|
MESAZH I ATIT TĖ SHENJTĖ
PĖR DITĖN XLVI BOTĖRORE
TĖ LUTJES PĖR THIRRJET
3 MAJ 2009 E DIELA IV E PASHKĖS
Tema: «Besimi nė nismėn e Hyjit dhe pėrgjigjja
njerėzore»
Tė nderuar Vėllezėr nė Ipeshkvi dhe nė Meshtari, tė
dashur vėllezėr e motra!
Me rastin e
Ditės Botėrore tė lutjes pėr thirrjet nė meshtari dhe nė
jetėn e pėrkushtuar, qė do tė kremtohet mė 3 maj 2009,
nė tė Dielėn e katėrt tė Pashkės, me ėndje ftoj mbarė
popullin e Hyjit qė tė reflektojė mbi temėn: Besimi
nė nismėn e Hyjit dhe pėrgjigjja njerėzore. Kumbon e
pėrjetshme nė Kishė thirrja e Jezusit drejtuar
dishepujve tė vet: Lutjuni,
pra Zotėrisė sė tė korrave, tė dėrgojė korrtarė nė tė
korrat e veta (Mt 9, 38). Lutuni! Thirrja e
ngutshme e Zotit nėnvizon se si lutja pėr thirrjet duhet
tė jetė e pandėrprerė dhe besimplotė. Nė fakt, vetėm
nėse ėshtė e gjallėruar nga lutja, bashkėsia e krishterė
mundet vėrtet qė tė ketė mė shumė besim dhe shpresė nė
nismėn hyjnore (Thirrja ap.
postsinodale
Sacramentum caritatis, 26).
Thirrja nė meshtari dhe nė jetėn e pėrkushtuar ėshtė njė
dhuratė e veēantė hyjnore qė ndėrfutet nė planin e gjerė
tė dashurisė dhe tė shpėtimit qė Hyji ka pėr ēdo njeri
dhe pėr mbarė njerėzimin. Apostulli Pal, tė cilin e
kujtojmė nė mėnyrė tė posaēme gjatė kėtij viti kushtuar
atij nė dymijė vjeēarin e lindjes sė tij, duke u shkruar
efesianėve pohon: Qoftė bekuar Hyji, Ati i Zotit tonė
Jezu Krishtit, i cili na bekoi me ēdo bekim shpirtėror
nė qiell nė Krishtin. Nė Tė na zgjodhi para krijimit tė
botės qė tė jemi tė shenjtė e tė papėrlyer para Tij nė
dashuri (Ef 1, 3-4). Nė thirrjen e
gjithėmbarshme ndaj shenjtėrisė del nė pah nisma e
veēantė e Hyjit, me anė tė sė cilės zgjedh disa qė ta
ndjekin mė nga pranė Birin e tij Jezu Krishtin, dhe pėr
tė qenė shėrbestarė e dėshmitarė tė tij tė privilegjuar.
Mėsuesi hyjnor i thirri personalisht Apostujt qė tė
jenė me tė e ti dėrgojė tė predikojnė, e ta kenė
pushtetin ti dėbojnė djajtė (Mk 3, 14-15); ata,
nga ana e tyre, u bashkuan me dishepuj tė tjerė,
bashkėpunėtorė besnikė nė shėrbesėn misionare. Dhe nė
kėtė mėnyrė, duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Zotit dhe tė
pėrkulshėm ndaj veprimit tė Shpirtit Shenjt, aradhė tė
panumėrta priftėrinjsh dhe personash tė pėrkushtuar,
gjatė shekujve nė Kishė, e kanė vendosur veten nė
shėrbim tė plotė tė Ungjillit. I falemi nderit Zotit qė
edhe sot vazhdon tė thėrrasė punėtorė pėr vreshtin e
vet. Edhe pse ėshtė e vėrtetė qė nė disa zona tė tokės
ka njė mungesė shqetėsuese priftėrinjsh, dhe qė
vėshtirėsitė dhe pengesat e shoqėrojnė ecjen e Kishės,
na mbėshtet siguria e patundshme qė nė rrugėt e kohės
drejt pėrmbushjes pėrfundimtare tė Mbretėrisė e udhėheq
Ai, Zoti, qė me liri zgjedh dhe fton ta ndjekin persona
nga ēdo kulturė dhe moshė, sipas planeve tė
pashqyrtueshme tė dashurisė sė tij tė mėshirshme.
