|
Nxėnėsi i fundit i Kolegjės Saveriane
Tomė Mrijaj, Monsinjor Dr. Zef Oroshi Njė Jetė e
Shkrirė pėr Fe e Atdhe, Jetėshkrim, New York, 2009, f.
396
Klajd Kapinova New York
Presim si zogla verės ndoi shkrim Tuejin
Janė kėto fjalė nderimi dhe respekti, me tė cilat i
mbyllte shpesh letėrkėmbimet e veta, shkrimtari modern
nė gjininė e prozės, Ministri i Arsimit Profesor Ernest
Koliqi (1903 - 1975) me klerikun erudit mirditor
Monsinjor Dr. Zef Oroshin (1912 - 1989).
Tė gjithė miqtė e ngushtė tė Mons. Oroshit e dinė faktin,
se kleriku ynė e kishte mik tė ngushtė Profesor Koliqin
dhe bashkėpunonte me ide e punime shkrimore me revistėn
autoritative kulturore shkencore Shejzat, qė asokohe
dilte nė Itali.
Me kalimin nė amshim tė personalitetit tė madh shkodran
Prof. Koliqit, atdhetari e meshtari i pėrvujtur,
pėrkthyesi, shkrimtari, studiuesi, teologu dhe filozofi
i mprehtė Mons. Oroshi, nė faqet e revistės prestigjioze
Shejzat, nė numėrin special tė vitit 1975,
pėrkushtuar tėrėsisht Prof. Ernest Koliqit, shkruan 12
faqe me fakte dhe pathos tė veēantė punimin: Fiket
Ernest Koliqi, njė pishtar i letėrsisė e i kulturės
shqiptare, duke e analizuar personalitetin e shquar
tė kombit nė shumė rrafshe.
Ky studim esencial shkruar afėrsisht 35 vjet mė parė,
zgjoi interesim nė shtypin e kohės nė diasporė. Ky ėshtė
ribotuar nė shumė gazeta dhe revista mbas vitit 1991 nė
Shqipėri, Kosovė, Mal tė Zi, Zvicėr, Suedi, Paris, Romė,
Amerikė etj.,
Duke u kthyer pak mbrapa nė kohė, duhet thėnė, se nė
Shqipėri brezi i intelektualėve tė shquar largpamės,
ajka e zgjedhur e profesorėve dhe enciklopedistėve, qė
ishin dhe mbetėn fryma dhe shpresa e vetme e lirisė dhe
demokracisė sė mirėfilltė Perėndimore nė Atdheut tonė,
si klerikė katolikė dhe laikė, nga propaganda
dritėshkurtėr ateisto - komuniste bėrbaltej e anatemohej
pamėshirė
Pėr tė kuptuar mė mirė rrethin e ngushtė tė miqve dhe
shokėve me tė cilėt kleriku shpirtbujar Mons. Dr. Oroshi,
jetoi dhe punoi deri sa kaloi nė lumnin e pasosun,
mjafton tė lexohet mė kujdes libri i ri jetėshkrimor, qė
pėr 20 vjetorin e amshimit na dhuroi njė ndėr miqtė e
tij tė ngushtė studiuesi i palodhur Tomė Mrijaj.
Jetėshkrimi i Monsinjorit, i pasur me burime origjinale
historike. Ai ėshtė i shkrirė nė mėnyrė organike dhe nė
harmoni tė plotė me bashkėpunėtorėt e tij (njė pjesė e
mirė tė sė cilės ende jetojnė dhe dėshmojnė sot), dhe qė
me kujdesin e njė hulumtuesi tė vėmendshėm dhe pasionant
Mrijaj, na e ka dhėnė tė gjallė klerikun dhe
bashkėatdhetarin tonė.
Nė faqet e monografisė, shohim se personazhi kryesor
Oroshi, ėshtė ulur kėmbkryq nė logun e burrave dhe
bashkėbisedon ngrohtėsisht me tė gjithė, nė mėnyrė tė
thjeshtė. Kėtu fare mirė kupton atdhedashurinė e zjarrtė
tė meshtarit dhe bashkėatdhetarėve tė tij nė Amerikė;
mesazhin e mallit tė zhuritur tė bashkėkombasve tanė pėr
mėmėdheun, ku kanė lindur dhe mėsuar gjuhėn e bukur
amtare, traditat dhe zakonet e lashta, qė nuk i harruan
kurrė
, integrimin nė jetėn amerikane si domosdoshmėri e
kohės
, shqetėsimet dhe hallet e komunitetit tė vogėl
shqiptar dhe nė veēanti atij katolik nė shtetin e New
Yorkut, ku Shtetet e Bekuara tė Amerikės u bėnė Atdheu i
tyre i Dytė
Edhe sot, ky mirditor i pamposhtur deri nė vdekje ėshtė
kėtu, sepse bashkėatdhetari skrupoloz Mrijaj, na e ka
sjellė atė tė freskėt, pėrmes fakteve dhe dokumenteve
historike, kujtimeve dhe dorėshkrimeve tė tij origjinale.
Dom Zefi, sikurse e thėrrisnin tė gjithė nė Atdhe dhe
diasporė, ėshtė sot sėrisht nė kėtė auditor miqėsh
klerikė tė nderuar katolikė e dashamirė tė tij dje dhe
sot, besimtarė dhe bashkėatdhetarė, duke buzėqeshur me
gjithė zemėr mes nesh, me ēibukun e burrit tė urtė e tė
matur, sikurse malet e burrave tė pėrmendur ndėr shekuj
tė Mirditės, fjalė pak e punėshumė, fisnik nė shpirt e i
dhembshur me tė gjithė, bari i palodhur i grigjės dhe
njė pjese tė popullit tė vet, tė endur udhėve tė botės
pėr liri dhe jetė mė tė mirė.
Oroshi deri sa kaloi nė amshimin e jetės sė pasosun,
ishte krenar se ēoi amanet vazhdimin e traditės sė
mėsuesve tė tij tė mėdhėnj, qė i mėsuan shkrim - kėndim,
si: Mjedja, Fishta, Harapi, Shllaku, Zadeja, Kurti,
Sirdani, Palaj, Prennushi, etj.
