|
Fritz RADOVANI:
NĖ TORTURĖ NJĖ FIJE FLOKU TĖ NDANĖ NGA VDEKJA
OSE VETVRASJA!...
Kjo nuk asht thanje e emja! Kėto janė fjalėt
e tė Ndjerit Loro Vata, i dėnuem politik nga rregjimi
komunist i Enver Hoxhės. Ka mėrrijtė me mbijetue deri nė
vitin 2000...
Tė gjitha proceset e hetuesisė sė Sigurimit komunist
shqiptar mbyllėn me kėto fjalė:
Tue mos pasė se ēka me thanė, as me shkrue ma tepėr se
kėto sa thashė ma sipėr i vėrtetoj me nėnshkrimin tem pa
as ma tė voglin shtėrngim. ..... Firma.
Kjo ishte formula me tė cilėn vojohej
ēdo i prangosun nė hetuesinė komuniste!
Komunizmi asht njė sistem pėrbindsh qė pėrdoret nga
njerėzit me qellime amorale, gjithmonė tė errsueme, nėn
njė pelerinė tė pranueshme morale dhe humane qė mashtron
shumicėn me fjalėt: Barazi pėr tė gjithė
njėsoj!. Sigurimi i shtetit asht mjeti ma i
sakti antiligjor me tė cilin shteti tė krijon
pėrshtypjen se ai po mbrohet nga ata elementa qė e
sulmojnė pandėrpremje ligjin dhe rendin tue komplotue
dhe organizue skema pėr rrėzimin e sistemit komunist me
dhunė. Kėrcnimi dhe terrorizmi i kuq ndaj popullit tė
nėnshtruem nga frika nuk zhduken asnjėherė gjatė
qeverisjes komuniste, por nė rrethana tė veēanta shtohen
ose zbresin ashpėrsinė e tyne tė kombinueme me kėrkesėn
e propagandės sė kohės. Sistemi i diktaturės sė
proletariatit, ose komunizmi materialist leninist e
stalinist qė nuk kanė asnjėfarė ndryshimi njeni prej
tjetrit, fillojnė me zhdukjen e inteligjencės evropjane
pėrendimore, shkatrrimin e aparatit shtetnor (tė vjetėr)
dhe me vrasjet e metodat ma tė pamėshirshme ata luftojnė
pėr vdekje elementat pėrparimtar dhe klerin katolik, si
pengesa kryesore pėr realizimin e djallzuem tė qellimėve
tė veta shtypse dhe friguese nė mbarė popullin. Shqipnia
asht kenė shteti ma i vogėl socialist nė Evropė por,
edhe ma i izoluemi e i vetmuemi prej shtetėve
ballkanike. Kjo ishte pasojė historike qė e veēonte ate
nė tė gjitha pikėpamjet etnike, kulturore, etj. Pozita e
favorshme gjeografike e saj dhe qendresa ndaj asimilimit
nga ma tė mėdhajt apo pushtuesit ma tė fuqishėm kanė
ruejtė kenjėn e saj por, gjithmonė tue u shikue me njė
smirė aq tė theksueme sa shpesh ka shpėrthye nė urrejtje
pėr zhdukje. Kjo u vėrtetue mbas Luftės sė Dytė Botnore,
kur ajo u la si plaēkė lufte nga Rusvelti nė Jalta nėn
thundrėn e Jugosllavisė sė Titos, mikut tė bolshevikut
Stalin, me vullnetin e pėlqimin e Enver Hoxhės, drejtues
i Partisė komuniste Shqiptare, qė u thėmelue nga vetė
jugosllavėt nė vitin 1941 dhe, qė, u shue nė vitin 1991
tue i shėrbye besnikisht politikės sllavo komuniste.
