|
Revista
Urtia

Mysterium Iniquitatis: bashkėekzistenca e tė mirės dhe
tė keqes
Karol Wojtyla GJON PALI II
Pėrmbledhje
Nė kėtė pjesė tė librit Kujtimi dhe Identiteti, Ati
i Shenjtė, Papa Gjon Pali II, jep njė pėrshkrim tė
shkurtė mbi realitetin e hidhur me tė cilin u ballafaqua
Evropa gjatė shekullit XX. Qė nė fillim Ati i Shenjtė
flet mbi praninė e tė mirės dhe tė keqes nė botė. Ai
thekson se e keqja ėshtė rezultat i mosveprimit apo
mosangazhimit nga ana e ēdo individi pėr tė bėrė mirė.
Nga kjo pėrgjegjėsi nuk mund tė pėrjashtohet askush.
Janė dy gjėra qė merren shpesh nė trajtim e qė ishin
shkaktarė tė shumė tragjedive njerėzore: nacizmi dhe
komunizmi. Kėto ideologji tė sė keqes i kam pėrjetuar
personalisht dhe kjo ka mbetur e pashlyer nė kujtesėn
time, shprehet Ati i Shenjtė. Pėrgjithėsisht, nė
pyetjet mbi rrėnjėt e ideologjive tė sė keqes, Papa
pėrgjigjet duke u bazuar nė pėrvojėn e fesė. E mira e
mund tė keqen, sepse Krishti e ka mundur mėkatin. Rreth
kėtij argumenti, rreth kėsaj tė vėrtete, Ati i Shenjtė e
bazon pėrgjigjen e vet, sepse, edhe atėherė kur na duket
se e keqja po mbizotėron nė botė, prapėseprapė Zoti
mbėshtet dhe shpėrblen parimet e tė drejtit. Misteri i
shėlbimit, pėr tė cilin flitet po ashtu nė kėtė pjesė tė
kėtij libri, ėshtė iniciativa qė ndėrmori Zoti, dhe
kėshtu definitivisht mundet e keqja nė botė. Ajo qė
theksohet nė fund, ėshtė, qė, fitorja e Krishtit mbi tė
keqen nuk ėshtė vetėm njė pėrparėsi pėr njeriun, por
edhe njė detyrė e tij qė tė kontribuojė pėr tė mirėn e
pėrgjithshme dhe kėshtu ti pėrngjajė Mėsuesit tė vet.
Menjėherė pas rrėzimit tė dy sistemeve tė fuqishme
totalitare, nacizmi nė Gjermani dhe realsocializmi nė
Bashkimin Sovjetik, qė kanė ndikuar nė tėrė shekullin XX
dhe tė cilat kanė qenė pėrgjegjėse tė krimeve tė
panumėrta, duket tė ketė ardhur momenti pėr njė
reflektim tė zanafillės dhe efekteve tė tyre, nė mėnyrė
tė posaēme mbi domethėnien e ideologjive qė i kanė futur
nė historinė njerėzore. Atė i Shejtė, cila ėshtė,
domethėnia e kėtij shpėrthimi tė sė keqes?
Shekulli i njėzet, tė themi kėshtu, ka qenė teatėr nė
tė cilin hynė nė skenė disa procese historike dhe
ideologjike, qė janė zhvilluar nė drejtimin e
shpėrthimit tė madh, por ka qenė edhe skena e
tejkalimit tė tyre. A ėshtė e drejtė, pra, ta shikojmė
Evropėn vetėm nga perspektiva e sė keqes? A nuk ka nė
kėtė vėshtrim njė farė njėanshmėrie (unilitariteti)?
Historia moderne e Evropės, e prekur nė mėnyrė tė
posaēme nė Perėndim nga ndikimet e iluminizmit, ka
nxjerrė edhe shumė fryte pozitive. Kėtu bėhet pėrshkrimi
i natyrės tė sė keqes, ashtu siē e konsideron edhe shėn
Toma, duke qenė nė vijėn e shėn Avgustinit. E keqja
ėshtė gjithėherė mungesė e njė tė mire, qė kėrkohet ta
ketė njė qenie. Por nuk ėshtė asnjėherė mungesė e
tėrėsishme e sė mirės. Mėnyra si rritet dhe zhvillohet e
keqja nė tokė tė mirė, ėshtė mister. Mister ėshtė edhe
ajo pjesė e sė mirės qė e keqja nuk ka mundur ta
asgjėsojė dhe qė pėrhapet, edhe pse ekziston e keqja.
Ėshtė imediat rishikimi i shembėlltyrės ungjillore tė
grurit dhe egjrės. (khs. Mt 13, 24-30). Kur shėrbėtorėt
e pyesin tė zotin e shtėpisė: A tė shkojmė ta mbledhim
(egjrėn)?, ky pėrgjigjet nė mėnyrė shumė domethėnėse:
Jo, se duke e mbledhur egjrėn, druaj se, bashkė me tė,
nxirrini edhe grurin! Lėni tė rriten bashkė deri nė tė
korra. Nė kohė tė korrjes do tu them korrėtarėve:
mblidhni mė parė egjrėn dhe lidheni duaj pėr ta djegur e
grurin mblidheni nė drithnikun tim! (Mt 13, 29-30). Nė
kėtė rast korrja na kujton fjalėn e fundit tė historisė,
atė eskatologjike.
Nė fakt, kjo shembulltyrė mund tė pėrmbledhet si ēelės
leximi pėr tėrė historinė njerėzore. Nė periudha tė
ndryshme gruri rritet sė bashku me egjrėn, dhe
anasjelltas. Historia njerėzore ėshtė teatėr i
bashkėjetės sė kėtyre dy realiteteve. Kjo do tė thotė,
nėse e mira ekziston karshi sė keqes, e mira qėndron
pranė sė keqes dhe rritet nė tė njėjtėn arė, qė ėshtė
natyra njerėzore. Kjo, nė fakt, nuk ėshtė shkatėrruar,
nuk ėshtė bėrė krejtėsisht e keqe, me gjithė praninė e
mėkatit tė rrjedhshėm. Natyra ka ruajtur njė kapacitet
tė mirė tė sajin, siē na dėshmojnė ngjarjet qė kanė
ndodhur nė kohėra tė ndryshme tė historisė.
Ideologjitė e sė keqes
Ku e kishin zanafillėn ideologjitė e sė keqes? Cilat
janė rrėnjėt e nacizmit dhe tė komunizmit? Si u arrit
shkatėrrimi i tyre?
Pyetjet e parashtruara kanė njė domethėnie tė thellė
filozofike dhe teologjike. Duhet rindėrtuar filozofinė
e sė keqes nė dimensionin e saj evropian dhe jo vetėm
evropian. Rindėrtimi i tillė na ēon pėrtej ideologjive.
Na shtyn tė futemi nė botėn e fesė, besimit. Ėshtė e
nevojshme tė pėrballemi me misterin e Hyjit dhe tė
krijimit, dhe, nė mėnyrė tė posaēme, me misterin e
njeriut. Janė kėto mistere qė jam munduar ti shpalos nė
vitet e para tė shėrbesės sime si pasardhės i shėn
Pjetrit, pėrmes Enciklikave Redemptor hominis, Dives in
misericordia dhe Dominum et vivificantem. Ky tresh, nė
fakt, pasqyron misterin trinitar tė Hyjit. Gjithė
pėrmbajtja e Enciklikės Redemptor hominis vjen bashkė me
mua nga Polonia. Edhe riflektimet tė pėrfshira nė Dives
in misericordia ishin fryte tė provojės sime pastorale
nė Poloni e, posaēėrisht, nė Krakovė. Kėtu, nė fakt
gjindet vorri i shėn Faustinės Kowalska, tė cilės
Krishti i lejoi tė jetė interpretuese krejtėsisht e
shndritur e sė vėrtetės pėr Mėshirėn Hyjnore. Kjo e
vėrtetė zgjoi nė shėn Faustinėn njė jetė mistike
jashtėzakonisht tė pasur. Ishte njė person i thjeshtė,
me shkollim tė ulėt, megjithatė ata qė e lexojnė Ditarin
e vegimeve tė saja, mahniten pėr thellėsinė e provojės
mistike qė pėrmbante ajo.