Meshtari i ri, u arratis nga vendlindja me dhimbje nė
shpirt, i marrė nėpėr gojė pėr tė keq dekada e dekada me
radhė nga fletushkat e makinės propagandistike tė
diktaturės, duke u pėrbaltur pa tė drejtė, me arsyen
absurde: pse kishte pikpamje tė ndryshme politike,
ekonomike, atdhetare, kulturore, pėr fjalėn e lirė tė
demokracisė, qė po gjakosej nė Shqipėri; i mohuar nga tė
gjithė nė Atdhe (pėrveē familjes sė tij, qė pėrshkoi
kalvaret e internimeve dhe shfarosjeve tė ngadalshme, si
nė Gradisht tė Lushnjės, Tepelenė etj.); i djegur ose
shkrirė nga malli pėr tu rikthyer fizikisht pranė
grigjės sė tij nė Orosh tė Mirditės
Marrėdhėnie shumė tė mira, sikurse shkruan studiuesi
Mrijaj, Mons. Oroshi, ka pasur me intelektual tė tillė,
si: veteranin e arsimit shqiptar dhe studiuesin e shquar
albanolog, Profesorin e Universitetit tė Palermos tė
Gjuhės Shqipe dhe njė shtyllė e fortė mbėshtėse e
Qendrės Ndėrkombėtare pėr Studimet Shqiptare Prof. Karl
Gurakuqin (1895 1971); poliedrikun dhe burrin e madh
tė shtetit Imzot Fan Stilian Nolin, me tė cilin dialogoi
gjatė si njė ekumenik i papėrsėritshėm (nė prani tė
Kardinalit tė Bostonit Caushing), pėr ėndrrėn e moēme tė
bashkimit tė kishave shqiptare ortodokse me ato katolike;
Eminencėn e Tij Kardinalin e New York ut Terrence J.
Cooke D.D. (Terrence Cardinal Cook (1921 1983)
Archibishop of New York); kardinalėt italinė: Antoniutti
dhe Giovanni Villot; poetin e romancierin e shquar
modern, profesorin e Universitetit tė Mynihut Martin
Camaj (1925 - 1994); Prof. Arshi Pipa, intelektual i
shquar; pėrkthyesin nė gjuhėn angleze tė poemės Lahuta
e Malcis tė poetit kombėtar Atė Gjergj Fishta,
gazetarin e famshėm tė Radios BBC nė Londėr (Seksionin e
Gjuhės Shqipe), studiuesin dhe autorin e librit shkencor:
Historia e Shqipnis Tajar Zavalanin (1903 1966 alias
Tomas Henry Zavalani); bashkėpunėtorin qysh nga numėri
i parė nė revistėn: Jeta Katholike Shqiptare (1966) nė
New York, Prof. Dr. Rexhep Krasniqin (1906 2000); Lec
Shllakun (1915) bashkėpunėtor i revistės: Jeta Katolike
dhe editor i revistave sė diasporės, si: Koha e Jonė
(Paris), Kombi Shqiptar, Shkumbini, Shejzat e
Koliqit, Diellin e Bostonit dhe Progresso revistė
italo amerikane nė NY; gazetaren e famshme tė The New
York Timės, Radios Voice of Amerika dhe nė Zyrėn e
Shėrbimeve Strategjike tė ShBA sė, intervistuesen e
shumė personaliteteve dhe presidentėve tė Lindjes sė
Mesme, Nexhmije Zaimi (1937 - 2003); enciklopedistin nga
Malėsia e Madhe Prof. Mhill Marku (1919 1966);
intelektualin e shquar Pader Paulin Margjokaj O.F.M., qė
shėrbente nė Graz tė Austrisė; Prof. Zef Vorf Nekaj
(1919 2003), poliglot, instruktor dhe hartues i
teksteve tė gjuhės shqipe nė Institutin e Gjuhėve tė
Huaja nė Ministrinė e Mbrojtjes Amerikane nė Montery,
California; Prof. Gjon Sinishta (1930 - 1996), botuesi
pėr 15 vjet (1980 1994) i revistės Buletini Katolik
Shqiptar (Albanin Catholic Bulletin); poetin dhe
editorin e Diellit (1909) Xhevat Kallajxhiun, i cili
botoi shumė artikuj pėr komunitetin dhe Kishėn Katolik
Shqiptare nė Amerikė; albanologun e shquar italian Atė
Prof. Giuseppe (Zef) Valentini (1900 - 1979); Atė Danjel
Gjeēaj O.F.M. (1913 2002), i arratisur nga ferri
komunist, mė vonė i emėruar si kapelan i katolikėve
shqiptarė nė mėrgim, bashkėpunėtor i Radio Vatikanit (Seksioni
i Gjuhės Shqipe) pėr njė kohė tė gjatė, studiuez
skrupuloz dhe njohės shumė i mirė i bashkėkohėsve tė
vet, por mė sėshumti i profesorit tė tij tė dashur Atė
Gjergj Fishtės, veprat e tė cilit u pėrkujdes ti
botonte nė mėrgim; Dom Nikoll Kimza (1878 1960), me tė
cilin udhėtoi nga ish Jugosllavia nė Italy,
bashkėpunėtor i ngushtė me revistat: Hylli i Dritės
(1913), L.E.K.A. (1929), Kumbona e sė Diellės
(1938), Lajmėtari i Zemrės TJezu Krishtit (1914), etj.;
General Abaz Kupi (1892 1976), prijės i denjė i lirisė
shqiptare njė bir dhe hero i vėrtetė i Krujės sė Gjergj
Kastriotit, tė cilit i kreu amanetin, duke i thėnė meshė
pėr shpirtin e tij pėr njė vit me radhė; bisnesmenin e
suksshėm nė Boston veprimtarin, filantropolistin,
patriotin dhe bujarin fisnik Anthony Athanas (1911
2005); Dr. Hamdi H. Uruēin M.D.; klerikėt e nderuar:
Shkėlqėsinė e Tij Imzot Rrok Mirdita (sot Arqipeshkėv
Metropolitan nė Arqipeshkėvinė Metropolitane Tiranė
Durrės); famullitarin e sotshėm tė Kishės Zoja e
Shkodrės Dom Pjetėr Popaj; misionarin e Krishtit, qė
shėrbeu 10 vjet nė Brazil dhe New York, Dom Lazėr
Sheldijėn (1928 - 1988); kryetarin e Kėshillit tė Kishės,
aktivistin e palodhur Tonin Mirakaj, Ismet Ukė Sadiku
Berisha; Kapidanin e Mirditės Ndue Gjonmarku, jurist i
lauruar nė Itali dhe Kryetar i Bllokut Indipendent;
mikun e tij tė ngushtė Reverend Baba Rexhepin (1901
1995) Kryegjysh Botėror i Teqes Bektashiane nė Detroit,
duke ruajtur traditėn e tolerancės shumėshekullore dhe
respektin pėr njeri tjetrin, kėmbenin vizita dhe
telefonata reciproke pėr Krishtlindje, Pashkė, Bajram,
Ramazan dhe festėn bektashiane tė Ashurės; Dr. Ēesk
Ashta e Kolė Ēuni, qė ishin edhe redaktorėt e parė kur
mori jetė e bekim revista: Jeta Katholike Shqiptare
(Catholic Albanian Life), duke u bėrė shpejt vatėr e
ngrohtė e atdhedashurisė, fesė dhe pėrparimit tė
komunitetit tė vogėl shqiptar nė Amerikė; teologu,
filozofi dhe profesori i shquar nė universitetet
amerikane: Siena College Albany (N.Y.), nė St.