Pėr ata qė nuk e njohin kėte sistem qeverisės shpesh
krijohet idea e njėfarė stabiliteti dhe, ajo qė mashtron
opinjonin ndėrkombėtar asht mbasmedia false
antikombėtare qė paraqet terrorin komunist si njė
shpėtimtar tAtdheut dhe terroristėt vrasės e
torturues i ngritė nė piedestalin e heronjve tė heshtun,
madje tue vazhdue edhe sot me i dekorue si njerėz tė
nderuem dhe tė sakrificės nė dobi tė interesave t
Atdheut, tė ruejtjes sė pavarsisė territoriale dhe tė
interesave tė Popullit Shqiptar.
Kjo arrihėt nga pasojat e randa qė ka kalue Shqipnia nėn
diktaturėn komuniste gjysė shekullore, tue u
shpėrfėtyrue, tue shnjerzue, tue u frigue dhe tue u
mbajtė nėn terror tegėr e barbar nga njė grup i dhunės
dhe i informatorve tė urryem, qė me mjetėt ma primitive
tė torturės dhe tė nėnshtrimit arrijnė me ba njė Popull
tė tanė servil dhe hipokrit. Spijunėt dhe provokatorėt
tė ēveshun moralisht dhe fizikisht nga Sigurimi i
shtetit, arrijnė deri nė kupolėn ma tė lartė tė partisė
dhe tė shtetit tue survejue edhe bashpuntorėt e vet, me
tė cilėt njė natė pėrpara kanė shkrepė gotat pėr fitorėn
ndaj armikut tė pėrbashkėt. Ka raste qė ky kafshim i
tyne ndaj njenitjetrit nuk arrinė deri nė kockė, por
pasoja asht e mnershme nė shpartallimin moral, ku ēdo
ndjenjė edhe e fjetun njerzore venitėt, shuhėt, zhdukėt,
vdesin edhe qelizat e paralizueme tė sajat, tue e kėthye
kėte kufomė nė vegėl qorre tė Sigurimit. Kėta njerėz tė
edukuem, tė kėshilluem, tė financuem dhe tė mobilizuem
me armėt e dhunės janė metastazat vdekjepruese tė
ideologjisė marksiste leniniste, shfarosėse dhe
rrėnuese tė njė kombi, sėpse ata mbrenda Perdes sė
Hekurt kanė mbjellė vuejtje e fukarallek masiv, me anėn
e zhvillimėve tė ngjarjeve tė pėrditėshme dramatike,
arrestimėve, vrasjeve, zhdukjeve, internimėve,
shpartallimit shoqnor e kulturor, shpronsimėve,
plaēkitjeve, djegėjeve haptas dhe zyrtarisht tė librave,
bibliotekave e muzeumėve, rrafshimit tė vėprave tė
kultit dhe tė fesė, tue arrijtė deri nė veprėn ma tė
kobėshme pėr njė komb, ēvarrosjen e tė vdekunve tė
konsideruem armiq edhe pse kishin vdekė 50 vjet para
ardhjes sė komunizmit nė pushtet.
Shteti komunist shqiptar i udhėhequn nga majmuni
diktator Enver Hoxha, qeverisi pėr 40 vjet me dorėn e
rrebtė gjakatare tė tij Sigurimin e shtetit, i shquem
pėr dhunėn ma mizore dhe tue vra e gjymtue nė masė ka
arrijtė me rranjosė nė kėte vend atė terror shtetnor qė
pėr dekada tė tana populli nuk ka pėr tė harrue termin
rrėnqethės tė Luftės sė kllasave. Pėrdorimi i formave
ma tė shėmtueme dhe ma tė pamėshirshme tė terrorizmit
sillte ndėr viktima dėshirėn me vdekė njė minut e ma
parė, por torturuesit katil u thonin: Jo, do tju
ringjallim pėr tju torturuar prap, se nuk jemi ngopur
me kaq sa kemi bėrė!.... Numri i tė vdekunve nė tortura
nuk ka me u ditė kurrė. Tė gjymtuemit fizikisht nė
hetuesi pothuej tė gjithė janė vra e mbytė nė labirintėt
e Sigurimit. Nė gjithė qytetin e Shkodres, vetėm njė
avokat Baltasar Benussi, ka arrijtė me mbijetue dhe me
dalė nga burgu, tė gjithė tjerėt janė zhdukė pėr me u
mėshef gjurmėt e krimėve si dikur nė rendin e skllavrisė.
