MESAZHI I ATIT TE SHENJTĖ
BENEDIKTI XVI
PĖR KREZHMET 2010



Drejtėsia e Hyjit u dėftua
me anė tė fesė nė Krishtin
(krh. Rm 3,21-22)


Tė dashur vėllezėr e motra,

ēdo vit me rastin e Krezhmeve, Kisha na grish pėr tė parė me sinqeritet jetėn tonė nėn dritėn e mėsimeve tė ungjillit. Kėtė vit kam dėshirė t’ju parashtroj disa pėrsiatje mbi temėn e gjėrė tė drejtėsisė, duke u nisur nga pohimi paulin: Drejtėsia e Hyjit u dėftua me anė tė fesė nė Krishtin (krh. Rm 3,21-22).


Drejtėsia: “Dare cuiquque suum” (T’i japėsh secilit atė ēka i takon)

Parasėgjithash po ndalem nė domethėnien e termit “drejtėsi” qė nė gjuhėn e pėrgjithshme do tė thotė “t’i japėsh secilit atė ēka i takon – dare cuiquque suum”, sipas shprehjes sė njohur tė Ulpianit, jurist romak i shekullit III. Nė tė vėrtetė njė pėrkufizim i tillė klasik nuk saktėson se ēka ėshtė ajo “qė i takon” pėr t’ja siguruar gjithkujt. Ēka njeriu ka mė shumė nevojė nuk mund t’i garantohet me anė tė ligjit. Pėr tė gėzuar njė jetė nė plotėsi, njeriu ka nevojė pėr diēka mė tė brendshme gjė e cila mund t’i jepet vetėm falas: mund tė thuhet qė njeriu jeton prej asaj dashurie qė vetėm Zoti mund t’ia japė duke e pasė krijuar nė shėmbėllimin dhe pėrngjasimin e vet. Sigurisht qė janė tė nevojshme dhe tė dobishme tė mirat materiale – vetė Jezusi ėshtė angazhuar tė shėrojė tė sėmurėt, t’u heqė urinė turmave qė i shkonin pas e sigurisht dėnon indiferencėn qė ende sot shkakton vdekjen e qindra miliona qėniesh njerėzore pėr shkak tė mungesės sė ushqimit, tė ujit dhe tė ilaēeve – por drejėtsia “shpėrndarėse” nuk i jep qėnies njerėzore gjithēka i takon”. Sikurse, por edhe mė shumė se pėr bukėn ai ka nevojė pėr Hyjin. Vė re shėn Agustini: nėse “drejtėsia ėshtė virtyti qė i jep secilit atė ēka i takon…nuk ėshtė drejtėsi e njeriut ajo qė shkul njeriun nga Zoti i vėrtetė” (De civitate Dei, XIX, 21)


Nga buron padrejtėsia?

Marku ungjilltar na pėrcjell kėto fjalė tė Jezusit qė janė pjesė e njė debati tė asaj kohe rreth asaj qė ėshtė e pastėr dhe asaj qė ėshtė e papastėr: “S’ka asgjė pėrjashta njeriut qė mund ta bėjė atė tė papastėr duke hyrė nė tė, por ēka del prej njeriut ajo e bėn tė papastėr.... Ēka del prej njeriut ajo e bėn tė papastėr, sepse prej brendisė prej zemrės sė njeriut rrjedhin: mendimet e kėqija” (Mk 7,14-15.20-21). Pėrtej ēėshtjes sė atypėratyshme qė ka tė bėjė me ushqimin, mund tė dallojmė nė reagimin e farizenjėve njė tundim tė pėrhershėm tė njeriut: kėrkimi i zanafillės sė tė keqes nė njė shkak tė jashtėm. Shumė prej ideologjive moderne, po tė vihen re me kujdes, mbartin kėtė parakusht: meqenėse padrejtėsia vjen nga pėrjashtė, qė tė mbretėrojė drejtėsia mjafton tė zhvendosen shkaqet e jashtme qė pengojnė realizimin e saj. Kjo mėnyrė tė menduari – thotė Jezusi – ėshtė naive dhe jo largpamėse. Padrejtėsia, frut i tė keqes, nuk i ka rrėnjėt vetėm tė jashtme; e ka zanafillėn nė zemrėn e njeriut ku ndodhen farat e njė bashkėjetese tė mistershme me tė keqen. Psalmisti e pranon kėtė gjė me hidhėrim kur thotė: “Ja, mėkatar unė linda, madje nė mėkate nėna ime mė ngjizi” (Ps 51,7). Po njeriu ėshtė bėrė i brishtė nga njė shtytje e brendshme qė i mbyt atij aftėsinė pėr tė krijar nje marrėdhėnie tė brendshme me tjetrin. Njeriu, qe nė vetė natyrėn e tij ėshtė i hapur pėr tė ndarė bashkė me tė tjerėt, ndjen brenda vetes sė tij njė fuqi rėndese tė ēuditshme qė e ēon drejt pėrkuljes nė vetvete, drejt daljes mbi tė tjerėt dhe kundėr tyre: ky ėshtė egoizmi, pasojė e mėkatit tė rrjedhshėm. Adami dhe Eva tė joshur nga mashtrimi i Qoftlargut, duke marrė frutin e mistershėm kundėr udhėrit hyjnor, vunė nė vend tė logjikės sė besimit te Dashuria atė tė dyshimit dhe tė inatit; nė vend tė logjikės pėr tė marrė dhe pėr tė pritur me besim nga Tjetri, logjikėn pėr tė marrė e pėr t’i bėrė gjėrat vetė, duke provuar kėshtu ndjesinė e ankthit dhe tė pasigurisė. Si mundet njeriu tė ēlirohet nga kjo cytje egoiste dhe t’i hapet dashurisė?


