|
Abati i madh i Mirditės Imzot Prend
Doēin nė 161 vjetorin e lindjes
Jeta dhe veprimtaria e Imzot Prend Doēi (1846-1917)
Mė 8 shkurt 1846 (161 vjet mė parė) lindi nė Bulgėr tė
Lezhės, Abati Prend Doēi, misionari i Kishės katolike
dhe i atdhetarisė, njė nga kėngėtarėt e parė tė idealeve
tė Rilindjes Kombėtare. Studimet teologjike i kreu nė
Shkodėr e nė Romė. Shėrbeu nė vijim si nunc apostolik i
Selisė sė Shenjtė nė SHBA, Kanada e Indi.
Pasi u kthye nė Shqipėri, zuri postin e lartė nė
hjerarkinė kishtare si abat i Mirditės dhe u angazhua
shumė heret nė jetėn politike dhe kulturore tė kohės. Mė
1911- 1912 udhėhoqi kryengritjen e Mirditės kundėr
osmanllinjėve. Pa e prekur kurrė misionin e tij fetar,
nėn ndikimin e zgjimit kombėtar tė popullit dhe tė
ngjarjeve tė mėdha politike tė kohės, ai u bė njė nga
paraardhėsit e letėrsisė sė Rilindjes nė Shqipėri.
Dy nga poezitė mė tė rėndėsishme tė tij janė "Njė
kushtrim shqiptarėve" dhe "Shqipnia nėn zgjedhėn turke".
Poezitė shprehin shqetėsimin, dhimbjen pėr gjendjen e
mjeruar tė vendit dhe krenarinė pėr tė kaluarėn.
Duke gjykuar me mprehtėsi situatėn politike, nuk mungon
tė bėjė edhe thirrje tė zjarrta pėr luftė kundėr turkut:
N'qafė ma zgjedhėn kush e bįn?
Kambėve prangat lidhė na i kanė,
Osmanllia edhe na shįn,
Na pin gjakun, mishtė na e han.
Shqyptįr trima, zgjedhėn lshoni
Kputni prangat e luftoni!
Edhe pse shpesh ka ndodhur qė figurat e mėdha tė
kulturės, tė cilėt jetėn e tyre e kanė gėrshetuar me
politikėn, tė mos vlerėsohen nė kohė. Stinėt politike qė
kanė ardhur mė pas nuk kanė lejuar klimėn e duhur pėr
ndriēimin e veprės sė tyre. Ėshtė dashur kohė qė tė
dalin nga terri i harrimit. Si kompensim i dhunimit tė
gjatė ka ndodhur qė ndonjėri tė ngjitet nė "zenit" nga
dishepujt, pas nėnēmimit ka ardhur si pėr ēudi mbiēmimi.
Kjo luhatje e skajshme ka qenė shėrbimi mė i keq pėr
disa korifenj tė kulturės. Nė lidhje me Prend Doēin ka
ndodhur vetėm proēesi i nėnēmimit. Me sa duket nuk ka
pėr tė ndodhur dhe e kundėrta. Madje vendosja e tij nė
vendin qė i takon ka pėr tė qenė punė e vėshtirė.
Megjithė njėfarė evokimi e shpalimi tė figurės sė tij
kėto vitet e fundit, pėr shumicėn e shqiptarėve ai
vazhdon tė mbetet gati ashtu si nė kohėn e tij shumė i
pėrmendun e pak i njohur, sic e ka pėrcaktuar Shahin
Kolonja. Mbase prej domethėnies sė kėsaj sentence duhet
nisur hulumtimi e analiza.
Shumė i pėrmendur, por pak i njohur
Pse kėshtu? Pėr shkak tė veprės sė "munguar"? Si ka
ndodhur? Nuk u shkrua? Humbi mė vonė? Apo ēėshtja
qėndron krejt ndryshe?