Po e pėrmendi kėtė ngjarje, sepse zbulimi i murgeshės
Faustina, i pėrqendruar nė misterin e Mėshirės Hyjnore,
i referohet periudhės qė i parapriu Luftės sė Dytė
Botėrore. Kjo periudhė ėshtė ajo kohė, nė tė cilėn
lindėn dhe u zhvilluan ideologjitė e sė keqes, qė ishin
nacizmi dhe komunizmi. Murgesha Faustina u bė kumtuese e
lajmit, simbas tė cilit do tė jetė e vetmja e vėrtetė e
aftė ta kundėrshtojė tė keqen e kėtyre ideologjive, kjo
e vėrtetė ishte Hyji i mėshirshėm ishte e vėrteta e
Krishtit tė mėshirshėm. Prandaj, i thirrur nė vendin e
Pjetrit, kam ndjerė nevojėn e flaktė ti bart pėrvojat e
nxjerra nė vendin tim tė lindjes, por qė i pėrkasin
visarit tė Kishės universale.
Ndėrsa Enciklika mbi Shpirtin Shenjt Dominum et
vivificantem ka pasur pėrgatitjen e vet nė Romė. Ėshtė
rritur dhe zhvilluar nė meditimin mbi Ungjillin e shėn
Gjonit, mbi atė qė Krishti tha gjatė Darkės sė Mbrame.
Ishte pikėrisht nė orėt e fundit tė jetės mortore tė
Krishtit qė do jetė, ndoshta, zbulimi mė komplet i
Shpirtit Shenjt. Nė mesin e fjalėve tė Krishtit nė ato
rrethana gjindet edhe njė shėnim me domethėnie tė madhe
pėr ēėshtjen tonė. Ai thotė se Shpirti Shenjt do ta
vėrtetojė se bota ėshtė gabim nė lidhje me mėkat (Gjn
16, 8). Jam munduar tė pėrthellohem nė kėto fjalė dhe
kjo mė ka shtyrė nė faqet e para tė librit tė
Zanafillės, nė ngjarjen e njohur mėkati i
rrjedhshėm/origjinal.
Shėn Augustini me mprehtėsi tė jashtėzakonshme e
karakterizoi natyrėn e kėtij mėkati me formulėn qė
vijon: amor sui usque ad contemptum Dei dashuria ndaj
vetes deri nė mohimin e Hyjit.1 Ishte pikėrisht amor sui
qė i shtyri prindėrit e parė drejt ribelimit tė parė e
pastaj pėrhapja e mėkatit nė tėrė historinė njerėzore.
Kėsaj u referohen fjalėt e librit tė Zanafillės: do tė
bėheni porsi Hyji, duke e njohur tė mirėn e tė keqen
(Zan 3, 5), qė do tė thotė: do tė jeni ju vetė ata qė do
vendosin ēka ėshtė e mirė dhe ēka ėshtė e keqjė.
Ky dimension zanafillor i mėkatit nuk mundi tė gjejė njė
bilancim tė pėrshtatshėm pėrveē kėtė: amor Dei usque ad
contempum sui dashuria ndaj Hyjit deri nė mohimin e
vetvetes. Nė kėtė mėnyrė prekim misterin e shpėtimit tė
njeriut, e nė kėtė hap na udhėheq Shpirti Shenjt. Ėshtė
ai qė na lejon tė futemi nė thellėsinė e misterit tė
Kryqit (misterium Crucis) dhe nė tė njėjtėn kohė tė
pėrkulemi nė humnerėn e mėkatit, i tė cilit njeriu
rezulton tė jetė mjeshtėr dhe nė tė njėjtėn kohė viktim
qė nga fillimi i historisė sė vet. Kėsaj drejtėsisht iu
referohet thėnia: do ta vėrtetojė se bota ėshtė gabim
nė lidhje me mėkat . Dhe qėllimi i kėsaj bindje nuk
ėshtė dėnimi i botės. Nėse Kisha, me fuqinė e Shpirtit
Shenjt, e thėrret tė keqen me emėr, e bėn vetėm me
qėllim qė tia tregojė njeriut mundėsinė tė ngadhėnjejė
mbi atė, duke iu hapur dimensionit tė amor Dei usque ad
contempum sui. Ky ėshtė fryti i Mėshirės hyjnore. Nė
Jezu Krishtin, Hyji pėrkulet mbi njeriun pėr ta marrė
pėr dore, pėr ta rizgjuar e ndihmuar qė me fuqi ta
fillojė udhėtimin e ri. Njeriu nuk ėshtė i aftė tė
rivėhet nė kėmbė me fuqitė e veta; ka nevojė pėr ndihmėn
e Shpirtit Shenjt. Nėse e refuzon kėtė ndihmė, ai bėn
mėkatin, tė cilin Krishti e ka quajtur mėkat kundėr
Shpirtit Shenjt duke e deklaruar nė tė njėjtėn kohė tė
pafalshėm (khs. Mt 12, 31). Pse i pafalshėm? Sepse
pėrjashton nė njeriun dėshirėn e faljes. Njeriu refuzon
dashurinė dhe Mėshirėn e Hyjit, sepse mendon tė jetė hyj
vetė. Mendon tė jetė i aftė, tė jetė i mjaftueshėm pėr
vetveten.
Bėra njė paraqitje tė shkurtėr pėr tri enciklikat qė mė
duket se ėshtė i pėrshtatshėm tėrė komentimi i
magjisterit tė Koncilit tė Dytė tė Vatikanit.
Me kalimin e kohės ėshtė pjekur tek unė bindja se
ideologjitė e tė keqes janė thellėsisht tė rrėnjosura nė
historinė e mendimit filozofik evropian. Mė duhet tė
marr nė konsideratė disa fakte qė kanė tė bėjnė me
historinė evropiane e, nė mėnyrė tė posaēme, me kulturėn
dominuese pėrbrenda saj. Kur u publikua enciklika mbi
Shpirtin Shenjt, disa qarqe nė Perėndim reaguan
negativisht dhe nė mėnyrė, do thosha, shumė tė gjallė.
Ku e kishte burimin njė reagim i tillė? Vinte nga burime
tė njėjta nga tė cilat, mė shumė se dyqind vjet pėrpara,
kishte dalė i ashtuquajturi iluminizmi evropian
posaēėrisht ai francez, pa e eliminuar atė anglez,
gjerman, spanjoll dhe italian. Iluminizmi ndiqte njė
rrugė krejtėsisht tė vetėn nė Poloni. Por, pėr sa i
pėrket Rusisė, duket tė mos ketė provuar dridhjen
iluministe. Aty kriza e traditės kristiane arriti nėpėr
rrugė tjera, duke shpėrthyer pastaj, nė fillim tė
shekullit tė XX, me dhunė nė formėn e revolucionit tė
marksizmit radikal ateist..
Pėr ta ilustruar mė mirė kėtė fenomen, duhet ta marrim
periudhėn e mėparshme tė iluminizmit, posaēėrisht tė
revolucionit nė mendimin filozofik tė Descartes. Cogito,
ergo sum mendoj, pra jam barti me vete njė pėrmbysje
tė mėnyrės tė bėrjes filozofi. Nė periudhėn
parakarteziane filozofia ishte, pra, cogito, ose ndoshta
mė mirė cognosco, ishte e nėnshtruar esse (qenies), qė
konsiderohej si primare. Descartes esse-n e bėri
sekundare, deri sa cogito-n e vendosi nė vendin e parė.