Drejtėsi dhe Sedaqah

Nė zemėr tė menēurisė sė Izraelit gjejmė njė lidhje tė thellė ndėrmjet besimit nė Hyjin qė “ngren nga pluhuri tė dobėtin” (Ps 113,7) dhe drejtėsisė ndaj tė afėrmit. Vetė fjala me tė cilėn nė hebraisht quhet virtyti i drejtėsisė, sedaqah e shpreh mjaft mirė atė. Sedaqah nė tė vėrtetė do tė thotė, nga njėra anė pranim i plotė i vullnetit tė Hyjit tė Izraelit; nga ana tjetėr ndihmė ndaj tė afėrmit (krh. Dal 20, 12-17), veēanėrisht ndaj tė varfėrit, tė huajit, jetimit dhe vejushės (krh. Lp 10,18-19). Por tė dyja domethėniet janė tė ndėrlidhura, pasi pėr izraelitin t’i japėsh tė varfėrit nuk ėshtė gjė tjetėr veēse ajo ēka ėshtė pėr t’iu kthyer Zotit qė ka pasur mėshirė pėr mjerimin e popullit tė tij. Jo rastėsisht dhurimi i rrasave tė Ligjit Moisiut mbi malin e Sinait bėhet pas kalimit nė Detin e Kuq. Dėgjimi i Ligjit ka si parakusht besimin nė Zotin qė i pari ka “dėgjuar vajtimin” e popullit tė tij dhe ka zbritur pėr ta ēliruar nga pushteti i Egjiptit” (krh. Dal 3,8). Hyji ėshtė i ndjeshėm ndaj klithjes sė tė mjerit e kėrkon nga ana e tij vetėm qė ta dėgjojė: kėrkon drejtėsi ndaj tė varfėrit (krh. Sir 4,4-5.8-9), tė huajit (krh. Dal 22,20), skllavit (krh. Lp 15,12-18). Pėr tė qenė pjesė e drejtėsisė duhet me dalė nga rremendja e vetmjaftueshmėrisė, nga ajo gjendje e thellė mbylljeje qė ėshtė vetė burimi i padrejtėsisė. Lypset me fjalė tė tjera njė “dalje” mė e thellė nga ajo qė Zoti ka bėrė me Moisiun, njė ēlirim i zemrės qė e vetme, fjala e Ligjit, ėshtė e pafuqishme ta pėrmbushė. A ka atėhere pėr njeriun shpresė pėr drejtėsi?