Josephs College nė North Ėindhom tė shtetit Main,
franēeskani Prof. Dr. Andrea Nargaj (1919 - 1999);
pinjollin e familjes sė famshme nacionaliste,
elbasanlliun Prof. Luan Ahmet Gashin (1923 2005); Dr.
Agim Leka; famullitari i Kishės sė Zojės Pajtore nė
Detroit Dom Prek Ndrevashaj, Dr. Lec Zojzi M.D. etj. etj.
Esenca dhe mesazhet e jetėshkrimit
Tek shfleton me kujdes librin e studiuesit shqiptaro
amerikan Tomė Mrijaj: Monsinjor Dr. Zef Oroshi Njė
Jetė e Shkrirė pėr Fe e Atdhe (New York, 2009), tė
bie nė sy struktura e ndėrtimit tė veprės. Nė hyrje
autori, ka nėnshkruar, se: Monografia i kushtohet
themeluesit dhe udhėheqėsit tė Kishės sė Parė Katolike
Shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, atdhetarit
dhe klerikut Mons. Dr. Zef Oroshit (1912 1989) nė 20
vjetorin e kalimit nė amshim.
Vepra e re hapet me njė parathėnie sinjifikative,
hartuar me kulturė nga studiuesi i mjedjalogjisė
shkodrani erudit Dr. Mentor Quku. Nuk ėshtė rastėsi, qė
autori Mrijaj, ka si lexues dhe kritik tė parė tė
monografisė pikėrisht studiuesin e apasionuar pas
figurės poliedrike tė klerikut katolik, rilindasit
produktiv, shkrimtarit, atdhetarit tė flaktė shumė tė
mirėnjohurin Dom Ndre Mjedja (1866 - 1937).
Studiuesit bashkėkohorė: Quku dhe Mrijaj, kanė tė
pėrbashktėn, se plotėsojnė dhe begatojnė shumė mirė
figurat Mjedja Oroshi, qė njėherit ishin bashkėkohės.
I pari ishte profesor i letėrsisė nė Kolegjėn Saveriane
(1859, Kolegji Papnor Shqiptar) nė Shkodėr, duke i dhėnė
mėsim nxėnėsit shembullor tė zgjuar Zef Oroshi (qė mė
vonė do tė bėhet Monsinjor); ndėrsa i dyti Oroshi, ishte
njė nxėnės shumė i dashur i dishepullit tė tij
Profesor Dom Ndre Mjedjes.
Pėr mė tepėr, nė faqet jetėshkrimore mėsojmė, se
Rilindasi mendjendritur Mjedja, ka mbajtur afėr, zbuluar
e stimuluar talentin e mirditorit tė mprehtė dhe tė
vendosur Zef Oroshi, pėr ti shėrbyer udhėve tė
dedikimit: Zotit, Atdheut dhe Pėrparimit.
Mons. Oroshi, do tė shkruaj me mirėnjohje e falėnderim
pėr mėsuesin e tij: Mjedja vdiq, por shkolla e ti
mbeti e pavdekshme.
Studiuesi Dr. Mentor Quku (1939), autor i kolanės sė 11
librave monografik, pėrkushtuar Mjedjes, vlerėson: Meshtari
Emzot Zef Oroshi, nė kushte tė vėshtira, vuri
gurthemelet e fesė katolike shqiptare nė Amerikė. Nė
vitin 1985 del nė pension. Ashtu si mėsuesi dhe
dishepulli i tij (ėshtė fjala pėr Dom Ndre Mjedjen,
shėnimi im K.K.), Emzot Zef Oroshi, ishte shembull i
pėrpjekjeve pėr ekumenizėm, pėr dialog mes besimtarėve
tė besimeve tė ndryshme. Autoriteti i Mjedjės, nė kėtė
drejtim ishte absolut
(Dr. Quku, f. 13).
Jetėshkrimi nė fjalė ka gjithėsej 395 faqe, tė
mbėshtetura tėrėsisht nė dokumente arkivore, jetėsore
dhe foto, shumica e tė cilave ekspozohen pėr herė tė
parė. Midis shumė tė tjerave, dėshmi historike
origjinale ėshtė fotoja ku njė grup studentėsh tė rinj
tė klerit katolikė shqiptarė, qė gjendeshin nė Kolegjin
De Propaganda Fide (Romė), nė vitin 1940 takohen me
Poetin Kombėtar At Gjergj Fishta.
Nė rreshtin e dytė, majtas i pari nė kėmbė ėshtė edhe
studenti seminarist Zef Oroshi. Me andje lexuesi i
kujdesshėm, mund tė kundrojė episode, histori e ngjarje
tė pėrjetuara tė protogonistit kryesor Mons. Dr. Oroshit,
tė shkrirė brenda vetė jetės sė komunitetit shqiptarė nė
Amerikė.
Kėshtu hulumtuesi shqiptaro - amerikan, na ka dhėnė Dom
Zefin njė njeri me shpirt e zemėr tė madhe atdhetari,
pėrmes historive tė vendlindjes sė tij nė Orosh tė
Mirditės, mė vonė nė Kosovė, Itali dhe deri sa ai
mbėrrin nė Tokėn e Bekuar tė Amerikės, qė bėhet Atdheu i
Tij i Dytė.
