|
Revista
Urtia

E VERTETA E KRISHTERIMIT?
Joseph Ratzinger BENEDIKTI XVI
Pėrmbledhje
Ēėshtja e raportit mes fesė dhe arsyes apo mes
religjionit dhe shkencės nė kohėn moderne, ėshtė temė e
diskutuar dhe e polemizuar. Koha moderne e bashkėkohore,
me zhvillimin e hovshėm tė shkencave natyrore, e
konsiderojnė religjionin si ēėshtje tė tejkalueshme, se
religjioni nuk mund tė luajė rol tė rėndėsishėm nė jetėn
publike dhe nė pėrparimin e njerėzimit. Kjo njėmendėsi e
ka burimin nė iluminizėm dhe nė mėtimin e tij pėr tė
krijuar njė religjion qė do tė jetė nėn kufijtė e arsyes
sė kulluar, pa transcendencė dhe dėftim (revelatio).
Arsyeja do tė luajė rolin e apsolutes dhe do tė caktojė
kufijtė e tė vėrtetės brenda realitetit tė vet, ndėrsa
jashtė tė arsyeshmes dhe metodave shkencore, gjithēka
ėshtė iracionale, ide e pėrrallshme. Autori do ti
shtjellojė pasojat e kėsaj teorie, e cila religjionin e
fut nė sferėn e ndjesisė, pėr tė na dhėnė pėrfundimin e
argumentuar e tė njohur tanimė se, njeriut nuk mund ti
mohohet tendenca pėr tė matanshem, tė tejdukshmen,
Zotin. Edhe kriza e sotme e religjionit, si dhe fenomeni
i lėvizjeve tė reja religjioze apo edhe vėrshimi i
religjioneve ezoteriko-mistike nga vendet aziatike nė
Evropė, janė shenjė se religjioni nuk mund tė
ērrėnjoset, por ai duhet tė vihet nė shtratin e vet tė
natyrshėm.
Ēėshtja tjetėr shumė aktuale qė autori e shtron, ėshtė e
veēanta e krishterimit nė mesin e religjoneve tė botės.
Krishterimi konstaton autori nuk ėshtė religjion i
bazuar nė mitologji e figura mitike, por ai ėshtė i
themeluar nė jė Person nė Jezu Krishtin, Birin e
Hyjit. Po ashtu, krishterimi ka dėshmuar me jetėn e vet
sintezėn e arsyes, vullnetit dhe ndjesisė, elemente kėto
qė e largojnė dyshimin e bazės mitologjike. Krishterimi
do tė jetė religio vera, emėrtim ky i lashtė, i pėrdorur
nė kishterimin e hershėm nga teologėt, e qė manifestohet
dukshėm edhe sot. Edhe sot, nė krizėn e gjithėmbarshme
religjioze, krishterimi e dėshmon veten si fe, si besim
i vėrtetė, i cili, si dikur nė transformimet antike, e
ka tė krijuar mundėsinė pėr ta mbartė jetėn, sepse, nė
shpjegimin e realitetit, feja e krishterė nuk e braktis
arsyen. Pėrkundrazi, ratio, ethos dhe logos pėr
krishterimin janė tė pandashme. Sinteza e saj ka
qėndrueshmėri nė shpjegimin e Hyjit dhe tė rruzullit
botėror, njeriut dhe natyrės sė tij.
1. Feja mes arsyesh dhe
ndjesisė
1. 1. Kriza e fesė nė kohėn tonė
Nė fjalimet e tija nė kuadėr tė fizikės atomike,
Werner Heisenberg tregon pėr njė dialog tė arritur nė
vitin 1927 nė Bruksel me njė fizicient tė ri, ku, pėrveē
Heisenbergut, kishin marrė pjesė edhe Wolfgang Pauli dhe
Paul Dirac. Aty bėhej fjalė se si Einsteini shpesh flet
pėr Hyjin dhe si Max Planck e pėrfaqėsonte mendimin, se
nuk ka kurrfarė kundėrshtimesh mes shkencave natyrore
dhe religjionit: njėra me tjetrėn mund tė kenė
ndėrlidhje shumė tė mira qė atėherė paraqiste njė
opinion shumė befasues. Heisenberg, kėtė hapje tė
shkencėtarėve tė shkencave natyrore ndaj religjionit, e
interpretonte duke u nisur nga pėrvoja, tė cilėn e ka
trashėguar nga shtėpia e prindėrve tė vet. Ai mendon se
kjo hapje bazohet nė mendimin, qė shkencat natyrore dhe
religjioni janė dy sfera tė ndryshme, por nuk janė nė
konkurrencė tė ndėrsjellė: nė shkencat natyrore
shqyrtohej ajo ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė e
gabueshme; nė religjion kemi tė bėjmė me tė mirėn dhe tė
keqen, mbi tė vlefshėm apo tė pavlefshėm. Si njėra ashtu
edhe tjetra, tė ndara mes veti, i pėrkasin anės
objektive dhe subjektive tė botės. Shkenca natyrore
ėshtė, nė njėrėn anė, mėnyra se si i qasemi anės
objektive tė realitetit
Feja religjioze megjithatė
ėshtė e kundėrta, manifestim i njė vendimi subjektiv, me
tė cilėn vetveten e fusim nė njė grup vlerash, nga tė
cilat e drejtojmė jetėn tonė.1 Natyrisht, ky vendim ka
parakushte tė ndryshme nė histori dhe kulturė, nė edukim
dhe rrethin e jetės, por Heisenberg ende botėn e
kuptonte sipas koncepteve tė prindėrve tė vet dhe Max
Planckit ajo ėshtė nė fund tė fundit subjektive pėr
tiu nėnshtruar kriterit e drejtė apo e gabueshme. Nė
kėtė mėnyrė Planck ėshtė pėrcaktuar subjekivisht pėr
botėn e vlerave tė krishtera; dy sferat ana subjektive
dhe objektive e botės pėrkundėr kėsaj mbesin tė ndara
nė mėnyrė ekzakte. Heisenberg shton: Dua tė pranoj se
pėrball kėsaj ndarjeje nuk ndjehem mirė. Dyshoj nėse
bashkėsitė njerėzore do tė mund tė jetojnė me kėtė
copėtim tė ashpėr mes dijes dhe besimit.2 Kėtu e
vazhdon fillin e bisedės Wolfgang Pauli dhe rithekson
dyshimin e Heisenbergut, pėr mė tepėr, e ngrit nė
shkallėn e tė sigurtės: Ndarja e plotė mes dijes dhe
besimit, me siguri ėshtė ndonjė ndihmė pėr njė kohė
shumė tė kufizuar. Pėr shembėll, nė njė tė ardhme tė
largėt nė rrethin kulturor tė perėndimit do tė mund tė
vijė momenti kur shėmbėlltyrat (parabolat) dhe figurat e
religjionit tė sotėm nuk do ta kenė mė fuqinė e bindjes
as pėr njeriun e rėndomtė; druaj qė pas pak kohe do tė
ndodhė thyerja e etikės sė deritanishme dhe do tė
ngjajnė gjėra qė do tna tmerronin, sa qė tani pėr tani
smund ti parafytyrojmė.3 Pjesėmarrėsit e dialogut
atėherė, nė vitin 1927, mė sė tepėrmi kanė mundur ta
parandjenin atė qė shumė shpejt do tė fillonin ato
njėzetė vjetėt, se do tė ndodhnin gjėra tė tmerrshme e
qė mė parė dukeshin tė pamundshme. Padyshim, ka pasur
njė numėr tė konsiderueshėm tė tė krishterėve, emra tė
njohur e ata qė mbetėn tė panjohur, tė cilėt me forcėn e
vetėdijes sė tyre krishterore e kundėrshtuan dhunėn
demonike. Porse nė pjesėt tjera ishte mė e fortė fuqia e
ngashnjimit, kurse idhėtaria ia kishte hapur udhėn tė
keqes.
Fillimi i ri pas Luftės u rimėkėmb me bindjen se gjėra
tė tilla mė kurrė sdo tė ndodhin. Mandej si
pėrgjegjėsi ndaj Hyjit u miratua kushtetuta e
Republikės sė Gjermanisė, me vullnetin pėr tė qenė
shprehje e lidhshmėrisė mes tė drejtės dhe politikės
bashkė me imperativet morale nga feja biblike. Bindjet e
atėherėshme sot janė zbehur nė krizėn morale tė
njerėzimit, njė krizė kjo qė po fiton forma tė reja
alarmuese. Thyerjet nė sigurinė (qėndrueshmėrinė) qė
pėrjetuan religjionet e vjetra, qė para 70 vjetve dukej
se do tė ndalen, kjo krizė, ndėrkohė, nė sfera tė gjera
u bė realitet. Kėshtu qė frika ndaj thyerjes sė
pėrgjithshme tė njerėzimit, e cila pashmangshmėrisht
lidhet me tė, bėhet mė e fortė dhe gjithėpėrfshirėse. I
kujtoj vetėm nė vėrejtjet e Joachim Festa-s dhe luftėn e
tij me dialektikėn e rėndė tė lirisė dhe tė tė vėrtetės,
arsyes dhe fesė: Nėse tė gjitha modelet utopike... tė
ēojnė nė vend pa shteg, kurse siguria e krishterė ėshtė
pa forcė... dhe pėrjeton rėnie, duhet tė pajtohemi me
faktin se kėrkimi pėr transhedencėn ka mbetur pa asnjė
pėrgjigje.4 Asnjė prej apeleve tė bėra njeriut nė ato
situata ska se si ti thotė qė ai mund tė jetojė pa tė
matanshmen dhe pa frikėn pėr ditėn e Fundit dhe,
megjithatė, nga rasti nė rast tė ngritet kundėr
interesave dhe pasioneve tė veta.5 Nė kėtė kuadėr Fest
na kujton njė fjalė tė Spinozės, qė ripohon edhe
njėherė, nė fund tė fundit, me saktėsi,
paqėndrueshmėrinė e dialektikės mes subjektives dhe
objektives, mes tė hequrit dorė nga e vėrteta dhe
vullnetit pėr vlera, me tė cilat kemi pasur takim mė
herėt nė botėn qytetare paskrishtėrimit, qė e paraqitte
M. Planck: Nėse jam ateist, do tė doja tė jetoj si
shenjtor.
Se kam ndėrmend tė pėrshkruaj atė ēfarė Heisenberg me
kolegė tė tij kanė biseduar mė 1927 dhe mė 1952, qė nėn
hijen e tmerreve nacionalsocialiste tė kėrkohet me
dialog shtegu pėr tė dalė nga shizofrenia e pėrshkruar e
epokės moderne, dhe, duke u bazuar nė mendimin e
shkencave natyrore qė ecėn pėr tė gjetur themelet e
veta, tė pėrbirohej deri tek ndonjė rend mesatar, i cili
do tė jetė busull e veprimeve tona dhe do ti pėrkiste
sferės edhe subjektive edhe objektive.6 Unė do tė doja,
qė, duke ecur nėpėr njė rrugė tjetėr, tė mundohem tė
depėrtoj nė tė njėjtin drejtim.
Fillimisht, tė bėjmė njė pėrmbledhje dhe ta saktėsojmė
atė qė thamė deri kėtu. Iluminizmi e lartėsonte idealin
e religjionit nėn kufijtė e arsyes sė kulluar. Porse,
ky religjion i arsyes sė kulluar shpejt u rrėnua, sepse,
para sė gjithash, skishte kurrfarė force pėr barjtjen e
jetės; religjioni qė pretendon tė bėhet focė bartėse pėr
tėrėsinė e jetės, prej saj kėrkohet, pa dyshim, aftėsia
e qėndrueshme e venerimit dhe inteligjenca. Zhdukja e
religjioneve antike si dhe kriza e krishterimit nė
epokėn e re, tregon, qė, nėse religjioni ska aftėsi pėr
tu harmonizuar me forcat/qėndrueshmėrinė elementare tė
ndonjė botėkuptimi, ai do tė rrėnohet. Por edhe e
kundėrta, religjioni ka nevojė licensimi pėr tu
pėrbiruar nėpėr atė qė ne e kemi menduar, sepse vetėm
kėtu ėshtė i pranushėm kėrkimi i pakusht, me tė cilėn
religjioni e ballafaqon njeriun. Nė kėtė mėnyrė, pas
fundit tė iluminizmit dhe pas vetėdijėsimit, se ėshtė e
pamundshme pėr tė hequr dorė nga religjioni, filloi
kėrkimi pėr njė hapėsirė tė re pėr religjionin, ku do tė
mund tė jetonte si njė yll i paarritshėm pėr arsyen dhe
i pacėnueshėm ndaj tė arriturave tė mėvonshme. Pėr kėtė
arsye, asaj i dhurohet sfera e ndjesisė si sektor
vetjak i ekzistencės njerėzore. Schleiermacher ishte
teoricienti i madh i kėtij koncepti tė religjionit. Ai
jep kėtė pėrkufizim: Praktika ėshtė art, njohja ėshtė
shkencė, religjioni ėshtė ndjenjė dhe shije pėr tė
pafundmen.7 Ėshtė bėrė klasike pėrgjigja e Faustit nė
pyetjen e Gesterin-it mbi religjionin: Ndjenjė ėshtė
gjithēka. Emri ėshtė jehonė dhe tym... Religjioni, pa
marrė parasysh sa ėshtė i domosdoshėm qė tė dallohet nga
shkenca, megjithatė, nuk mund tė rrudhet pėr tu futur
vetėm nė njė sektor. Religjioni ekziston pėr ta
integruar njeriun nė tėrėsi, qė ndjesinė, arsyen dhe
vullnetin ti ndėrlidhė mes veti dhe tė ndėrmjetėsojė
mes njėra tjetrės, pėr tė dhėnė pėrgjigje para sfidės sė
tėrėsisė, jetės dhe vdekjes, bashkėsisė dhe Unit tonė,
para sfidave tė tashmes dhe tė ardhmes. Religjioni nuk
do duhej tė pėrvetėsojė guximin pėr tė zgjidhur probleme
pėr tė cilat ekzistojnė ligjshmėri tė veēanta vetjake,
por do duhet tė aftėsojė njerėz pėr vendime
pėrfundimtare, tek tė cilat ėshtė pėrherė nė lojė
tėrėsia e njeriut dhe botės. Pikėrisht kėtu qėndron
sikleti ynė; ndajmė botėn nė sektorė pėr tė pasur
mundėsi manipulimi nė mendimet dhe nė veprimet tona, qė
deri tani ishte e paparamendueshme, porse kjo ndarje e
bėn tė pamundshme pėr tė dhėnė pėrgjigje nė pyetjet mbi
tė vėrtetėn dhe vlerat, mbi jetėn dhe vdekjen, pyetje
kėto tė pashmangshme.