Nė kėtė mėnyrė jo vetėm se u ndryshua rruga e pėrsiatjes
filozofike por u braktis vendosmėrisht ajo qė
filozofia kishte qenė deri atėherė, nė mėnyrė tė posaēme
filozofia e shėn Tomės: filozofia e esse-es (qenies). Mė
parė, e tėra interpretohej nė optikėn e esse (qenies)
dhe krejt kėrkimi pėr spjegim shkonte nė kėtė drejtim.
Hyji si Qenie subsistente (Ens subsistens) konsiderohej
mbėshtetėse pėr ēdo ens non subsistens, ens
participatum, d.m.th pėr tė gjitha qeniet e krijuara,
edhe pėr njeriun. Cogito, ergo sum solli shkėputje me
kėtė mendim. Primare bėhet ens cogitans. Pas Descartes,
filozofia bėhet shkencė e mendimit tė pastėr: ēdogjė qė
ėshtė esse si bota e krijuar ashtu edhe Krijuesi do
mbetet nė sferėn e cogito, si pėrmbajtje e vetėdije
njerzore. Filozofia shqyrton qeniet pėr derisa ato janė
tė pranishme nė kėtė vetėdije, e jo jasht saj.
Nė kėtė pikė ėshtė e nevojshme tė ndalemi pėr disa qaste
mbi traditėn e filozofisė polake, nė mėnyrė tė posaēme
mbi atė qė ndodh pas ardhjes nė fuqi tė partis
komuniste. Nė universitet kushtėzohet fuqishėm ēdo formė
e mendimit filozofik qė nuk i pėrshtatej modelit
marksist. Kjo u bė me sistemin mė tė thjeshtė dhe mė
radikal: duke vepruar mbi personat qė reprezentonin atė
mėnyrė filozofie. Nga katedrat e veta u pėrjashtuan,
para sė gjithash, pėrfaqėsuesit e filozofisė realiste,
duke i futur kėtu edhe filozofėt e fenomenologjisė
realiste, si: Rodman Ingarden, dhe Izydor Dambske nga
shkolla Lavov-Warshava. Njė operacion i rėndė do tė
bėhej kundėr pėrfaqėsuesve tė tomizmit, meqė ishin nė
Universitetin e Lublinit dhe nė fakultetin teologjik nė
Varshavė dhe Krakovė, si dhe nė seminare. Shikoheshin me
dyshim edhe profesorėt e vyer univeristarė qė e ruajėn
qėndrimin kritik ndaj materializmit dialektik. Nė mesin
e tyre do tė dallohen Tedeusz Kotarbinski, Maria
Ossowska, Tedeusz Czeziwski. Nga universiteti orda, me
sa duket, nuk kanė mundur ta pėrjashtojnė lėndėn e
logjikės dhe metodologjinė e punės shkencore. Nė mėnyra
tė ndryshme ishin tė penguar profesorėt desidentė, e
kėshtu bėhej pengesė me tė gjitha mjetet pėr formimin e
studentėve.
Ajo qė ndodh nė Poloni pas ardhjes sė pushtetit
marksist-komunist prodhoi fryte tė ngjashme me atė qė
kishte ndodhur mė parė nė Evropėn perėndimore si pasojė
e periudhės iluministe. Mes tjerash, flitej, pėr
perėndimin e realizmit tomist, me kėtė nėnkuptonin
edhe braktisjen e krishterizmit si burim i tė bėrit
filozofi. Ajo qė ishte bėrė e kontestueshme, ishte vetė
mundėsia pėr ta arritur Hyjin. Nė logjikėn e cogito,
ergo sum, Hyji tkurrej nė kufijtė e arsyes njerzore; nuk
ishte e mundshme tė kuptohej mė Hyji si Ai qė e shpjegon
deri nė fund sum-i njerzor. Pra, nuk mundej tė mbetej si
Ens subsistens, «Qenie subsistente (autonome)», si
Krijues, Ai qė jep ekzistencėn, aq mė tepėr, si Ai qė
dhuron vetveten nė misterin e Mishėrimit, Shpėtimit dhe
Hirit. Hyji i Zbulimit pushoi tė jetė edhe «Hyji i
filozofėve». Kishte mbetur vetėm ideja pėr Hyjin, si
temė e njė elaborimi tė lirė tė mendimit njerėzor.
Nė kėtė mėnyrė u mposhtėn edhe themelet e «filozofisė tė
sė keqes». Nė fakt e keqja, nė kuptimin realist, mund tė
ekzistojė vetėm nė relacion me tė mirėn dhe, veēanėrisht
nė relacion me Hyjin, tė Mirėn supreme. Pikėrisht pėr
kėtė tė keqe na flet libri i Zanafillės. Nė kėtė
perspektivė mund tė kuptohet mėkati i rrjedhshėm, si dhe
ēdo mėkat tjetėr personal i njeriut. Por ky mėkat/kjo e
keqe ėshtė e shpėtuar prej Krishtit nė saje tė Kryqit.
Nėse dėshirojmė tė jemi mė tė qartė: ėshtė shpėtuar
njeriu, qė, falė veprės sė madhėrishme tė Krishtit,
ėshtė bėrė pjestar i jetės sė Hyjit. E tėrė kjo drama
e madhe e historisė sė shėlbimit nė mentalitetin
ilumunist kishte humbur. Njeru kishte mbetur i vetėm: i
vetėm, si krijues i historisė sė vet dhe
shoqėrisė/qytetėrimit tė vet; i vetėm, si ai qė vendos
ēka ėshtė e mirė dhe ēka ėshtė e keqe, si ai qė do tė
ekzistonte dhe do tė vepronte etsi Deus non daretur
sikur Hyji tė mos ekzistone.
Nėse njeriu mund tė vendosė vetė, pa Hyjin, ēka ėshtė e
mirė dhe ēka ėshtė e keqe, ai atėherė do tė mundė tė
vendosė qė njė grup njerėzish duhet tė asgjėsohen.
Vendime tė tilla, p.sh. nė Reichun e Tretė u sollėn nga
persona, tė cilėt kishin ardhė nė pushtet me udhė
demokratike, e pėrdorėn kėtė pushtet pėr ti realizuar
programet e tyre perverse tė ideologjisė sė
nacionalsocializmit, qė ushqeheshin me ide raciste.
Vendime tė ngjashme nxirrshin edhe nė Partinė Komuniste
tė Bashkimit Sovjetik si dhe nė vendet ku dominonte
ideologjia marksiste. Nė kėtė kontekst pėrgatitej
asgjėsimi i hebrenjve, por edhe i grupeve tė tjera si,
argjėsimi i romėve, i fshatarėve tė Ukrainės,i klerit
katolik dhe ortodoks nė Rusi dhe Bjellorusi. Nė tė
njėjtėn mėnyrė u pėrsekutuan tė gjithė ata qė ishin tė
papėrshtatshmėm pėr regjimin, psh. ish luftėtarėt tė
muajit shtator 1939, ushtarėt e armatės Nacionale nė
Poloni mbas Luftės sė Dytė Botėrore, pėrfaqėsuesit e
inteligjencės qė nuk e pėrqafonin ideologjinė marksiste
apo naciste. Konsideroheshin krejt normale likuidimet
fizike, e ndonjėherė edhe eliminimi nė kuptimin moral;
diku mė pak e diku mė shumė njerėzve nė mėnyrė drastike
u mohoheshin tė drejtat e tyre.
