|


POROSIA E
KRISHTLINDJES 2006
Thuajini bijės sė
Sionit: Ja, po vjen Shpėtimtari yt (Is 62, 11).

Tė dashur vėllezėr e
motra e tė gjithė ju njerėz tė vullnetit tė mirė. Tė
frymėzuar me fjalėt e profetit Isaia shpalli jo vetėm bijės
sė Sionit, por mbarė botės: “Ja, po vjen Shpėtimtari yt”
(Iz 62, 11). Ja, sot, nė kėtė natė tė madhe e nė kėtė vend
tė shenjtė, Zoti Hyj vjen pėr tė na shpėtuar, duke u bėrė
njėri prej nesh, duke u bėrė Hyji-me-ne, pra Emanuel (krah.
Iz 7, 14). Porosia e Krishtlindjes na flet se Zoti ėshtė me
ne. Krishtlindja ėshtė festė shkėmbimi dhuratash: Zoti merr
natyrėn tonė njerėzore, pėr tė na dhuruar jetėn e tij
hyjnore.
Ky ėshtė lajmi i
gėzueshėm qė e shpalli engjėlli: Mos kini frikė! Ja, unė
po ju sjellė njė Lajmė tė mirė: gėzim tė madh pėr mbarė
popullin! Sot, nė qytetin e Davidit ju lindi Shėlbuesi -
Krishti Zot! (Lk 2, 10-11). Kisha vazhdon tė shpallė e
tė dėshmojė pandėrprerė deri nė Ardhjen e Tij tė lavdishme.
Kanė kaluar mė shumė
se dymijė vjet qė kur ky zė ėshtė dėgjuar nė Betlehem: koha
nuk ka mundur ta pėrmbys Fjalėn, sepse Fjala e Zotit ėshtė e
njėjtė dje, sot dhe nesėr. Edhe sot kjo Fjalė u drejtohet
mbarė njerėzimit, por mbi tė gjitha njerėzve tė pėrvuajtur,
tė varfėrve, atyre qė nė vogėlsinė e tyre janė tė gatshėm tė
pranojnė zbulimin e Hyjit qė bėhet fėmijė, i njė Hyji qė
komunikon me ne njerėzit, nė tė njėjtin nivel njerėzor.
Kėtė mėsim tė ēmueshėm
tė pėrvujtėrisė na kumton Hyji ynė, qė ėshtė i vlefshėm
akoma sot pėr mbarė botėn dhe pėr mbarė njerėzimin. Ai na
mėson tė flasim, tė komunikojmė, t’i drejtohemi tė afėrmit
me ngrohtėsi, me pėrvujtėri, thjeshtėsi, sinqeritet, t’i
dhurohemi tjetrit plotėsisht. Hyji herė pas here dhe nė
mėnyra tė ndryshme, nė tė kaluarėn, u ka folur etėrve me anė
tė profetėve, sė fundi, nė kėto ditė, na foli edhe ne me anė
tė Birit (Heb 1, 1-2).
Pėr kėtė arsye festa e
Krishtlindjes ėshtė njė ftesė pėr tė verifikuar se si
jetojmė tani kėtu, nė territorin tonė, nė kėtė ēast tė
veēant historik: ėshtė ajo festė paqeje qė Jezusi ka ardhur
pėr tė sjellė dhe Engjėjt kanė kėnduar mbi shpellėn e
Betlehemit? Ka dashuri e solidaritet qė Zoti ka vendosur si
themel tė tė gjitha urdhėrimeve? Ka respekt ndaj njerėzve,
ndaj ideve tė tjerėve, tė vlerave tė mėdha si jeta, familja,
drejtėsia, siguria e punės, shėndeti, ambienti? Ka kujdes
ndaj atyre qė ndodhen nė vėshtirėsi, nė vetmi, nė braktisje,
sepse ėshtė i varfėr, i sėmurė apo i moshuar?
Nė kėto ditė tė festės
sė Krishtlindjes uroj qė ta njohim Zotin - Njeri dhe ta
adhurojmė Atė. Ta njohim nė jetėn tonė tė pėrditshme, nė tė
afėrmin, nė atė qė vuan, nė skamnorin, nė tė pėrbuzurin e nė
tė braktisurin. Uroj qė nė saje tė kėtij misteri tė
Krishtlindjes ēdo njeri ta pranojė njeriun si vėlla, ashtu
siē na pranoi ne Jezu Krishti. Ky Princ i Paqes le tė sjellė
paqe nė zemėr tė ēdo njeriut.
Drita e Betlehemit le
t’i ndriēojė dhe le t’i ngrohė zemrat tona, qė tė njohim
praninė e Krishtit nė ata qė na rrethojnė.
Me kėto mendime, lutje
e dėshira iu uroj, tė gjithė besimtarėve kudo qė ndodheni,
festat e hareshme tė Krishtlindjes dhe Vitin e Ri 2007!
Imzot Zef Gashi
Arqipeshkėv i
Tivarit
e Administrator
Apostolik i Prizrenit ‘ad interim
|