Kriza e sotme qėndron pikėrisht nė mungesėn e
ndėrmjetėsimit mes sferės subjektive dhe objektive, se
arsyeja dhe ndjenjat u ndanė njėra me tjetrėn dhe vajtėn
nė drejtime tė kundėrta, e njėkohėsisht u sėmurėn. Se
arsyeja e specializuar nė sektorė tė posaēėm bėhet
jashtėzakonisht e fortė dhe efektive, po me
standardizimin e saj nė njė lloj tė vetėm tė sigurisė
dhe arsyeshmėrisė, arsyeja pengon pėr tė pasur shikim tė
pastėr nė pyetjet themelore tė njeriut. Prej kėsaj pason
hipertrofia nė lėmin e njohjes tekniko-pragmatike, e nė
anėn tjetėr tė kėsaj kemi tkurrjen e njohjes nė sfera
bazike dhe ērregullimin e baraspeshimit, qė mund tė
bėhet vdekjeprurės pėr njerėzinė tonė. Religjioni, nė tė
kundėrtėn, ende ska pushuar. Nga pikėpamje tė ndryeshme
sot kemi koniunkturė tė lartė pėr atė qė ėshtė
religjioze, por kėto i pėrkasin partikularizmave. Jo
rrallė bėhen copėtime nga rrethi i tyre i gjerė
shpirtėror, e, nė vend tė ngritjes sė njeriut, ato i
premtojnė njeriut rritje pushteti dhe pėrmbushje tė
kėnaqėsive. Kėrkohet njėmendėsi iracionale, paganike,
magjike; na kanoset rikthimi nė format arkaike-rrėnuese
tė marrėdhėnieve me pushtete dhe fuqi tė panjohura. Mund
tė kemi tundimin pėr tė menduar se sot ska krizė tė
religjionit, por ekziston kriza e krishterimit. Unė nuk
do tė pajtohem me kėtė konstatim. Pėrhapja popullore e
fenomeneve religjioze apo kinse religjioze nuk ka tė
bėjė ende me lulėzimin e religjionit. Nėse ekziston njė
koniunkturė e madhe e formave patologjike (tė sėmura) tė
asaj qė konsiderohet/mbahet si religjioze, kjo ėshtė
shenjė se religjioni nuk mund tė rrėnohet, megjithatė
kjo tregon njė shkallė serioze tė krizės sė saj. Njashtu
na mashtron ngjasimi, qė krishterimit tė molisur gjithė
e mė tepėr po ia zėnė vendin dhe po depėrtojnė
religjionet e Azisė dhe islami. Ėshtė shumė evidente se
nė Kinė dhe Japoni religjonet e mėdha tradicionale e
kanė humbur fuqinė pėr tu pėrballuar me trysnitė e
ideologjive tė kohės moderne apo kėtė e bėjnė mė pak
efektivitet. Madje as nė Indi vitaliteti religjioz nuk
ka arritur deri mė tani pėr tė kėnaqur bashkimin e
ndėrsjellė mes pyetjeve tė reja dhe traditave tė vjetra.
Nė ēfarė mase do tė duhej tė rishqyrtohej rizgjimi dhe
lėvizshmėria e botės islame, e ushqyer vėrtetė me forca
religjioze. Nė disa vende siē vėrejtėm na kanoset
vėrtetė njė vetėrrėnjėsim i ndjenajve patologjike qė
veēsa ngrit frikėn e asaj tė tmerrshmes, pėr tė cilėn
pak mė parė na rrėfyen Pauli, Heisenberg dhe Fest.
Ska rrugėdalje tjetėr: arsyeja dhe religjioni duhet ti
afrohen njėra tjetrės pa u shkrirė njėra nė tjetrėn. Nuk
kemi tė bėjmė kėtu me ruajten e interesave tė
asociacioneve tė religjioneve tė vjetra. Kėtu kemi tė
bėjmė me njeriun dhe botėn. Asnjėri nuk do tė shpėtojė
po nuk qe i pranishėm Hyji nė mėnyrė tė qartė nė jetėn e
tyre. Askush tė mos mėtojė se e di deri nė fund rrugėn
se si do tė mund tė zgjidhė. Kjo pėr shkak se nuk
ėshtė e mundshme nė njė shoqėri tė lirė e vėrteta nuk
mund dhe nuk duhet tė kėrkojė mjete tjera pėr tu
pėrbiruar pos forcės sė bindjes; bindja madje vėshtirė
se formohet nė njė xhungėl mbresash dhe kėrkesash qė i
bėjnė trysni njeriut. Pėrkundėr gjithė kėsaj duhet pasur
guxim pėr tė bėrė prova pėr tė gjetur rrugė pėrmes
konvergjencave qė shfaqen, tė riarrihet bindja pėr atė
qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė larg hapsirės sė
interesave tona.
1. 2. Hyji i Abrahamit
Kėtu sdo doja tė shkoja vijės sė Heisenbergut,
pėrpjekje, e cila rrjedh nga logjika e mendimit tė
shkencave natyrore, qė shkenca tė tejkalojė vetveten dhe
tė gjejė njė hyrje nė ndonjė rend qendror, varėsisht
sa do tė ishte i shpėrblyer dhe i nevojshėm njė
pėrpjekje i tillė. Pėrpjekja ime nė kėtė ligjėratė, ka
pėr qėllim ta shpalos racionalitetin e brendshėm tė
krishterimit. Ky proces do tė shkojė nė drejtimin qė do
tė shtronte pyetje: ēfarė, vallė, i dha krishterimit
forcėn e bindjes gjatė rrėnimit tė religjioneve nė botėn
e lashtė, me tė cilėn ajo u pėrball, qė, nė njėrėn anė,
e zbuti rrėnimin e kėsaj bote dhe, nė anėn tjetėr, pati
sukses pėr ti pėrhapur pėrgjigjet e veta ndaj forcave
tė reja, qė u ngritėn nė arenėn e historisė botėrore
tek gjermanikėt dhe sllavėt dhe, sė kėndejmi,
pėrkundėr lėvizjeve dhe thyerjeve, u krijua njė formė
bartėse e tė kuptuarit tė realitetit qė zgjati njėmijė e
pesėqind vjet, ku ishte e mundur shkrirja e botės sė
vjetėr edhe botės sė re. Kėtu hasim nė njė vėshtirėsi.
Feja e krishterė nuk ėshtė ndonjė sistem. Krishterimi
nuk duron tė shpjegohet si ndonjė pallat i mbyllur i
mendimit. Krishterimi ėshtė rrugė, dhe e veēanta e
rrugės ėshtė qė atė mund ta njohėsh vetėm nėse futesh
brenda saj dhe ecėn nėpėr tė. Kjo do tė vlejė nė dy
kuptime: kristianiteti smund tė jetė i hapur ndryshe
ndaj ēdo personi pėrveē se nė eksperimentin e
bashkė-ecjes; ndėrsa nė tėrėsinė e saj krishterimi
smund tė kuptohej ndryshe pos si rrugė historike,
ecjakėrinė e sė cilės do tė doja ta thekėsoj nė pika tė
pėrgjithshme.
Rruga fillon me Abrahamin. Nė skicėn qė do tė mundohem
tė jap mė poshtė, kuptohet se nuk mund e as nuk do tė
hyj nė labirintin e hipotezave, cilat mund tė mirren si
pjesė historike nė tekstet e vjetra e cilat jo. Kėtu
kemi tė bėjmė me pyetjen, si e shohin, tekembramja, kėtė
rrugė vetė kėto tekste qė bartin histori. Nė radhė tė
parė, do thėnė se Abrahami ishte njė njeri i
vetėdijshėm, se ėshtė i thirrur prej Hyji dhe jetėn e
vet e ka ndėrtuar sipas kėsaj thirrjeje. Ėshtė e
mundshme tė mirret pėr krahasim Sokrati, tė cilit Daimonion,
njė inspirim i ēuditshėm e i veēantė qė si kishte
zbuluar vėrtetė asgjė pozitive, por e kishte penguar atė
kur kishte vendosur tiu dorėzohej vetėm ideve tė veta
apo tė jetė pjesė e mendimit tė pėrgjithshėm.8 Ēfarė
mund tė zbulojmė te Hyji i Abrahamit? Ai nuk vjen ende
me njė kėrkim monoteistik tė njė Hyji tė vetėm pėr tė
gjithė njerėzit dhe gjithė botėn, megjithatė ka cilėsi
tė posaēme fizionomike. Ai nuk ėshtė Hyji i ndonjė kombi
tė posaēėm apo i ndonjė toke tė veēantė; ai nuk ėshtė
Hyj i ndonjė sfere, p.sh. erės, ujit etj., qė nė
kontekstin e asaj kohe ishte forma mė e pranishme e
zbulimit tė qenies hyjnore. Ai ėshtė Hyji i njė personi,
Hyj i Abrahamit. Kjo e veēantė, se nuk i pėrketė asnjė
toke (shteti), asnjė populli dhe asnjė sfere tė jetės,
porse ėshtė i lidhur me njė person, ngreh (nė vete) dy
pasoja tė rėndėsishme.
Pasoja e parė do tė ishte: Hyji ka fuqinė e intervenimit
nė ēdo vend dhe hapėsirė nė dobi tė atyre qė i pėrkasin.
Fuqia e tij nuk ėshtė e lidhur me kufij tė caktuar
gjeografikė apo me kufij tė tjerė, por ai mund ta
ndjekė, ta ruajė, ta udhėheqė gjithkund aty ku dėshiron
vetė dhe gjithkund aty ku ky person shkon. As toka e
premtuar nuk e bėn atė Hyj tė njė toke, qė do tė ishte
mandej vetėm e tij. Pėrkundrazi, kjo tregon se ai mund
tė dhurojė tokė atje ku vetė dėshiron. Prandaj mund tė
themi: Hyji-Person vepron nė mėnyrė translokale. E dyta
si rrjedhė e tė parės, ai vepron nė mėnyrė
transtemporale, pėr mė tepėr, mėnyra e tij e tė
shprehurit (gjuha) dhe e veprimit janė qenėsisht tė
kohės sė ardhshme. Para sė gjithash dimensioni i tij
ėshtė dimension i sė ardhmes, sepse ai kujdeset pak pėr
tė tashmen. Mė thelbėsorja jepet nė kategorinė e
premtimit qė pritet bekimi, toka. Kjo do tė thotė se
ai e ka nė dorė ardhmėrinė, kohėn. Pėr njeriun qė i
pėrket kėsaj, rrjedh njė qėndrim krejt specifik. Ai
duhet tė jetė pėrherė mbi tė pranishmen, ai duhet tė
jetė i shtrirė pėrherė tek tjetri mė i Madh se ai. E
tashmja bėhet relative. Nėse sė fundi qė do tė mund tė
ishte elementi i tretė me konceptin shenjtėria mund
tė tregohet qenėsia e Hyjit, tjetėrsia e tij ndaj tė
tjerėve dhe ndaj tjetrės, atėherė do tė tregohej ajo
shenjtėri e tij, Vetėqenėsia e tij, se ka njėfarė
lidheje me dinjitetin e njeriut, me integritetin e tij
moral, siē tregohet tek historia e Sodomės dhe Gomorės.
Tek kjo histori shfaqet krejt qartė se si, nė njėrėn
anė, Hyji ėshtė i mirė, sepse ėshtė i gatshėm ti falė
edhe tė kėqijtė pėr hir tė disa tė mirėve; nė anėn
tjetėr shpaloset mosdurimi ndaj rrėnimit tė ēdo
dinjiteti njerėzor, qė zbatohet pikėrisht nė gjykimin e
kėtyre dy qyteteve.
1. 3. Kriza dhe pėrhapja e fesė sė Izraelit nė ekzil
Zhvillimi i mėtejmė i besėlidhjes nė dymbėdhjetė fiset e
Izraelit, qė pasoi me pranimin e tokės (sė premtuar), me
vendosjen e mbretėrisė, ndėrtimin e Tempullit dhe me
zhvillimin e gjerė tė legjislaturės sė kultit, duket se
religjioni i Izraelit kishte ngulur rrėnjė thellė nė atė
formėn e religjionit qė ishte e pėrhapur atėbotė nė
hapsirėn e Lindjes sė Mesme. Hyji i Etėrve, Hyji i
Sinait, tani u bė Hyji i njė populli, i njė toke, i njė
rendi tė caktuar tė tė jetuarit. Qė kjo nuk ėshtė e
tėra, por mbetet diēka e veēantė, e posaēme dhe krejt
tjetėr nga tė tjerėt nė tė besuarit e Izraelit nė Hyjin
e qė shfaqej nė tė gjitha ngritjet dhe rėniet e jetės
religjioze nė Izrael; qė tutje formėsohet, kjo tregohet
nė momentin e ekzilit. Normalisht, kjo do tishte njė
hyjni qė e humb tokėn e vet, qė e braktis popullin e vet
humbės dhe smund tė jetė mbrojtės i Shenjtėrores sė
vetė; njė hyjni e dėshtuar. Kjo hyjni nuk ka pėr tė
thėnė asgjė. Ai zhduket nga historia. Por nė ekzilin e
Izraelit ndodh mrekullisht e kundėrta. Madhėria e kėtij
Hyji, tjetėrsia e plotė e tij ndaj hyjnive tė
religjioneve botėrore tani shpaloset tėrėsisht. Feja e
Izraelit vetėm tani fiton formė tė vėrtetė. Ky Hyj mund
tia lejojė vetvetes qė toka e tij tė banohet nga tė
tjerėt, sepse nuk ėshtė i lidhur me as njė tokė. Ai e
lejon popullin e tij tė pėrjetojė disfatė pėr tu zgjuar
nga ėndrrat e shtrembėruara religjioze. Ai nuk ėshtė i
varur nga ky popull, por nuk lejon qė populli nė
disfatėn e tij tė shuhet. Po ashtu, Ai nuk ėshtė i varur
nga Tempulli dhe kulti i kremtuar, siē mendohej se
njerėzit i ushqejnė hyjnitė, kurse hyjnitė pėrkujdesen
pėr botėn. Ky Hyj nuk ka nevojė pėr kėtė kult, i cili nė
njėfarė mėnyre e mbulon qenien e tij hyjnore. Kėshtu me
thellimin e figurės pėr Hyjin rritet edhe ideja e re e
kultit. Ka tė ngjarė, se, qė nga koha e Salomonit, bėhej
barazimi mes Hyjit Person tė Etėrve me hyjin e
plotfuqishėm Krijues, qė e njohin tė gjitha religjionet,
por nė pėrgjithėsi sėshtė i pranishėm nė kulte, sepse
konsiderohej jo kompetent pėr atė ēfatė ata kanė nevojė.