Nė kėtė pikė ėshtė e pamundur tė mos prekim njė ēėshtje
sot mė shumė se kurrė aktuale e tė dhimbshme. Pasė
rėnies sė regjimeve tė ndėrtuara mbi ideologjitė e sė
keqes, nė ato vende tė cekura pak mė parė format e
asgjėsimit kanė pushuar. Megjithatė mbetet asgjėsimi
legal i qenieve njerėzore tė ngjizura, mbarėsuara dhe tė
palindura. Kėsaj here flitet pėr njė asgjėsim, i cili
legalizohet nga Parlamentet tė zgjedhur nė mėnyrė
demokratike, tė cilėt apelojnė njė progres civil tė tė
gjithė shoqėrisė njerėzore. Ekzistojnė, pra, forma tė
tjera tė shkeljes sė Ligjit tė Hyjit. Mendoj, shembull,
nė presionet e mėdha tė Parlamentit Evropian pėr
bashkimin e homoseksualėve si njė formė alternative e
familjes, tė cilėve do tu mundėsohej edhe adoptimi i
fėmijėve. Ėshtė e ligjshme, pėrkundėrazi e detyrueshme
tė shtrohet pyetja: a nuk po vepron tani njė ideologji e
re e sė keqes, ndoshta mė rrėnuese e mė e fshehtė, qė
tenton tė shfrytėzojė edhe tė drejtat njerėzore kundėr
njeriut dhe kundėr familjes.
Pse ndodh e tėra kjo? Cila ėshtė rrėnja e kėtyre
ideologjive post-iluministe? Pėrgjigjja ėshtė e
thjeshtė: kjo ndodh, sepse ėshtė pėrjashtuar Hyji si
Krijues, e pėr kėtė si formė burimi pėr definimin dhe
pėrcaktimin e asaj qė ėshtė e mirė dhe e keqe. Ėshtė
pėrjashtuar koncepti qė thellėsisht e pėrbėn qenien
njerėzore, madje konceptin e natyrės njerėzore si e
dhėnė reale, kuse nė vendin e saj ka ardhur prodhimi i
mendjes, i formuar lirshėm e i realizuar nė jetė ashtu
si ėshtė kėrkuar simbas rrethanave. Mendoj se njė
pėrsiatje mė e thellė do tė na shpie mbi shkėputjen
karteziane.
Nėse dėshirojmė tė flasim pėr tė mirėn dhe tė keqen,
duhet tė kthehemi te shėn Toma Akuini, pra te filozofia
e qenies. Me metodėn fenomenologjike, p.sh, mund tė
ekzaminohen pėrvoja si ajo nga fusha e moralitetit, e
religjionit, madje edhe e njeriut qenie, duke e nxjerur
njė pasuri tė vlefshme tė njohurisė sonė. Por nuk mund
tė harrojmė se tė gjitha kėto analiza, nė mėnyrė tė
nėnkuptuar, marrin nė konsiderim realitetin e qenies
njerzore, d.m.th tė qenies sė krijuar, por edhe
realitetin e Qenies apsolute. Nėse nuk nisem nga mendime
tė tilla realiste, pėrfundojmė nė vėrdallje tė kotė.
Kufijtė kundėr tė keqes nė
historinė e Evropės
Njeriu nga njė herė mendon se e keqja ėshtė e
gjithėpushtetshme dhe dominon nė mėnyrė absolute nė
botė. A ekziston, sipas Jush, Shenjtėri, njė kufi i
pakapėrcyeshėm pėr tė keqen?
E kam pėrjetuar personalisht ideologjinė e sė keqes.
Dhe kjo mbetet e pashlyer nė kujtimin tim. Mė parė ishte
nacizmi. Ajo qė vėrehej nė ato vite, ishte tmerr i madh.
Por shumė aspekte tė nacizmit, nė atė fazė, nė fakt
mbeten tė fshehura. Dimensioni real i tė sė keqes qė
pėrhapej nė Evropė, nuk u kuptua nga tė gjithė, e as nga
ata mes nesh qė qėndronin nė qendrėn e asaj tollovie.
Jetonim tė fundosur nė njė erupcion tė madh tė sė keqes,
e vetėm gradualisht e kuptonim esencėn e saj reale.
Pėrgjegjėsit bėnin shumė mund pėr ti fshehur prapėsitė
e tyre nė sy tė botės. Nacistėt gjatė luftės, mė vonė,
edhe komunistėt nė Lindje tė Evropės, kėrkonin ti
fshehnin para opinonit publik atė qė bėnin. Pėr njė kohė
tė gjatė Perendimi nuk dėshironte tė besonte nė
shfarosjen e hebrenjve. Vetėm mė vonė kjo del
krejtėsisht nė pah. As nė Poloni nuk dihej e tėra mbi tė
gjithė atė qė nacizmi ua bėnte polakėve, e as mbi atė qė
sovjetikėt ua bėnin zyrtarėve polakė nė Katyn, madje
edhe tė njėjtat ngjarje trishtuese tė deportimeve ishin
tė njohura vetėm pjesėrisht.
Mė vonė, tashmė nė fund tė luftės, mendoja: Zoti Hyj i
ka lejuar nacismit dymbėdhjetė vite ekzistencė, e, pas
dymbėdhjetė viteve, ai sistem ėshtė shkatėrruar. Ėshtė e
qartė se ai ishte kufiri i vėnė nga vetė Provania e
Hyjit para njė ēmendurie tė tillė. Nė tė vėrtetė, nuk
ishte vetėm njė ēmenduri - por ishte njė shtazėri, siē
shkruante Konstanty Michalski.2 Por vėret Provania
hyjnore lejoi vetėm ato dymbėdhjetė vite tė ndizej ai
tėrbim i madh shtazor. Nėse komunizmi ka mbijetuar kaq
shumė, mendoja nė vete, njė perspektivė tjetėr
zhvillimi, e tėrė kjo duhet tė kishte njė kuptim krejt
tjetėr.
Mė 1945, nė fund tė luftės, komunizmi dukej shumė i
fortė dhe shumė i rrezikshėm sigurisht mė i rrezikshėm
se nė vitin 1920. Qysh atėherė kishte filluar bindja se
komunizmi do ta pushtonte tėrė Poloninė dhe jo vetėm
atė, por shkonte drejt pushtimit tė botės. Nė realitet
nuk arriti aq shumė. Mrekullia mbi Vistolėn, do tė
thotė ngadhėnjimi i Pilsudskit nė luftėn kundėr Armatės
sė Kuqe, ridimensionoi pretendimet sovjetike. Por pas
fitores mbi nacizmin nė Luftėn e Dytė Botėrore,
komunistėt ndiheshin tė guximshėm dhe u bėnė gati tė
nisen me pafytyrėsi pėr tu bėrė pushtues tė botės apo
sė paku tė Evropės. Nė fillim kjo e ēoi kontinentin
drejt ndarjes nė sfera, sipas marrėveshjes sė arritur nė
Konferencėn e Jaltės qė u mbajt nė shkurt tė vitit 1945.
Kjo marrėveshje u respektua vetėm pjesėrisht nga
komunistėt, qė nė fakt e shkelėn nė shumė mėnyra,
posaēėrisht me invazionin ideologjik dhe propagandėn
politike jo vetėm nė Evropė, por edhe nė pjesė tė tjera
tė botės. Pėr mua, atėherė, u bė menjėherė e qartė qė
dominimi i tyre kishte pėr tė zgjatur pėr njė kohė shumė
mė tė gjatė se sa ajo naciste. Sa tė gjatė? Ishte
vėrtetė vėshtirė tė parashikohej. Mendoja se kjo e keqe
ishte nė njė mėnyrė e nevojshme pėr botėn dhe njeriun.
