MESAZH I ATIT TĖ SHENJTĖ
BENEDIKTI XVI
PĖR DITĖN XXV BOTĖRORE TĖ RINISĖ (28 MARS 2010)

 

“Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj
pėr tė fituar jetėn e pasosur?” (Mk 10,17) 

Tė dashur miq

kėtė vit ėshtė njėzet e pesė vjetori i themelimit tė Ditės Botėrore tė Rinisė, nga i Nderuari Gjon Pali II si takim i pėrvitshėm i tė rinjve besimtarė tė botės mbarė. Qe kjo njė nismė profetike qė ka dhėnė fryte tė bollshme duke bėrė tė mundur qė brezat e rinj tė krishterė tė takoheshin me njėri-tjetrin, tė viheshin nė dėgjim tė Fjalės sė Hyjit, tė zbulonin bukurinė e Kishės dhe tė jetonin pėrvoja tė forta besimi qė shumė vetė i kanė ēuar nė dhurimin e plotė ndaj Krishtit.
Kjo Ditė XXV ėshtė njė etapė drejt Takimit tė ardhshėm Botėror tė tė rinjve qė do tė mbahet nė Madrid nė 2011, ku shpresoj se do jeni tė shumtė pėr ta jetuar kėtė ngjarje hiri.
Pėr t’u pėrgatitur pėr kėtė kremtim, do tė doja t’ju propozoja disa reflektime mbi temėn e kėtij viti: “Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?” (Mk 10,17), marrė nga pjesa ungjillore e takimit tė Jezusit me tė riun e pasur; njė temė tė cilėn e ka trajtuar nė vitin 1985 Papa Gjon Pali II nė njė Letėr shumė tė bukur qė pėr herė tė parė u drejtohej tė rinjve.

1. Jezusi takon njė tė ri

“Nė atė kohė, kur Jezusi doli nė rrugė – tregon Ungjilli i Shėn Markut -, njė njeri u lėshua vrap, ra nė gjunjė para tij dhe e pyeti: ‘Mėsues i mirė, ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?’.
Jezusi iu pėrgjigj: ‘Pse mė thua ‘i mirė’? Askush s’ėshtė i mirė pėrveē njė Hyji tė vetėm! Urdhėrimet i di: Mos vrit! Mos the kurorėn! Mos vidh! Mos dėshmo rrejshėm! Mos bėj kurrfarė padrejtėsie! Ndero babėn tėnd e nėnėn!’. Ai u pėrgjigj: ‘Mėsues, tė gjitha kėto i kam zbatuar qė prej rinisė sime’. Atėherė Jezusi e shikoi ėmbėl, e deshi dhe i tha: ‘Tė mungon edhe njė gjė: shko, shit ēka ke, ndajua skamnorėve e do tė kesh thesar nė qiell; atėherė kthehu e eja pas meje!’. Djaloshi u prish kur e dėgjoi kėtė fjalė, dhe, i trishtuar, u largua, sepse kishte prona tė shumta
(Mk 10, 17-22).

Ky tregim shpreh shumė saktė vėmendjen e madhe tė Jezusit pėr tė rinjtė, pėr ju, pėr pritshmėritė tuaja, shpresat tuaja, dhe tregon sa e madhe ėshtė dėshira e tij pėr t’ju takuar personalisht dhe pėr tė ēelur njė dialog me secilin prej jush. Nė fakt, Krishti e ndal ecjen e tij pėr t’iu pėrgjigjur pyetjes sė bashkėfolėsit tė tij, duke shfaqur gatishmėri tė plotė kundrejt tė riut qė lėviz i shtyrė nga njė dėshirė e zjarrtė pėr tė folur me “Mėsuesin e mirė”, pėr tė mėsuar nga Ai si tė pėrshkojė rrugėn e jetės. Me kėtė fragment ungjillor, Paraardhėsi im donte tė nxiste secilin prej jush qė “tė zhvillojė bashkėbisedimin e vet me Krishtin – njė bashkėbisedim qė ka rėndėsi themelore dhe thelbėsore pėr njė tė ri” (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 2).