Ky zbatim, nė parim, qė pėr dersia atėherė shumė pak
kishte gjasa pėr tė ngjarė njė barazim i kėtillė nė
vetėdijen e izraelitėve, tani bėhet forcė e mbijetesės
sė tyre; Izraeli nuk ka kurrfarė hyji tė veēantė, por ai
e adhuron njė Hyj tė vetėm. Ky Hyj ka folur me Abrahamin
dhe Izraelin e ka zgjedhur, por nė realitet ai ėshtė Hyj
i tė gjithė popujve, Hyj i tė gjithve qė e udhėheq tėrė
historinė. Kėsaj linje i pėrket edhe pastrimi i kultit.
Hyji nuk ka nevojė pėr fli, as ka nevojė qė njerėzit tė
kujdesen pėr tė, sepse atij i pėrket ēdo gjė. Flija e
vėrtetė ėshtė vetė njeriu qė i pėrngjan Hyjit. Rreth 300
vjet mbas ekzilit, nė njė krizė tė ngjashme tė trysnisė
helenistike tė kultit nė Tempull, e pėrshkruan libri i
Danielit: Ne nė kėtė kohė nuk kemi princ as profet as
prijės, fli shkrumbimi, therore, as kushtime as kem, as
vend ku tė kushtojmė ty flitė e fryteve tė para qė tė
mund tė gjejmė mėshirė. Por na prano me shpirt tė
pėrgrirė e tė pėrvuajtur nė shpirt. (Dn 3, 38 rr).
Njėkohėsisht, me mungesėn e tė tashmes qė do ti
pėrgjigjej fuqisė dhe mirėsisė sė Hyjit, nė popullin e
Izraelit pėrsėri del nė pah elementi i ardhmėrisė, apo
thėnė mė qartė; nė radhė tė parė del nė pah relativizimi
i tė tashmes, qė mund tė kuptohet dhe tė pėrvetėsohet nė
mėnyrė tė drejtė vetėm nė njė horizont tė gjerė qė e
tejkalon gjithė botėn.
1. 4. Rruga kah religjioni universal pas eksilit
Koha, pesėqind vjet pas eksilit e deri me ardhjen e Jezu
Krishtit, para sė gjithash ėshtė e karakterizuar me dy
faktorė tė rinj. Sė pari, shfaqja e literaturės sė
urtisė/urtėsisė dhe, nė themelet e saja, lėvizja
shpirtėrore. Pėrkrah Ligjit dhe Profetėve, libra kėto
prej tė cilave filloi dalėngadalė tė formohet kanuni i
shkrimeve si kriter (shtyllė) i religjionit tė Izraelit,
tani shfaqet njė kriter i tretė literatura e
urtėsisė.9 Kjo literaturė ishte nėn ndikimin e traditava
tė urtėsisė sė Egjiptit, por me kalimin e kohės do tė
shfaqė edhe ndikimet e ndeshjeve me frymėn greke. Nė
literaturėn e urtėsisė pikė sė pari hasim pėrthellimin e
fesė nė njė Hyj dhe radikalizimin e kritikės ndaj
hyjnive, qė mė parė e hasim edhe tek profetėt.
Shtjellohej mė tutje monoteizmi dhe fitohej njė fuqi
racionale nė bashkėkėrkim pėr ta shpjeguar racionalisht
botėn. Kapėsja mes mendimit tė Hyjit dhe spjegimit tė
botės u zbulua pikėrisht nė konceptin e urtėsisė.
Racionaliteti qė manifestohet nė strukturėn e botės,
konceptohej si reflektim i urtėsisė krijuese tė botės,
prej sė cilės e ka burimin. Vėshtrimi i realitetit qė
tani po merr formė, pėrkon me pyetjen qė e kishte
shtruar Heisenbergu nė fjalimet e pėrmendura mė lart,
kur thoshte: A ėshtė tėrėsisht e pakuptimtė po qe se
mendohet se ekziston njė vetėdije qė krejtėsisht
qėndron prapa strukturave tė radhitura tė botės, tė
cilat janė qėllimi i saj.10 Nė diskutimet e sotme mbi
interaksionin mes natyrės dhe shpirtit, shembull nė
njeriun, shqyrtohej pyetja e redukcionit: a mund tė
reduktohet fenomeni shpirt nė lėndė (objekt, materie)
apo kėtu kemi tė bėjmė me njė rezervė tė
pashpjegueshme?11Kėtu do tė mund tė shqyrtohej mė
pėrpara nė vėshtrim tė kundėrt: Shpirti ėshtė nė gjendje
tė gjallojė materien dhe ai duhet marrė si pikėnisja e
vėrtetė e tė njėmendttės, prej sė cilės shpjegohet
tėrėsia; ngel pyetja: a nuk ka kėtu ndonjė rezervė, e
cila smund tė jetė pjesė e saj? Duhet tė pyetmi nėse ky
vėshtrim i gjėsendeve ėshtė mė pak i besueshėm se sa ai
qė e ka formuluar J. Monod e qė ėshtė nė njė shikim
krejtėsisht reprezentativ pėr mendimin bashkėkohor; qė
gjithė koncerti i natyrės buron nga zhurma
shqetėsuese,12 d.m.th. racionaliteti do tė rridhte nga
iracionalja. Vėshtrimi i librave tė urtisė/urtėsisė qė e
ndėrlidhin Hyjin me botėn pėrmes idesė sė urtėsisė dhe e
kuptojnė botėn si reflektim i racionalitetit tė
Krijuesit, e lejon gjithashtu ndėrlidhninė mes
kozmologjisė dhe antropologjisė, kuptimin e botės dhe
moralit, sepse urtėsia, e cila e ndėrton materien dhe
botėn, ėshtė njėkohėsisht edhe morale, qė paralajmėron
drejtimin thelbėsor tė ekzistencės. Krejt Tora, Ligji i
Jetės sė Izraelit, tani do tė kuptohet si vetėdėftim i
urtėsisė, si pėrkthim i saj nė gjuhėn e njerėzve dhe nė
urdhėresat e tyre. Prej gjithė kėsaj ėshtė e
vetėkuptueshme afėrsia me frymėn greke: nė njėrėn anė,
ėshtė e afėrt me motivet e platonizmit, kurse, nga ana
tjetėr, ndėrlidhet me botėkuptimin stoicist tė
shpjegimit hyjnor tė botės dhe moralit.
Pyetja e rezervės johyjnore, iracionale nė botė, tė
cilėn pak mė parė e pėrmendėm mė lart, nė literaturėn e
urtėsisė merrė formė tė luftimit dramatik nė ēėshtje tė
teodicesė; pėrvoja e vuajtjes nė botė bėhet temė e madhe
nė botė ku e drejta, mirėsia dhe e vėrteta janė
gjithnjė si rihumbėse pėrballė tė fuqishmėve tė
pashkrupullt. Ky fakt na ēon nė njė drejtim tjetėr;
thellohet morali nga njė pikėvėshtrim krejtsisht tjetėr,
ndahet nga pyetja e suksesit pėr tė kaluar nė kėrkim tė
kuptimit, pikėrisht nė vuajtje dhe nė ato situata ku
drejtėsia duhet ti nėnshtrohet padrejtėsisė. Nė fund
shfaqet edhe nė Jobin forma e njeriut tė pėrshpirtshėm e
njėherit edhe e njeriut tė vuajtjes, jashtė kufijve tė
Izraelit.13
Afėrsisė sė brendshme tė botės shpirtėrore greke,
iluminizmit dhe filozofisė, i pėrgjigjet nė mėnyrė
logjike hapi i dytė shumė i rėndėsishėm: kalimi i
Hebraizmit nė botėn greke, kalim, i cili u vendos sė
pari nė Aleksandri, si vendi qendror i takimit tė
kulturave. Ngjarja mė e rėndėsishme nė kėtė proces ishte
pėrkthimi i Besėlidhjes sė Vjetėr (BV) nė gjuhėn greke;
pjesa themelore e BV Pesėlibėrshi i Moisiut ishte i
pėrkthyer nė greqisht qysh nė shek. III. Qė nga ajo kohė
e deri nė shek. I para Krishtit u formua kanoni grek i
librave tė shenjta, tė cilin tė krishterėt e morėn si
kanunin e vet tė Besėlidhjės sė Vjetėr.14 Emri Septuaginta
(Libri i tė shtatėdhjetėve), i kėtij pėrkthimi tė BV
bazohet nė legjendėn e vjetėr, nė tė cilėn mendohet se
pėrkthimi ėshtė vepėr e shtatėdhjetė pėrkthyesve
dijetarė. Por numri 70 simbas Zan 32, 8 ėshtė edhe numėr
i popujve tė botės. Simbas kėsaj legjende mund tė
kuptohet se me kėtė pėrkthim BV ka kapėrcyer jashtė
Izraelit dhe ka arritur nė tė gjithė popujt e botės.
Vėrtet, ky ishte edhe veprimi i kėsaj libre-pėrkthim, e
cila nė shumė pikėpamje theksoi cilėsitė universale tė
religjionit tė Izraelit dhe jo vetėm mbi figurėn e
Hyjit, kur emri i Hyjit nuk shfaqet si tentagram JHWH,
por shndėrrohet nė Kyrios, Zotėri. Kėshtu koncepti
shpirtėror i Hyjit tė BV kalon nė njė shkallė mė tė
lartė, qė ėshtė vėrtetė nė pėrputhshmėri me kėtė
zhvillim tė brendshėm tė konceptit.
Pėrkthimi i fesė sė Izraelit nė gjuhėn greke, ashtu si
ėshtė e paraqitur nė librat e shenjta, shumė shpejt i
fascinoi shpirtėrat e shndritur tė botės antike,
religjioni i cilėve, pas kritikės qė ia kishte bėrė
Sokrati, po humbte gjithė e mė tepėr nė besueshmėri. Nė
mendimet e Sokratit pėr dallim nga rryma sofiste nuk
kishte rol vendimtar skepticizmi apo cinizmi, ose
pragmatizmi; bashkė me kėto do tė shfaqet nostalgjia pėr
njė religjion tė kėnaqshėm qė do tishte nė
pėrputhshmėri me arsyen dhe, i cili, njėkohėsisht, do ta
tejkalonte forcėn e vet. Njerėzit, nė kėtė mėnyrė, nė
njėrėn anė, do tė futen nė kėrkim pėr premtimet e
kulteve misterike qė vinin nga Lindja, e, nė anėn
tjetėr, shfaqej feja e Izraelit si pėrgjigje
shpėtimprurėse. Kėtu del nė pah lidhja mes Hyjit dhe
botės, racionalitetit dhe Zbulimit (Dėftimit),
lidhshmėria qė i pėrgjigjet saktėsisht kėrkesave (postullatit)
tė arsyes dhe etjes sė thellė (tė brendshme) religjioze.
Ky ėshtė monoteizmi, i cili smund tė rrjedhė nga
spekulimi filozofik dhe i cili do tishte i pafuqishėm
nė aspektin religjioz, pėr shkak se njeriu nuk mund ti
adhurojė sajimet dhe hipotezat e veta filozofike. Ky
monoteizėm rrejdh nga pėrvoja e thellė dhe burimore e
religjionit dhe, tė themi ashtu, e pohon nga lart atė
pėr tė cilėn mendimi ka kėrkuar e gjurmuar duke
pėrvjedhur copėza me kujdes. Religjioni i Izraelit do tė
kishte pasur pėr rrethin mė tė ngritur nė antikėn e vonė
njė fascinim tė ngjashėm, sikur Kina nė kohėn e
iluminizmit pėr Europėn Perėndimore, kur mendohej
(gabueshėm, siē dihet tanimė) se pėrfundimisht u zbulua
shoqėria pa Zbulimin dhe Misteret, religjioni i moralit
dhe arsyes sė kulluar. Kėshtu, nė mbarė antikėn u
formėsua njė rrjet i hyjdrojturve qė mbėshteteshin nė
Sinagoga dhe nė kultin e saj tė kulluar tė fjalės. Nė
kėtė mėnyrė, ata mbėshtetnin fenė e Izraelit, duke qenė
tė vetėdijshėm se janė nė lidhje me njė Hyj tė vetėm. Ky
rrjet i hyjdrojturve, qė ishin nė harmoni me fenė e
Izraelit, e cila ishte bėrė greke, ishte paraprijėse pėr
misionet e krishtera: krishterimi ishte ajo forma e
hebraizmit qė u pėrhap nė horizontin e universales dhe
qė dhuronte nė plotni atė qė deri atėherė BV nuk ishte
nė gjendje tė ofronte.
1. 5. Krishterimi si sintezė e fesė dhe arsyes
Paraqitja e fesė sė Izraelit nė Septuaginta tregonte
harmonizimin e Hyjit dhe botės, arsyes dhe misterit
(fesė). Ajo dhuronte rregulla (urdhėresa) morale, por
megjithatė diēka mungonte: Hyji i pėrgjithshėm ende
ishte i lidhur me njė popull tė caktuar; morali
universal ishte i lidhur dukshėm me forma tė veēanta tė
jetės, qė nuk dilnin dot tė gjallėruara jashtė Izraelit;
kulti ende ishte i lidhur ngusht me ritualin e
Tempullit, qė ishte e mundshme tė shpjegohet nė mėnyrė
simbolike, por qė kritika profetike nė thelb e kishte
tejkaluar dhe nuk ishte e mundur qė ta pėrvetėsojė njė
shpirt, i cili kishte filluar tė mendojė nė mėnyrė
kritike, tė pyeste pėr gjithēka. Njė jo hebre ka mund tė
qėndrojė vetėm nė rrethin e jashtėm tė kėtij religjioni.