Nė fakt, ndodh, qė, nė disa situata konkrete tė
ekzistencės njerėzore, e keqja tė zbulohet nė njė mėnyrė
si e dobishme, pėr aq sa bėhet rast pėr tė mirėn. Pse e
kualifikoi Johann Wolfgang von Goethe djallin me ein
Teil von jener Kraft, / die stets das Böse will und
stets das Gute schafft njė pjesė tė asaj fuqie, / qė
dėshiron gjithmonė tė keqen e vepron gjithmonė tė
mirėn?3 Shėn Pali, nė kėtė aspekt, kėshillon e qorton
kėshtu: Mos lejoni tė mundė e keqja, por ngadhėnje mbi
tė keqen me vepra tė mira (Rom 12, 21). Nė fund tė
fundit, me nxitjen e sė keqes, arrihet deri te realizimi
i njė tė mire mė tė madhe.
Nėse kėtu jam ndalur pėr tė theksuar kufijtė kundėr sė
keqes nė historinė e Evropės, tashti mė duhet tė
pėrfundojė se kufiri i tillė ėshtė i thurrur me tė mirėn
me tė mirėn hyjnore dhe atė njerėzore qė ėshtė shfaqur
nė tė njėjtėn histori. Megjithatė, nuk harrohet lehtė e
keqja me tė cilėn ėshtė provuar drejtėpėrsėdrejti. Ėshtė
e mundur vetėm tė falet. E ēka do tė thotė me falė, nėse
jo tė bėsh apel pėr tė mirėn mė tė madhe se ēdo e keqe?
Kjo e mirė, tek e fundit, e ka themelin vetėm nė Hyjin.
Vetėm Hyji ėshtė kjo e mirė. Ky kufi kundėr sė keqes i
vendosur nga e Mira hyjnore, ėshtė bėrė pjesė e
historisė njerėzore, posaēėrisht e historisė sė Evropės,
nė saje tė veprės sė Krishtit. Nuk mund tė ndahet
Krishti nga historia njerėzore. Pikėrisht kėtė e pata
thėnė me rastin e vizitės sime tė parė nė Poloni,
pikėrisht nė sheshin e Fitores, nė Varshavė. Pata pohuar
atėherė qė nuk mund tė ndahej Krishti nga historia e
popullit tim. E a ėshtė e mundshme tė ndahet Krishti nga
historia e cilitdo populli tjetėr? A ėshtė e mundshme tė
ndahet nga historia e Evropės? Vetėm me Tė, nė fakt, tė
gjithė popujt dhe e gjithė njerėzimi mund ta kapėrcejnė
pragun e shpresės!
Shėlbimi si kufiri Hyjnor kundėr
tė keqes
Si duhet tė kuptohet mė mirė ky kufi kundėr tė keqes
pėr tė cilin jemi duke folur? Nė ēka bazohet esenca e
kėtij kufiri?
Kur flas pėr kufirin kundėr sė keqes, mendoj para se
gjithash nė kufirin historik qė me veprėn e Provanisė,
iu vu tė keqes sė totalitarizmave qė ishin shfaqur nė
shekullin XX: nacionalsocializmit dhe pastaj komunizmit
marksist. Por, nė kėtė perspektivė, smund tė mos
vazhdoj tė bėj ndonjė reflektim tė karakterit teologjik.
Kėtu smendohet pėr tė mirrė ai tip hulumtimi qė
kualifikohet nganjėherė si teologjia e historisė. Por
ka tė bėjė me njė hulumtim tė pėrthelluar, duke u
mbėshtetur nė reflektim teologjik, derisa te gjetja e
rrėnjėve tė sė keqes, pėr ta zbuluar tejkalimin e
mundshėm me ndihmėn e veprės sė Krishtit.
Ai qė mund tia vė njė kufi definitiv tė keqes ėshtė
vetė Hyji. Nė fakt Ai ėshtė Drejtėsia nė qenėsinė e tij.
Sepse ėshtė Ai qė shpėrblen tė mirėn dhe ndėshkon tė
keqen, duke ja pėrshtatur mrekullisht situatės
objektive. Kėtu flitet pėr tė keqen morale, flitet pėr
mėkatin. Qysh nė parajsėn tokėsore nė horizontet e
historisė tė njeriut paraqitet Hyji qė gjykon dhe
ndėshkon. Libri i Zanafillės pėrshkruan detajisht
dėnimin e prindėrve tė parė pas mėkatit tė tyre (khs.
Zan 3, 14-19). Dhe dėnimi i tyre ėshtė pėrhapur nė tėrė
historinė e njeriut. Nė fakt, mėkati i rrjedhshėm, ėshtė
njė mėkat i trashėguar. Si i tillė, ai dėshmon
mėkatėsinė e njeriut, prirjen e tij tė rrėnjosur pėr tė
keqen mė shumė se sa pėr tė mirėn. Ekziston nė njeriun
njė dobėsi e bashkėlindur e natyrės morale, qė ec nė hap
tė barabartė, me brishtėsinė e tij psiko-fizike. Dhe
kėsaj brishtėsie i bashkangjiten shumė vuajtje qė Bibla,
qė nga faqet e saja tė para, i paraqet si ndėshkim i
mėkatit.
Mund tė thuhet qė historia e njeriut qė nga fillimi,
ėshtė e shėnuar me kufij qė Hyji Krijues ia vė sė keqes.
Mbi kėtė temė ka folur shumė Koncili i Dytė i Vatikanit
nė Kushtetutėn pastorale Gaudium et Spes. Do tia vlente
tė sillej kėtu ekspozita hyrėse qė Koncili ia dedikon
situatės sė njeriut nė botėn bashkėkohore dhe jo vetėm
asaj. Do tė kufizohem nė disa citate mbi temėn e mėkatit
dhe tė mėkatėsisė sė njeriut: Nėse njeriu e shikon
zemrėn e tij, sheh se ka prirjen pėr tė bėrė keq dhe
gjendet ndėr mjerime, qė nuk mund ti vijnė prej
Krijuesit tė tij tė mirė. Duke mos pranuar shpesh Hyjin
si fillimin e vet, njeriu ka shtrembėruar drejtimin e
detyrueshėm kah qėllimi i mbramė dhe njėkohėsisht kėshtu
ka prishur edhe marrėdhėniet e mira me vetveten, me
njerėzit e tjerė dhe me tėrė krijesat. Kėshtu njeriu
ėshtė i ndarė nė brendinė e tij. Pėr kėtė arsye, jeta e
secilit njeri dhe e grupeve ėshtė beteja, madje njė
betejė dramatike, nė mes tė sė mirės dhe tė sė keqes, nė
mes tė dritės dhe territ. Pėr mė tepėr, njeriu zbulon se
nuk ėshtė i aftė pėr ti dėbuar me sukses sulmet e sė
keqes, dhe gjithashtu ndihet si i lidhur me pranga.
Mirėpo, vetė Hyji ka ardhur pėr ta liruar njeriun dhe
pėr ta pėrforcuar, duke e pėrtrirė brenda dhe duke e
dėbuar princin e kėsaj bote (Gjn 12, 31), i cili e
mbante nėn robėrinė e mėkatit. Mėkati prandaj e pėrul
njeriun duke e penguar qė tė arrijė plotėsinė e vet. Nė
dritėn e kėtij zbulimi gjendet arsyeja e fundit dhe
thirrja e tij e lartė dhe e mjerimit tė thellė qė i
pėrjetojnė njerėzit.(nr. 13)
Pra, nuk ėshtė e mundur tė flasėsh pėr kufirin kundėr
sė keqes pa e pėrsiatur pėrmbajtjen e fjalėve tė
pėrmendura. Vetė Hyji erdhi pėr tė na shpėtuar, dhe kjo
Ardhje, qė e kremtojmė nė mėnyrė aq tė gėzueshme nė
javėt qė i paraprijnė Krishtlindjes, ka karakter
ngadhėnjyes. Nuk ėshtė e mundur tė mendohet pėr kufirin
qė vetė Hyji e vė kundėr sė keqes nė forma tė ndryshme,
pa rikujtuar misterin e Shpėrtimit.