2. Jezusi e pa dhe e deshi 

Nė tregimin ungjillor, Shėn Marku nėnvizon se si “Jezusi e shikoi ėmbėl dhe e deshi” (khs Mk 10,21). Nė shikimin e Zotit ėshtė zemra e kėtij takimi shumė tė veēantė dhe e gjithė pėrvojės sė krishterė. Nė fakt, krishtėrimi nuk ėshtė kryesisht njė moral, por pėrvoja e Jezu Krishtit, qė na do personalisht, tė rinj e tė moshuar, tė varfėr a tė pasur; na do edhe kur i kthejmė kurrizin.
Duke komentuar skenėn, Papa Gjon Pali II shtonte, duke iu drejtuar ju tė rinjve: “Ju uroj tė jetoni njė shikim tė tillė! Ju uroj tė jetoni tė vėrtetėn qė ai, Krishti, ju shikon me dashuri!” (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 7). Njė dashuri e shfaqur nė kryq nė mėnyrė kaq tė plotė e tėrėsore, qė e bėn Shėn Palin tė shkruajė me habi: “Mė deshi dhe e flijoi vetveten pėr mua” (Gal 2,20). “Vetėdija se Ati na ka dashur gjithnjė tek i Biri, qė Krishti e do secilin gjithnjė – shkruan edhe mė Papa Gjon Pali II -, bėhet njė pikė e fortė mbėshtetjeje pėr mbarė ekzistencėn tonė njerėzore (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 7), dhe na bėn tė mundur qė tė kapėrcejmė tė gjitha provat: zbulimin e mėkateve tona, vuajtjen, zemėrlėshimin.
Nė kėtė dashuri gjendet burimi i gjithė jetės sė krishterė dhe arsyeja themelore e ungjillizimit: nėse e kemi takuar vėrtet Jezusin, nuk mund tė mos e dėshmojmė tek ata qė nuk e kanė ndeshur ende shikimin e tij!

3. Zbulimi i planit tė jetės

Tek i riu i Ungjillit, mund tė shquajmė njė situatė shumė tė ngjashme me atė tė secilit prej jush. Edhe ju jeni tė pasur me cilėsi, me energji, me ėndrra, me shpresa: burime qė i zotėroni me bollėk! Vetė mosha juaj ėshtė njė pasuri e madhe jo vetėm pėr ju, por edhe pėr tė tjerėt, pėr Kishėn dhe pėr botėn.
I riu i pasur e pyet Jezusin: “Ēfarė duhet tė bėj?”. Stina e jetės nė tė cilėn ndodheni ėshtė koha e zbulimit: tė dhuratave qė Hyji ju ka dhėnė dhe e pėrgjegjėsive tuaja. Ėshtė edhe koha e zgjedhjeve themelore pėr tė ndėrtuar planin tuaj tė jetės. Pra ėshtė ēasti qė tė pyesni veten mbi kuptimin e mirėfilltė tė ekzistencės dhe tė thoni: “A jam i kėnaqur me jetėn time? A mos vallė mungon ndonjė gjė?”.
Ashtu si i riu i Ungjillit, mbase jetoni edhe ju situata paqėndrueshmėrie, turbullimi apo vuajtjeje, qė ju ēojnė tė aspironi pėr njė jetė jo mediokre dhe tė pyesni veten: nė ēfarė konsiston njė jetė e arrirė? Ēfarė duhet tė bėj? Cili mund tė jetė plani im i jetės? “Ēfarė duhet tė bėj qė jeta ime tė ketė vlerė tė plotė dhe kuptim tė plotė?” (Ibid., nr. 3).
Mos kini frikė tė pėrballeni me kėto pyetje! Nuk janė pyetje qė ju vėnė pėrposhtė, pėrkundrazi, shprehin aspiratat e mėdha qė janė nė zemrėn tuaj. Pėr kėtė duhen dėgjuar. Ato presin pėrgjigje jo sipėrfaqėsore, por nė gjendje qė tė kėnaqin pritshmėritė tuaja tė mirėfillta tė jetės dhe tė lumturisė. 
Pėr tė zbuluar planin e jetės qė mund t’ju bėjė plotėsisht tė lumtur, vihuni nė dėgjim tė Hyjit qė ka njė plan dashurie pėr secilin prej jush. Me besim, pyeteni: Zot, cili ėshtė plani yt si Krijues dhe Atė pėr jetėn time? Cili ėshtė vullneti yt? Unė dėshiroj ta pėrmbush atė”. Jini tė sigurt se ai do ju pėrgjigjet. Mos kini frikė nga pėrgjigjja e tij! “Hyji ėshtė mė i madh se zemra jonė dhe njeh gjithēka” (1Gjn 3,20)!

