|
Mesazh pėr Ditėn Botėrore tė Rinisė 2009
"Shpresojmė
nė Hyjin e gjallė" (1 Tim 4, 10)
Tė
dashur miq,
tė
dielėn e ardhshme tė Larit do tė kremtojmė, nė rrafsh
dioqezan, Ditėn XXIV Botėrore tė Rinisė. Ndėrsa
pėrgatitemi pėr kėtė rast tė pėrvitshėm, mendoj me
mirėnjohje tė gjallė pėr Zotin pėr takimin qė u mbajt nė
Sydney, korrikun e vjetshėm: takim i paharrueshėm, gjatė
tė cilit Shpirti Shenjt ka ripėrtėrirė jetėn e tė rinjve
tė shumtė qė u mblodhėn aty nga e gjithė bota. Gėzimi i
festės dhe entuziazmi shpirtėror i jetuar gjatė atyre
ditėve, qenė njė shenjė shprehėse e pranisė sė Shpirtit
Shenjt. Dhe tani jemi mbudhur drejt takimit ndėrkombėtar
qė do tė mbahet nė Madrid nė vitin 2011, qė do tė ketė
si temė fjalėt e apostullit Pal: tė rrėnjosur e tė
themeluar nė Krishtin, tė fortė nė fe" (khs Kol
2,7). Nė shikim tė kėtij takimi botėror tė tė rinjve,
dėshirojmė tė kryejmė sė bashku njė rrugėtim formues,
duke reflektuar gjatė vitit 2009 mbi pohimin e shėn
Palit: "Shpresojmė nė Hyjin e gjallė" (1 Tim
4, 10), dhe nė vitin 2010 mbi pyetjen e djaloshit tė
pasur drejtuar Jezusit: Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj
pėr tė fituar jetėn e pasosur?
(Mk
10,17).
Rinia, koha e shpresės
Nė
Sydney, vėmendja jonė u pėrqendrua mbi atė ēka Shpirti
Shenjt u thotė sot besimtarėve, dhe nė veēanti juve, tė
dashur tė rinj. Gjatė Meshės sė Shenjtė pėrmbyllėse, ju
ftova qė ta lini veten tė merrni formė prej Tij pėr tu
bėrė lajmėtarė tė dashurisė hyjnore, tė aftė pėr tė
ndėrtuar njė tė ardhme shprese pėr mbarė njerėzimin. Nė
tė vėrtetė, ēėshtja e shpresės ėshtė nė qendėr tė jetės
sonė si qenie njerėzore dhe tė misionit tonė si tė
krishterė, veēanėrisht nė ditėt e sotme. Tė gjithė ne
ndiejmė nevojėn pėr tė patur shpresė, por jo njė shpresė
dosido, por njė shpresė tė qėndrueshme dhe tė besueshme,
siē kam dashur tė theksoj nė Enciklikėn Spe salvi.
Rinia nė veēanti ėshtė kohė shprese, sepse sheh kah e
ardhmja me pritshmėri tė ndryshme. Kur jemi tė rinj
ushqejmė ideale, ėndrra e plane; rinia ėshtė koha nė tė
cilėn piqen zgjidhje vendimtare pėr gjithė pjesėn tjetėr
tė jetės. Dhe mbase edhe pėr kėtė ėshtė stina e
ekzistencės nė tė cilėn lulėzojnė fuqishėm pyetjet
themelore: pėrse gjendem nė tokė? ēkuptim ka tė jetosh?
ēdo bėhet me jetėn time? Dhe mė: si ta arrij lumturinė?
pėrse ekzistojnė vuajtja, sėmundja dhe vdekja? ēfarė ka
pėrtej vdekjes? Pyetje qė bėhen tė ngutshme kur duhet tė
masim forcat me pengesa qė duken tė pakapėrcyeshme:
vėshtirėsi nė studime, mungesa e punės, moskuptime nė
familje, kriza nė marrėdhėniet e miqėsisė apo nė
ndėrtimin e njė mirėkuptimi nė ēift, sėmundje apo
paaftėsi, mungesa e burimeve tė mjaftueshme si rrjedhojė
e krizės ekonomike dhe sociale aktuale tashmė tė
pėrhapur. E pra pyesim veten: ku duhet gjetur dhe si ta
mbajmė gjallė nė zemėr flakėn e shpresės?