Misteri i Shpėtimit ėshtė ndoshta pėrgjigjja nė tė keqen
historike qė, nė mėnyra tė ndryshme, rikthehet nė jetėn
e njeriut? A ėshtė kjo pėrgjigje edhe pėr tė keqen e
kohės sė sotme? Ndodh tė na duket se e keqja e kampeve
tė pėrqėndrimit, tė dhomave tė gazit, tė intervenimeve
brutale tė policisė, nė fund tė luftės sė gjithėmbarshme
dhe tė sistemeve tė themeluara me dhunė njė e keqe,
mes tjerash, qė nė mėnyrė programatike shlynte prezencėn
e kryqit - do tė mund tė dukej, po e them, qė ajo e keqe
tė ketė qenė mė e fortė se ēdo e mirė. Megjithatė, nėse
shikojmė me sy mė depėrtues historinė e popujve dhe tė
kombėsive qė kanė kaluar sprovėn e sistemeve totalitare
dhe tė pėrndjekjeve pėr ēėshtje tė fesė, kuptojmė qė
pikėrisht aty ėshtė zbuluar me qartėsi prania fitimtare
e kryqit tė Krishtit. Kjo prani do tė na dukej ndoshta,
mbi atė sfond dramatik, edhe mė impresionues. Tė
nėnshtruarit veprimit programues tė sė keqes, nuk ju
mbetet asgjė tjetėr veēse Krishti dhe kryqi i tijė si
burim i vetėmbrojtjes shpirtėrore, premtim i fitores. A
thua, ndoshta, nuk ėshtė bėrė shenjė e fitores mbi tė
keqen sakrifikimi i Maksimilian Kolbes nė kampin e
pėrqėndrimit nė Auschwitz? A thua nuk ngjau kėshtu edhe
me Edith Stein mendimtare e madhe e shkollės sė
Husserlit -, qė e djegur nė zjarrin e krematorit tė
Birkenaut, e bashkėndau fatin e shumė bijve dhe bijave
tė Izraelit? Pėrveē kėtyre dy figurave, qė rėndom ceken
sė bashku, sa e sa tė tjerė, nė atė histori tė
dhimbshme, shquhen ndėr miqė pėr madhėshtinė dhe
dėshminė e tyre bėrė Krishtit tė kryqėzuar dhe tė
ringjallur!
Misteri i Shpėtimit tė Krishtit ėshtė i rrėnjosur
thellėsisht nė ekzistencėn tonė. Jeta bashkėkohore ėshtė
e dominuar nga qytetėrimi teknologjik; edhe kėtu arrin
efekti i misterit tė shpėtimit, siē na ka kujtuar
Koncili i Dytė i Vatikanit: Nė pyetje se si mund tė
zotėrohet kjo gjendje e mjerė, tė krishterėt dėshmojnė
se tė gjitha veprat njerėzore, tė rrezikuar si njė ditė
pėr ditė, nga krenaria dhe egoizmi, do tė spastrohen dhe
do te drejtohen kah pėrsosmėria e kryqit dhe
rringjalljes sė Krishtit. Njeriu, tė cilin Krishti e
shpėrbleu dhe e bėri kreatyrė tė re nė Shpirtin Shenjt,
mund dhe duhet dashur krijesat e Hyjit. Prej Hyjit
pranon, nė to kėqyr dhe i nderon sikur tė dilnin mu prej
dorės sė Hyjit. Pėr ta falėnderon Mirėbėrėsin Hyjnor.4
Mund tė thuhet qė, pėrmes tėrė Kushtetutės Gaudium et
spes, Koncili zhvillon definimin e botės tė paraqitur nė
fillim tė dokumentit: Bota simbas Koncilit ėshtė
njerėzore, gjithė familja njerėzore me tėrėsinė e
rrethit jetėsor. Bota ėshtė si njė teatėr i historisė sė
gjinisė njerėzore, i shenjuar me orvatje tė njeriut, me
disfata dhe ngadhėnjime. Simbas besimit tė krishterė
kėtė botė e krijoi dhe e ruan dashuria e Krijuesit; ajo
ra njėmend nėn robėri tė mėkatit, por Krishti e
shkatėrroi pushtetin e tė Keqit, nėpėrmjet kryqit dhe
Ringjalljes e ēliroi dhe shpėtoi qė sipas planit tė
Hyjit tė arrijė kėshtu te plotėsimi i saj. (nr. 2).
Duke shfletuar Gaudium et spes, kuptojmė se si kthehen
vazhdimisht fjalėt kyqe: kryqi, ringjallja, misteri
pashkvor. Tė gjithat shprehin: Shpėtimin. Bota ėshtė e
shpėtuar prej Hyjit. Nė lidhje me kėtė, Skolastikėt
flisnin pėr status naturae redemptae gjendja e natyrės
sė shpėtuar. Meqė Koncili nuk pėrdor fjalėn Shpėtim,
megjithatė na rikujton nė shumė vende. Nė gjuhėn e
Koncilit, Shpėtimi ėshtė i pėrfshirė si misteri pashkvor
qė arrinė kulmin nė Ringjallje. A kishte ndonjė arsye
pėr njė zgjidhje tė tillė? Kur e kam njohur mė pėr sė
afėrmi teologjinė e lindjes, kam kuptuar se ishte njė
karakteristikė e rėndėsishme ekumenike. Nė insistimin e
ringjalljes zinte vend shprehja e pėrshpirtėrisė, qė
ėshtė tipike e Etėrve tė mėdhenj tė lindjes kristiane.
Nėse Shpėtimi pėrbėn kufirin hyjnor kundėr sė keqes, ajo
nuk ndodh veēse pėr kėtė arsye: kėtu e keqja mposhtet
rrėnjėsisht prej tė mirės, urrejtja me dashuri, vdekja
me ringjallje.
Misteri i Shpėtimit
Nė dritėn e kėtij riflektimi lind nevoja e njė
pėrgjigjje mė tė plotė pėr natyrėn e Shpėtimit, nė
kontekstin e luftės mes sė mirės dhe sė keqes nė tė
cilėn njeriu ėshtė i pėrfshirė?
Tė shumtėn e rasteve kjo luftė prezentohet duke bėrė njė
ballancim. Duke iu referuar kėtij simboli, mund tė
thuhet qė Hyji, me flijimin e Birit tė vet nė kryq, tė
ketė lejuar kėtė lėshim tė rėndėsisė sė madhe nė piatėn
e sė mirės, qė ajo nė fund tė dalė pėrherė ngadhėnjyese.
Fjala Shpėtimtar, qė nė gjuhėn polake tingėllon
Odkupiciel, ndėrlidhet me foljen odkupić, qė domethėnė
rifitoj. E njėjta gjė ndodh edhe me termin latin
Redemptor, etimologjia e sė cilės lidhet me foljen
redimere (rifitoj). Kjo analizė gjuhėsore mund tė na
afrojė te kuptimi i realitetit tė Shpėtimit.