Hienat e pangopshme komuniste, pėrmes urdhėrit me shkrim
tė lėshuar nga Enver Hoxha dhe marrė pėrsipėr pėr zbatim
direkt nga kryexhelati sadist Mehmet Shehu, kėrkojnė me
ēdo kusht arrestimin e priftit tė katundit. Kėto detaje
dhe shuma e ofruar pėr kapjen gjallė tė klerikut Dom
Oroshit, janė zbardhur me njė gjuhė tė thjeshtė dhe
ashtu sikurse kanė ndodhur. Pėr tė realizuar kėtė skenar,
ishte leshuar si qen i tėrbuar togeri kriminel Hodo
Hatibi nga Kurveleshi, i vetėquajtur me nofkėn
kobndjellėse toger Baba. Ulkonja parti lėshoi kėlyshin e
vet, tė cilin e hangri me njė kafshatė tė gjallė mė vonė
tek e vari nė litar, pėr tė mbuluar mizoritė qė ai dhe
Mehmet Shehu bėnė nė Shkodėr dhe Mirditėn e pamposhtur
Mirdita origjinale e kohėrave tė hershme tė historisė
dhe gjatė shekujve ka nėshkruar lavdinė e saj. Me njė
shpejtėsi tė madhe zhvillohen ngjarjet nė Shqipėri, mbas
vendosjes sė diktaturės komuniste nė vend. Fjala
diktaturė, nuk ėshtė gjetje retorike ose shpikje
pėrēudnuese ndaj kėtij sistemi, por vetė komunistėt
thonė, se nė Shqipėri u vendos diktatura e proletariatit,
e njėjtė kjo me ish vendet e Bllokut Komunist nė Europėn
Lindore, ku si padrone ishte Rusia (ish - Bashkimit
Sovjetik) me kriminelėt kundėr njerėzimit Lenini dhe
Stalini.
Mediat e huaja, megjithse nuk lejoheshin tė atashoheshin
nė Atdhe, pėrmes tė porsa tė arratisurve politikė nga
Shqipėria, vazhdimisht shkruanin pėr persekutimin, qė
kishte filluar me hapa tė pėrshpejtuar nė Shqipėri, ku
epiqendra e termetit komunist u bė Shkodra
kundėrkomuniste, qė kėrkonte tė ruante vlerat e perlave
tė djepit tė kulturės. Brenda burgut tė madh tė
Shqipėrisė, nė Shkodėr deri nė vitin 1947 u hapėn 12
burgje. Tre vjet mė vonė (1950), panairit tė krimeve
ndaj banorė tė saj do ti shtohen edhe 14 burgje tė
tjera, pėr tė mbajtur nė qeli tė ftohta bijtė mė tė mirė
tė Shkodėrlocės, duke iu nėnshtruar hetuesisė, torturave
ēnjerėzore, pushkatimit me rradhė e pa rradhė dhe me
vdekje misterioze tė organizuar nė fshehtėsi nga
Sigurimi i Shtetit, qė po linde me gjak e po mbahej me
gjak mbi kufomat e pafajshme. Shkurt: ishte vėnė
pėrballė togės sė pushkatimit truri ose ajka e kulturės
mė tė ndritur shqiptare ndėr shekuj
Duhet thėnė se asokohe krimi dhe terrori sistematik
ishte rritur shumė ndaj dy motrave kundėrkomuniste:
Shkodrės dhe Mirditės, nė Shqipėrinė e Veriut, tė cilat
e pėsuan mė rėndė nga diktatura se shumė qytete tė
Shqipėrisė sė Jugut tė marrė sėbashku. Kėtė gjė e
mėsojmė edhe pėrmes korrespondencės sė pasur, qė ndodhet
nė librin qė kemi sot nė dorė.
Autori Mrijaj, pėrmes njė analize tė detajuar pėr ndodhi
tė veēanta historike ecė nė njė linjė sinkronike
argumentuese edhe me shumė autorė tė tjerė nga Shqipėria.
Kėshtu studiuesit Dr. Pjetėr Pepa, ish Ambasador i
Shqipėrisė nė Selinė e Shenjtė nė Vatikan, nė librat e
tij: Dosja e Diktaturės (1995), Tragjedia dhe Lavdia
e Klerit Katolik nė Shqipėri (2007) dhe Uran Butka, nė
librin e tij: Lufta Civile nė Shqipėri 1943 1945 (Tiranė,
2006), pėrmes dokumenteve historike tė dlira nė Qendrėn
e Arkivave tė Shtetit nė Tiranė, shkruajnė pėr
rezistencėn e vendosur kundėrkomuniste nė Mirditė. Jo tė
pakėt janė dėshmitė historike nga tė arratisurit nga
Shqipėria dhe burgjet e saj. Tė tilla janė kujtimet e
Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjomarkaj, Kolec Pikolini,
Ndue Melyshit, Tonin Mirakaj, etj., njė pjesė e sė cilės
janė tė botuar edhe nė shtypin e kohės, libra me kujtime
dhe dėshmuar disa herė gojarisht dje dhe sot
Pėrputhshmėria e ngjarjeve tė pėrshkruar nga studiuesi
Mrijaj, me shumė dokumente arkivore nė Tiranė, dhe ato
tė ofruar pėr Mirditėn dhe klerin katolik nga
hulumtuesit nga Shqipėria Dr. Pepa dhe z. Butka, tregon
seriozitetin dhe pėrgjegjshmėrinė me tė cilin
jetėshkruesi ka punuar gjatė shumė vitėve, pėr tė
nxjerrė nė dritė monografinė, duke e pasuruar pėrmes
ngjarjeve rrėfyer ndėr vite nga kleriku dhe atdhetari i
shquar Dr. Oroshi.
Gjatė kohės qė meshtari ishte si azilant politik nė
Mitrovicė (Kosovė) mė 3.2.1953, i dėrgon njė letėr prej
katėr faqesh Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjomarkut, qė
ishte nė Romė. Ndėr tė tjera, ai e informon imtėsisht
pėr gjendjen e rėndė, nė tė cilėn gjendej Mirdita dhe
Shqipėria, njė vit para arratisjes nė ish Jugosllavi,
duke i bėrė njė analizė konkrete tragjedisė brenda
burgut tė madh plot skllevėr, ku ishte plandosur
fatkeqsisht populli i mjerė shqiptar, nėn kthetrat e
manjakut kundėrshqiptar e kundėrkatolikut tė tėrbuar
ardhacakut tė huaj Enver Hoxha.