Ai ka mbetur proselit, sepse pėrkatėsia e plotė ishte
e lidhur vetėm pėrmes bashkėsisė sė popullit dhe lidhjes
sė gjakut me atin Abrahamin. Kishte mbetur dilema, se,
nė ēfarė shkalle ėshtė e domosdoshme ajo specifikė
hebraike qė tė ketė mundėsi njeriu ti shėrbejė drejt
kėtij Hyji dhe kush ishte kompetent pėr ta ngritur
kufirin mes asaj qė ėshtė e pandryshueshme dhe asaj qė
ėshtė rastėsi historike apo e ndryshueshme. Nuk ishte i
mundshėm universaliteti i plotė, sepse nuk ishte e
mundshme pėrkatėsia e plotė. Vetėm me krishtėrimin u bė
i mundshėm kalimi, qė pėrmbysi murin ndarės (Ef 2, 14)
nė kuptimin e trefishtė: Me lindjen e krishterimit mė
nuk ėshtė e nevojshme lidhja e gjakut me atin Abraham,
sepse bashkimi me Jezusin dhuron pėrkatėsi dhe lidhje tė
vėrtetė. Tani ēdonjėri mund ti pėrkiste kėtij Hyji dhe
tė gjithė njerėzit kanė guxim dhe kanė mundėsi tė jenė
populli i tij. Nuk janė mė tė obligueshme normat e
posēme tė tė drejtės dhe moralit; ato janė bėrė paralojė
historike, sepse nė personin e Jezu Krishtit pėrmblidhen
tė gjitha, dhe, kush e ndjek Jezusin, bart dhe plotėson
nė vetvete gjithė Ligjin. Kulti i vjetėr ėshtė i
pafuqishėm dhe i shfuqizuar nė vetėdhurimin e Jezusit nė
Hyjin dhe ndaj njerėzve; ky vetėdhurim ėshtė fli e
vėrtetė si kult shpirtėror, nė tė cilėn Hyji dhe njeriu
pajtohen e bashkohen dhe pėr tė cilėn Darka e Zotėrisė,
Eukaristia, qėndron si prani e sigurt reale dhe e
pėrhershme. Ndoshta thėnien mė tė bukur dhe mė
pėrmbajtėsore tė kėsaj sinteze tė re tė krishterimit, e
gjejmė nė njė fjali-dėshmi nė letrėn e Gjonit: Ne e
njohėm (besuam nė) dashurinė (1 Gjn 4, 16). Krishti pėr
kėta njerėz u bė zbulim i dashurisė krijuese; arsyeja qė
e pėrshkon gjithėsinė, u dėftua si dashuri si ai
racionalitet, i cili i merr nė vete dhe e shėron edhe
atė qė ėshtė e errėt edhe atė qė ėshtė iracionale.
Kėshtu lėvizja shpirtėrore, e cila na u bė e njohur nė
rrugėn e Izraelit, tani arrin qėllimin e vet, kurse
universaliteti i pathyeshėm u bė mundėsi praktike.
Takohen arsyeja dhe misteri; pikėrisht pėrbashkimi i
tėrėsisė nė njė realitet i hapi dyert pėr tė gjithė; tė
gjithė njerėzit mund tė bėhen vėllezėr e motra duke
besuar nė njė Hyj. Poashtu tema e shpresės dhe e tė
tashmes fiton njė formė tė re; e tashmja ecėn kah i
Ringjalluri, nė drejtim tė njė bote ku Hyji do tė jetė
gjithēka nė tė gjitha. Pikėrisht, tė nisur nga kjo
mendėsi, e tashmja ėshtė domethėnėse dhe e vlefshme,
sepse qė tani ajo ėshtė e mbushur me afėrsinė e tė
Ringjallurit, kuse vdekja se ka mė fjalėn e fundit.
1. 6. Nė kėrkim tė njė evidence tė re
A mund tė gjendet pėrsėri kjo evidencė, e cila atėherė
kishte goditur dhe shndėrruar brendėsinė e thellė tė
botės sė vjetėr? Apo ajo ėshtė e humbur nė mėnyrė tė
pakthyeshme? Ka shumė shkaqe qė tregojnė rrėnimin e saj
tė sotėm, por unė do tė thosha se shkaku mė i
rėndėsishėm ėshtė ai, i cili ka tė bėjė me vetėkufizimin
e arsyes, qė me mėnyrė paradoksale, arsyeja mbėshtetet
nė sukseset e veta; ligjet metodike, mbi tė cilat
bazohet suksesi i arsyes, pėrmes pėrgjithėsimeve, janė
bėrė qeli e saj. Shkenca natyrore, e cila e krijoi njė
botė tė re, bazohet nė njė themel filozofik qė
pėrfundimisht duhet kėrkuar te Platoni.15 Koperniku,
Galileu dhe Newtoni kanė qenė platonistė. Supozimi i
tyre themelor ishte se bota ėshtė e strukturuar nė
mėnyrė matematikore, shpirtėrore, dhe, tė nisur nga kjo
hipotezė, bota mund tė deshifrohet dhe tu nėnshtrohet
eksperimenteve pėr tu bėrė e kuptueshme dhe
shfrytėzuese. Risia gjendet nė ndėrlidhjen mes
platonizmit dhe empirisė, idesė dhe eksperimentit.
Eksperimeti bazohet nė ide, e cila i paraprin dhe e
shpjegon; kjo ide nė eksperimentet praktike
rishqyrtohet, pėrmirėsohet dhe bėhet e hapur pėr pyetje
tė reja. Vetėm kjo ndėrhyrje matematikore paraprake
lejon pėrgjithėsimin dhe njohjen e ligjit, qė mundėson
veprim efektiv e kulminant. Krejt shkenca natyrore dhe
zbatimi i saj teknik bazohet nė hipotezėn se bota ėshtė
e strukturuar simbas ligjeve shpirtėrore, qė nė vetvete
pėrbėhet prej njė shpirti/fryme, konturat e sė cilės
mund ti (pėr)shkruajė apo pėrthekojė shpirti ynė. Por
njėkohėsisht perceptimi i tij ėshtė i lidhur me
verifikim tė pėrvojės. Ēdo mendim qė do tė kalonte mbi
kėtė lidhje, e do tė vėshtronte shpirtin nė vetvete apo
si ai qė ekziston para kėsaj bote, do tishte nė
kundėrshtim me metodat strikte tė shkencės dhe, si e
tillė, do tė dėbohet si mendim parashkencor apo si
mėnyrė jo shkencore e tė pėrsiaturit. Logosi, urtia, mbi
tė cilin flitnin grekėt, nė njėrėn anė, dhe izraelitėt,
nė anėn tjetėr, kthehet/zbret nė botėn materiale dhe nuk
mund tė diskutohet pėr tė jashtė kėsaj bote.
Ky pėrkufizim ėshtė nė shtratin e vet brendapėrbrenda
rrugės specifike tė shkencave natyrore dhe, si e tillė,
ėshtė e domosdoshme. Por nėse kjo rrugė shpallet si
metodė e pakapėrcyeshme e mendimit tė njeriut, vetė
themelet e shkencės do tė bėhen paradoksale. Sepse
shpirti, pėrmes kėsaj, njėkohėsisht, edhe do tė pohohet
edhe do tė mohohet. Para sė gjithash, kjo arsye, e cila
do ta pėrkufizonte veten nė kėtė mėnyrė, do tishte
arsye e shkėputur (e amputuar). Po qe se njeriu nuk do
tishte nė gjendje tė bėjė pyetje pėr ēėshtje thelbore
tė jetės sė vet, pėr prejardhjen (prej nga kam ardhur)
dhe pėr qėllimin (ku shkoj), pėr atė ēfarė i duhet tė
veprojė dhe ēfarė lejohet tė veprojė, pėr jetėn dhe
vdekjen, por kėto pyetje ekzistenciale i duhet tia lėrė
sferės sė ndjesisė, e cila ėshtė e ndarė nga arsyeja;
kjo mėnyrė nuk do ta lartėsonte arsyen, por do ta
nėnēmonte. Dezintegrimi qė i bėhet njeriut me kėtė
shkėputje, nė tė njėjtėn shkallė shkakton patologjinė e
religjionit dhe patologjinė e shkencės. Sot ėshtė mėse
evidente prania dhe rritja e formave patologjike tė
religjioneve, tė cilat e ndajnė religjionin nga
pėrgjegjėsia e arsyes. Por nėse i kujtojmė projektet
shkencore qė e urrejnė njeriun, siē janė p.sh. klonimi i
njeriut, prodhimi i embrioneve d.m.th. njeriut pėr
shfrytėzimin e organeve me qėllim tė prodhimit tė
preparateve farmaceutike apo nė pėrgjithėsi pėr qėllime
ekonomike; apo nėse e kujtojmė instrumentalizimin e
shkencės nė prodhimin e armėve gjithnjė mė tė tmerrshme
pėr shkatėrrimin e njeriut, kjo qartė tregon se ekziston
poashtu shkenca qė ėshtė bėrė patologjike; shkenca bėhet
patologjike dhe e rrezikshme pėr jetė, atėherė dhe atje
kur ajo nė punėn e saj e largon rendin etik/moral
njerėzor dhe nė mėnyrė tė pavarur e pranon si kriter tė
vetėm tė lejueshėm potencialin e vet shkencor.
Kjo do tė thotė: rrezet e arsyes duhet pėrsėri tė
zgjėrohen. Duhet tė dalim nga qelia e errėt, qė ia kemi
ndėrtuar vetvetes pėr tė rinjohur forma tjera tė pohimit
tė atij realiteti, kur ėshtė nė pyetje tėrė jeta e
njeriut. Ajo ēfarė na nevojitej, ėshtė e ngjashme me atė
qė e gjejmė te Sokrati: gatishmėria, e cila pret, qė rri
e hapur dhe shikon mbi vetveten nė hapėsirė tė pafund.
Kjo gatishmėri i ka takuar, nė atė kohė, dy qendrat/botėrat
e shpirtit tė kulturės Jerusalemin dhe Athinėn pėr
tia mundėsuar njė epokė tė re historisė. Na nevojitet
njė gatishmėri e re pėr kėrkim, por edhe pėrvujtėri, tė
cilėn mund ta gjejmė. Rreptėsia e disiplinės metodike
nuk do duhej tė jetė vetėm dėshirė pėr sukses, por do
duhej tė jetė vullnet dhe gatishmėri pėr tė vėrtetėn.
Metoda strikte qė do tė lejonte nėnshtrimin dhe
rishqyrtimin e tė zbuluarės, e jo ti imponojė tendencat
e veta, mund tė jetė shkollė e madhe e njerėzimit pėr ta
bėrė njėriun tė aftė pėr (tė kėrkuar dhe pranuar) tė
vėrtetėn. Pėrvujtėria ndaj tė zbuluarės nuk guxon tė
manipulohet pėr tu bėrė modesti e rreme, qė ia shuan
shpirtit gatishmėrinė/fuqinė pėr tė vėrtetėn. Pėr mė
tepėr, pėrvujtėria duhet tė kundėrshtojė fuqinė qė
pretendon tė sundojė botėn e, nga ana tjetėr, nuk e njeh
logjikėn e brendshme tė saj, e cila e kufizon dėshirėn
tonė pėr mbizotėrim. Katastorfat ekologjike mund tė
jenė, nė kėtė kontekst, shenjė vėrejtje pėr kujdes, ku
shihet se shkenca mė nuk ėshtė nė shėrbim tė tė
vėrtetės, por bėhet rrėnuese e botės dhe njeriut. Kėtu
ėshtė e domosdoshme sa aftėsia pėr tu dėgjuar kėto
vėrejtje aq edhe vullneti pėr ta lėnė tė vėrtetėn tna
pastrojė. Do tė shtoja kėtu edhe kėtė: aftėsia mistike e
shpirtit tė njeriut do tė duhej tė riforcohet. Aftėsia
pėr tu kthyer mbrapa (nė tė kaluarėn), hapja mė e madhe
e brendėsisė sė njeriut, disiplina qė do ta
kundėrshtonte zhurmėn dhe imponimin, do tė duhej tė
rikthehen qė tė jenė synime pėr tu radhitur ndėr
prioritetet tona. Tek shėn Pali e gjejmė njė qortim, se
njeriu i brendshėm duhet tė forcohet (khs. Ef 3, 16). Tė
jemi tė sinqertė: sot ekziston njė hypertrofi e njeriut
tė jashtėm dhe njė dobėsim brengosės i fuqive tė tija tė
brendshme.
Pėr tė mos mbetur shumė abstrakt, do doja qė atė ēfarė
thashė mė lart, ta bėj mė tė kuptueshme me njė figurė tė
marrė nga njė pėrvojė historike. Papa Gregori i Madh (
604) nė Dialogjet e veta na tregon pėr javėt e fundit tė
jetės sė shėn Benediktit. Themeluesi i rregullit tė
benediktinėve po flente nė njė dhomė nė pjesėn e sipėrme
tė njė kampanjeli, ku mund tė ngjitesh lart pėrmes
shkallėve tė rrėpinjta. Para se tė vinte koha pėr lutjen
e mbrėmjes, ishte zgjuar pėr tė vigjiluar: Ishte
mbėshtur nė dritare dhe e pėrgjėronte Hyjin e
Gjithpushtetshėm. Derisa shikonte nė errėsirėn e natės,
pėrnjėherė para syve tė tij u duk njė dritė, qė zbritte
nga lartėsia e qiellit nė drejtim tė tokės dhe shndriti
dendėsinė e territ... Ngjau diēka e mrekullueshme nė
kėtė vegim, siē na tregon mė vonė edhe vetė ai: gjithė
bota pėrnjėherė u shtri para syve tė tij, si tė jetė e
bashkuar nė njė tė vetmen rreze dielli.16 Bashkėfolėsi
i Gregorit e kundėrshtoi me tė njėjtėn pyetje qė i
imponohet lexuesit tė sotėm: Kėtė qė e thua, se
Benedikti kishte parė gjithė botėn tė bashkuar para syve
tė tij, nė njė tė vetme rreze dielli, unė njė gjė tė
kėtillė asnjėherė deri mė tani se kam pėrjetuar as qė
mund tė paramendoj njė gjė tė kėtillė. Si mund njė njeri
ta shohė botėn si tėrėsi? Fjalia kryesore e Papės thotė
kėshtu: Kur ai... shihte para syve tė vet tėrė botėn si
njė njėsi (unitet), nuk ėshtė tkurrur qielli dhe toka,
po shpirti i vėshtruesit (vėguesit) ėshtė zgjeruar...17
Nė kėtė tregim tė gjitha detajet janė me plotė kuptim:
nata, kampanjeli (kambanorja), shkallėt, dhoma e
sipėrme, qėndrimi, dritarja. Pos pėrshkrimit topografik
dhe biografik, ka edhe domethėnie tė thellė simbolike:
ky njeri gjendet nė rrugė tė gjatė dhe tė mundimshme, qė
e kishte filluar nė Subiaco, ishte ngritur nė kodėr dhe
tani sė fundi nė kampanjel. Jeta e tij ishte ngritje e
brendshme, shkallė pas shkalle, pėrmes shtyllės sė
rrėpirė. Kishte arritur nė kampanjel, mandej nė dhomėn e
sipėrme tė kampanjelit dhoma e sipėrme qė nga koha e
Veprave tė Apostujve ka mbetur simbol i pėrqendrimit, i
cli ėshtė i drejtuar nė lartėsi (kah qielli), simbol i
pėrqendrimit i shkėputur nga bota e punės dhe prodhimit.
Ishte mbėshtetur nė dritare ai kėrkonte dhe e gjeti
vendin prej tė cilit mund tė shikonte largėsinė dhe
gjerėsinė, vendin ku muri i botės ėshtė i pėrmbysur dhe
ku hapet shikimi pėr (tė dalė) nė liri. Ai qėndron.