Oficerėt dhe agjentėt e Sigurimit rrallėherė vrasin, ata
torturojnė, rjepin, sakatojnė, dhunojnė seksualisht,
djegin, presin gjymtyrė, dhe janė tė mangėt seksualisht
e mendsisht. Ja njė shembull:
Nė vitin 1967 i burgosuni AR, nė hetuesinė e Tiranės mė
ka tregue me gojėn e tij se, pėr mue ishte e mnershme
ardhja darkės tė sė dieles. Hetuesi katil Elham Xhika
mbasi shetiste me gruen e tij nė bulevardin e Tiranės,
kėthente nė lulishtėn tek Sahati, aty pinte dy tri gota
raki, shpėrlahej me birrė, ngopej me meze dhe pėrcillte
gruen nė shtėpi. Rreth orės 22.00 shkonte nė hetuesi dhe
merrte nė dhomėn e torturave tė arrestuemin AR, tė cilit
i tregonte shėtitjen, pijen dhe ngopjen me ushqime e
tashti, para se tė shkoj pėr tė fjetur, kam ardhur pėr
tė torturuar ty se nuk mė zė gjumi pa tė masakruar pėr
qejfė... dhe, kjo torturė vazhdonte deri rreth orės 1
mbas mesnate kur AR mbetej pa ndjenja i shtrimė nė
ēimento, i mbuluem nė gjak e shpesh me dhambė tė thyem
pėrtokė... Ai ngulte kambė se AR ka mendue me krijue njė
Parti Demokristjane Shqiptare, gja e cila as nuk i
kishte shkue ndonjėherė nėpėr mend. I thonte se shpejt
do tė ballafaqoi edhe me bashpuntorin tand...por pėr AR
ishte njė fantazi ballafaqimi mbasi nuk kishte asgja tė
vėrtetė akuza. Njė ditė i sjellė tė dy nė zyre; AR dhe
DMH. Ishin aty edhe dy hetuesit katil Elhami dhe imorali
Dhimitėr Shkodrani. Elhami i drejtohet AR, E njeh kėte
kush ėshtė? AR i pėrgjigjet jo! Vėrtetė nuk e njihte,
as nuk e kishte pa kurrė atė pėrson. Pėrsėritė prap
shikoje mirė dhe mos gėnje, se do tė gjakos, ky ėshtė
miku yt! Ky i pėrgjigjėt prap jo, nuk e njoh kėte
njeri! Elhami e urdhnon AR me u sjellė me fėtyrė nga DMH
dhe me e shikue mirė... Mbas 20 25 minutash e pyet
prap, por AR nuk e njihte fare atė njeri. Atėherė,
Elhami i thotė DMH, foli njė ēikė kėtij maskarajt!... Ai
me njė za tė mekun i drejtohėt AR: Jam Don Mark
Hasi..., AR tmerrohėt kur e ndigjon tue folė, se me tė
vėrtetė ishte Don Marku, njė mik i tij, por qė ishte
shpėrba fare dhe nuk njihej se kush ishte ma, i thotė:
Kush je mor ti, Don Marku je ti dhe, ke vojtė kėshtu?
Po, i pėrgjigjet ai vetė jam, nuk mujta me bajtė ma!
Atėherė, AR i thotė: Mos u torturo ma, por nėnshkruej e
ta mbyllim procesin!...
Kėshtu, njėgjysėm miljoni shqiptar kanė nėnshkrue
pa ma tė voglin shtėrngim...
Sot, asht koha qė nuk duhėt me heshtė ma! Janė mbi
500 000 vetė qė kanė kalue nė hetuesinė
komuniste, janė jo aq pak sa kujton Evropa, janė aqsa
tue kujtue torturat e bame mbi trupat e Tyne tė
Pafajshme, nuk duhėt tė na zanė gjumi i natės, mbasi
diplomacia e heshtun don me thanė: Vazhdoni...por,
jo, me né, na rrimė pa za... mbas jush!...Turp!
