|
Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza

nga
Vatican.va
"Me gjak jam shqiptare; me
nėnshtetėsi, indiane. Pėrsa i pėrket besimit, jam
murgeshė katolike. Sipas thirrjes, i pėrkas botės. Por
zemra ime i pėrket plotėsisht Zemrės sė Krishtit".
Nėnė Terezės, me shtat imcak, por me besim shkėmbor, tė
patundur, iu besua misioni tė kumtonte dashurinė e etur
tė Jezusit pėr njerėzimin, veēanėrisht pėr mė tė
varfėrit ndėr tė varfėr. "Hyji vijon ta dojė botėn
dhe na dėrgon ty e mua pėr t'u shprehur tė varfėrve
dashurinė dhe mėshirėn e Tij". Nė shpirtin e saj,
pėrplot me dritėn e Krishtit e me dashuri tė zjarrtė pėr
Tė, kishte njė dėshirė tė vetme : "Tė shuante etjen
e dashurisė sė Tij pėr shpirtrat njerėzore".
Kjo lajmėtare e ndritur e dashurisė sė Zotit, lindi mė
26 gusht 1910 nė Shkup, qytet i vendosur nė udhėkryq tė
historisė sė Ballkanit. Mė e vogla e pesė fėmijėve tė
Nikollė dhe Drane Bojaxhiut, u pagėzua me emrin Gonxhe
Anjeze, mori Kungimin e parė nė moshėn pesė vjeē e
gjysėm e u krezmua nė nėntor tė vitit 1916. Qė ditėn e
Kungimit tė parė, ndjeu nė zemėr njė dashuri tė thellė
pėr shpirtrat njerėzore. Me vdekjen e papritur tė
babait, nė sa Anjezja nuk i kishte mbushur endč 8
vjetėt, pėr familjen filluan vėshtirėsitė ekonomike.
Dranja, grua burrneshė, i rriti fėmijėt plot dashuri,
duke ndikuar shumė nė karakterin dhe rrugėn e jetės qė
do tė zgjidhte e bija. Mė pas formimi fetar i Gonxhes u
thellua nė famullinė Zemrės sė Krishtit, nėn drejtimin e
jezuitėve, nė sa merrte pjesė gjallėrisht ndėr tė gjitha
veprimtaritė.
Nė moshėn 18 vjeēare, e shtyrė nga dėshira pėr t'u bėrė
misionare, nė shtator tė vitit 1928, Gonxhja i tha
lamtumirė shtėpisė atėrore, pėr tė hyrė nė Institutin e
sė Lumes Zojė, qė njihej ndryshe me emrin "Motrat e
Loretos", nė Irlandė. Atje mori emrin motėr Mari Tereza,
pėr nder tė Shėn Terezės sė Krishtit Fėmijė. Nė dhjetor
u nis pėr nė Indi. Nė Kalkutė arriti mė 6 Janar tė vitit
1929. Pasi bėri kushtet e pėrkohshme, nė maj tė vitit
1931, Motėr Tereza u dėrgua nė bashkėsinė e Loretos, nė
Entali, ku dha mėsim nė shkollėn St.Mary pėr vajza. Mė
24 maj tė 1937-ės, motėr Tereza paraqiti kushtet e
pėrjetshme duke u bėrė, siē tha ajo vetė: "Vashė e
Jezusit" pėr "amshim". Qė nga ajo ditė e tutje u quajt
Nėnė Tereza. Vazhdoi tė jepte mėsim nė St. Mary dhe mė
1944 u emėrua drejtoreshė e shkollės. Grua qė ia kishte
kushtuar jetėn lutjes, qė i donte fort motrat dhe
nxėnėset e saj, Nėnė Tereza jetoi e lumtur nė Loreto pėr
njėzet vjet me radhė. E njohur pėr zemėrgjerėsi, bujari,
guxim, aftėsi tė posaēme nė kryerjen e punėve mė tė
rėnda dhe pėr talent tė natyrshėm organizativ, ajo e
jetoi pėrkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndėrmjet motrave,
me besnikėri dhe gėzim.
Mė 10 dhjetor tė 1946-ės, gjatė udhėtimit me tren nga
Kalkuta nė Darjeeling, pėr ushtrimet shpirtėrore
vjetore, Nėnė Tereza ndjeu "frymėzimin" e ri, "thirrjen
brenda thirrjes". Atė ditė, si e qysh ajo nuk e tregoi
kurrė, etja e Krishtit pėr dashuri e pėr shpirtra
njerėzore e pushtoi zemrėn e saj dhe dėshira e flaktė
pėr ta shuar etjen e Zotit u bė qėllimi kryesor i jetės.