Nė
kėrkim tė "shpresės sė madhe
Pėrvoja tregon se cilėsitė vetjake dhe tė mirat
materiale nuk mjaftojnė pėr tė siguruar atė shpresė qė
kėrkon vazhdimisht shpirti njerėzor. Siē kam shkruar nė
Enciklikėn e cituar tashmė Spe salvi, politika,
shkenca, teknika, ekonomia dhe ēdo burim tjetėr material
tė vetėm nuk ia dalin qė tė ofrojnė shpresėn e madhe
qė tė gjithė ne aspirojmė. Kjo shpresė mund tė jetė
vetėm Hyji, qė rrok gjithėsinė dhe mund tė na ofrojė e
tė na japė atė ēka, tė vetėm, nuk mund tė arrijmė (n.
31). Ja pse njė nga pasojat kryesore tė harresės sė
Hyjit ėshtė pėrhumbja qė shenjon shoqėritė tona, qė
pėrkthehet me vetmi dhe dhunė, pakėnaqėsi dhe humbje
besimi qė jo rrallė shpėrthejnė nė dėshpėrim. Ėshtė e
qartė dhe e fortė thirrja qė na vjen nga Fjala e Hyjit:
Qoftė mallkuar ai njeri qė nė njeriun shpreson, ai qė
mbėshtjetjen e vet e ka nė njeriun e zemra e tij
largohet prej Zotit. Ai do tė jetė porsi marena nė
shkretėtirė: nuk sheh kurrė asnjė tė mirė" (Jer
17,5-6).
Kriza e shpresės prek mė lehtė brezat e rinj qė, nė
kontekste shoqėroro-kulturore pa siguri, vlera dhe pika
tė qėndrueshme referimi, gjenden pėrballė vėshtirėsive
qė duket se i kapėrcejnė fuqitė e tyre. Po mendoj, tė
dashur miq tė rinj, pėr shumė nga bashkėmoshatarėt tuaj
tė lėnduar nga jeta, tė kushtėzuar nga njė papjekuri
vetjake qė shpesh ėshtė rrjedhojė e njė zbrazėtie
familjare, e zgjedhjeve edukuese tė lira dhe
gjithėlejuese dhe e pėrvojave negative e traumatizuese.
Pėr disa dhe fatkeqėsisht nuk janė tė pakėt rrjedha
gati e detyrueshme ėshtė njė ikje tjetėrsuese drejt
sjelljeve tė rrezikshme dhe tė dhunshme, drejt vartėsisė
nga drogat dhe alkooli, dhe drejt shumė formave tė tjera
tė halleve rinore. E megjithatė, edhe tek ata qė e
gjejnė veten nė kushte tė mjerueshme sepse kanė ndjekur
kėshillat e mėsuesve tė kėqinj, nuk shuhet dėshira pėr
dashurinė e vėrtetė dhe pėr lumturinė e mirėfilltė. Por
si tia kumtosh shpresėn kėtyre tė rinjve? Ne e dimė se
vetėm nė Hyjin qenia njerėzore gjen realizimin e vet tė
vėrtetė. Angazhimi parėsor qė na pėrfshin tė gjithėve
ėshtė ai i njė ungjillizimi tė ri, qė ti ndihmojė
brezat e rinj qė tė rizbulojnė fytyrėn e vėrtetė tė
Hyjit, qė ėshtė Dashuri. Juve, tė dashur tė rinj, qė
jeni nė kėrkim tė njė shprese tė qėndrueshme, ju drejtoj
tė njėjtat fjalė qė shėn Pali u drejtonte tė krishterėve
tė pėrndjekur nė Romėn e asaj kohe: Hyji, nė tė cilin e
kemi shpresėn, ju mbushtė me ēdo gėzim e paqe nė besimin
tuaj qė, nė saje tė fuqisė sė Shpirtit Shenjt, kurrė tė
mos ju mungojė shpresa! (Rom 15,13). Gjatė kėtij
viti jubilar kushtuar Apostullit tė popujve, me rastin e
dymijėvjeēarit tė lindjes sė tij, le tė mėsojmė nga ai
si tė bėhemi dėshmitarė tė besueshėm tė shpresės sė
krishterė.