Ja njė pasazh nga letėrkėmbimi Oroshi - Gjomarku, qė
hulumtuesi Mrijaj, ka ofruar pėr lexusin pėr herė tė
parė:
Pėr sa mpytni pėrmbi vendin tonė, Mirditė, po Ju
pėrgjegjem, pėr ēka tmė bjeri ndėrmend shkurtimisht.
Sigurisht qi vuejtjet materjale e fizike, i ka pėrjetue
gjatė nė Shqipnia kėto vjetėt e fundit janė qenė ma tė
randa, se tatyne qi gjinden qe me kohė nė mėrgim;
megjithatė, unė pėr vedi tesh nuk i baj tė paqenme pėr
sa mė ban jeta dhe jo pėr ndonji kryenaltsi tė pavend,
vetėm sepse kam pas rastin me pa safėrmi zhvillimin e
tregtis sė tmerrshme nė vllaznit tanė; me derdh lot e
djersė gjakut me ta; me njoftė karakteret e ndryshme, tė
mirin e tė keqin; idealistin e vėrtetė dhe oportunistin
e degjenerum; me njoftė visaret e ēmueshme tė
karaktereve tė ēelikta tė malcorit tonė dhe tė
katundarit, tė cillit tallazet e vuejtjeve, nė
thjeshtėsin e tij tė pa shum teori, i kanė formue ma sė
mirit ndėrgjegjen e drejtė kombtare e ka sakrifikue
gjithēka pėr tė mirėn e Atdheut; gjithashtu megalomanin,
qi i zhytun deri nė fyt nė nji opurtunizėm servil e tė
poshtėm, ka trathtue gjakun e vllazėnvet tė vet; me
fjalė tė shkurta, mikun e vėrtetė e mikun e kujtum.
Me keqardhje, na duhet tė thomi, qi kurrdonji herė nuk
i asht shti popullit shqiptar sistematikisht nji
pėrēamje aq e madhe, me parimin devide et impera (pėrēa
e sundo, shėnimi im K.K.) sa ndėr kohnat e sodit nga
klika sunduese e Shqipnis; pėrēamje nė familje, pėrēamje
nė fshatarsi, pėrēamje ndėr qytetarė, shkaktue nga
agjentat e Sigurimit, tue privilegjue tė kqijt ose
agjentat e tue shtypė popullin me anėn e tyne.
Vetė klika e Tiranės asht mundue edhe deri diku ia kanė
dalė me shti pėrēamje tė pėrjetshme nė mes tė Toskėve e
Gegėve. Toskėt, pothuejse tesh 8 vjet e kndej, kanė
fatin e popullit shqiptar dhe Shqipnis nė dorė.
Sot Mehmet Shehu, ka zgjedhė e futė nė Sigurim nierzit e
anės sė Jugut, tė kompromentuem derinė fyt me gjakun e
popullit shqiptarė, nierz tė lindun dhe tė formuem nė
farkėn e kanibalve tė regjun me gjak e qi Mehmeti i njeh
mirė, se edhe nė ndrrimin e nji situate, ata nuk presin
shpėtim. Prandaj janė oficera tė naltė Sigurimi, nierzit
ma kriminela e gjaksor tė regjun, injoranta, tė cillėt,
jo vetėm nuk dijnė ēdon tė thotė ndėrgjegje kombtare,
por nuk kanė nė vedi as ma tė voglen nienjė humanitare.
Ksish me pozita ma me randsi, janė: mallakastralijt,
skraparas, lab, korēar e vlonjat, e jo me pakicė, por
deri nė 5 ose 6 oficera nji shpijet; tė gjith barij,
hamaj, teneqexhi, nallban etj
(Mrijaj,
f. 59)
Mirėnjohja - gjest fisnikėrie i klerikėve
Mrijaj, nė veprėn e re, na jep dimensionin e madh tė
mirėnjohjes qė Dom Zef Oroshi, ka pasur ndaj mjeshtėrit
tė madh tė gjuhės sonė fjalėmjaltin Dom Ndre Mjedja,
duke ofruar kujtime origjinale tė nxėnėsit pėr mėsuesin
e ABC - sė.
Kėshtu nė shtjellimin e temės: Mirėnjohja ndaj
mėsuesve tė parė (f. 67 74), ndėr tė tjera
jetėshkruesi Mrijaj, na njeh shumė mirė me nxėnėsin e
zellshėm tė vatrės sė ngrohtė atdhedashėse e
pėrparimtare adolishentin Oroshi tė Kolegjės Saveriane,
qė i ndrojtur por krenar futet nė klasat dritėdhėnėse,
ku jepnin mėsim krenaria e kulturės qė me shembuj ndėr
shekuj, kanė treguar qenėsinė e vijimėsisė autoktone
iliro - shqiptare.
Nė Amerikė (NY) ai e pėrkujton shpesh me biseda, artikuj
dhe me njė Simpozium kushtuar posaēėrisht jetės dhe
veprės, nė 40 vjetorin e kalimit nė amshim. Dom Oroshi,
shkruan 5 faqe, kumtesė me titull sinjifikativ: Dom
Ndre Mjedja, tė cilėn e boton nė faqet e revistės
Jeta Katholike Shqiptare (Vjeti XII, #4 (nr. 48),
Tetor Dhetuer, 1977, f. 15
21). Midis shumė dijetarėve tė shquar shqiptarė, nė
tubimin e rėndėsishėm kulturor, sikurse shkruan
studiuesi Mrijaj, u dallua me ligjeratėn e tij tė
spikatur eruditi kundėrkomunist konseguent Profesor
Emeritus shkodrani Prof. Arshi Pipa.
Pėrveē
se shqipėrues, shkrimtar, studiues, teolog e filozof, ai
ishte edhe njė publicist i kujdeshėm e i mprehtė pėr
kohėn. Me daljen e revistės nė fjalė tė komunitetit
katolik nė New York, Oroshi i kushtohet tėrėsisht
buletinit qė ai vetė themeloi dhe drejtoi. Shkrimet e
tij mbajnė nėnshkrimin Dom Zef Oroshi dhe pseudonimet: Theologu,
Zodiaku, Redaksia, Drejtoria, D. Z., etj.
Dėshmohet me prova, se rreth 70 % tė shtypit nė fjalė e
pėrgatiste dhe redaktonte vetė, sikurse rikujton sot
bashkėpunėtori i tij i ngushtė dhe njėherit edhe Kryetar
i Kėshillit tė Kishės, aktivisti e publicisti veteran z.