4. Eja pas meje!

Jezusi e fton tė riun e pasur qė tė shkojė pėrtej plotėsimit tė aspiratave dhe tė planeve tė tij vetjake, i thotė atij: “Eja pas meje!”. Thirrja e krishterė lind nga njė propozim dashurie qė bėn Zoti dhe mund tė realizohet vetėm falė njė pėrgjigje dashurie: “Jezusi i fton dishepujt e tij ta dhurojnė plotėsisht jetėn e tyre, pa llogari dhe leverdi njerėzore, me njė besim pa rezerva tek Hyji. Shenjtėrit e pranojnė kėtė ftesė kėrkuese, dhe pėrvujtėrisht vihen nė ndjekje tė Krishtit tė kryqėzuar dhe tė ringjallur. Pėrsosmėria e tyre, nė logjikėn e besimit qė ndonjėherė ėshtė e pakuptueshme njerėzisht, qėndron nė faktin qė nuk vendosin mė vetveten nė qendėr, por zgjedhin qė tė shkojnė kundėr rrymės duke jetuar sipas Ungjillit” (Benedikti XVI, Homelia me rastin e Shenjtėrimeve: L’Osservatore Romano, 12-13 tetor 2009, f. 6).
Sipas shembullit tė shumė dishepujve tė Krishtit, edhe ju, tė dashur miq, pranojeni me gėzim ftesėn pėr ta ndjekur, pėr tė jetuar nė mėnyrė intensive dhe me fryte nė kėtė botė. Nė fakt, me Pagėzimin, ai thėrret secilin pėr ta ndjekur me vepra konkrete, pėr ta dashur mbi gjithēka dhe pėr t’i shėrbyer tek vėllezėrit. I riu i pasur, fatkeqėsisht, nuk e pranoi ftesėn e Jezusit dhe shkoi i trishtuar. Nuk e gjeti guximin tė shkėputej nga tė mirat materiale pėr tė gjetur tė mirėn mė tė madhe qė i propozon Jezusi.  
Trishtimi i tė riut tė pasur tė Ungjillit ėshtė i njėjti qė lind nė zemrėn e secilit kur nuk kemi guximin tė ndjekim Krishtin, tė bėjmė zgjedhjen e duhur. Por nuk ėshtė asnjėherė tepėr vonė pėr t’iu pėrgjigjur!
Jezusi nuk lodhet kurrė sė drejtuari shikimin e tij tė dashurisė dhe sė thirruri pėr tė qenė dishepuj tė tij, por Ai disave u propozon njė zgjedhje mė rrėnjėsore. Nė kėtė Vit Meshtarak do tė doja t’ju ftoja ju tė rinj qė tė jeni tė vėmendshėm nėse Zoti ju fton pėr njė dhurim mė tė madh, nė udhėn e Meshtarisė shėrbestare, dhe tė jeni tė gatshėm qė ta pranoni me bujari dhe entuziazėm kėtė shenjė tė pėrzgjedhjes sė posaēme, duke ndėrmarrė me njė prift, me njė drejtues shpirtėror udhėn e nevojshme tė shoshitjes. Dhe mė pas, mos kini frikė, tė dashur tė rinj e tė dashura tė reja, nėse Zoti ju thėrret nė jetėn rregulltare, murgjėrore, misionare apo tė pėrkushtimit tė posaēėm: Ai di t’i dhurojė njė gėzim tė thellė atij qė i pėrgjigjet me guxim!
Pėrveē kėsaj, i ftoj ata qė ndiejnė thirrjen ndaj martesės qė ta pranojnė me besim, tė angazhohen qė tė vendosin baza tė shėndosha pėr tė jetuar njė dashuri tė madhe, besnike dhe tė ēelur ndaj dhuratės sė jetės, qė ėshtė pasuri dhe hir pėr shoqėrinė dhe pėr Kishėn.