Pra detyra jonė e parė ėshtė ta mbajmė gjallė, me lutje
tė paprerė, kėtė thirrje tė nismės hyjnore nė familje
dhe nė famulli, nė lėvizjet dhe nė shoqatat e angazhuara
nė apostullim, nė bashkėsitė rregulltare dhe nė tė
gjitha shtjellimet e jetės dioqezane. Duhet tė lutemi qė
mbarė populli i krishterė tė lutet nė besimin tek Hyji,
i bindur se i zoti i tė korrave nuk rresht sė kėrkuari
nga disa qė ta angazhojnė lirisht ekzistencėn e tyre pėr
tė bashkėpunuar me tė mė nga afėr nė veprėn e shpėtimit.
Dhe nga ana e atyre qė janė tė thirrur kėrkohet njė
dėgjim i vėmendshėm dhe njė shoshitje e kujdesshme,
pjesėmarrje bujare dhe e menjėhershme ndaj planit
hyjnor, njė pėrthellim serioz i asaj ēka i pėrket
thirrjes meshtarake dhe rregulltare pėr tiu pėrgjigjur
nė mėnyrė tė pėrgjegjshme dhe tė bindur. Katekizmi i
Kishės Katolike kujton me vend se nisma e lirė e
Hyjit kėrkon pėrgjigjen e lirė tė njeriut. Njė pėrgjigje
pozitive qė presupozon gjithmonė pranimin dhe
bashkėndarjen e planit qė Hyji ka pėr secilin; njė
pėrgjigje qė e pranon nismėn e dashurisė sė Zotit dhe
bėhet pėr atė qė ėshtė i thirrur njė nevojė morale
shtrėnguese, njė nderim mirėnjohės ndaj Hyjit dhe njė
bashkėpunim tėrėsor me planin qė Ai pėrmbush nė histori
(khs nr. 2062).
Duke kundruar misterin eukaristik, qė shpreh nė mėnyrėn
mė tė plotė dhuratėn e lirė qė bėn Ati nė Personin e
Birit tė Njėlindur pėr shpėtimin e njerėzve, dhe
gatishmėrinė e plotė dhe tė bindur tė Krishtit pėr ta
pirė deri nė fund kelkun e vullnetit tė Hyjit (khs
Mt 26, 39), kuptojmė mė mirė se besimi nė nismėn
e Hyjit formėzon dhe i jep vlerė pėrgjigjes
njerėzore. Nė Eukaristi, dhurata e pėrkryer qė
realizon planin e dashurisė pėr shėlbimin e botės,
Jezusi flijohet lirisht pėr shpėtimin e njerėzimit.
Kisha ka shkruar paraardhėsi im i dashur Gjon Pali II
e ka marrė Eukaristinė nga Krishti Zoti i saj jo si
njė dhuratė, edhe pse e ēmuar mes shumė tė tjerash, por
si dhuratėn e shkėlqyer, sepse ėshtė dhuratė e
vetvetes, e personit tė tij, nė njerėzimin e tij tė
shenjtė, si dhe e veprės sė tij tė shpėtimit (Enc.
Ecclesia de Eucharistia, 11).
Priftėrinjtė, qė pikėrisht nė Krishtin eukaristik mund
tė kundrojnė modelin e rrallė tė njė dialogu thirror
mes nismės sė lirė tė Atit dhe pėrgjigjes besimplotė tė
Krishtit, kanė detyrėn pėr ta pėrjetėsuar kėtė mister
shpėtimsjellės nė shekuj, deri nė kthimin e lavdishėm tė
Zotit. Nė kremtimin eukaristik ėshtė vetė Krishti qė
vepron tek ata qė Ai zgjedh si meshtarė tė tij; i
mbėshtet qė pėrgjigjja e tyre tė zhvillohet nė njė
pėrmasė tė besimit dhe mirėnjohjes qė fshin ēdo frikė,
edhe kur bėhet mė e fortė pėrvoja e dobėsisė vetjake (khs
Rom 8, 26-30), apo bėhet mė i ashpėr konteksti i
moskuptimit apo deri edhe i pėrndjekjes (khs Rom
8, 35-39).