Pėr Doēin dhe veprėn e tij qė kur qe
gjallė e mė pas janė shprehur njerėzit mė tė mėdhenj tė
kohės e tė mėvonshėm, shkrimtar si Gjergj Fishta, Faik
Konica, Asdreni, Filip Shiroka, Ali Asllani, Ndoc Nikaj,
Milto Sotir Gurra, arbėreshė tė shquar si Dhimitėr
Kamarda, Zef Skiroi e Gaetano Petrota pa harruar dhe
korrespondencėn e tij me De Radėn; gjuhėtarė si Justin
Rrota, Aleksandėr Xhuvani, Mahir Domi; politikanė si
Ismail Qemali e Luigj Gurakuqi; publicistė si Shahin
Kolonja, Sotir Peci e Milo Duēi; dijetarė tė njohur
bashkėkohės e pasardhės si Atė Pashk Bardhi, Atė Pal
Dodaj, Dom Nikoll Sahatēia, Pal Dukagjini; studiues tė
letėrsisė si Dhimitėr Fullani, Rexhep Qosja, Jorgo Bulo,
Muhamet Pirraku, Ėngjėll Sedaj, Isak Ahmeti; prijės e
krerė tė Mirditės si Prengė Bibė Doda, Prengė Marka
Prenga; personalitete tė Europės si Edit Durham, Franc
Nopēa e deri Peter Bartl nė ditėt tona; duke vecuar
sidomos kontributin e e biografit tė tij Pal Doēi nė
monografinė "Prend Doēi- Abati i Mirditės (jeta dhe
vepra)" shkruar vite mė parė e publikuar mė 1997.
Megjithatė Prend Doēi ėshtė nė "zbulim" e sipėr si
shumica e shkrimtarėve katolikė tė Veriut, deri mė tash
si njė "brez i humbur". Kemi tė bėjmė me njė
personalitet tė lartė qė ėshtė folur si pėr rrallėkėnd
nė kohėn e vet dhe nė ato tė mėvonshme, nga vendas e tė
huaj, nga arbėreshė e kosovarė, nga muslimanė e
katolikė, nga vendlindja e diaspora, nga qarqet
intelektuale brenda dhe ato tė europės. Vlerėsimet dhe
opinionet pėr Abatin janė tė shumta dhe nga mė tė
larmishmet: nga mirditasit e thjeshtė, nga
bashkėpunėtorėt famullitarėt e Mirditės e tė tjerė,
hierarkėt e lartė tė kishės nė Shqipėri, Stamboll, Romė,
Austri, konsujt e huaj nė Shkodėr dhe diplomatė tė
kancelarive perėndimore (nė takime tė drejpėrdrejta dhe
nė korrespondencėn e tyre diplomatike); shto kėtu dhe
kronikat e shtypit tė kohės, ditarėt (si ai i At Pal
Dodės), memorialėt, epistolarėt e autorėve tė shumtė,
relacionet kishtare drejtuar Vatikanit. Dhjetra e
dhjetra dėshmi qė pėrbėjnė njė "vepėr" mė vete pėr
njeriun me vepėr tė "munguar". Pėr njeriun shumė tė
pėrmendun, por pak tė njohur. Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur:
Doēi qė u kujdes pėr gjithcka tė madhe nė shėrbim tė
kombit tė tij, nuk u kujdes vetėm pėr njė gjė tė
"vogėl"; emrin e tij e aq mė pak pėr kultin e tij. Dhe
kėtė e bėn "njė njeri nė ēdo kuptim i jashtėzakonshėm",
siē do t'a cilėsonte Nopēa.
Poet tribun nė nismat e Rilindjes
Doēi publikon pak poezi; Dheu em nė
pėrmbledhjen "A Dora d'Istria-gli albanesi" ,
Livorno mė 1870; Nji kushtrim Shqiptarėve e po
atij viti dhe Shqypnia nė robni botuar nė
"Mjalt e Bletės", Bukuresht mė 1897. rreth 200
vargje nė 42 strofa ku poeti i ri shfaqet si mjeshtėr i
vargut, ēka nėnkupton se autori e kish ushtruar dorėn
dhe se kėto poezi nuk ishin tė vetmet. Pėrdor distikun,
strofėn katėrshe me rimė tė pėrputhur dhe tė alternuar,
teksa parapėlqen strofėn gjashtėshe dhe dhjetėrrokėshin.
Vjershat e tij cilėsohen si manifeste tė para poetike tė
asaj periudhe. Tė shkruara me mjeshtėri e frymėzim me
stil energjik e gjuhė tė pastėr, ato shprehin nė mėnyrė
tė ngjeshur disa nga idetė dhe idealet e lėvizjes sonė
kombėtare. Ato paralajmėrojnė lindjen e njė poeti tė
talentuar, nė radhė me Zarishin, Martinon, Bytyēin.
Nė librin antologjik kushtuar Elena
Gjikės pėrfshihen autorėt mė tė spikatur tė kohės
pėrfshirė dhe De Radėn. Lirika e Doēit cilėsohet ndėr mė
tė bukurat e librit. Dhjetė strofa gjashtėshe tė
shkruara nė dhjetėrrokėsh. Jo vetėm himnizim i figurės
sė Elena Gjikės, por dhe bashkėbisedim intim i poetit me
atdheun qė "njėher e njė kohė pati trima plot... si
pyll". Me figurėn e Dorės poeti simbolizon shpresėn e
ringjalljes. Zana mitologjike nuk mundte tė mos jetė e
pranishme nė kėtė poezi dhe pėr atė se heroina i
shėmbellen poetit me njė zanė. Duket sikur nis qė kėtu
"Lahuta e Malėsisė". Mė 1925 Justin Rrota e riboton nė
veprėn "Literatyrės Shqype" qė vjersha tė ishte
nė duart e shkollarve tė rinj.