5. Tė orientuar kah jeta e pasosur

“Ēka duhet tė bėj pėr tė fituar jetėn e pasosur?”. Kjo pyetje e tė riut tė Ungjillit duket larg shqetėsimeve tė shumė tė rinjve bashkėkohės, pasi, siē vėrente Paraardhėsi im, “a nuk jemi ne brezi tė cilit bota dhe pėrparimi kohor ia mbushin plotėsisht horizontin e ekzistencės?” (Letėr drejtuar tė rinjve, nr. 5). Por pyetja mbi “jetėn e pasosur” del nė pah nė ēaste tė veēanta tė dhimbshme tė ekzistencės, kur pėsojmė humbjen e njė njeriu tė afėrt apo kur jetojmė pėrvojėn e mossuksesit.
Por ēfarė ėshtė “jeta e pasosur”, sė cilės i referohet i riu i pasur? Na e tregon Jezusi, kur me shikimin kah dishepujt e vet, pohon: “Prapė do tė vij t’ju shoh e zemra juaj do tė galdojė dhe askush s’do t’jua marrė gėzimin tuaj” (Gjn 16,22). Janė fjalė qė tregojnė njė propozim qė tė ngre peshė, pėr njė lumturi tė pafund, pėr gėzimin e mbushjes me dashurinė hyjnore pėr amshim. 
Pyetja mbi tė ardhmen vendimtare qė e pret secilin prej nesh i jep kuptim tė plotė ekzistencės, pasi e orienton planin e jetės kah horizonte jo tė kufizuara e kalimtare, por tė gjera e tė thella, qė tė shpien ta duash botėn, qė vetė Hyji aq shumė e do, t’i kushtohesh zhvillimit tė saj, por gjithmonė me lirinė dhe gėzimin qė lindin nga feja dhe nga shpresa. Janė horizonte qė na ndihmojnė tė mos i absolutizojmė realitetet tokėsore, duke ndier se Hyji na pėrgatit njė perspektivė mė tė madhe dhe tė pėrsėrisim me Shėn Agustinin: “Dėshirojmė sė bashku atdheun qiellor, presim atdheun qiellor, le tė ndihemi shtegtarė kėtu poshtė” (Koment Ungjillit tė Shėn Gjonit, Homelia 35, 9). Duke e ngulitur shikimin tek jeta e pasosur, i Lumturi Pier Giorgio Frassati, i vdekur nė v. 1925, nė moshėn njėzet e katėr vjeēare, thoshte: “Dua tė jetoj dhe jo tė gjalloj!” dhe mbi fotografinė e njė ngjitjeje nė mal, qė ia pati dėrguar njė miku, shkruante: “Drejt lartėsisė”, duke nėnkuptuar pėrsosmėrinė e krishterė, por edhe jetėn e pasosur.
Tė dashur tė rinj, ju bėj thirrje tė mos e harroni kėtė perspektivė nė planin tuaj tė jetės: jemi tė thirrur pėr pėrjetėsinė. Hyji na ka krijuar pėr tė qėndruar me Tė pėrgjithmonė. Kjo do ju ndihmojė qė t’i jepni njė kuptim tė plotė zgjedhjeve tuaja dhe t’i jepni njė cilėsi ekzistencės suaj.

6. Urdhėrimet, rruga e dashurisė sė mirėfilltė

Jezusi i kujton tė riut tė pasur dhjetė urdhėrimet, si kusht i nevojshėm pėr “tė marrė si trashėgimi jetėn e pasosur”. Ato janė pika referimi thelbėsore pėr tė jetuar nė dashuri, pėr tė dalluar qartė tė mirėn nga e keqja dhe pėr tė ndėrtuar njė projekt pėr jetėn tė fortė e tė qėndrueshėm. Edhe juve, Jezusi ju pyet nėse i njihni urdhėrimet, nėse pėrpiqeni ta ndėrtoni ndėrgjegjen tuaj sipas ligjit hyjnor dhe nėse i zbatoni ato.
Sigurisht, bėhet fjalė pėr pyetje kundėr rrymės nė lidhje me mendėsinė e sotme, qė propozon njė liri tė ēliruar nga vlerat, rregullat, normat objektive dhe na fton tė refuzojmė ēdo kufi ndaj dėshirave tė ēastit. Por ky lloj propozimi nė vend se tė ēojė nė lirinė e vėrtetė, e ēon njeriun tė bėhet skllav i vetvetes, i dėshirave tė tij tė ēastit, i idhujve si pushteti, paraja, kėnaqėsia e pafre dhe joshjet e botės, duke e bėrė tė paaftė pėr tė ndjekur thirrjen e tij tė lindur pėr dashurinė.
Hyji na i jep urdhėrimet sepse do tė na edukojė pėr lirinė e vėrtetė, sepse do tė ndėrtojė me ne njė Mbretėri dashurie, drejtėsie dhe paqeje. T’i dėgjojmė dhe t’i vėmė nė jetė nuk do tė thotė tė tjetėrsohemi, por tė gjejmė rrugėn e lirisė dhe tė dashurisė sė mirėfilltė, sepse urdhėrimet nuk e kufizojnė lirinė por tė tregojnė se si mund ta gjesh. Jezusi nė fillim tė dialogut me tė riun e pasur, kujton se ligji i dhėnė nga Hyji ėshtė i mirė, sepse “Hyji ėshtė i mirė”.