Tonin Mirakaj, Monsinjori e merrte me vete makinėn e
shtypit, korrigjonte dhe redaktonte me shumė kujdes
shkrimet e tij dhe bashkėpunėtorėve tė revistės.
Kjo vinte nga fakti, se Oroshi librat i kishte pasion
dhe ushqim shpirtėror, sepse Urdhėrat Katolike dhe
posaēėrisht Etėrit Franēeskan dhe Jezuit, nė qytetin e
lashtė tė Shkodrės e kishin pėr traditė shtypin e lirė,
demokratik dhe luajal, si njė tryezė e hapur
bashkėbisedimi tė lirė mediatik, kulturorė dhe shkencorė
asokohe, pėr tė gjithė mendimtarėt progresistė shqiptarė
dhe tė huaj tė kohės ndėr shekuj.
Noli dhe Oroshi, janė dy figura tė spikatura tė
komunitetit shqiptaro amerikanė, tė cilėt nga
studiuesit e sotshėm nuk janė lėvruar. Janė shkruar deri
mė sot gjashtė vepra (ku janė shfrytėzuar edhe Arkivat e
Federatės Panshqiptare Vatra nė Boston dhe New York,
shėnimi im K.K.), kushtuar Peshkopit tė Kishės sė Shėn
Gjergjit nė Boston Imzot Fan Stilian Nolit, por nė asnjė
nga ato nuk gjen letėrkėmbimin apo edhe takimet e
shpeshta tė tyre. Duhet thėnė se dialogu i shpesh mes
tyre dhe Kadinalit Caushing nė Boston, kishin njė qėllim
tė pėrbashkėt: bashkimin brenda Shtėpisė sė Zotit, tė
kishave shqiptare tė ritit katolik perėndimorė me ato
lindore ortodokse nė njė tė vetme, mbasi grigjia ishte e
njė etnie, gjuhe tradite dhe kombi.
Bashkėkohėsi ynė, na pėrshkruan Oroshin dhe nė kėtė rast
portretizon shumė bukur edhe mikun e tij tė dashur Imzot
Fan Stilian Nolin dhe komunitetin ortodoks nė Boston.
Pikėrisht pėrjetimet e veta mbresėlėnėse pėr Nolin dhe
frymėn dashamirėse ekumenike tė tij, kleriku katolik
mirditor, i pėrshkruan nė punimin qė ia dedikon
tėrėsisht atij nė shenjė nderimi dhe respekti, qė ai ka
bėrė jo vetėm si Ipeshkėv i besimtarėve tė vet, por edhe
si njė atdhetar i madh, intelektual erudit etj.
Kėshtu nė librin: Flamurtar i Kombit (1882 -
1982), njė botim special i Federatės Panshqiptare Vatra
nė Boston, Mass., (editor Eduard Liēo), ndėr tė tjera,
lexuesi mund tė njoh Nolin edhe pėrmes kujtimeve
mbresėlėnėse tė Dr. Oroshit, me titull: Si e njoha
Fan Nolin.
Tema shumė interesante dhe me njė informacion tė
larmishėm Mrijaj, ka ofruar pėrmes njė cikėl shkrimesh
tėrheqėse narrative, qė nė sinfoni plotėsojnė natyrshėm
njeri tjetrin, duke na dhėnė tė kristalizuar profilin
e plotė tė Dom Zefit, qysh nga koha kur ai vjen pėr herė
tė parė nė New York nė vitet 60.
Mė 10 tetor 1975 Oroshi, bėri njė udhėtim nė kėshtjellėn
e vjetėr tė Mesjetės nė Toledo tė Spanjės, me ftesė tė
familjes mbretėrore tė Leka Zogu II, i bri i Ahmet Zogut.
Nė kėtė ambient festiv dhe aristokrat, ku shquhej
flamuri shqiptar kleriku katolik Mons. Oroshi vuri
kurorėn e shenjtė tė martesės, njė ngjarje kjo qė nė
libėr ėshtė pėrshkruar me shumė kujdes nga autori.
Brenda veprės voluminoze dhe narrative: Njė jetė e
shkrirė pėr Fe e Atdhe, mėson mė shumė pėr
ekumenikun e papėrsėritshėm asokohe; vizionarin
largpamės dhe me kurajo tė fortė civile dhe fetare;
burrin e matur dhe tė pėrvujtur, bariun e pėrshpirtshėm
dhe atdhetarin e flaktė pėr lirinė e popullit tė vet nė
vendlindje nga tirania ateisto komuniste;
intelektualin e palodhur si shqipėrues tė librit: Katėr
Unjgjijt dhe Punėt e Apostujve (Shkrimi i Shenjtė, i
cili u vlerėsua me njė nė audiencė private nga vetė Papa
Pali VI (1963 1978)).
Nė kėtė rast, ne zbulojmė Monsinjorin e thjeshtė, por tė
pėrkushtuar vreshtės sė Zotit deri nė pėrvujtėri; mikun
dhe dashamirin e tė Lumes Nėnė Tereza (1910 2007), tė
cilėn ua tregoi nga afėr shqiptaro amerikanėve, nė njė
kohė qė qeveria komuniste nuk e lejonte atė tė bėnte njė
vizitė tek varri i nėnės sė vet.
Dom Zefi tha njė meshė nė oborrin e Kishės katolike
Bronx New York mė 25 Korrik tė vitit 1976. Pėr herė tė
parė, autori paraqet disa foto historike, ku E Lumja
Nanė Tereze, ėshtė e fiksuar nė celuloid e gėzuar mes
bashkėatdhetarėve tė vet, qė kishin ardhur pėr ta
takuar nga disa shtete tė Amerikės...
Udhėtimet e veta tė njėpasnjėshme Tomė Mrijaj si vatran
i parė dardan dhe njėherazi kryetari i Vatrės pėr
degėn e Queens NY, i pėrshkruan me njė gjuhė dhe stil tė
thjeshtė. Ato janė gjithashtu edhe takime tė ngrohta
miqėsore tė Mons. Zefit me aktivistėt veteranė vatranė
nė Boston.