Nė tė ndėrlidhen nė mėnyrė shumė tė ngushtė koncepti i
faljes, si edhe i shfajėsimit. Qė tė dy konceptet i
pėrkasin gjuhės sė Ungjillit. Krishti i falte mėkatet,
duke theksuar fuqinė qė Biri i njeriut e kishte pėr ta
bėrė kėtė akt. Kur ia sollėn tė paralizuarin, Ai sė pari
tha: Bir, tė janė falur mėkatet (Mk 2, 5) dhe pastai
shtoi: Ēohu, merre shtrojėn tėnde dhe shko nė shtėpinė
tėnde! (Mk 2, 11). Nė kėtė mėnyrė vėnte nė dukje qė
mėkati ėshtė njė e keqe mė e madhe se sa paraliza e
trupit. E kur, pas ringjalljes, u prezentua pėr herė tė
parė nė sallėn e Darkės, ku ishin tė bashkuar apostujt,
u tregoi atyre duart dhe kraharorin e vet tė shporuar
dhe pastaj tha: Merrni Shpirtin Shenjt! Atyre qė jua
falni mėkatet, u falen, e atyre qė nuk jua falni, nuk u
falen (Gjn 20, 22-23). Nė kėtė mėnyrė Ai u zbulon atyre
qė fuqia pėr ti falur mėkatet, qė vetėm Zoti e posedon,
i jipet edhe Kishės. Nė tė njėjtėn kohė ripohonte edhe
njė herė se mėkati ėshtė e keqja mė e madhe, prej tė
cili njeriu duhet tė lirohet, dhe sė bashku me kėtė u
trgonte se mundėsia pėr ta bėrė njė lirim tė tillė i
ėshtė besuar Kishės falė mundimit dhe vdekjes
shpėtimprurėse tė Krishtit.
Shėn Pali do ta shprehte kėtė tė vėrtetė nė mėnyrė edhe
mė tė thellė nėpėrmjet konceptit tė shfajėsimit. Nė
letrat e shėn Palit posaēėrisht nė ato tė Rromakve dhe
Galatasve doktrina mbi shfajėsimin merr njė konotacion
polemik. Pali, i formuar nė shkollėn e farizejve, qė
mėsonin Besėlidhjen e Vjetėr, konteston bindjen qė
burimi i shfajėsimit tė jetė nė Ligjin. Vėrtet, ai pohon
se njeriu nuk mund tė gjejė shfajėsimin pėrmes veprave
tė shkruara nė Ligj posaēėrisht, jo pėrmes praktikimit
tė shumė rregullave tė karakterit ritual, tė cilave u
jepnin njė rėndėsi tė madhe. Shfajėsimi ka burimin e vet
nė fenė nė Jezu Krishtin (khs. Gal 2, 15-21). Krishti i
kryqėzuar shfajėson njeriun mėkatar, ēdoherė qė ky, nė
saje tė fesė sė vet nė Shpėtimin e Krishtit, pendohet
pėr mėkatet e veta, kthehet te Hyji si te Ati i vet.
Kėshtu, pra, koncepti i shfajėsimit ėshtė, nga njė
pikėpamje, njė shprehje edhe mė e thellė e asaj qė ėshtė
pėrmbrenda misterit tė Shpėtimit. Pėr tė qenė tė
shfajėsuar para Hyjit nuk mjafton vetėm mundi njerzor;
ėshtė e nevojshme tė pėrshkohemi me hirin qė vjen nga
flia/vdekja e Krishtit. Vetėm flijimi i Krishtit nė
kryq, nė fakt, ka fuqinė pė ta shfajėsuar njeriun para
Hyjit.
Ringjallja e Krishtit paraqitet se vetėm masa e sė mirės
e dhuruar prej Hyjit nė histori pėrmes misterit tė
Shpėtimit, e ka atė madhėri qė i pėrgjigjrt plotėsisht
tė vėrtetės tė tė qenurit njeri. Misteri pashkvor bėhet
masa definitive e ekzistencės sė njeriut nė botėn e
krijuar prej Hyjit. Nė kėtė mister nuk na ėshtė zbuluar
vetėm e vėrteta eskatologjike, plotėsimi i ungjillit. Nė
tė shkėlqen edhe njė dritė qė shpėrndahėt mbi tėrė
ekzistencėn njerzore nė dimensionin e tij kohor dhe si
pasojė reflekton mbi botėn e krijuar. Krishti, me
ringjalljen e tij, ka shfajėsuar veprėn e krijimit
dhe, posaēėrisht, krijimin e njeriut, nė kuptimin se ka
zbuluar masėn e drejtė e sė mirės ashtu si Hyji e
kishte dhėnė kuptimin nė fillim tė historisė njerzore.
Masa e tillė nuk ėshtė vetėm ajo e parashikuar nga Ai nė
krijim dhe pastaj e vėr nė rrezik nga njeriu me mė
mėkatin e tij; ėshtė njė masė e bollshme, nė tė cilėn
plani fillestar gjenė njė realizim tė tij mė tė lart
(khs. Zan 3, 14-15). Nė Krishtin njeriu ėshtė i thirrur
nė njė jetė tė re, nė jetėn e birit nė Birin, shprehje e
pėrsosur e lavdisė sė Hyjit: gloria Dei vivens homo
lavdia e Hyjit ėshtė njeriu i gjallė.5
Shpėtimi: fitore e dhėnė njeriut si detyrė
Shpėtimi, falja e mėkateve, shfajėsimi janė shprehje
tė dashurisė sė Hyjit dhe tė mėshirės sė tij ndaj
njeriut. Nė ēfarė lidhje qėndron misteri i Shpėtimit dhe
liria e njeriut? Si paraqitet, nė dritėn e Shpėtimit,
rruga qė njeriu duhet ta zgjedhė pėr ta realizuar
plotėsisht lirinė e vet?
Nė misterin e Shpėtimit fitorja e Krishtit mbi tė keqen
i ėshtė dhėnė njeriut jo vetėm si privilegj personal,
por edhe si detyrė. Njeriu nėse e pranon, e bėn pėr vete
duke u vėnė nė udhėtim tė jetės sė brendshme, domethėnė
nė rrugėn e punės sė vetėdijėshme pėr veten e asaj
pune, nė tė cilėn ėshtė Krishti Mėsues. Ungjilli e fton
njeriun ta ndjekė pikėrisht kėtė rrugė. Eja pas meje!,
kjo thirrje e Krishtit tingėllon nė shumė faqe tė
Ungjillit dhe u drejtohet personave tė ndryshėm jo
vetėm peshkatarėve tė Galilesė qė Krishti i thėrret pėr
tu bėrė apostuj tė Tij (Mt 4, 19; Mk 1, 17; Gjn 1, 43),
por edhe, si pėr shembull, djaloshit tė pasur (Mt 19,
16-22; Lk 18, 18-23). Biseda e Krishtit me tė ėshtė
njėra ndėr tekstet kyqe mbi tė cilin duhet tė kthehemi
vazhdimisht, nga shumė pikėpamje, siē kam bėrė, nė
Enciklikėn Veritatis splendor (nr. 6-27).
Eja pas meje! ėshtė ftesa pėr ta marrur udhėtimin nė
tė cilėn na drejton dinamika e brendshme e misterit tė
Shpėtimit. Me kėtė udhėtimi ka tė bėjė mėsimi i pėrhapur
nė traktatet mbi jetėn e pėrbrendshme dhe mbi pėrvojėn
mistike, mbi tri etapat pėrmes tė cilave duhej kaluar po
deshe ta ndjekėsh Krishtin. Kėto tri etapa ndonjėherė
quhen rrugė. Flitet pėr rrugėn e pastrimit, shndritjes
dhe nė fund pėr atė tė bashkimit. Nė realitet, nuk janė
tri rrugė tė ndryshme, por tri tipare tė tė njėjtės
rrugė, nė tė cilat Krishti e thėrret ēdo njeri, sikurse
atėherė kur e thirri djaloshin nga Ungjilli.