Shėn Pali, dėshmitar i shpresės
Duke u gjendur i zhytur nė vėshtirėsi dhe prova tė
ndryshme, Pali i shkruante dishepullit tė tij besnik
Timote: Shpresojmė nė Hyjin e gjallė (1 Tim
4,10). Si kishte lindur tek ai kjo shpresė? Pėr tiu
pėrgjigjur kėsaj pyetjeje duhet tė nisemi nga takimi me
Jezusin e ringjallur rrugės sė Damaskut. Nė atė kohė
Sauli ishte njė i ri si ju, rreth njėzet a njėzet e pesė
vjeēar, ndjekės i Ligjit Moisiut dhe i vendosur pėr tė
luftuar me ēdo mjet ata qė ai i mbante si armiqtė e
Hyjit (khs Vap 9, 1). Ndėrsa po shkonte nė Damask
pėr tė arrestuar ndjekėsit e Krishtit, u verbua nga njė
dritė e mistershme dhe dėgjoi ta thėrrisnin nė emėr:
Saul, Saul, pse po mė salvon?. Si rrėzohet pėrdhe,
pyet: Kush je ti, Zotėri?. Dhe ai zė u pėrgjigj: Unė
jam Jezusi qė ti e salvon! (khs Vap 9, 3-5). Pas
kėtij takimi, jeta e Palit ndryshoi rrėnjėsisht: mori
Pagėzimin dhe u bė Apostull i Ungjillit. Rrugės sė
Damaskut, ai u shndėrrua brendėsisht nga Dashuria
hyjnore e takuar nė personin e Jezu Krishtit. Njė ditė
shkruante: Kėtė jetė qė tani e jetoj nė trup, e jetoj
nė fenė e Birit tė Hyjit, i cili mė deshi dhe e flijoi
vetveten pėr mua
(Gal
2,20). Pra, nga pėrndjekės u bė dėshmitar dhe misionar;
themeloi bashkėsi tė krishtera nė Azinė e Vogėl dhe nė
Greqi, duke pėrshkuar me mijėra kilometra dhe duke u
pėrballur me ēdo peripeci tė mundshme deri nė
martirizimin nė Romė. Gjithēka pėr dashurinė e Krishtit.
Shpresa e madhe ėshtė nė Krishtin
Pėr Palin shpresa nuk ėshtė vetėm njė ideal apo njė
ndjenjė, por njė person i gjallė: Jezu Krishti, Biri i
Hyjit. I pushtuar thellėsisht nga kjo siguri, ai do mund
ti shkruajė Timoteut: Shpresojmė nė Hyjin e gjallė (1
Tim 4,10). Hyji i gjallė ėshtė Krishti i
ringjallur dhe i pranishėm nė botė. Ėshtė ai shpresa e
vėrtetė: Krishti qė jeton me ne dhe nė ne dhe qė na
thėrret tė marrim pjesė nė vetė jetėn e tij tė pasosur.
Nėse nuk jemi vetėm, nėse Ai ėshtė me ne, madje nėse Ai
ėshtė e tashmja jonė dhe e ardhmja jonė, pėrse tė kemi
frikė? Shpresa e tė krishterit ėshtė pra tė dėshirojė
Mbretėrinė e qiejve dhe jetėn e pasosur si lumturinė
tonė, duke e vendosur besimin tonė nė premtimet e
Krishtit dhe duke u mbėshtetur jo nė fuqitė tona, por nė
ndihmėn e hirit tė Shpirtit Shenjt (Katekizmi i
Kishės Katolike, 1817).
Udha drejt shpresės sė madhe
Ashtu siē takoi njė ditė tė riun Pal, Jezusi do tė
takojė edhe secilin prej jush, tė dashur tė rinj. Po,
para se tė jetė njė dėshirė juaja, ky takim ėshtė njė
dėshirė e gjallė e Krishtit. Por ndonjėri nga ju mund tė
mė pyesė: si mund ta takoj unė, sot? Apo mė saktė, nė
ēmėnyrė mė afrohet Ai? Kisha na mėson se dėshira pėr tė
takuar Zotin ėshtė fryt i hirit tė tij. Kur nė lutje
shprehim besimin tonė, edhe nė errėsirė e takojmė Atė
sepse Ai na ofrohet neve. Lutja kėmbėngulėse e ēel
zemrėn pėr ta pritur, siē shpjegon shėn Agustini: Zoti
Hyji ynė do qė nė lutje tė ushtrohet dėshira jonė, nė
mėnyrė qė ne tė bėhemi tė aftė tė marrim prej tij atė
ēka ai ka ndėr mend tė na japė (Letra 130,8,17).