Qėndrimi nė traditėn e monakėve ėshtė simbol i njeriut,
i cili ėshtė drejtuar (ngritur) prej tkurrjes sė tij, ai
nuk ėshtė mė i mbledhur nė vetvete qė tė shikojė vetėm
nė drejtim tė tokės, por pėrsėri fiton qėndrim tė drejtė
dhe vėshrim tė lirė kah qielli. Nė kėtė mėnyrė ėshtė
bėrė njeri i cili vėshtron. Nuk ėshtė tkurrur qielli dhe
toka, por shpirti i tij ėshtė zgjeruar, meqė ai nuk
ėshtė mė i absorbuar prej ndonjė sendi tė veēantė, nga
degėt qė ia mbulojnė shikimin njeriut pėr ta parė malin,
por ka fituar tė pamurit, i cili vėshtron tėrėsinė.
Thėnė mė mirė: ai mund ta vėshtrojė tėrėsinė, sepse
shikon nga lartėsia. Lartėsinė ka mundė ta gjejė, sepse
nė brendėsi ėshtė bėrė i gjerė. Ndoshta kėtu shpaloset
tradita e vjetėr pėr njeriun si mikrokozmos, si qenie qė
e pėrfshin (pushton) tėrė botėn. Por thelbėsorja ėshtė
kjo: njeriu duhet tė mėsojė pėr tu ngritur, duhet tė
bėhet me shpirt tė gjerė. Duhet tė mbėshtetet nė
dritare. Duhet tė shikojė nė largėsi dhe gjerėsi, ai
duhet tė vėshtrojė. Kėshtu mund ta prekė drita e Hyjit,
mund ta njohė Hyjin dhe, i nisur nga kjo dritė, mund tė
fitojė vėshtrim tė plotė pėr ta kapur tėrėsinė. Fiksimi
kah toka nuk guxon tė jetė krejt i lėnė pasdore, qė mos
tė bėhemi tė paaftė pėr ngritje dhe ecje tė drejtė.
Burrat e mėdhenj, tė cilėt me ngritjen e tyre plot durim
dhe pastrimin plot vuajtje nė rrugėn e jetės, janė bėrė
vėzhgues dhe udhėtregues gjatė shekujve, qė na mėsojnė
edhe neve sot. Ata na tregojnė se si mund tė gjindet
drita edhe nė terr; si mund tė ballafaqohemi me kanosjet
qė ngrihen nga humerat e ekzistencės njerėzore dhe si
mund ta presim tė ardhmen si ata qė janė tė mbushur me
shpresė.
2. Krishterimi religjioni i
vėrtetė?
Nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė tė krishterimit,
pikėrisht nė hapėsirėn e pėrhapjes sė tij burimore, nė
Evropė, vetė krishterimi gjendet nė njė krizė tė thellė;
kjo krizė ka tė bėjė me krizėn e kėrkimit tė tij pėr tė
vėrtetėn. Kjo krizė ka dimension tė dyfishtė: pikė sė
pari, gjithnjė e mė shumė po shtrohet pyetja; a mund tė
jetė i aplikueshėm, nė mėnyrė tė plotėkuptimshme,
koncepti i sė vėrtetės nė religjion, me fjalė tė tjera,
a i ėshtė dhėnė njeriut qė ta njohė tė vėrtetėn e
mirėfilltė mbi Hyjin dhe mbi gjėsendet hyjnore. Njeriu i
sotshėm mė sė miri po e njeh vetveten nė shėmbėlltyrėn
budiste mbi elefantin dhe tė verbėrit. Njė mbret nė veri
tė Indisė kishte urdhėruar tė mblidhen tė gjithė tė
verbėrit e njė qyteti nė njė vend. Pastaj kishte kėrkuar
tė sillej nė mes tyre njė elefant. Disa tė verbėrve iu
kishte lejuar ta preknin kokėn e elefantit. Me atė rast
ata kishin thėnė: Elefanti ėshtė i tillė. Tė tjerėt ia
kishin prekur dhėmbėt e elefantit, disa tė tjerė feēkėn,
e kėshtu me radhė; disa trupin e elefantit, disa
shputėn, pastaj kėmbėn, pjesėn e prapme dhe nė fund
qimet nė bisht. Me atė rast mbreti e kishte pyetur
secilin: Ēfarė ėshtė elefanti? Varėsisht nga ajo se kush
ēfarė kishte pasė prekur, ashtu edhe ishte pėrgjigjur:
Elefanti ėshtė si kosh i thurur... Ai ėshtė si njė
kusi... Ai ėshtė si dorėz pllugu... Ai ėshtė si njė
rezevuar me ujė... Ai ėshtė si shtyllė mbėshtetėse... Ai
ėshtė si havan (shtypės)... Ai ėshtė si fshesė. Nė
shėmbėlltyrė tregohet mė tutje sesi tė verbėrit kishin
filluar tė grindeshin duke bėrtitur: Elefanti ėshtė i
tillė, elefanti ėshtė kėshtu, ai ėshtė ashtu, kėshtu qė
shpejt kishin filluar tė kapen fyt pėr fyti dhe kishin
filluar ta goditnin njėri-tjetrin me grushta e kjo gjė
mbretin e argėtonte shumė.18
Debati ndėrmjet feve u duket njerėzve tė sotėm, sikurse
kjo grindje e tė verbėrve tė lindur. Tė gjithė ne jemi
tė lindur tė verbėr pėr sa i pėrket mistereve tė asaj
ēfarė ėshtė hyjnore, sė paku kėshtu duket. Krishterimi
me kėtė rast assesi nuk gjendet nė ndonjė pozitė mė tė
volitshme se sa fetė tjera pėrkundrazi: nė kėrkimin e
vet pėr tė vėrtetėn tregohet dukshėm i verbėr pėrballė
kufijve tė njohjes sonė pėr hyjnoren. Ai ėshtė i
karakterizuar veēmas me njė fanatizėm tė paarsyeshėm qė
i pandreqshėm shpall si tėrėsi atė pjesėz qė e ka
prekur me pėrvojėn e vet.
Kjo skepsė e pėrgjithshme, pėrkundėr kėrkimit pėr tė
vėrtetėn nė ēėshtje tė fesė, rritet edhe mė tepėr pėrmes
pyetjeve qė shkenca moderne i shtron kundėr prejardhjes
dhe pėrmbajtjeve tė krishterimit. Duket se teoria e
evolucionit e ka tejkaluar mėsimin mbi krijimin, kurse
njohuritė mbi prejardhjen e njeriut e kanė tejkaluar
mėsimin mbi mėkatin e rrjedhshėm; egzegeza kritike e ka
relativizuar figurėn e Jezusit dhe e ka vėnė nė dyshim
bijėsinė e tij hyjnore; prejardhja e Kishės prej Jezusit
po ashtu duket e dyshimtė, e kėshtu me radhė tė gjitha
tė tjerat. Themelet filozofike tė krishterimit janė bėrė
problematike pėr shkak tė fundit tė metafizikės, kurse
themelet e saja historike qėndrojnė nė vagėllimė pėr
shkak tė metodės historike moderne. Pėr kėtė arsye, edhe
duke u nisur nga ajo qė e kemi para syve, ekziston
pėrpjekja qė pėrmbajtjet e krishtera tė tėrhiqen nė
sferėn e simbolikės, kėshtu qė mos t`iu pranohet e
vėrteta mė e lartė se sa miteve nė historinė e
religjioneve pra, pėrmbajtja e krishterė duhet tė
mirret si pėrvojė religjioze pėr tu radhitur
pėrvujtėrisht krah pėr krah me pėrvojat tjera
religjioze. Simbas kėtij kuptimi si duket njeriu
edhe mė tutje mund tė vazhdojė tė jetė i krishterė; edhe
mė tutje ai do tė shėrbehet me forma tė pėrvojės sė
krishterė, porse kėrkimi i tyre i vėrtetė ėshtė i
ndryshuar qė nė themel. Ajo ēfarė ishte pėr njeriun si
fuqi e detyrueshme pėr tė vėrtetėn dhe premtim i
besueshėm, tani bėhet formė shprehjeje kulturore e njė
ndjesie fetare tė pėrgjithshme, qė rastėsisht na ėshtė
bėrė e afėrt pėr shkak tė prejardhjes sonė europiane.
Ernst Troeltsch nė fillim tė shekullit 20 e ka formuluar
filozofikisht dhe teologjikisht kėtė tėrheqje tė
brendshme tė krishterimit nga kėrkimi i tij i
pėrgjithshėm burimor, qė ka mundur tė bazohet vetėm nė
kėrkimin pėr tė vėrtetėn. Troeltsch gjithnjė e mė tepėr
e ka formuar bindjen se nuk ėshtė e mundur tė kapėrcehen
kulturat, se religjioni ėshtė i lidhur me kulturat. Pėr
kėtė arsye krishterimi ėshtė vetėm njėri ndėr
botėshikimet e Hyjit nė drejtim kah Europa. Veēoritė
individuale tė grupeve tė kulturave dhe racave si dhe
veēoritė e krijimeve tė tyre tė mėdha tė pėrbashkėta
religjioze fitojnė rangun e instancės sė fundit: Kush
pra do tė marrė kėtu guximin pėr tė bėrė njėmendėsisht
krahasimet vendimtare tė vlefshmėrisė?! Kėtė do tė
mundte vetėm Hyji, qė vetė i ka lejuar kėto dallime.19
I linduri i verbėr e di se nuk ėshtė i lindur pėr tė
qenė i verbėr dhe, pėr kėtė arsye, s`do tė ndalet sė
shqyrtuari shkaqet e verbėrisė sė vet, as s`do tė ndalet
sė kėrkuari rrugėt e daljes nga verbėria. Njeriu ėshtė
pajtuar vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore me realitetin se
ėshtė i verbėr qė nė lindje pėr atė, qė, nė fund tė
fundit, ėshtė vendimtare dhe pėrfundimtare pėr sa i
pėrket jetės sonė. Kėrkimi titanik i njeriut pėr ta
poseduar tėrė botėn, si dhe pėr tė nxjerrė gjithēka qė
ėshtė e mundur nga jeta pėr jetėn e vet siē shihet tek
vėrshimi i kultit tė ekstazės, tejkalimi i vetvetes dhe
i vetėshkatėrrimit njeriu nuk ėshtė pajtuar me kėtė
vendim. Nėse njeriu nuk e di prej nga vjen dhe pėr
ē`arsye jeton, a s`ėshtė, ai, atėherė, nė tėrė
ekzistencėn e vet njė krijesė krejtėsisht e dėshtuar?
Ėshtė gėnjyese dhe vetėm nė dukje e papėrfillshme
shkėputja e tij ndaj tė vėrtetės mbi Hyjin dhe mbi
ēėshtjen se ēfarė ėshtė qenėsore pėr ne; gėnjyese dhe
sipėrfaqėsore ėshtė kėnaqėsia se nuk duhet tė merremi me
kėtė ēėshtje. Njeriu s`mund tė pajtohet, qė, pėr ēėshtje
qenėsore ka lindur i verbėr dhe i tillė do tė mbetet.
Ndarja prej tė vėrtetės kurrė nuk mund tė jetė
definitive.
Meqenėse kjo ėshtė kėshtu, pyetja e dalėmode mbi tė
vėrtetėn e krishterimit lypset tė rishtrohet, pa marrė
parasysh se sa ajo u duket e tepėrt disave dhe pa
mundėsi pėrgjigjeje. Por si? Pa dyshim, teologjia e
krishterė do duhej rishqyrtuar tė gjitha instancat qė
citohen kundėr kėrkimit tė krishterė pėr tė vėrtetėn, nė
lėmin e filozofisė, shkencave natyrore dhe historisė,
pėr tu ballafaquar me pyetjet e tyre. Nga ana tjetėr,
gjithashtu, do t`i duhej tė kėrkojė pėr ta arritur
vizionin e tėrėsishėm tė ēėshtjes mbi tė vėrtetėn
qenėsore tė krishterimit, mbi vendin e tij nė historinė
e religjioneve dhe nė ekzistencėn njerėzore. Nė kėtė
drejtim do tė dėshiroja ta bėj njė hap, nė mėnyrė qė ta
ndriēoj ēėshtjen, pėr tė parė se si vetė krishterimi nė
fillimet e tija e ka shikuar kėrkimin e vet pėr tė
vėrtetėn nė kozmosin e religjioneve antike.
Nuk e kam tė njohur asnjė tekst tė krishterimit tė
vjetėr qė do tė ishte deri nė atė masė i qartė pėr sa i
pėrket kėsaj ēėshtjeje, siē ėshtė diskutimi i Augustinit
me filozofinė e relogjionit tė mė tė diturit prej tė
gjithė Romakėve Marcus Terrentius Varro (116-27 para
Kr.)20. Varro ishte me njė mendje me stoikėt pėr sa i
pėrket konceptit (figurės) tė Hyjit dhe botės; Hyjin e
definon si animam motu ac ratione mundum gubernantem
shpirt, qė me lėvizje dhe arsye drejton botėn21, me
fjalė tjera: ai ėshtė shpirti i botės, shpirti, tė cilin
grekėt e quanin Kosmos: hunc ipsum mundum esse deum
vetė kjo botė ėshtė hyjni.22 Ky shpirt i botės vėrtet
nuk ėshtė kurrfarė objekt kulti as objekt religjioni (religio).
Thėnė mė ndryshe: e vėrteta dhe religjioni, gjykimi
racional dhe rendi i kultit, qėndrojnė nė dy shkallė
krejtėsisht tė ndryshme. Rendi i kultit, respektivisht
bota konkrete e religjionit nuk bėn pjesė nė rendin e
res (gjėsendit), d.m.th. nė realitetin si tė tillė, ai i
takon rendit tė mores (zakoneve). Nuk e kanė krijuar
shtetin hyjnitė, por shteti i ka themeluar hyjnitė,
nderimi i tė cilėve ėshtė thelbėsor pėr rregullimin e
shtetit dhe mirėsjelljen e qytetarėve. Religjioni nė
esencė (vetvete) ėshtė fenomen politik. Nė pėrkim me
kėtė Varro dallon tri lloj teologjish teologjia pėr
tė ėshtė ratio, quae de diis explicatur, qė do tė mund
ta pėrkthenim si njė e marrė vesh dhe interpretim i asaj
ēfarė ėshtė hyjnore. Ato janė: theologia mythica,
theologia civilis (gr. πολιτική - politiké), dhe
theologia naturalis (gr. φυσική - physiké).23 Varro nė
vazhdim shpjegon mė hollėsisht, me ndihmėn e katėr
pėrcaktimeve, se si duhen kuptuar kėto teologji.