Kur djaloshi e pyeti: Mėsues, ēfarė tė mire mė duhet tė
bėj pėr ta fituar jetėn e pasosur?, Krishti i
pėrgjegji: Nėse do tė hysh nė jetė, zbatoj urdhėrimet
(Mt 19, 16-17). Dhe kur djaloshi vazhdon tė pyesė:
Cilat?, Krishti ia kujton urdhėrimet kryesore tė
Dekalogut, posaēėrisht atė tė ashtuquajtėrėn rrasėn e
dytė, pra ato qė kanė tė bėjnė me tė afėrmin. Ėshtė e
njohur se nė mėsimin e Krishtit, tė gjitha urdhėrimet
pėrmblidhen nė urdhėrin e dashurisė ndaj Hyjit dhe ndaj
tė afėrmit (khs. Mt 22, 34-40; Mk 12, 28-31). Zbatimi i
urdhėrimeve, nėse kuptohen mirė, ėshtė sinonim i rrugės
sė pastrimit: nė fakt do tė thotė ta mposhtėsh mėkatin,
tė keqen morale nė format e shumta tė tija. Kjo sjell
njė pastrim tė brendshėm progresiv.
Nė tė njėjtėn kohė kjo lejon tė zbulohen vlerat. Mund tė
pėrfundojmė duke thėnė se rruga e pastrimit ka dalje nė
mėnyrė organike nė atė tė shndritjes. Vlerat nė fakt
janė drita qė ndriēojnė ekzistencėn dhe, dalėngadalė, me
punėn e njeriut me vetveten, ato ndriēojnė gjithnjė e mė
shumė nė horizontet e jetės sė vet. Paralelisht me
zbatimin e urdhėrimeve nė njeriun zhvillohen virtytet.
Pėr shembull, duke zbatuar urdhėrimin: Mos vra!,
njeriu zbulon vlerėn e jetės nė aspekte tė shumta dhe
mėson njė respekt gjithnjė mė tė madh pėr tė. Duke
zbatuar urdhėrimin: Mos kurvno!, njeriu e jeton
virtytin e pastėrtisė, dhe kjo domethėnė se ai zbulon
gjithmonė mė mirė dhantinė e bukurisė e trupit njerzor.
Pikėrisht kjo bukuri e dhuruar bėhet dritė e veprave tė
tija. Duke zbatuar urdhėrimin: Mos bėj dėshmi nė
rrenė!, njeriu kupton virtytin e sė vėrtetės. Jo vetėm
se largon nga jeta e tij ēdo rrenė dhe ēdo hipokrizi,
por zhvillon brenda vetes njė instinkt tė tė vėrtetės,
qė ia udhėheq gjithė veprat e tij. Dhe duke jetuar
kėshtu nė tvėrtetėn, humaniteti i tij fiton njė
tvėrtetė natyrore.
Nė kėtė mėnyrė, etapa e shndritjes, nė rrugėn e jetės sė
pėrbrendshme, del gradualisht nga etapa e pastrimit. Me
kalimin e kohės, nėse njeriu ndjek me kujdes Mėsuesin qė
ėshtė vetė Krishti, ndien gjithnjė e mė pak peshėn e
luftės kundėr sė keqes, kundėr mėkatit, dhe gjithnjė e
mė shumė do ta gėzojė dritėn hyjnore, qė pushton tėrė
krijimin. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse i lejon
njeriut tė dalė nga njė situatė e rėndė e pėrbrendėsisė,
gjithmonė nė rrezik pėr tė mėkatnuar qė mbetet
gjithmonė e pranishme derisa njeriu jeton pėr tė
lėvizur me njė liri gjithnjė e mė tė madhe nė botėn e
krijuar. Kėtė liri dhe thjeshtėsi ai e ruan njėjtėsisht
pėrballė qenieve njerėzore. Drita e mbrendshme i ndriēon
veprat e tija dhe gjithė tė mirėn e botės sė krijuar ia
tregon si ato qė dalin nga dora e Hyjit. Nė kėtė mėnyrė
rruga e pastrimit dhe, nė anėn e saj, rruga e ndriēimit,
pėrbėjnė hyrjen organike nė atė qė quhet rruga e
bashkimit. Kjo ėshtė etapa e fundit e udhėtimit tė
brendshėm, ajo nė tė cilėn shpirti pėrjeton njė bashkim
tė veēantė me Hyjin. Ky bashkim arrihet nė kontemplacion
me Qenien hyjnore dhe nė pėrvojėn e dashurisė qė nga ajo
buron me intensitet tė rritur. Kėshtu anticipohet nė
njėfarė mase ajo qė do tė jetė pjesė e njeriut nė
amshim, matan vdekjes dhe varrit. Nė fakt, Krishti si
Mėsues i vėrtetė i jetės shpirtėrore, e tė gjithė ata qė
janė formuar nė shkollėn e tij, mėsojnė qė nė rrugėn e
bashkimit me Hyjin mund tė hynė madje edhe nė kėtė bėtė.
Kushtituta dogmatike Lumen gentium (nr. 36) pohon:
Krishti, i cili u bė i dėgjueshėm deri nė vdekje dhe
pėr kėtė arsye e lartėsoi Ati (khs. Fil 2, 8-9), hyri nė
lavdi tė mbretėrisė sė Tij; Atij i janė nėnshtruar tė
gjitha sendet, ndėrsa Ai vetė ia nėnshtroi veten dhe tė
gjitha krijesat Atit, qė tė jetė Hyji gjithēka nė tė
gjithė. (khs. 1 Kor 15, 27-28). Siē po e shohim,
Koncili shqyrton nė njė kontekst shumė tė gjerė, duke e
ilustruar nė ēka konsiston pjesėmarrja nė misionin e
Krishtit. Nė tė njėjtėn kohė fjalėt e tija na ndihmojnė
ta kuptojmė se si bashkimi me Hyjin mund tė realizohet
nė jetėn bashkėkohore. Nėse rruga e bashkimit qė na e
tregon Krishti, tė ēon pėrfundimisht nė gjendjen ku
Hyji do tė jetė gjithēka nė tė gjitha, bashkimi me
Hyjin qė realizohet kėtu nė tokė plotėsohet pikėrisht nė
bazė tė kėti principi. Njeriu e gjen Hyjin nė gjithēka,
nė takim me Te ėshtė gjithēka e mbi tė gjtiha. Gjėrat e
krijuara pushojnė tė jenė njė rrezik pėr tė, siē ishin
ndėrsa kalonte rrugėn e pastrimit. Gjėrat, e, nė veēanti
personat, jo vetėm e rigjejnė dritėn e tyre, por nėse
mund ta shpreh nė kėtė mėnyrė, kanė hyrje nė vetė
Hyjin, ashtu siē Ai ka dashur ti zbulohet njeriut: si
Atė, si Shpėtimtar dhe si Dhėndėrr.
(Pjesė nga libri: Giovanni Paolo II, Memoria e Identitą,
Libreria Editrice Vaticana, Citta del Vaticano 2005, fq.
13-43)
Pėrktheu nga italishtja: Anton UKA
MYSTERIUM INIQUITATIS:
Coexistence of good and evil
Karol Wojtyla John Paul II
Summary
In this part of the book, The memory and identity,
Holy Father, Pope John Paul II, describes shortly the
bettering reality that Europe used to face during 20th
century. Since the beginning, the Holy Father talks
about the presence of good and evil in the world.
According to him, the evil is a result of inactivity and
disengagement of every person to do well. No one can
escape from such responsibility. There are two issues
discussed the most, Nazism and Communism, which actually
caused the worst tragedies to human kind. Personally I
experienced these two evil ideologies, and they remain
unforgettable in my memory, says the Holy Father. In
general, the Pope gives answers regarding evil
ideologies based on religious experience. The good wins
over evil, because Jesus conquers over the sin. Holy
Father supports this argument, this truth, by saying
even when we think that evil is ruling the world, God
supports and rewards the principles of the right. The
mystery of reward, which also is part of discussion in
this book, is the initiative taken by God, and this way
the good definitely wins over the evil. In the end it is
stated that Jesus victory over the evil is not only
precedence for humans, it is also an obligation for them
to contribute for good, so they can resemble their
Teacher too.
|