shohim se si njeriu
vuan... Ēka do tė kishe mundur
tė bėje pėr ta?
Do
tė duhej tu japim bukė dhe tė holla. (Gjoni)
Mirė
po thotė Gjoni, por si t`i mbledhim paratė, shikoni tash
gjatė kreshmeve nuk kemi nevojė gjithmonė tė kemi
embėlsira/bombona, ēamēakėza... T`ia mohosh vetit diēka
siē kemi folur, kjo ėshtė agjėrimi, kurse paratė qė do
tė mbesin jepjau fėmijėve tė varfėr ose leji nė kishė ku
shkruan pėr tė varfėrit. Mundesh tė blesh diēka dhe ta
gėzosh atė qė ėshtė i mėrzitur...
Fėmijė gjithēka qė ua ndajmė tė tjerėve Zoti do tė na
shpėrblejė qysh tash nė tokė.
Nėse
dhuron dhe u ndihmon nevojtarėve, do t`i pėrngjash Jezu
Krishtit dhe me gėzim do t`i pritėsh Pashkėt.
Pėrfundimi lutėsor
Pėr
fund tė takimit do ta kėndojmė kėngėn e kreshmėve Jo
m`kate ma prep` [ose ndonjė kėngė tjetėr tė
pėrshtatshme].
Innsbruck, shkurt 2007
Pėrktheu dhe pėrshtati: P. Shtjefėn Dodes SJ
|