Vetėdija se
jemi shpėtuar nga dashuria e Krishtit, qė ēdo Meshė e
Shenjtė ushqen tek besimtarėt dhe veēanėrisht tek
priftėrinjtė, nuk mund tė mos nxisė nė ta njė braktisje
besimplotė nė Krishtin qė ka dhėnė jetėn pėr ne. Besimi
tek Zoti dhe pranimi i dhuratės sė tij, tė ēon nė
besimin ndaj Tij me shpirt mirėnjohės duke marrė pjesė
nė planin e tij shpėtimsjellės. Nėse kjo ndodh, i
shpėtuari braktis me shumė dėshirė gjithēka dhe ulet nė
bankat e shkollės sė Mėsuesit hyjnor; atėherė nis njė
dialog pjellor mes Hyjit dhe njeriut, njė takim i
mistershėm mes dashurisė sė Zotit qė thėrret dhe lirisė
sė njeriut qė nė dashuri i pėrgjigjet, duke dėgjuar ti
kumbojnė nė shpirt fjalėt e Jezusit: Ju
nuk mė zgjodhėt mua, por unė ju zgjodha ju dhe ju
caktova tė shkoni e tė jepni fryt e fryti juaj tė
qėndrojė (Gjn 15, 16).
Ky gėrshetim dashurie mes nismės hyjnore dhe pėrgjigjes
njerėzore ėshtė i pranishėm, nė mėnyrė tė admirueshme,
edhe nė thirrjen pėr jetėn e pėrkushtuar. Na kujton
Koncili II i Vatikanit: Kėshillat ungjillore tė
dėlirėsisė sė pėrkushtuar Hyjit, tė varfėrisė dhe tė
bindjes, pasi qė janė tė bazuara nė fjalėt dhe shembujt
e Zotit, dhe na janė porositur nga Apostujt, nga Etėrit,
nga doktorėt dhe nga barinjtė e Kishės, janė njė dhuratė
hyjnore, qė Kisha ka marrė nga Zoti i saj dhe me hirin e
tij i ruan gjithmonė (kusht. Lumen gentium, 43).
Akoma edhe njė herė, ėshtė Jezusi modeli shembullor i
pjesėmarrjes tėrėsore dhe besimplotė ndaj vullnetit tė
Atit, qė duhet tė shohė ēdo person i pėrkushtuar. Tė
tėrhequr prej tij, qė nė shekujt e parė tė krishtėrimit,
shumė burra dhe gra kanė braktisur familjen, pronat,
pasuritė materiale dhe gjithēka qė njerėzisht mund tė
dėshirohet, pėr tė ndjekur bujarisht Krishtin dhe pėr tė
jetuar pa kompromise Ungjillin e tij, qė pėr ta ėshtė
bėrė shkollė e shenjtėrisė rrėnjėsore. Edhe sot shumė
vetė e pėrshkojnė tė njėjtin itinerar kėrkues tė
pėrsosmėrisė ungjillore, dhe e realizojnė thirrjen e
tyre me shpalljen e kėshillave ungjillore. Dėshmia e
kėtyre vėllezėrve e motrave tona, nė manastiret e jetės
kundruese si edhe nė institutet dhe kongregatat e jetės
apostolike, i kujton popullit tė Hyjit misterin e
Mbretėrisė sė Hyjit qė vepron nė histori, por qė pret
realizimin e plotė nė qiej (Thirrja ap. postsinodale
Jeta e pėrkushtuar, 1).
Kush mund tė ndihet i denjė pėr tiu afruar meshtarisė?