Nė javėt dhe muajt e mėpasėm, ajo nisi tė dėgjonte njė
zė qė i fliste shpirtit tė saj e tė shihte vegime.
Krishti i zbulonte kėshtu dėshirėn e zemrės sė Tij ndaj
"njerėzve, qė duke u flijuar pėr dashurinė", "do tė
rrezatonin dashurinė e tij ndėr shpirtra". "Eja, tė jesh
drita ime"- iu lut - "nuk mund tė shkoj vetėm". E i
tregoi sa vuante duke parė mospėrfilljen ndaj tė
varfėrve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e
njihnin e sa dashuri tė zjarrtė kishte pėr ta. Jezusi i
kėrkoi Nėnė Terezės tė themelonte njė bashkėsi
rregulltare, Misionaret e Bamirėsisė, qė do t'i
kushtoheshin shėrbimit ndaj mė tė varfėrve ndėrmjet tė
varfėrve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e
verifikimesh, para se Nėnė Tereza tė merrte lejen pėr
fillimin e misionit tė saj tė ri. Mė 17 gusht tė
1948-ės, veshi pėr herė tė parė sarin e bardhė me anėt
blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit tė Loretos,
tė cilin e donte aq shumė, pėr tė hyrė nė botėn e tė
varfėrve.
Pas njė kursi tė shkurtėr pranė Motrave Mjeke Misionare
nė Patna, Nėnė Tereza u kthye rishtas nė Kalkutė ku
gjeti njė strehė tė pėrkohshme pranė Motrave tė Vogla tė
tė Varfėrve. Mė 21 dhjetor shkeli pėr herė tė parė nė
lagjet e tė varfėrve: vizitoi familje, u lau plagėt disa
fėmijėve, u kujdesua pėr njė plak qė dergjej nė rrugė tė
madhe dhe pėr njė grua qė po vdiste nga uria e nga
tuberkulozi. E niste ditėn me Jezusin nė Eukaristi;
pastaj, me rruzaren nė duar, dilte pėr t'i gjetur dhe
pėr t'u shėrbyer atyre qė janė: "tė braktisur, tė
padashur, tė papėrkujdesur". Disa muaj mė vonė, me tė u
bashkuan, njėra pas tjetrės, disa nga ish-nxėnėset e
saj.
Mė 7 tetor tė vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutės njihte
zyrtarisht Kongregatėn e re tė Misionareve tė
Bamirėsisė. Nė muajt e parė tė vitit 1960, Nėnė Tereza
filloi t'i dėrgonte motrat e saj nė tė katėr anėt e
Indisė. E Drejta Papnore, lėshuar Kongregatės nga Papa
Pali VI nė shkurt tė 1965-ės, i dha zemėr tė hapte njė
shtėpi misionare nė Venezuelė. Menjėherė pas saj u
themeluan shtėpi tė tjera nė Romė e nė Tanzani dhe, pak
mė vonė, nė tė gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti
1980, deri mė 1990, Nėnė Tereza hapi shtėpi misioni
pothuajse nė tė gjitha vendet komuniste, duke pėrfshirė
ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipėrinė dhe Kubėn.
Pėr t'iu pėrgjigjur sa mė mirė si nevojave fizike, ashtu
dhe atyre shpirtėrore tė tė varfėrve, Nėnė Tereza mė
1963 themeloi Vėllezėrit Misionarė tė Bamirėsisė; mė
1976, degėn kundruese tė motrave; mė 1979, Vėllezėrit
kundrues dhe mė 1984, Etėrit Misionarė tė Bamirėsisė.
Gjithsesi frymėzimi i saj nuk u kufizua vetėm nė
njerėzit e thirrur pėr jetė rregulltare. Organizoi
Bashkėpunėtorėt e Nėnė Terezės dhe Bashkėpunėtorėt e
Sėmurė dhe tė Munduar, njerėz tė feve e tė kombėsive tė
ndryshme, me tė cilėt u bė njė nė lutje, thjeshtėsi,
flijim dhe nė apostullimin e saj qė shprehej me vepra tė
pėrvuajtura bamirėsie. Kjo frymė e shtyu tė themelonte
mė pas Misionarėt Shekullarė tė Bamirėsisė. Duke iu
pėrgjigjur kėrkesės sė shumė meshtarėve, mė 1991 Nėnė
Tereza themeloi edhe Lėvizjen e Korpit tė Krishtit pėr
Meshtarė, si "rrugė e vogėl qė i ēon nė shenjtėrim" ata,
tė cilėt ishin njė mendje me karizmėn dhe me shpirtin e
saj.