Pėrcaktimi i parė ka tė bėjė me teologėt, tė cilėt u
janė bashkangjitur secilės prej kėtyre teologjive:
teologėt e teologjisė mitike janė poetėt, sepse ata kanė
thurur kėngė mbi hyjnitė, pėr kėtė arsye janė edhe
kėngėtarėt e hyjit. Teologėt e teologjisė natyrore
janė filozofėt, d.m.th. dijetarėt, mendimtarėt, tė cilėt
pyesin mbi realitetin dhe tė vėrtetėn duke ecur pėrtej
asaj qė ėshtė e zakonshme. Teologėt e teologjisė civile
(politike) janė popujt, tė cilėt me zgjedhjen e tyre
nuk u janė bashkangjitur filozofėve (d.m.th. tė
vėrtetės), por poetėve, vizioneve poetike dhe figurave
tė tyre. Pastaj, pėrcaktimi i dytė ka tė bėjė me vendet
nė realitetin, nė tė cilat vendosen teologjitė
pėrkatėse. Teologjisė mitike i pėrshtatet teatri, qė nė
atė kohė kishte rangun krejt religjioz, tė kultit;
simbas mendimit qė mbretėronte, shfaqjet janė vendosur
nė Romė me urdhėresėn e hyjnive.24 Teologjisė politike i
pėrshtatet urbsi, qyteti, kurse teologjisė natyrore i
pėrshtatet kosmosi. Ndėrkaq pėrcaktimi i tretė flet pėr
pėrmbajtjen e kėtyre tri teologjive. Pėrmbajtjen e
teologjisė mitike e pėrbėjnė krijimet poetike,
pėrralloret; pėrmbajtjen e teologjisė politike e
pėrbėn kulti; kurse teologjia natyrore pėrgjigjet nė
pyetjen kush janė hyjnitė. Kėtu vlen tė shohim mė afėr:
A janė ata (hyjnitė) siē i karakterizon Herakliti
prej flakės, apo janė simbas Pitagorės prej numrave,
apo simbas Epikurit prej atomit, e kėshtu edhe prej
ēfarėdo gjėje tjetėr qė veshėt mund tė durojnė mė lehtė
pėrbrenda mureve shkollore se sa jashtė nė treg.25 Kėtu
ėshtė krejt e qartė se teologjia natyrore demitologjizon,
apo thėnė mė mirė: ėshtė iluminizėm, qė nė mėnyrė
kritike futet thellė nė shkėlqimin e mitikes dhe orvatet
ta shpjegojė atė simbas shkencave natyrore. Kulti dhe
njohja ndahen njėra prej tjetrės. Kulti mbetet i
domosdoshėm si ēėshtje pėr qėllime politike; njohja
vepron pėr ta shkatėrruar religjionin, pėr kėtė arsye
nuk guxon tė ekspozohet nė tregje. Dhe nė fund, kemi
edhe pėrcaktimin e katėrt: cili realitet ėshtė
pėrmbajtja pėr tė gjitha kėto teologji? Pėrgjigjja e
Varros ėshtė: teologjia natyrore merret me natyrėn e
hyjnive (qė nė tė vėrtetė as qė ekziston), kurse dy
teologjitė tjera merren me divina instituta hominum
ngritjen hyjnore tė njerėzve.26 Sė fundi, i tėrė ky
dallim ėshtė i reduktuar, nė njėrėn anė, nė
fizikė-natyrė nė kuptimin antik tė fjalės dhe, nė anėn
tjetėr, nė religjionin e kultit. Teologjia civile
pėrfundimisht nuk ka kurrfarė hyjinie, por vetėm
`religjionin`; `teologjia natyrore` nuk ka kurrfarė
religjioni por vetėm njė hyjni.27 Kjo teologji fare
s`mund tė ketė ndonjė religjion, sepse hyji i saj smund
tė quhet me emėr religjioz: flaka, numrat, atomet.
Kėshtu qėndrojnė religio (me ēfarė esencialisht mendohet
nė kult) dhe realiteti, njohja racionale e realitetit,
njėra pranė tjetrės si dy sfera tė ndara. Religio nuk
fiton justifikimin e vet nga njėmendėsia hyjnore, por
nga funksioni politik. Ajo ėshtė institucion pėr tė
cilin shteti ka nevojė qė tė mund tė mbijetojė. Pa
dyshim, kėtu gjendemi nė fazėn e vonshme tė religjionit,
kur ėshtė thyer naiviteti i asaj ēfarė ėshtė religjioze,
qė konsiderohet tė jetė fillimi i fundosjes sė saj. Por,
hallka thelbėsore e religjionit me bashkėsinė e shtetit,
megjithatė, shkon shumė mė thellė. Kulti, tekembramja,
ėshtė rregullore pozitive, tė cilėn, si tė tillė, nuk
bėn tė vihet nė baraspeshojė me pyetjen mbi tė vėrtetėn.
Ndėrsa Varro, nė kohėn e vet, kur qėllimi politik i
religjionit ishte ende i fortė; pėr arsyetim tė vetin,
ka mundur tė pėrfaqėsojė njė kuptim bukur tė vrazhdtė tė
iluminizmit dhe pavėrtetėsinė e kultit politikisht tė
motivuar; shpejt neoplatonizmi do tė kėrkojė njė dalje
mė tė ndryshme nga kriza, dalje nė tė cilėn perandori
Julian do ta ndėrtojė pėrpjekjen e vet pėr rivendosjen e
religjionit shtetėror romak: ajo ē`thonė poetėt janė
pėrgjasime, figura, tė cilat asesi nuk bėn tė mirren nė
kuptimin fizik; e pra, ato janė, megjithatė, figura, qė
shprehin atė qė ėshtė e pashprehshme pėr tė gjithė
njerėzit, tė cilėt janė tė privuar nga rruga mbretėrore
e bashkimit mistik. Edhe pse figurat, si tė tilla, nuk
janė tė vėrteta, megjithatė tani ato janė tė
arsyetueshme si mėnyra afrimi kah ajo qė duhet tė jetė
pėrgjithmonė e pashprehshme.28
Me kėtė, sadopak, bėmė njė anticipim, sepse pozicioni
neoplatonik nga ana e tij ėshtė tashmė reakcion ndaj
qėndrimit tė krishterė pėr ēėshtjen e themelimit tė
kultit tė krishterė dhe tė pėrcaktimit tė vendit tė fesė
nė tipologjinė e religjioneve. Tė kthehemi tek Augustini.
Ku e vendos ai krishterimin nė treshen e religjioneve (teologjive)
tė Varros? Ėshtė pėr tu ēuditur qė, ai, pa ngurruar, e
vendos krishterimin nė teologjinė natyrore, d.m.th. nė
lėmin e iluminizmit filozofik.29 Mendimi i tij ėshtė nė
vazhdimėsi tė pėrkryer me teologėt mė tė hershėm tė
krishterimit, domethėnė me apologjetėt e shekullit tė
dytė, pėr mė tepėr, edhe me caktimin e vendit, qė Pali
ia ka dhėnė krishterimit nė kapitullin e parė tė Letrės
drejtuar Romakėve, qė sėrishmi nga ana e vet bazohet
nė teologjinė e urtėsisė tė Besėlidhjes sė Vjetėr, dhe,
nėpėr tė, madje, i pėrqeshesh hyjnitė nė psalme. Sipas
kėtij venerimi, krishterimi i ka paraardhėsit e vet dhe
pėrgatitjen e tij tė brendshme nė iluminizmin filozofik,
jo nė religjione. Simbas Augustinit dhe simbas traditės
kompetente biblike, krishterimi nuk themelohet nė figura
dhe intuita mitike, arsyetimi i tė cilave gjendet, tek e
fundit, nė qėllimet e tyre politike, por ai qėndron nė
raport me atė njėmendėsi hyjnore, tė cilėn mund ta
kundrojė analiza racionale e realitetit. Thėnė mė
ndryshme: Augustini e identifikon monoteizmin biblik me
reflektimet filozofike pėr themelin e botės, reflektime,
qė, nė variacione tė ndryshme, janė formėsuar nė
filozofinė antike. Kėtu mendohet nė faktin, se
krishterimi qė nga fjalimi i shėn Palit nė Aeropag (nė
Athinė) paraqitet me kėrkesėn se ėshtė religio vera. E
kjo do tė thotė: feja e krishterė nuk themelohet nė
poezi dhe politikė, nė kėto dy burime tė mėdha tė
religjionit; krishterimi themelohet nė njohje.
Krishterimi nderon Ekzistencėn/Qenien qė ėshtė themel i
gjithēkasė qė ekziston, ai nderon Hyjin e njėmendtė.
Iluminizmi, simbas krishterimit, ėshtė bėrė religjion,
jo kundėrshtar i saj. Meqė ėshtė kėshtu, meqė
krishterimi e kupton vetveten si fitore tė
demitologizimit, si fitore e njohjes e me kėtė edhe tė
tė vėrtetės; logjikisht, u desht tė konsiderohet, po
ashtu, universale pėr tu pėrhapur tek tė gjithė popujt:
jo si ndonjė religjion specifik, qė shtyp tė tjerat, apo
i nisur prej njėfarė imperializmi tė llojit tė veēantė
religjioz, por si e vėrtetė, qė, tė dukshmen (tė
jashtmen) e konsideron tė padobishme. Pikėrisht pėr kėtė
arsye krishterimi duhet tė ketė qenė i padurueshėm pėr
tolerancėn largėpamėse tė politeizmit, madje armiqėsor
ndaj religjionit, si njė ateizėm: Krishterimi nuk
ėshtė mbėshtetur nė relativitetin dhe shkėmbimin e
figurave, gjė qė ishte pengesa, para sė gjithash, e
qėllimit politik tė religjioneve, dhe, duke dashur tė
jetė besim fitimtar mbi botėn e religjioneve, e jo
religjion nė mesin e religjioneve, rrezikonte edhe
themelet e shtetit.
Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, me vendosjen e vendit tė
krishterimit nė kozmosin e religjioneve dhe filozofisė,
ėshtė e lidhur edhe fuqia e depėrtimit tė tij. Para se
tė fillojnė misionet e krishtera, rrethi i tė ndriturve
antikė kishte kėrkuar hyrjen nė fenė hebraike, nė
figurėn e tė hyjndrojturve, qė ėshtė treguar si figurė
religjioze e monoteizmit filozofik dhe, me kėtė,
njėkohėsisht u ėshtė pėrshtatur kėrkesave tė arsyes
(intelektit) dhe nevojave religjioze tė njeriut, tė
cilėn filozofia vetė nuk ka mundur t`i pėrgjigjet, sepse
njeriu nuk i lutet Hyjit, i cili ėshtė objekt i kulluar
i mendimit. Ndėrkaq nėse Hyjin, tė cilin mund ta kapė
mendja, e takojmė brendapėrbrenda njė religjioni, si me
atė qė flet dhe vepron, atėherė mendimi dhe besimi janė
nė ujdi.30 Me kėtė ndėrlidhje me Sinagogėn, ka mbetur i
pakėnaqur njė tepricė: jo, hebreu kurrė nuk ka mundur tė
bėhet anėtar i plotė i Popullit tė zgjedhur; ai ka
mundur tė qėndrojė vetėm si pjesėtar i jashtėm. Kėtė
pengesė nė krishterim e ka hequr personi i Krishtit, siē
e shpjegon Pali. Vetėm tani monoteizmi religjioz i
hebraizmit ka arritur tė bėhet universal, kurse
ndėrlidhja mes besimeve dhe mendimeve religio vera u
bė i arritshėm pėr tė gjithė. Justini, filozof dhe
martir (167), mund tė konsiderohej, pėr kėtė qasje ndaj
krishterimit, si figura simptomatike: ai i ka studiuar
tė gjitha filozofitė dhe, mė nė fund, nė krishterim e ka
gjetur filozofinė e vėrtetė (philosophia vera). Sipas
bindjes sė tij personale, me t`u bėrė i krishterė nuk
ėshtė shkėputur nga filozofia, pėrkundrazi tani ėshtė
bėrė filozof i mirėfilltė.31 Bindja se krishterimi ėshtė
filozofi, filozofi e pėrkryer, qė ka depėrtuar deri tek
e Vėrteta, ka mbetur nė fuqi edhe njė kohė tė gjatė pas
kohės sė Etėrve. Krishterimi si filozofi nė shekullin 14
ishte i pranishėm nė teologjinė bizantine tė Nikolus
Kabasilas-it, si diēka e vetėkuptueshme.32 Natyrisht,
atėherė filozofia nuk kuptohej si disiplinė akademike me
natyrė teorike, por, para sė gjithash, me natyrė
praktike, si art i tė jetuarit dhe vdekjes sė
mirėfilltė, art qė mund tė arrihet vetėm nė dritėn e sė
vėrtetės.
Shkrirja e iluminizmit dhe fesė, qė ishte bėrė gjatė
zhvillimit tė misioneve tė krishtera dhe gjatė ndėrtimit
tė teologjisė sė krishterė, solli me vete, po ashtu,
korrigjime tė thella nė figurėn filozofike pėr Hyjin. Dy
korrigjime do tė duhej tė pėrmenden veēmas. Korigjimi i
parė ka tė bėjė me atė qė Hyji, tė cilit i besojnė tė
krishterėt dhe tė cilin ata e nderojnė, pėrnjėmend ėshtė
natura Deus me natyrė Hyj pėr dallim nga hyjnitė
mitike dhe politike; kėtu krishterimi puthitet me
iluminizmin filozofik. Porse, njėkohėsisht do vlejė edhe
kjo: non tamen omnis natura est Deus gjithēka, qė
ėshtė natyrė, sėshtė Hyj.33 Hyji me natyrė ėshtė Hyj,
por natyra si e tillė nuk ėshtė Hyj. Kėtu ndodh njė
ndarje ndėrmjet natyrės gjithėpėrfshirėse dhe Qenies si
themeluese dhe burim (apo (para)shkaku) i saj. Vetėm
kėshtu ndahen, nė mėnyrė tė qartė, fizika dhe
metafizika. Nderohet vetėm Hyjit i njėmendtė, tė cilin
mund ta njohim nė natyrė me anė tė pėrsiatjeve. E pra,
ai ėshtė mė shumė se natyra. Ai i (para)prin asaj dhe
ajo ėshtė krijesa e tij. Kėsaj ndarjeje tė natyrės dhe
Hyjit, i bashkėngjitet njė tjetėr njohje mė tejpamėse:
Hyjit, qė ishte natyrė, shpirti i botės apo ēfarėdo
gjėje tjetėr, njeriu nuk ka mundur t`i drejtojė lutje;
kemi vėrtetuar se ai nuk ka qenė Hyji i religjionit. E
pra, qysh feja e BV, e sidomos ajo e Besėlidhjes sė Re (BR),
thotė qartė se ky Hyj, qė ishte para natyrės, ėshtė
kthyer nė anėn e njeriut dhe ėshtė bėrė dashamirės pėr
tė. Mu pėr faktin se Hyji nuk ėshtė natyrė, nuk ėshtė
Hyj qė hesht. Ai ka hyrė nė histori, ka ardhė pėr t`i
takuar njerėzit, prandaj edhe njerėzit mund tė takohen
me Tė. Njeriu mund tė bėjė lidhje me Hyjin, sepse Hyji
ėshtė lidhur me njeriun. Dy anėt e religjionit qė
gjithmonė ishin tė ndara natyra gjithmonė sunduese dhe
nevoja e shpėtimit tė njeriut tė vuajtur dhe luftėtar
tani janė reciprokisht tė lidhura. Iluminizmi mund tė
bėhet religjion, sepse vetė Hyji i iluminizmit ėshtė
bėrė pjesė e religjionit. Ai element qė nė tė vėrtetė
kėrkon fenė fjala e shprehur nė histori e Hyjit
ėshtė supozim pėr atė, se tani religjioni mund tė
kthehet kah Hyji filozofik, i cili, vėrtet, nuk ėshtė mė
vetėm Hyj filozofik dhe i cili nuk pėrjashton njohjen e
filozofisė, por e pranon atė. Kėtu tregohet diēka e
ēuditshme: dy parimet themelore tė krishterimit nė dukje
tė kundėrta lidhshmėria me metafizikėn dhe lidhshmėria
me historinė kushtėzohen dyanėsisht dhe janė tė
pėrbashkėta; kėto dyja pėrbėjnė sė bashku apologjinė e
krishterimit si religio vera.