Krishti drejtėsia (vepra shpėrblimtare) e Hyjit

Shpallja e krishterė i pėrgjigjet pozitivisht etjes sė njeriut pėr drejtėsi sikurse thotė edhe Shėn Pali nė Letrėn drejtuar Romakėve: “Tani veē, pavarėsisht nga Ligji, u dėftua vepra shėlbimtare (drejtėsia) e Hyjit, e dėshmuar prej Ligjit e prej Profetėve, vepra shėlbimtare (drejtėsia) e Hyjit me anė tė fesė nė Jezu Krishtin pėr tė gjithė ata qė besojnė pa farė dallimi, sepse tė gjithė mėkatuan dhe u pėrjashtuan nga lumturia e Hyjit e me hirin e tij, tė gjithė e fituan falas drejtėsinė, nė saje tė shpėrblimit qė bėri Jezu Krishti. Atė Hyji e caktoi tė jetė, nė saje tė fesė, fli pajtuese me anė tė gjakut tė vet” (3,21-25).
Cila ėshtė pra kjo drejtėsi e Krishtit? Parasėgjithash ėshtė drejtėsia qė vjen prej hirit ku nuk ėshtė njeriu ai qė ndreq, shėron veten e tij dhe tė tjerėt. Fakti qė shpėrblimi bėhet me anė tė gjakut tė Krishtit do tė thotė qė nuk janė flitė e njeriut ata qė e ēlirojnė nga pesha e fajeve, por vepra e dashurisė sė Hyjit qė hapet deri nė fund, derisa merr mbi vete mallkimin qė i takon njeriut, pėr t’i pėrcjellė atij nė kėmbim bekimin qė i takon Hyjit (krh. Gal 3,13-14). Por kjo gjė ngren menjėherė njė ēėshtje: ē’drejtėsi ėshtė kjo kur i drejti vdes pėr shkak tė fajtorit dhe fajtori merr nė kėmbim bekimin qė i takon tė drejtit? Ateherė a nuk merrka secili tė kundėrtėn e asaj qė i takon? E vėrteta ėshtė se kėtu na shfaqet drejtėsia hyjnore krejtėsisht e ndryshme nga ajo njerėzore. Hyji ka paguar pėr ne me Birin e tij ēmimin e shpėrblimit, njė ēmim me tė vėrtetė shumė i lartė. Pėrballė drejtėsisė sė kryqit njeriu mund tė ngrejė krye, sepse ajo nxjerrė nė pah se njeriu nuk ėshtė njė qėnie autarkike, por ka nevojė pėr njė Tjetėr qė tė jetė plotėsisht vetvetja. Kthimi kah Krishti, besimi i ungjillit do tė thotė nė fund tė fundit pikėrisht kėtė gjė: tė dalėsh nga rremendja e vetmjaftueshmėrisė qė tė zbulosh dhe tė pranosh mjerimin tėnd – mjerimin e tė tjerėve dhe tė Hyjit, nevojėn e faljes dhe e miqėsisė sė tij.
Merret vesh atėherė se si besimi ėshtė tjetėr gjė nga njė fakt natyror, i kollajtė e i afėrmendshėm: duhet pervujtėni pėr tė pranuar qė njė tjetėr tė mė ēlirojė nga ajo “ēka mė takon” mua pėr tė mė dhėnė atė “ēka i takon” atij. Kjo ndodh veēanėrisht nė sakramentet e Rrėfimit dhe tė Eukaristisė. Falė veprės sė Krishtit, ne mund tė bėhemi pjesė e drejtėsisė “mė tė madhe” qė ėshtė ajo e dashurisė (krh. Rm 13,8-10), drejtėsia e atij qė nė ēdo rast e ndjen veten mė shumė debitor se sa kreditor, pasi ka marrė mė shumė se sa mund tė mendojė.
I fortė me kėtė pėrvojė i krishteri ėshtė i cytur tė kontribojė nė formimin e njė shoqėrie tė drejtė, ku tė gjithė tė marrin ēka ėshtė e nevojshme pėr tė jetuar me dinjitetin qė i takon njeriut dhe ku drejtėsia merr jetė nga dashuria.
Tė dashur vėllezėr e motra, Krezhmet kulmojnė nė treditėshin e Pashkėve, gjatė tė cilit edhe kėtė vit do tė kremtojmė drejtėsinė hyjnore qė ėshtė plotėsi dashurie, dhurimi dhe shpėtimi. Qoftė kjo kohė pendese pėr ēdo tė krishterė njė kohė e vėrtetė kthimi dhe njohjeje e fuqishme e misterit tė Krishtit i cili ka ardhur tė pėrmbushė ēdo drejtėsi. Me tė tilla ndjenja ju pėrcjell tė gjithėve bekimin Apostolik.
 

Vatikan mė 30 tetor 2009
PAPA BENEDIKTI XVI