Mikpritja dhe bujaria e filantropistit tė pėrhershėm tė
organizatės mė tė vjetėr shqiptaro amerikane Vatra
(1912) dhe gazetės Dielli (1909) Anthony Athanas, i ka
mbetur nė kujtesė studiuesit Mrijaj, nga rrėfimet e
klerikut katolik, sikurse edhe bisedat e shpeshta tė
zhvilluara atje nė prani edhe tė Peshkopit Metropolit
Emzot Nolit.
Me endje mund tė kundrohen ngjarjet njėpashme tė
titulluara: Lotėt e dhimbjes, Zoti e kėrkonte nė
amshim, Malli pėr Oroshin dhe Shqipėrinė, Tek varri
i nacionalistit tė flaktė Abas Kupi, Pėrballė
memorialit tė shėrbestarit tė kombit Mithat Frashėrit,
Si u bėmė kumbarė?, Ikja e ardhja e njė engjėlli,
Krenar, pėrpara shtėpisė sė amshimit, Njė darkė e
paharruar, qė njėherazi janė edhe pėrjetime
personale tė vetė autorit.
Dom Zefi, ka merita tė padiskutueshme si meshtarė dhe
atdhetarė, por gjėja mė e fisme, qė e lartėsoi shumė
figurėn e tij, ėshtė se asnjėherė nuk bėri kompromis me
dy rrymat, qė ishin kėrcėnuese pėr emigrantėt shqiptarė:
enveristėt dhe pėrkrahėsit e UDB sė.
Vijimsia - zinxhir i pakėputur barinjve shpirtėrorė
Njė kapitull mė vete, jetėshkruesi, i ka kushtuar
klerikėve tė ditėve tona, qė po vijojnė atė traditėn e
hershme tė kuvendeve katolike nė vendlindje, ku prelatėt
e shquar shpirtėror dhe meshtarėt e thjeshtė, si
misionarė apo ushtar shpirtėror tė Krishtit, ecin nė atė
udhė mbi 2000 vjet tė krishtėrimit ndėr shqiptarė. Kėtė
traditė e vazhdoi pa ndėrprerje nė ShBA (New York dhe
Detroit) meshtari Mons. Oroshi, Dom Rrok Mirdita (sot
Arqipeshkėv Metropolit nė Arqipeshkėvin Tiranė - Durrės),
At Prof. Dr. Andrea Nargaj O.F.M., Dom Prek Ndrevashaj,
Dom Lazėr Sheldija dhe po udhėtojnė me sukses klerikėt e
sotėm plot devocion tė komunitetit shqiptaro amerikanė,
Tė Pėrndershmit: Dom Pjetėr Popaj, Dom Anton Kēira, Dom
Ndue Gjergji dhe deri tek mė i riu kleriku i pėrvuajtur
Dom Nikolin Pėrgjini.
Nga ana e tjetėr Mrijaj, nuk ka lėnė nė harresė as
vrasjen mizore 21 vjet mė pėrpara nė New York tė
meshtarit misionar Dom Lazėr Sheldija, nderimin dhe
respektin, qė sėrisht gėzon kėtu dhe vendlindjen e tij
nė katundin Sheldi tė Shkodrės.
Lidhja kuptimplote dhe historike, qė autori i ka bėrė
temės: Dy personalitete tė shquara Imzot Vinēenc
Prennushi dhe Imzot Rrok Mirdita, janė pikėrisht
domethėnia e argumentit tim qė citova pak mė lart. Dy
portrete, qė dallojnė mes tyre vetėm nga emrat, sepse
Jeta, Rruga dhe e Vėrteta e Fjalės sė Zotit, ka qenė
gjithnjė e njėjtė pėr tė dy prelatėt shqiptarė. I pari i
martirizuar, ndėrsa i dyti qė ecėn mrekullisht nėn
shembullin e pararendėsit tė tij. Ipeshkėt e lartė:
Prendushi e Mirdita, analizohen me fakte historike
pėrmes detajeve interesante historike.
Gjatė mendimeve sintezė qė argumenton jetėshkruesi,
shohim se lindja e njė fėmijė nė Ulqin, ishte njė gėzim
i madh pėr familjen me origjinė mirditore Mirdita. Ky
vogėlush me emrin e pagėzimit Rrok do tė ketė shpejt
thirrje tė brendshme nga Zoti. Ai mė vonė do tė vijojė
shkollėn dhe do tė marrė udhėn e bukur meshtarisė. Bariu
i ri do tė shėrbejė nė Arqipeshkėvinė e hershme tė
Tivarit si meshtar i thjeshtė dhe mė vonė, me kėrkesė tė
Mons. Dr. Zef Oroshit, ai do tė thirret nė New York dhe
do tė bėhet zv/administrator i Kishės shqiptaro
amerikane Zoja e Kėshillit tė Mirė nė Bronx NY. Mė 25
Prill 1993 Dom Rrok Mirdita (1939) shugurohet Ipeshkėv
me njė meshė solemne nė Katedralėn e Shėn Shtjefinit
(1858) nga polaku Papa Gjon Pali II. (Kjo Ringjallje e
hierarkisė kishtare, u bė pėrmes prelatėve tė rinj:
Shkėlqėsisė sė Tij Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkėv
Metropolitan nė Arqipeshkėvinė Tiranė Durrės dhe Imzot
Frano Ilia (1918 1997), Arqipeshkėv Metropolitan i
Shkodrės, Ipeshkėv Ndihmės nė Arqipeshkėvinė e Shkodrės
Imzot Zef Simoni (1928 2009) dhe Ipeshkėvi i Pultit
dhe Malėsisė sė Madhe Imzot Robert Ashta (1918 1998).
Qė tė tre klerikėt ishin martirė tė gjallė, tė
mbijetuarit e burgjeve shfarosėse komuniste nė Shqipėri).