Kush mund ta pėrqafojė jetėn e pėrkushtuar duke u
mbėshtetur thjesht nė burimet e veta njerėzore? Akoma
edhe njė herė, ėshtė me dobi tė theksojmė se pėrgjigjja
e njeriut ndaj thirrjes hyjnore, kur jemi tė vetėdijshėm
se ėshtė Hyji ai qė e ndėrmerr nismėn dhe ėshtė sėrish
ai qė e pėrfundon planin e tij shpėtimsjellės, nuk
mvishet kurrė me llogarinė e ndrojtur tė shėrbėtorit
pėrtac qė nga frika e fshehu nėn dhé talentin qė iu
besua (khs Mt 25, 14-30), por shprehet nė njė
pjesėmarrje tė menjėhershme ndaj ftesės sė Zotit, siē
bėri Pjetri kur nuk ngurroi ti hidhte sėrish rrjetat
edhe pse ishte munduar gjithė natėn pa zėnė asgjė, duke
i besuar fjalės sė tij (khs Lk 5, 5). Pa hequr
aspak dorė nga pėrgjegjėsia personale, pėrgjigjja e lirė
e njeriut ndaj Hyjit bėhet nė kėtė mėnyrė
bashkėpėrgjegjėsi, pėrgjegjėsi nė dhe me
Krishtin, falė veprimit tė Shpirtit tė tij tė Shenjtė;
bėhet bashkim me Atė qė na bėn tė aftė tė japim shumė
fryte (khs Gjn 15, 5).
Pėrgjigje njerėzore emblematike, plot me besim nė nismėn
e Hyjit, ėshtė Amen-i bujar dhe i plotė i Virgjėrės sė
Nazaretit, shqiptuar me pjesėmarrje tė pėrvujtur dhe tė
vendosur ndaj planeve tė Gjithė tė Lartit, qė Asaj iu
pėrcollėn nga lajmėtari qiellor (khs Lk 1, 38).
Po-ja e saj e menjėhershme bėri tė mundur qė Ajo tė
bėhej Nėna e Hyjit, Nėna e Shpėtimtarit tonė. Marisė,
pasi tha pėr herė tė parė kėtė fiat, shumė herė tė
tjera iu desh ta pėrsėrisė, deri nė ēastin kulmor tė
kryqėzimit tė Jezusit, kur qėndronte pranė kryqit, siē
vė re ungjilltari Gjon, bashkėpjesėmarrėse e dhimbjes
mizore tė tė Birit tė pafajshėm. Dhe pikėrisht nga
kryqi, Jezusi duke vdekur na e ka dhėnė si Nėnė dhe na
ka besuar tek Ajo si bij (khs Gjn 19, 26-27),
Nėnė posaēėrisht e priftėrinjve dhe e personave tė
pėrkushtuar. Asaj do tė doja tia besoja ata qė kuptojnė
thirrjen e Hyjit pėr tu vėnė nė udhė nė rrugėn e
meshtarisė apo tė jetės sė pėrkushtuar.
Tė dashur miq, mos tju lėshojė zemra pėrballė
vėshtirėsive dhe dyshimeve; besojini Hyjit dhe ndiqni
besnikėrisht Jezusin dhe do tė jeni dėshmitarė tė
gėzimit qė shpėrthen nga bashkimi i thellė me Tė. Duke
imituar Virgjėrėn Mari, qė brezat e shpallin tė lumtur,
sepse ka besuar (khs Lk 1, 48), angazhohuni me
ēdo energji shpirtėrore pėr tė realizuar planin
shpėtimsjellės tė Atit qiellor, duke kultivuar nė zemrėn
tuaj, porsi Ajo, aftėsinė pėr tu habitur dhe pėr tė
adhuruar Atė qė ka pushtetin pėr tė bėrė gjėra tė
mėdha sepse Shenjt ėshtė emri i tij (khs po aty
1, 49).
Nga Vatikani, 20 janar 2009
BENEDIKTI XVI
(Perktheu: Irene Margariti)
|