Lutja ėshtė dhuratė e Shpirtit, qė na bėn burra dhe gra
tė shpresės, dhe lutja e mban botėn tė ēelur ndaj Hyjit
(khs Enc. Spe salvi, 34).
Bėjini vend lutjes nė jetėn tuaj! Tė lutemi vetėm ėshtė
mirė, akoma mė bukur dhe mė frytdhėnėse ėshtė tė lutemi
sė bashku, sepse Zoti na ka siguruar qė do jetė i
pranishėm aty ku dy ose tre janė tė mbledhur nė emrin e
tij (khs Mt 18,20). Ka shumė mėnyra pėr tu
familjarizuar me Tė: ekzistojnė pėrvoja, grupe e
lėvizje, takime dhe rrugėtime pėr tė mėsuar si tė lutemi
dhe tė rritemi nė kėtė mėnyrė nė pėrvojėn e besimit.
Merrni pjesė nė liturgji nė famullitė tuaja dhe
ushqehuni me bollėk me Fjalėn e Hyjit dhe me
pjesėmarrjen aktive nė Sakramente. Siē e dini, kulmi dhe
qendra e ekzistencės dhe misionit tė ēdo besimtari dhe
tė ēdo bashkėsie tė krishterė ėshtė Eukaristia,
sakrament i shpėtimit nė tė cilin Krishti bėhet i
pranishėm dhe jep si ushqim shpirtėror vetė Trupin dhe
Gjakun pėr jetėn e pasosur. Mister vėrtet i patregueshėm
me gojė! Pėrreth Eukaristisė lind dhe rritet Kisha,
familja e madhe e tė krishterėve, nė tė cilėn hyjmė me
Pagėzimin dhe pėrtėrihemi vazhdimisht falė sakramentit
tė Pajtimit. Mė pas tė pagėzuarit, pėrmes Krezmimit,
pėrforcohen nga Shpirti Shenjt pėr tė jetuar si miq tė
mirėfilltė dhe dėshmitarė tė Krishtit, ndėrsa
sakramentet e Urdhrit dhe Martesės i bėjnė tė aftė pėr
tė realizuar detyrat e tyre apostolike nė Kishė dhe nė
botė. Nė fund, Vajimi i tė sėmurėve na bėn tė jetojmė
ngushėllimin hyjnor nė sėmundje dhe nė vuajtje.
Tė
veprosh shpresėn e krishterė
Nėse ushqeheni me Krishtin, tė dashur tė rinj, dhe
jetoni tė zhytur nė Tė si apostulli Pal, nuk mund tė mos
flisni pėr Tė dhe ta bėni tė njohur e tė dashur nga
shumė miq dhe bashkėmoshatarė. Pasi tė bėheni dishepuj
besnikė, do tė jeni nė kėtė mėnyrė nė gjendje tė jepni
kontribut pėr tė krijuar bashkėsi tė krishtera tė
ngopura me dashuri si ato pėr tė cilat flet libri i
Veprave tė Apostujve. Kisha mbėshtetet tek ju pėr
kėtė mision angazhues: mos e lėshoni veten para
vėshtirėsive dhe provave qė ndeshni. Jini tė durimshėm
dhe kėmbėngulės, duke mundur prirjen e natyrshme qė kanė
tė rinjtė kah nguti, qė duan gjithēka dhe menjėherė.
Tė
dashur miq, ashtu si Pali, dėshmoni Krishtin! Bėjani tė
njohur bashkėmoshatarėve dhe tė rriturve qė janė nė
kėrkim tė shpresės sė madhe qė tu japė kuptim
ekzistencės sė tyre. Nėse Jezusi ėshtė bėrė shpresa
juaj, thuajani edhe tė tjerėve me gėzimin tuaj dhe me
angazhimin tuaj shpirtėror, apostolik dhe shoqėror. Tė
jetuar nga Krishti, pasi ta keni vendosur tek ai fenė
tuaj dhe ti keni dhėnė gjithė besimin tuaj, pėrhapeni
kėtė shpresė pėrreth jush.