Pra Rroku i vogėl vinte nė jetė, njė kohė qė prelati
aktual Imzot Prennushi (1885 - 1948), syrgjynosej nė
burgjet e tmerrshme komuniste nė Shqipėri. Ai plot
dhimbje po kalonte mbi shpinė golgotėn e madhe tė
pėrsekutimit mizor ateist. Dhe nė kėtė rast kemi
rilindjen mbi rrėnjėt e gjakut tė kuq tė derdhur ndėr
shekuj pėr Fe e Atdhe nga prelatėt dhe klerikėt katolikė
shqiptarė
Kreu: Shtypi pėr Mons. Oroshin dhe revistėn Jeta
Katholike Shqiptare, pėrmes hulumtimeve
shumėvjeēare tė studiuesit kėmbėngulės Mrijaj, jepen tė
saktė dhe nė gjuhėn qė janė shkruar nga vetė publicistėt
e njohur bashkėatdhetarė tė kohės. Kėshtu i shquari
Prof. Karl Gurakuqi nga Italia, do tė bėjė njė analizė
dhe sintezė tė pėrmbajtjes dhe rolit tė pazėvendsueshėm
qė ka luajtur shtypi shqiptar nė mėrgim. Mė konkretisht
Prof. Gurakuqi shkruan: Jeta Katholike Shqiptare
njė revistė e re nė mėrgim. Mė pas spikat gazetari
i Radio Londrės BBC Tajar Zavalani, duke njohur botėn
shqiptare me shkrimin: Nji inisiativė e lavderushme,
dhe vijon me jehonėn e revistės nė fjalė: Sa kam
shpirt, kam shpresė, nėnshkruar nga gazetari me
pėrvojė publicisti Lec Shllaku etj.
Ndryshe nga ēfarė pėrshkruajnė sot mediat bashkėkohore,
pėr jetėn shqiptare nė Amerikė dhe veēanėrisht nė New
York, Dr. Rexhep Krasniqi, me ndjenjė tė lartė atdhetari
e aktivisti tė palodhur, analizon dukuritė e zhvillimit
tė ngjarjeve brenda komunitetit tonė 42 vjet mė pėrpara,
duke qenė njė shembull i freskėt aktual pėr ditėt tona.
Ėmbėlsira thotė populli, ėshtė lėnė pėr nė fund. Kjo
ėshtė e vėrtetė. Mrijaj, tregon se Monsinjori, merret
shumė gjatė kėsaj periudhe me aktivitet tė begatė
letrarė dhe publicistik, gjw qė bie nė sy tė mirė tek
kritikėt e mprehtė tė artit dhe kulturės shqiptare,
sikurse ishin profesorėt: Ernest Koliqi, Arshi Pipa,
Karl Gurakuqi etj. Kėsisoj novela narrative me subjekt
tė mirėfilltė shqiptar e titulluar: Ēohaja (lexo tek
revista Shejzat (le pleiadi), nr. 3 - 4, vjeti III,
1959, f. 131 136 Pjesa I dhe II nr. 5 6, f. 2002
2005), tregon pėr pendėn e spikatur tė Oroshit. Pėrmes
gjetjes sė qėlluar shkrimtari Oroshi, ka mundur tė na
dhurojė personazhin e Frrokut, qė rrėfen pėrrallat, me
njė shije tė hollė humori, theēas e nėnkuptimesh, qė u
shmangen shpėrrallimeve e pėr rrjedhim logjik, dalin nė
pah shembuj morali e njė lloj zgjidhje enigmash
filozofike, tė mbėshtetur thellėsisht nė gurrėn e pasur
tė folklorit autokton tė lashtė arbėror, shprehė bukur e
ėmbėl, pėrmes fjalorit tė pėrzgjedhur dhe tė kulluar tė
gjuhės amtare.
Nga faqja 241 deri nė 278, lexuesi i kujdeshėm mėson
edhe anėt e tjera tė Mons. Oroshit, si njė njeri me
kulturė dhe vizion tė kjartė, pėr tė ardhmen e
komunitetit tonė. Kjo duket nė mesazhet qė ai pėrcjell,
mesazhet e bashimit si njė thirrje e brendshme
shpirtėrore, me shkrime, memorandume, letėrkėmbime me tė
gjithė komunitetin shqiptarė, pa dallim feje dhe krahine,
gjė e cila e ka bėrė klerikun tė nderohet dhe
respektohet nga tė gjithė dje dhe sot nė kėtė tubim
pėrkujtimor.
Literatura dhe dokumentet e vjelur nga hartuesi i veprės,
ėshtė shumė e pasur, duke zėnė 8 faqe gjithėsej. Kjo
tregon dashurinė dhe respektin e thellė, pėr ti ruajtur
si relike ēdo gjė qė lidhet me jetėn dhe veprėn e
personazhit tė vet. Nga ana e tjetėr, monografia e parė
e plotė, tregon bindshėm seriozitetin dhe pėrkushtimin e
vijueshėm me tė cilėn autori i palodhur ka punuar
sistematikisht tash 20 vjet, pėr tė ndėrtuar kėtė libėr
plot fakte, qė sot kemi kėnaqėsinė tė gjithė ta kemi nė
dorė.
Nė kėtė rast publicisti mėrgimtar, ka dhėnė me veprėn e
re historinė e lavdishme tė komunitetit katolik rreth
institucionit tė lashtė tė Kishės Katolike, qė si njė
Nėnė e Mirė, ka ruajtur bijtė e shqipes nga vorbulla e
asimilimit tė shpejtė nė Shtetet e Bekuara tė Amerikės.
Kjo histori, ėshtė sprova e mbijetesės dhe vijimsisė sė
trashigimisė sė gjuhės, kulturės dhe vlerave mė tė mira
atdhetare tė njė pjese tė bijve tė trojeve etnike
shqiptare, qė ndodhėn kėtu nė mėrgimin e largėt nė
Amerikė. Ky libėr ėshtė njė gurė i ēmuar edhe nė vetė
ndėrtesėn e historisė sė kėtij shteti gjigand, qė falė
lirisė dhe demokracisė shembullore pėr tė gjithė botėn,
na bėri tė ndjehemi krenarė, se jemi shqiptarė dhe
amerikanė, qė ruajmė emrin e mirė tė komunitetit tonė
ndėr vite...
Tomė Mrijaj me kėtė mision, ndezi njė qiri tė pashuar nė
komunitetin tonė, duke na e dhėnė Mons. Dr. Zef Oroshin
tė pavdekshėm me jetėn dhe veprėn e tij nė shėrbim tė
fesė dhe atdheut.
Shėnim:
Kjo kumtesė e shkurtuar ėshtė mbajtur ditėn e Diele mė
03/15/09, nė Qendrėn Kulturore Nėnė Tereza nė
Hartsdale New York, nė pėrkujtim tė 20 vjetorit tė
kalimit nė amshimin e pasosun tė Themeluesit tė Kishės
dhe Lidhjes sė Parė Katholike Shqiptare nė Amerikė Mons.
Dr. Zef Oroshi.
klajdkapinova@yahoo.com
|