Nė qoftė se, tė mbėshtetur nė kėtė qė thamė mė lart,
njeriu guxon tė thotė se fitorja e krishterimit ndaj
religjioneve pagane ka qenė e mundėsuar, mė sė tepėrmi,
nė saje tė kėrkimit tė arsyeshmėrisė, atėherė kėsaj ia
vlen pėr ti shtuar, se me kėtė ėshtė i lidhur edhe njė
moment tjetėr, qė ėshtė i barasvlefshėm sa edhe i pari.
Thėnė pėrgjithėsisht, ai ka tė bėjė me sinqeritetin
moral tė krishterimit, qė Pali krejt natyrshėm e ka
vendosur nė ndėrlidhjen me arsyeshmėrinė e fesė sė
krishterė. Ajo ēfarė Ligji nė tė vėrtetė kėrkon,
dėshirat thelbore qė njė i vetmi Hyj ia paraqet jetės
njerėzore dhe qė feja e krishtere i ka bėrė tė njohura,
pėrputhet me faktin qė njeriu, secili njeri, i ka tė
shkruara nė zemėr, kėshtu qė njeriu, nė takim me to,
mund ti kundrojė si tė mira. Kjo pėrputhet me pohimin,
se janė tė mira dhe tė drejtuar prej natyrės (Rom 2,
14f). Aluzioni nė moralin stoik, nė interpretimin etik
stoik tė natyrės, bėhet gjithashtu i qartė edhe nė
tekstet tjera tė Palit, si pėr shembull, nė Letrėn
drejtuar Filipianėve: Mundohuni tė keni pėr zemre
gjithēka ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e ndershme,
gjithēka ėshtė e denjė, gjithēka ėshtė e pastėr,
gjithēka ėshtė e shenjtė, gjithēka ėshtė e denjė pėr
dashuri, gjithēka ėshtė e denjė pėr lavdi, gjithēka
ėshtė virtyt.(4, 8). Uniteti parimor (edhe pse kritik)
me iluminizmin filozofik nė konceptin e Hyjit, ripohohet
dhe konkretizohet tani nė unitetin kritik me moralin
filozofik. Ashtu sikundėr krishterimi nė sferėn
religjioze i kapėrceu kufijtė e urtėsisė shkollore,
pikėrisht duke u bazuar nė faktin se Hyjin e mendjes e
ka takuar si Hyj tė gjallė, ashtu ėshtė bėrė njė hap tej
teorisė etike nė dejtim kah praktika morale e pėrbashkėt
e tė jetuarit dhe e konkretizimit, ku vėshtrimi
filozofik ka qenė i tejkaluar, pikėsėpari, mbase krejt
morali pėrqendrohej nė urdhėrin e dyfishtė tė
dashurisė ndaj Hyjit dhe ndaj tė afėrmit, qė ishte bėrė
reale nė tė vepruarit. Thėnė mė thjeshtė, krishterimi
fitonte para tė tjerėve tė bindurit nėpėrmjet
ndėrlidhjes sė fesė me arsyen dhe me veprimtarinė e saj
tė drejtuar kah caritas-i (dashuria), me kujdesin ndaj
atyre qė vuajnė, ndaj tė vobektėve dhe tė dobtėve, duke
mos i pėrfillur ndarjet shtresore. Se kjo ishte fuqia e
brendshme e krishterimit, mund tė vėrehet qartė nė
mėnyrėn sesi perandori Julian ka tentuar ta rivendosė
paganizmin simbas njė forme tė reformuar. Ai, si
Pontifex maximus i religjionit tė reformuar tė hyjnive
tė vjetėra, fut dhe rregullon atė ēfarė mė parė nuk
ekzistonte: hierarkinė pagane me priftėrinj dhe
metropolitė. Nga priftėrinjtė kėrkonte tė jenė shembuj
nė moral; tė kultivonin dashurinė ndaj Hyjit (d.m.th.
hyjit mė tė madh mbi tė gjithė hyjnitė) dhe ndaj tė
afėrmit. Kishin pėr detyrė tė vepronin nė mėnyrė
karitative ndaj tė varfėrve dhe sguxonin tė shikonin mė
komedi lajkatare as tė lexonin romane erotike, ndėrsa
pėr festa e kishin tė obligueshme tė predikonin pėr
ndonjė temė filozofike, nė mėnyrė qė ta mėsonin dhe ta
arsimonin popullin. Pėr sa i pėrket kėsaj, Teresio Bosco
me tė drejtė thotė, se perandori, nė kėtė mėnyrė,
vėrtet, nuk ka dashur tė rivendosė paganizmin, por
qėllimi i tij ishte kristianizimi nė sintezėn e
iluminizmit dhe religjionit, sintezė qė tani ishte e
kthyer kah kultet e hyjnive.34
Shikuar nė prapavėshtrim/retrospektivė, mund tė themi se
fuqia qė ia mundėsoi krishterimit tė bėhet fe botėrore
ėshtė sinteza mes arsyes, fesė dhe jetės; pikėrisht kjo
sintezė ėshtė shprehur nė mėnyrė tė pėrmbledhshme nė
fjalėn religio vera. Aq mė tepėr na imponohet tani
pyetja: Pėrse sot kjo sintezė mė sėshtė bindėse? Pėrse
sot iluminizmi dhe krishterimi qėndrojnė nė kundėrthėnie
njėra me tjetrėn, madje e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn?
Ēfarė ka ndryshuar tek iluminizmi dhe ēfarė tek
krishterimi, qė sot kemi njė gjendje tė tillė? Nė atė
kohė neoplatonizmi, veēanėrisht Porfiri, e ka
kundėrshtuar sintezėn e krishterė me njė interpretim
tjetėr tė raportit mes filozofisė dhe religjionit, i
cili merret si themel i ri filozofik i religjioneve tė
hyjnive. Nė kėtė themel ėshtė mbėshtetur dhe e ka
ndėrtuar religjionin perandori Julian por pa sukses.
Porse, sot duket se pikėrisht kjo formė tjetėr, e
nivelimit tė religjionit dhe iluminizmit, po depėrton si
ai lloj i besimit, qė vetėdija moderne po e konsideron
si mė tė pėrshtatshme. Mendimin e parė dhe elementar tė
kėsaj forme, Porfiri e ka shprehur kėshtu: Latet omne
verum e vėrteta ėshtė e fshehur.35 Tė kujtojmė
shėmbėlltyrėn e elefantit dhe tė tė verbėrve: kjo ėshtė
e pėrcaktuar pikėrisht me atė mendim, ku takohen budizmi
dhe neoplatonizmi. Nė kėtė pėrkim ekzistojnė vetėm
mendime tė ndryshme mbi Hyjin dhe tė vėrtetėn, por
kurrfarė sigurie. Nė krizėn e Romės, kah fundi i
shekullit tė katėrt, senatori Simahu (Simmachus)
kundėrfigurė e teorisė sė religjionit tė Varros e ka
shprehur botėkuptimin neoplatonik me njė formulė tė
thjeshtė dhe pragmatike gjatė fjalimit tė tij para
perandorit Valentinianit II, nė vitin 384, me tė cilin
kishte mbrojtur paganizmin dhe angazhohej pėr ringritjen
e pėrmendores sė hyjneshės Viktoria (Fitore) nė Senatin
romak. Po citoj vetėm fjalinė vendimtare dhe tė famshme:
Ajo qė tė gjithė e nderojnė ėshtė e njėjtė, njė ėshtė
ajo qė e mendojmė, tė njėjtat yje i shikojmė, njė qiell
ėshtė mbi ne, e njėjta botė na rrethon; a ka fare
rėndėsi se me ēfarė lloj urtėsie individi e kėrkon tė
vėrtetėn? Nuk mund tė arrihet njė mister aq i madh vetėm
pėrmes njė rrugė tė vetme.36 Pikėrisht kėtė e thotė
iluminizmi sot: nuk mund ta njohim tė vėrtetėn si tė
tillė. Megjithatė, edhe ne e mendojmė po tė njėjtėn gjė
vetėm me figuracione tė ndryshme. Ajo qė ėshtė hyjnore,
ky mister aq i madh, nuk mund tė pėrkufizohet vetėm nė
njė formė, qė do t`i pėrjashtonte tė gjitha tjerat, dhe
vetėm nė njė rrugė qė do t`i obligonte tė gjithė
njerėzit. Ekzistojnė shumė rrugė, ekzistojnė shumė
forma/figura, tė gjitha ato reflektojnė diēka nga
Tėrėsia, por asnjėra nuk ėshtė Tėrėsi. Kjo ka tė bėjė me
ethosin e tolerancės, qė konsideron se nė secilėn formė
gjen pjesė e shenja tė sė vėrtetės dhe se forma vetjake
nuk duhet vendosur pėrmbi tė huajėn, por paqėsisht
harmonizohet nė simfoninė shumėformėshe tė asaj ēfarė
mbetet gjithmonė e paarritshme dhe e fshehur nė simbole,
tė cilat duken e vetmja mundėsi e jona, pėr tė arritur
atė qė ėshtė hyjnore.
Simbas kėsaj, a ėshtė tejkaluar krishterimi si religio
vera, gjatė zhvillimit tė iluminizmit? A duhet
krishterimi tė heqė dorė nga kėrkimi i tij pėr tė
vėrtetėn dhe tė bashkangjitet me vizionin neoplatonik,
budistik apo hinduistik tė sė vėrtetės dhe tė simboleve,
qė tė kėnaqet siē propozonte E. Troeltsch pėr tė
treguar vetėm atė pjesė tė pamjes (shikimit) tė Hyjit, e
cila ėshtė e kthyer kah evropianėt? A duhet tė ecėn
krishterimi ndoshta pėr njė hap mė tej se sa Troeltsch,
i cili mendonte se krishterimi ėshtė religjion i
pėrshtatshme pėr Evropėn, derisa sot pikėrisht nė Evropė
po dyshohet pėr kėtė pėrshtatje? Kjo ėshtė pyetja, me tė
cilėn sot duhet tė ballafaqohet Kisha dhe teologjia. Tė
gjitha krizat brenda krishterimit, tė cilat po i vėrejmė
nė kohėn tonė, i kanė rrėnjėt vetėm nė mėnyrė sekundare
nė problemet institucionale. Problemet e institucioneve
dhe personave nė Kishė, tekembramja, krijohen nga
trysnitė e fuqishme tė kėsaj ēėshtjeje. Askush s`do tė
presė, qė, kėsaj sfide themelore, me kalimin nga
mijėvjeēari i dytė nė mivjeēarin e tretė tė krishterė,
do tė mundet, kėtu, qoftė edhe nė distancė, ti jipet
ndonjė pėrgjigje pėrfundimtare. Kjo ēėshtje nuk mund tė
zgjidhet fare nė mėnyrė teorike, sikur qė edhe
religjioni, si qėndrim vendimtar i njeriut para Hyjit,
nuk ėshtė asnjėherė vetėm teori. Ajo kėrkon atė
bashkė-lojėn e vėzhgimit dhe tė veprimit, qė e kishte
rrėnjosur fuqinė e tė besuarit e tė krishterimit tė
Etėrve.
Kjo nuk domethėnė assesi se duhet tė tėrhiqemi nga
kėrkimi intelektual i problemit, duke u drejtuar kah
ndėrlidhja e domosdoshme me praktikėn. Pėr fund, unė po
bėj pėrpjekje vetėm ta hap njė perspektivė qė mund ta
tregojė drejtimin e njė pėrsiatjeje tė mėtutjeshme. Pamė
se uniteti i raporteve mes iluminizmit dhe fesė, nė
mėnyrė krejt burimore, por jo krejtėsisht i
pakontestuar, i cili pėrfundimisht te Tomė Akuini ka
marrė njė formė sistematike, ėshtė shkėputur jo me
zhvillimin e fesė, por me hapat e rinj tė iluminizmit.
Si stacione tė kėsaj shkėputeje tė unitetit, mund tė
mirren emrat: Descartus, Spinoza dhe Kanti. Tentimi pėr
njė sintezė tė re gjithpėrfshirėse, qė e gjejmė te
Hegeli, nuk i ka kthyer fesė vendin e saj filozofik, por
ka provuar ta zhvendosė nė suaza tė arsyes e, nė kėtė,
mėnyrė ta ērrėnjosė krejtėsisht. Kėtė absolut tė
shpirtit tė Hegelit, Marxi e kundėrshton me materien si
substrat tė vetėm; tani filozofia duhet tė jetė
krejtėsisht e reduktuar nė shkencė ekzakte. Vetėm njohja
ekzakte shkencore ėshtė njohje e vėrtetė. Pėrsiatja pėr
Hyjin me kėtė merr fund. Paralajmėrimi i August Comtit
se si njė ditė do tė krijohej fizika e njeriut, ndėrsa
ēėshtjet e mėdha qė deri sot ishin nė lėmin e
metafizikės, nė tė ardhmen do tė trajtohen njashtu nė
lėmin e pozitives, sikurse edhe gjithė ajo qė sot e
pėrbėn shkencėn pozitive ka lėnė nė shekullin 20
jehonė tė dukshme nė shkencat humane. Gjithnjė e mė
tepėr po revokohet ndarja e fizikės me metafizikėn, tė
cilėn e kishte ndarė mendimi i krishterė. Gjithēka duhet
tė shndėrrohet nė fizikė.37 Teoria e evolucionit
gjithnjė po kristalizohet si rruga kah mėnjanimi
pėrfundimtar i metafizikės, ku hipoteza e Hyjit (Laplace)
do tė tregohej e tepėrt, dhe do tė formulohet
interpretimi i botės nė mėnyrė rreptėsisht shkencore.