7. Kemi nevojė pėr ju

Kush e jeton sot rininė e gjen veten tė pėrballur me shumė probleme qė janė pasojė e papunėsisė, e mungesės sė pikave tė sigurta tė referimit dhe perspektivave konkrete pėr tė ardhmen. Ndonjėherė mund tė ndiheni tė pafuqishėm pėrballė krizave dhe rravgimeve tė sotme. 
Megjithė vėshtirėsitė, mos e lini veten t’ju lėshojė zemra dhe mos hiqni dorė nga ėndrrat tuaja! Ushqeni nė zemrat tuaja dėshira tė mėdha tė vėllazėrisė, tė drejtėsisė e tė paqes. E ardhmja ėshtė nė duart e atij qė di tė gjejė arsye tė forta pėr jetėn dhe shpresėn. Nėse do tė doni e ardhmja ėshtė nė duart tuaja, sepse dhuratat dhe pasuritė qė Zoti ka vendosur nė zemrėn e secilit prej jush, tė mbrujtura nga takimi me Krishtin, mund t’i sjellin shpresėn e vėrtetė botės! Ėshtė besimi nė dashurinė e tij qė, duke ju bėrė tė fortė dhe bujarė, do ju japė guximin pėr tė pėrballuar me qetėsi rrugėn e jetės dhe pėr tė marrė pėrgjegjėsi familjare e profesionale. Angazhohuni pėr ta ndėrtuar tė ardhmen tuaj pėrmes ecjeve serioze tė formimit personal dhe tė studimit, pėr t’i shėrbyer nė mėnyrė kompetente dhe bujare tė mirės sė pėrbashkėt.
Nė Letrėn time enciklike tė kohėve tė fundit mbi zhvillimin njerėzor tėrėsor, Caritas in veritate, kam listuar disa nga sfidat e mėdha tė kohės sė sotme, qė janė urgjente dhe thelbėsore pėr jetėn e kėsaj bote: pėrdorimi i burimeve tė tokės dhe respektimi i ekologjisė, ndarja e drejtė e tė mirave dhe kontrolli i mekanizmave financiarė, solidariteti me Vendet e varfra nė gjirin e familjes njerėzore, lufta kundėr urisė nė botė, promovimi i dinjitetit tė punės sė njeriut, shėrbimi ndaj kulturės sė jetės, ndėrtimi i paqes mes popujve, dialogu ndėrfetar, pėrdorimi i mirė i mjeteve tė komunikimit shoqėror.   
Janė sfida tė cilave jeni tė thirrur t’u pėrgjigjeni pėr tė ndėrtuar njė botė mė tė drejtė e vėllazėrore. Janė sfida qė kėrkojnė njė plan pėr jetėn kėrkues dhe apasionues, ku tė vini gjithė pasurinė tuaj sipas planit qė Hyji ka pėr secilin prej jush. Nuk bėhet fjalė pėr tė kryer gjeste heroike apo tė jashtėzakonshme, por pėr tė vepruar duke pėrdorur secili talentet e veta dhe mundėsitė e veta, duke u angazhuar qė tė pėrparoni nė mėnyrė tė qėndrueshme nė besim dhe nė dashuri.  
Nė kėtė Vit Meshtarak, ju ftoj tė njihni jetėn e shenjtėrve, nė veēanti atė tė shenjtėrve meshtarė. Do tė shihni se Hyji i ka udhėhequr dhe se kanė gjetur rrugėn e tyre ditė pas dite, pikėrisht nė besim, nė shpresė dhe nė dashuri. Krishti e thėrret secilin prej nesh tė angazhohet me Tė dhe tė marrė pėrgjegjėsitė e veta pėr tė ndėrtuar qytetėrimin e dashurisė. Nėse do tė ndiqni Fjalėn e tij, edhe rruga juaj do tė ndriēohet dhe do ju ēojė nė vendmbėrritje tė larta, qė i japin gėzim dhe kuptim tė plotė jetės.
Virgjėra Mari, Nėna e Kishės, ju shoqėroftė me mbrojtjen e saj. Ju siguroj se do ju kujtoj nė lutje dhe me shumė dashuri ju bekoj. 

Nga Vatikani, 22 shkurt 2010
BENEDICTUS PP. XVI 

(Pėrktheu: Irene Margariti)