E ēka ishin kėta qė mbytėn e vranė edhe mbi 45.000
vetė, deri nė vitin 1974?
Nė Janarin e vitit 1945, dy muej mbas ēlirimit, Don
Lazėr Shantojės, i presin dy kambėt me sharrė druevari
dhe i thejnė dy parakrahėt...e lanė zvarrė nė ēimenton e
birucės tė zhytun nė ndytsinat e pisllekun e papastruem,
pinte urinėn e vet dhe hante ndytsinėn qė shkrryhej mbi
te...vetėm se ishte Klerik katolik, dijetar, publiēist,
shkrimtar e Atdhetar...
Nė vitin 1946, avokat Muzafer Pipės, Zoji Thėmeli i futė
nė muskujt e krahve njė hekur tė skuqun, i cili i takon
pėr shtyllėn kurrizore...dhe, Muzaferi vdes!
Nė vitin 1946, nė burgun e Kishės Franēeskane, vajza VK,
pėrdhunohet nga Ahmet Suji e lidhun pėr tavolinė me
sinxhir anijesh, tue mos mujtė me lėvizė nga pesha e
tyne...
Ndėrsa vajza ZVK, mbasi e kanė pėrdhunue e kanė hjellė
tė ēveshun lakuriq nė ēimento tė birucės ku ishte At
Ēiprian Nika, i cili ka ēveshė mantelin dhe e ka mbulue
nė atė natė shumė tė ftohėt dimni, ndėrsa Ai vetė ka
vazhdue me qėndrue pa gjum nė kėmishė.
(Dėshmi gojore nga vetė ZVK, nė vitin 1993).
Papa Josif Papamihajlin e zhysin pėr sė gjalli nė baltat
e kėnetės sė Maliqit...
Nė vitin 1946, Simon Darragjati, Kolec Deda, Prof. Simon
Deda, hidhėn poshtė nga dritarėt, dhe u thehėn rrashtat
nė kalldramėt e shtėpijave tė kėthyeme nė hetuesi...
Nė vitin 1949, Imzot Prof. Jul Bonati gjindėt nė
manikomjo i shkymė dhe i coptuem nga tė ēmendunit...i
dėrguem aty pėr atė qellim, mbasi u dėnue nga
gjykata...
Nė vitin 1946 malėsori NP u vesh me jelekun metalik, u
lidh si dashi nė hell dhe u vue mbi zjarrin e ndezun,
pėr me pranue me krye vrasjėn e Don Nikoll Gazullit...
(Dėshmi nga At Konrrad Gjolaj, nė vitin 1996).
At Frano Kiri, lidhėt fėtyrė pėr fėtyrė tri ditė me njė
tė vdekun, tue i kullue ujnat nga sipėr At Franos. Mė ka
tregue me gojėn e Tij nė vitin 1962, sėsi ka pi urinėn e
mbetun nė rrasat e njė banjos, mbas tri ditėsh i etun
sėpse nuk i kishin dhanė me pi ujė...
At Konrrad Gjolaj mbasi zhytej nė ujė tė ftohtė dhe tė
pistė, lehej i ēveshun pa asnjė batani nė birucė, pėr 7
javė nė pikėn e dimnit. (Dėshmi gojore nė vitin 1996).
Imzot Errnesto Ēoba, asht arrestue me datėn 29.IV.1976 e
deri ditėn qė ka vdekė me 8.I.1980 asht lanė i veshun me
rrobat qė ka pasė veshė ditėn qė asht arrestue, shtrihej
nė ēimento dhe flente pa shtroje as mbuloje gjithė ata
vite. Nuk i kanė lejue asnjė batani! Kur e ēonin nga njė
vend nė tjetrin e futshin nė njė thes dhe i lidhnin
gryken...
Vajzės 20 vjeēare Maria Tuci i fusin gjysmėn e trupit nė
thes ku ishin edhe dy mace mbrendė qė i egėrsonin tue i
rrah...E shkreta vajzė gjakosej nga shkymja e thonjėve
tė tyne.