Teoria e evolucionit, e cila e shpjegon nė mėnyrė
pėrfshirėse tėrėsinė e gjithė realitetit, ėshtė bėrė
njėfarėlloj filozofie e parė, e cila, si tė thuash,
paraqet bazėn e mirėfilltė pėr kuptimin iluminativ tė
botės.38 Ēdo tentim pėr tė futur nė lojė shkaqe tjera
pėrveē atyre qė i ka pėrpunuar njė kėso teorie
pozitive, ēdo tentim i metafizikės, do tė duket si
kthim prapa iluminizmit dhe si dalje nga kėrkesa
universale e shkencės. Prandaj, mendimi i krishterė pėr
Hyjin do konsiderohet si joshkencor. Ky pohim nuk mund
tė pėrputhet me kurrfarė theologia physica (gr.
theologķa physiké): sipas kėtij pikėvėshtrimi, vetėm
theologia naturalis ėshtė teoria e evolucionit, teori e
cila nuk njeh kurrfarė Hyji, as krijues nė kuptimin e
krishterimit (hebraizmit dhe islamit), as ndonjė shpirt
tė botės apo ndonjė fuqi tė brendshme lėvizėse nė
kuptimin e stoas. Sidoqoftė, ndoshta ėshtė e mundshme tė
konsiderohej tėrė kjo botė fantazmė apo ngjasim nė
kuptimin e budizmit, porse si realitet do tė ishte
Asgjė. Sipas kėtij kuptimi do tė mund tė arsyetoheshin
format mistike tė religjionit, qė, sė paku, nuk janė nė
konkurrencė tė drejtpėrdrejtė me iluminizmin.
A ėshtė thėnė e tėra, pėr sa i pėrket ndarjes definitive
mes arsyes dhe krishterimit? Sidoqoftė, nuk ka rrugė tė
pėrafėrt qė do tė ēonte nė diskutim mbi esencėn e
doktrinės sė evolucionit si filozofi e parė dhe mbi
pėrjashtimin e metodės pozitive si forma e vetme e
shkencės dhe racionalitetit. Ky diskutim do filluar nga
tė dyja anėt nė mėnyrė objektive dhe me gatishmėri pėr
dėgjim, qė deri mė tani ka qenė rast i rrallė. Askush,
seriozisaht, s`do tė mundė t`i vėrė nė dyshim provat
shkencore pėr proceset mikroevolutive. R. Junker dhe S.
Scherer, nė librin e tyre mbi evolucionin Antologjia
kritike shkruajnė kėshtu pėr kėtė ēėshtje: Kėto
procese (d.m.th. mikroevolutive) na bėhen tė njohura me
disa lloje pėrmes proceseve tė variacioneve natyrore dhe
pėrmes formėsimeve tė jetės. Hulumtimi i tyre, tė cilin
e zbaton biologjia evolutive, ka dhėnė vėrejtje tė
rėndėsishme pėr aftėsinė e pėrshtatshmėrisė sė sistemeve
tė gjalla, qė po tregohen si diēka gjeniale.39 Nė kėtė
kontekst, ata shkruajnė nė vazhdim, se hulumtimi pėr
zanafillėn (prejardhjen), padyshim dhe me tė drejtė mund
tė shėnjohet si disiplinė mbretėrore e biologjisė. Pėr
kėtė arsye, nuk ndėrlidhet me kėtė pyetja qė besimtari
do t`ia parashtrojė arsyes moderne, por ajo ndėrlidhet
me shtrirjen e teorisė sė evolucionit nė philosophia
universalis (filozofinė universale), e cila pretendon tė
bėhet interpretim i tėrėsishėm i gjithė realitetit dhe
tė mos lejojė pėrbri saj kurrfarė shkalle tjetėr
mendimi. Pėrbrenda doktrinės sė evolucionit ky problem
shpaloset te kalimi nga mikroevoluconi nė makroevolucion.
Szathmary i Maynard Smith, ithtarė tė bindur tė teorisė
gjithėpėrfshirėse tė evolucionit, megjithatė pranojnė:
Nuk ka kurrfarė arsye teorike, e cila na bėn tė presim
se, me kohė, linjat evolutive do tė fitojnė kompleksitet;
nuk ka kurrfarė vėrtetimesh empirike se kjo po ndodh.40
Pyetja qė duhet tė shtrohet kėtu, sigurisht arrin mė
thellė: kemi tė bėjmė me faktin, se a guxon tė paraqitet
doktrina e evolucionit si teori universale e tėrė
realitetit, mbi tė cilėn nuk lejohen mė pyetje tjera pėr
sa i pėrket zanafillės dhe esencės tė gjėsendeve, apo,
sė paku, nuk janė mė tė domosdoshme; ose pyetjet e
tilla, megjithatė, e kapėrcejnė hapėsirėn e asaj qė mund
tė hulumtohet thjesht, sipas metodave tė shkencave
natyrore. Do tė doja pėr ta shtruar pyetjen mė
konkretisht: a ėshtė thėnė pėrnjėmend e tėra me atė lloj
pėrgjigjeje, qė e hasim, pėr shembull, te Popperi nė
formulimin vijues: Jeta, ashtu siē e njohim ne,
pėrbėhet prej `organeve` fizikale (mė mirė: prej
proceseve dhe strukturave), tė cilat zgjidhin problemet.
Llojet e ndryshme tė qenieve tė gjalla e `kanė mėsuar`
kėtė me seleksionimin natyror, kjo do tė thotė, me
metodėn e reproduksionit plus variacionit; kjo ėshtė njė
metodė, e cila, nga ana e saj, ka qenė e mėsuar nėpėrmes
po tė kėsaj metode. Ky ėshtė njė regres, por nuk ėshtė i
pakufi... ?41 Nuk besoj se duhet tė jetė kėshtu. Tek e
fundit, kemi tė bėjmė me alternativėn qė nuk mund tė
zgjidhet vetėm sipas metodave tė shkencave natyrore,
madje as me metoda filozofike. Kėtu kemi tė bėjmė me
pyetjen: A qėndron arsyeja, pėrkatėsisht e arsyeshmja
(racionalja), nė fillim tė ēdogjėje dhe a ėshtė themel i
tė gjitha sendeve, apo nuk qėndron fare? Mandej, a ėshtė
realiteti i krijuar nė bazė tė rastėsisė dhe
domosdoshmėrisė (apo siē e thotė Popperi i mbėshtetur nė
Butlerin nė bazė tė luck dhe cunning [nė bazė tė
fatbardhėsisė sė rastit dhe parashikimit])42, pra prej
tė paarsyeshmes, dhe: a ėshtė arsyeja rastėsisht
nusprodukt i dorės sė dytė i tė paarsyeshmes dhe mbetet,
tekefundit, i parėndėsishėm nė oqeanin e tė
pakuptueshmes, apo ndoshta ėshtė bindje themelore e fesė
sė krishterė dhe filozofisė sė saj: In principio erat
Verbum nė fillimin tė tė gjitha sendeve qėndron fuqia
krijuese e arsyes. Feja e krishterė sot, si edhe nė tė
kaluarėn, ėshtė opcion/pėrcaktim pėr primatin e arsyes
dhe pėr tė arsyeshmen. Siē kemi thėnė tashmė, pėr kėtė
pyetje tė fundit nuk mund tė vendoset nė bazė tė
argumenteve tė shkencave natyrore, po edhe pėrsiatja
filozofike ballafaqohet me kufijtė e vet. Nė kėtė kuptim
nuk ekziston ndonjė mundėsi e argumentimit tė fundit nė
favor tė pėrcaktimit fundamental tė krishterė. E pra, a
mundet arsyeja t`i bie mohit prioritetit tė asaj qė
ėshtė e arsyeshme para tė paarsyeshmes; a mundet arsyeja
t`i bie mohit Logosit parashkakut tė ēdogjėje, e, nė
tė kundėrtėn, mos ta mohojė vetveten? Modeli i
interpretimit i paraqitur nga Popperi, qė, nė variacione
tė ndryshme, e hasim edhe nė paraqitjet tjera tė
filozofisė sė parė, tregon se arsyeja, nė tė vėrtetė,
nuk bėn ndryshe, veēse atė tė paarsyeshem ta mendojė nė
masė tė vet (t`i zgjidhė problemet, ta studiojė
metodėn!); kėshtu, nė mėnyrė implicite, ėshtė ripohuar
mohimi i primatit tė arsyes. Me pėrcaktimin e vet pėr
primatin e arsyes, krishterimi edhe sot mbetet
iluminizėm; mendoj se ai iluminizėm, qė do ta braktisė
kėtė pėrcaktimin, nuk do duket evolucion, por involucion
i iluminizmit.
Kemi parė se nė botėkuptimin e krishterimit tė hershėm,
konceptet: natyra, njeriu, Hyji, etosi dhe religjioni,
ishin tė lidhura mes veti nė mėnyrė tė pandashme dhe se
pikėrisht kjo ndėrlidhje i ka kontribuar krishterimit
pėr tė qenė i kuptueshėm dhe bindės nė krizėn e hyjnive
e iluminizmit antik. Orientimi i religjionit me vizion
tė arsyeshėm pėr realitetin nė pėrgjithėsi, etosi si
pjesė e kėtij vizioni, si dhe zbatimi i tij konkret
brenda primatit tė dashurisė, janė tė lidhura
reciprocikisht. Primati i Logosit dhe primati i
dashurisė janė treguar identikė. Logosi ėshtė treguar jo
vetėm si arsye matematikore nė themelet e tė gjitha
sendeve, por edhe si dashuri krijuese, deri nė atė masė,
sa qė ėshtė bėrė bashkėvuajtėse me krijesėn. Apekti
kosmik i religjionit, i cili e nderon Krijuesin nė
fuqinė e qenies sė vet, si dhe aspekti i tij
ekzistencial ēėshtja e shpėtimit, janė tė lidhura
njėra me tjetrėn pėr tu bėrė njė. Vėrtet, ēdo
interpretim i realitetit qė nuk mund, nė mėnyrė
koherente dhe tė arsyeshme, tė vendos njė etos, do
konsiderohej i pamjaftueshėm. Teoria e evolucionit ka
bėrė pėrpjekje, qė, pėrsėri, nė mėnyrė evolutive, tė
themelojė etosin atje ku kishte filluar tė zgjerohet nė
philosophia universalis. Mirėpo, ky etos evolutiv,
konceptet e veta kyēe pashmangshmėrisht i gjen nė
modelin e seleksionimit, pra nė luftėn pėr mbijetesė, nė
fitoren e mė tė fortit dhe nė pėrshtatjen e suksesshme,
e kjo gjė qė ofron shumė pak ngushėllim. Madje, edhe
atje ku ky ethos orvatet, nė mėnyra tė ndryshme, tė
zbukurohet, megjithatė pėrfundimisht mbetet etos mizor.
Mėtimi, qė prej tė paarsyeshmes tė destilohet e
arsyeshmja, kėtu pėrjeton dėshtim tė dukshėm. E gjithė
kjo ėshtė e pamjaftueshme ndaj kėrkesave, pėr tė cilat
sot kemi nevojė; pėr njė etikė tė paqes sė
gjithėmbarėshme, pėr dashurinė praktike ndaj tė afėrmit,
si dhe pėr tejkalimin e domosdoshėm tė vetjakėrisė.
Kėrkesės, qė, konceptit tė krishterimit si religio vera
ti jipet pėrsėri njė kuptim i qartė, nė kėtė krizė
bashkėkohore tė njerėzimit, duhet tė shtrihet ndėrtimi i
saj, me njė masė tė barabartė, edhe nė ortopraksi edhe
nė ortodoksi. Pėrmbajtja e saj sot do duhej sikur edhe
nė tė kaluarėn tė pėrbėhet nė ndėrlidhjen e thellė qė
dashuria dhe arsyeja tė jenė tė pandashme e,
njėkohėsisht, bartėse tė vėrteta tė realitetit (botės):
arsyeja e vėrtetė ėshtė dashuri dhe dashuria ėshtė arsye
e vėrtetė. Nė bashkimin e tyre, arsyeja dhe dashuria
janė themel dhe qėllim i vėrtetė i gjithė realitetit.
(Pjesė nga libri: Joseph RATZINDER BENEDIKT XVI.,
Glaube Wahrheit Toleranz. Das Christentum und die
Weltreligionen, Herder, Freiburg-Basel-Wien 2005 (bot.
4), fq. 112-147.).
Pėrkthyen nga gjermanishtja: Fatmir KOLIQI & Shtjefen
DODES
The Truth of
Christianity?
Joseph Ratzinger BENEDICT XVI
Summary
The relation issue between the faith and reason, or
religion and modern science is a very much discussed and
polarized topic. Modern times while experiencing an
incredibly fast development of natural sciences consider
religion as an obsolete matter, something that cannot
play an important role anymore in peoples life and
human prosperity. This idea originally comes from
illuminists and their conception to create a religion
that would exist underneath the crystalline limits of
reason, without transcendences and revelations (revelatio).
The reason will play the absolute role and determine the
limits of truth within its reality, whereas everything
beyond the reason and scientific methods is irrational,
and fairytale. The author will explain the consequences
of this theory, which classifies religion in the sphere
of sensitivity, in order to give us the already
augmented conclusion of peoples tendency to seek for
the beyond, transpicuous, and God. Even todays crisis
of religion, the phenomenon of new religious movements,
and the esoteric-mystic religion flux from Asian
countries in Europe are the signs showing that the
religion cannot be exterminated, therefore it must get
into its natural layer. Another current issue elaborated
by the author is the uniqueness of Christianity among
other religions of the world. According to the author,
Christianity is not a religion based on mythology and
mythical figures. However, it is a religion founded by
one Person - Jesus Christ, the Son of God. Christianity
also proved its life with synthesis of reason,
willingness, and sensuality, elements that avoid
Christianity from being mythological. Today as well,
during this all-out crisis of religions, Christianity
defines itself as a religion, true faith, which just
like in ancient transformations, it has crated the
possibility to carry the life, because in explaining the
reality the Christian religion does not abandon reason.
Contrariwise, the ratio, ethos, and logos are
indivisible to Christianity. Its synthesis has the
strength in explaining the Divinity, Earth, humans and
their nature.
|