Gjatė kėtyre viteve, nė sa misioni i saj pėrhapej me tė
shpejtė, bota filloi t'ia ngulte sytė Nėnė Terezės dhe
veprės qė ajo kishte nisur. Meritoi shumė ēmime pėr
veprėn e saj, duke filluar nga Ēmimi indian Padmashri,
nė vitin 1962, pėr tė vijuar me Ēmimin e rėndėsishėm
Nobel pėr Paqen, mė 1979, ndėrsa mjetet e komunikimit
filluan t'i ndiqnin veprimtaritė e saj me interes
gjithnjė e mė tė madh. Si ēmimet, ashtu edhe gjithēka qė
e vinte nė qėndėr tė vėmendjes, i pranoi "pėr lavdinė e
Zotit e nė emėr tė tė varfėrve".
Gjithė jeta dhe vepra e Nėnė Terezės ėshtė dėshmi e
gėzimit qė buron nga dashuria, e madhėshtisė dhe e
dinjitetit tė ēdo njeriu, e vlerės sė gjėrave tė vogla
tė bėra me besnikėri e me dashuri, e sidomos, e vlerės
sė pakrahasueshme tė miqėsisė me Zotin. Por duhet
theksuar edhe njė virtyt tjetėr heroik i kėsaj gruaje tė
madhe, i cili u bė i njohur vetėm pas vdekjes sė saj. E
fshehur nga sytė e tė gjithėve, e fshehur deri nga ata
qė i qėndruan mė pranė, jeta e saj e brendshme u vu nė
provė: pati pėrshtypjen e dhimbshme e tė vazhdueshme se
ishte ndarė nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur,
ndėrsa nė shpirt i rritej gjithnjė e mė tepėr dėshira
pėr ta pasur pranė. Atė qė po provonte e quajti
"errėsirė". "Nata e dhimbshme" e shpirtit tė saj, e cila
nisi nė kohėn kur sapo kishte filluar apostullimin mes
tė varfėrve e qė vijoi gjatė gjithė jetės, e ēoi Nėnė
Terezėn nė njė bashkim edhe mė tė thellė me Zotin.
Pėrmes errėsirės, mori pjesė mistikisht nė etjen e
Krishtit, nė dėshirėn e tij tė dhimbshme e tė zjarrtė
pėr dashuri, duke u njėsuar me mjerimin e tė varfėrve.
Gjatė viteve tė fundit tė jetės, pa marrė parasysh
problemet e shumta e serioze shėndetėsore, Nėnė Tereza
vijoi t'i printe Kongregatės sė saj dhe t'u pėrgjigjej
nevojave tė tė varfėrve e tė Kishės. Nė vitin 1997 Nėnė
Tereza kishte 4000 motra, tė pranishme nė 610 shtėpi
misionare, tė pėrhapura nė 123 vende tė botės. Nė mars
tė vitit 1997 bekoi Eproren e re tė Pėrgjithshme, tė
sapo zgjedhur, tė Misionareve tė Bamirėsisė e bėri edhe
njė udhėtim jashtė shteti. Si pati takuar Papėn Gjon
Pali II pėr tė mbramen herė, u rikthye nė Kalkutė ku
kaloi javėt e fundit tė jetės duke pritur vizitorė e
duke u dhėnė kėshilla simotrave. Mė 5 shtator 1997 jeta
tokėsore e Nėnė Terezės arriti cakun e fundit. Qeveria
indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, nė pėrfundim tė
tė cilit trupi i saj u varros nė Shtėpinė-Nėnė tė
Misionareve tė Bamirėsisė. Shumė shpejt varri i saj u bė
cak shtegtimi e lutjeje pėr njerėz tė besojmave tė
ndryshme, pėr tė varfėr e pėr tė pasur, pa kurrfarė
dallimi. Nėnė Tereza na lė testamentin e fesė sė
patundur, tė shpresės sė pamposhtur e tė bamirėsisė sė
jashtzakonshme. Duke iu pėrgjigjur thirrjes sė Jezusit
"Eja, tė jesh drita ime!", u bė Misionare e bamirėsisė,
"Nėnė e tė varfėrve", simbol i mėshirės pėr mbarė botėn
e dėshmitare e gjallė e dashurisė sė etshme tė Zotit.
Mė pak se dy vjet pas vdekjes, pėr shkak tė pėrhapjes sė
famės sė shenjtėrisė dhe hireve tė nxjerra me
ndėrmjetėsinė e saj, Papa Gjon Pali II lejoi tė hapej
ēėshtja e kanonizimit. Mė 20 dhjetor 2002 miratoi
dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitė e bėra me
ndėrmjetėsinė e saj.
|