Bėni zgjedhje qė shfaqin besimin tuaj; tregoni se i keni
kuptuar tinėzitė e idhujtarisė sė parasė, tė tė mirave
materiale, tė karrierės dhe tė suksesit, dhe mos e lini
veten tju tėrheqin kėto ėndrra tė rreme. Mos bini pre e
logjikės sė interesit egoist, por lėvroni dashurinė pėr
tė afėrmin dhe pėrpiquni tė vini veten tuaj dhe aftėsitė
tuaja njerėzore dhe profesionale nė shėrbim tė sė mirės
sė pėrbashkėt dhe tė sė vėrtetės, gjithmonė tė gatshėm
pėr tiu pėrgjigjur gjithsecilit qė prej jush kėrkon
arsyen e shpresės qė ėshtė nė ju
(1
Pjt 3,15). I krishteri i mirėfilltė nuk ėshtė kurrė
i trishtuar, edhe pse gjendet pėrballė provave tė
ndryshme, sepse prania e Jezusit ėshtė sekreti i gėzimit
tė tij dhe i paqes sė tij.
Maria, Nėna e shpresės
Model i kėtij rrugėtimi tė jetės apostolike qoftė pėr ju
shėn Pali, qė e ka ushqyer jetėn e tij me fe dhe shpresė
tė vazhdueshme duke ndjekur shembullin e Abrahamit, pėr
tė cilin shkruan nė Letrėn drejtuar Romakėve: Duke
shpresuar kundėr ēdo shprese, ai besoi qė tė bėhet
kėshtu ati i shumė popujve" (Rom 4,18). Po nė
kėto gjurmė tė popullit tė shpresės popull i formuar
nga profetėt dhe nga shenjtėrit e tė gjitha kohėve ne
vazhdojmė tė pėrparojmė drejt realizimit tė Mbretėrisė,
dhe nė ecjen tonė shpirtėrore na shoqėron Virgjėra Mari,
Nėna e Shpresės. Ajo qė ka mishėruar shpresėn e
Izraelit, qė i ka dhėnė botės Shpėtimtarin dhe ka
qėndruar, e fortė nė shpresė, nė kėmbėt e Kryqit, ėshtė
pėr ne model dhe mbėshtetje. Mbi tė gjitha Maria ndėrhyn
pėr ne dhe na udhėheq nė errėsirėn e vėshtirėsive tona
nė agimin rrezatues tė takimit me tė Ringjallurin. Do tė
doja ta pėrfundoja kėtė mesazh, tė dashur miq tė rinj,
duke pėrdorur si timen njė thirrje tė njohur tė shėn
Bernardit tė frymėzuar nga titulli Maria Stella maris,
Ylli i detit: Ti qė nė paqėndrueshmėrinė e vazhdueshme
tė jetės sė tashme, kupton se je i hedhur andej kėtej
nga stuhitė mė shumė se sa ecėn me kėmbė nė tokė,
ngulite vėshtrimin tėnd nė shkėlqimin e kėtij ylli, nėse
nuk do tė tė fshijnė nga faqja e dheut uraganėt. Nėse
ngrihen erėrat e tundimeve dhe ngec mes gumave tė
mundimeve, shiko yllin, thirr Marinė ... Nė rreziqe, nė
angėshti, nė ngurrime, mendo Marinė, thirr Marinė ...
Duke ndjekur shembujt e saj nuk do ta humbasėsh rrugėn;
duke e thirrur atė nuk do ta humbasėsh shpresėn; duke
menduar pėr tė nuk do tė biesh nė gabim. Duke u
mbėshtetur tek ajo nuk do tė rrėshqasėsh; nėn mbrojtjen
e saj nuk do tė kesh frikė nga asgjė; me udhėheqjen e
saj nuk do tė lodhesh; me mbrojtjen e saj do tė arrish
nė vendmbėrritje (Homeli nė lavd tė Virgjėrės Nėnė,
2,17).
Maria, Ylli i detit, udhėhiqi ti tė rinjtė e botės mbarė
drejt takimit me Birin tėnd hyjnor Jezus, dhe ji ti
mbrojtėsja qiellore e besnikėrisė sė tyre ndaj Ungjillit
dhe e shpresės sė tyre.
Ndėrsa siguroj kujtimin tim tė pėrditshėm nė lutje pėr
secilin prej jush, tė dashur tė rinj, nga zemra ju bekoj
ju dhe tė dashurit tuaj.
Nga Vatikani, 22 shkurt 2009
BENEDICTUS PP. XVI
(Pėrktheu: Irene Margariti)
|