Don Mark Hasit, hetuesi Nesti Kopali i ka mbėrthye
gjuhėn pėr tavolinė me thikė.
(Shenjėn horizontale rreth 3 cm. nė gjuhė, e kam pa me
sytė e mij nė vitin 1956).
Nė vitin 1974, Don Mikel Beltoja shkyhet pėr gjymtyrėsh
para se me e vra...
Dr. Alfred Ashiku digjet me aēid nė organet gjenitale,
si pasojė edhe vdes nė Vlonė.
Kompozitori Prenkė Jakova hidhėt nga dritaria e Shtėpisė
sė Kulturės nė Shkoder.
Urija, etja, tė ftohtit, pagjumsia, korrenti elektrik,
rrahjet, kujzat ndėr thonjė, vezėt e zieme ndėr
stjetulla, varjet ndėr hatlla e pemė nė kohė bore e
shiu, ilaēet pėr me ēatrafilue sistemin nervor, shishet
e ujit tė kripun pėr tė etunit, zhytjet ndėr pusat e
zezė, goditjet e kokės me dru, thymjet e dhambve apo tė
kockave, cigarėt e ndezuna nė sy apo nė trup, zhguljet e
thonjve me pinca, zhguljet e flokve dhe musteqeve,
prania e vazhdueshme e parazitėve, morra, pleshta, minj,
etj. e deri tek pėrdhunimi brutal e shtazor i vajzave tė
reja nga ana e kafshve tė Sigurimit tė shtetit, asht
vetėm njė kapitull i provės sė thanjės tė tė Ndjerit
Loro Vata, por gropat e Zallit tė Kirit dhe hekurat e
burgjeve tė Shqipnisė duhet tė daltojnė pėrjetsisht nė
gur dhe nė bronx Martiriumin e Shqipnisė Socialiste 1944
1991.
Janė shkrue qindra mijra episode torture, do tė shkruhėn
edhe kushedi sa tė tjera, por njė studim i plotė i
torturave tė bame nga Sigurimi komunist shqiptar endč
mungon. Asht njė detyrė ndaj Atdheut dhe Viktimave tė
terrorit komunist me pėrjetsue jetėn dhe martirizimin e
Atyne qindra mijra Shqiptarve, vėllazėnve e motrave tona
qė meritojnė me Ju mbulue sot tokėn me gjeth dafine, kur
sipėr Tyne nuk kanė endč as njė Shenjė tek koka!
Populli Shqiptar sot asht para dy ngjarjeve me tė
vėrtetė shumė tė rėndėsishme; para vėndimit tė
Parlamentit pėr hapjen e dosjeve dhe zgjedhjeve tė reja
2009. Janė dy probleme shumė tė lidhuna njena me tjetrėn
dhe qė tė dyja nėse nuk zgjidhėn drejtė do tė randojnė
vetėm mbi shpatullat e Popullit. Po bahėn 20 vjet qė
vazhdohet nga drejtuesit e shtetit tonė tė ndiqėt parimi
leninist Njė hap para dhe dy hapa mbrapa!.
Ka pas thanė At Fishta: Shqiptarėt pelqejnė me ecė si
gaforrja nė njė krah....
Me tė vėrtetė qė po bahėn 70 vjet qė nga pushtimi
fashist e shqiptarėt vazhdojnė me ecė majtas, me mendue
majtas, me folė majtas dhe me punue vetėm me dorėn e
majtė. Kur ishim fėmijė dhe uleshim nė sofėr, gjyshja
ose nana kur na shihnin se kemi marrė lugėn me dorėn e
majtė, gjithnjė na qortonin: Mos e mbaj lugėn me dorėn
e keqe, po kaloje nė dorėn e djathtė!. Shqiptarėt
vazhdojnė me hangėr me dorėn e keqe edhe pse
prėtendojnė me shkue nė sofrėn evropjane!... Asht e
vėrtetė qė edhe nė sofrėn evropjane shumica po hanė me
dorėn e keqe, po, a nuk ban me ndjekė shėmbullin e atyne
qė hanė si duhėt me hangėr!
Hapja e dosjeve asht kusht thėmelor pėr zgjedhje tė lira
dhe tė drejta demokratike. Ata qė kėrkojnė me vue kushte
dhe nėnpika pėr hapjėn e tyne janė njerzit e njollosun
qė vazhdojnė me hangėr nė sofrėn demokratike me dorėn
e majtė. Kush asht i pastėr nuk ka frikė nga hapja e as
nga publikimi i dosjeve, por ēon dorėn e djathtė nalt
dhe voton ligjin pa shtojca e mungesa. Kush kėrkon me u
ulė nė karrigat qeveritare dhe parlamentare, tue fillue
nga Presidenti e me radhė duhėt tė fillojnė hapjen e
dosjeve nga e vetja, mandej ato tė shokve qė kanė mendue
me kenė pranė tyne nė drejtim tė punės shtetnore.
Nė asnjė vend tė botės ligji nuk pėrjashton as nuk
parashkruen ate qė nė dosje ka njė njollė grih, tė zezė
apo tė kuqe! Kush ka ba vepra tė dobta apo tė liga dhe
nuk ka pasė korajo me u rrėfye tash 20 vjet, nuk duhėt
me vazhdue me kenė nė organe shtetnore kur ligji i
dosjeve pėrjashton praninė e tij, kushdo kjoftė ai! Tė
rinjtė, nuk duhėt tė mėsohėn me kenė indiferent apo
pasiv nė kėto ēeshtje, mbasi koha ma vonė ka me i fajsue
bashpuntor me ata qė janė tė njollosun. Asnjė i rinj nuk
asht fajtor kur mban qendrim tė drejtė kjoftė edhe
pėrball prindit, por kur vazhdon nė heshtje me hangėr me
dorėn e majtė ajo nuk falėt.
Vetėm drejtėsia dhe shpagimi sjellin pajtimin kombėtar,
i cili asht endč larg!
Mos hapja e dosjeve dhe zvarrisja e pajtimit kombėtar
janė pengesė e demokracisė!
Njė rol tė rėndėsishėm duhėt tė losin Shoqata e tė
Pėrndjekunve politik dhe Kleri. Deri tashti, tė dy kėta
institucione tė dorės sė parė kanė vazhdue me hangėr me
tė dy duert. Asnjeni nuk asht nė rolin qė i pėrket!
Asnjeni nuk ēon zanin nalt, se thonė fol me za tultė,
se jemi nė Kishė!...Tjetri ka mėsue nga Bibla me
falė!...Dikush atje pėrsėritė fjalėt dhe veprat e Judės
dhe kėrkon me ia lanė njollėn apostujve, se gjoja kanė
shtrembėnue fjalėt e Krishtit nė Ungjillė. Po, ju, pyes
dhe pėrgjigjuni: Pse Krishti nė Kryq u suell vetėm nga
hajduti qė kishte nė krahun e djathtė? E, ēka, i tha
atij?...A ju kujtohėt?....
Zoti falė vetėm tė penduemit pėr veprat e kėqija qė
kanė ba!. Nuk di se Zoti ka falė njė njeri me premtimin
qė: ti vazhdo punėn tande, se unė do tė fali prap!
Aranit Ēela si mbas jush shkon nė Parrizė, se kur asht
pushkatue At Fausti e Dajani e kanė falė!.... Po mbas
vrasjės sė Tyne nė 1946, sa qindra tė tjerė ka pushkatue
pafaj prokurori e gjykatėsi kriminel
Aranit Ēela? Ose, me pasė edhe njėherė me e kėthye
mbrapa historinė, sa mijra tė tjerė tė pafajshėm
pushkaton e varė sot Aranit Ēela, tue fillue tek
unė?
Jo, zotni jo, morali kėrkon drejtėsi.
Shteti pa drejtėsi asht shtet pa moral!
Populli duhėt tė vėndosin me vullnetin e lirė vetėm
shtetin demokratik!
Fati i Atdheut kjoftė nė dorėn e Zotit dhe tė Popullit
besimtar Shqiptar!
Melbourne, 11 Mars 2009.
|