Njė kushtrim Shqiptarve
siē e thotė edhe titulli ėshtė njė nga
kumbimet poetike mė tė forta atdhetare tė kohės. Tabloja
e atdheut ėshtė tepėr rrėnqethėse, ndaj duhet tė
shpejtonte dhe kėnga pėr ta rilindur. Shqiptarė
trima, zgjedhėn lshoni / kputni prangat e luftoni
ėshtė refreni origjinal. Poeti fut nė pėrdorim leksikun
aktiv tė ligjėrimit atdhetar pėr tė zgjuar ndėrgjegjen
kombėtare; si njė rapsod i moēėm e si njė luftėtar i ri
u rrėfen shqiptarve historinė dhe dramėn e atdheut.
Deviza "Ja dek ja lirė" ėshtė kulmi i protestės, i
kushtrimit pėr liri.
Shqypnia nė robni
(1872) dallohet pėr theksin marcial tė
vargut, saktėsinė e mjeteve poetike dhe gjuhėn e bukur
dhe tė pastėr. Ėshtė padyshim njė poezi antologjike qė
tė kujton "O moj Shqypni" tė Pashko Vasės dhe
mund tė merret si njė program e njė kushtrim i
kryengritjes sė Mirditės (1876-1877), tė cilėn Prend
Doēi e kishte udhėhequr nė vend tė Preng Bibė Dodės sė
ri. Pėr shumė vjet kjo poezi ishte njė spiritus
movens i vėrtetė pėr shqiptarėt dhe pėr lėvizjen
kombėtare shqiptare. Nė tė ai kishte ngritur lart kultin
e Skėnderbeut, kultin e flamurit dhe kultin historik nė
pėrgjithėsi duke theksuar njėherėsh dhe rolin e
diplomacisė : "Dheu em Shqypni
n'Evrop, ka fol parsia / Gjyq lyp, nuk gjak, e gjyq do
"ket" Shqypnia".
Po a ka dhe krijime tė tjera Doēi. "Pos
kėtyre vjershave ka pas nė dorėshkrim dhe do tė tjera,
tė cilat m'i ka pas lexue njė herė n'Orosh. Shpresoj se
ky dorėshkrim do tė gjindet nė dorė tė ndokujt e ndonji
prift i Mirditės ka me i qitė nė drite"-shkruante At
Pashk Bardhi mė 1942 nė "Hylli i Dritės"
Po bėhen 60 vjet dhe ende dorėshkrimit nė
fjalė nuk i ėshtė rėnė nė gjurmė. Pėrsa i pėrket
vlerėsimit tė veprės sė Doēit si shkrimtar, nė vendin e
vet ai ėshtė vėnė vetėm nė "Shkrimtarė Shqiptarė"
(1941) nė radhė tė autorėve tė tjerė tė shquar tė
Rilindjes.
"Emzot Doēi s'ka shkrue pak, por
gjithherė pa emėn".
Prend Doē i shkroi me pseudonimet "Primo Doēi" ,
"Njė djalė prej Shqypnije" dhe mendohet se
dhjetra artikuj janė tė tijtė. Ai kishte bashkėpunuar qė
herėt me revistėn e De Radės "Flamuri i Arbėrit"
, bashkėpunėtorė tė sė cilės ishin shqiptarė dhe
arbėreshė si Z. Jubani, Th. Mitko, S. Dine, N. Naēo, P.
Doēi, G. Dara (I Riu), A. Santori etj. Edhe kur ishte nė
Indinė Lindore me mision apostolik pėrsėri bashkėpunon
me revistėn e De Radės, ku nė tetor tė vitit 1883 boton
artikullin "Topografia e Lezhės
nė Shqipėri".
Shkrimet publicistike dhe relacionet
kishtare qė dėrgon Vatikanit dėshmojnė njė stil modern,
ndonėse ka munguar deri tani njė hulumtim i mirėfilltė i
gjithė lėndės sė shkruar prej tij, ēka do tė krijonte
mundėsinė pėr njė gjykim mė tė plotė. Jo mė kot disa
herė ėshtė vėnė nė dukje se "Emzot Doēi s'ka shkrue pak,
por gjitherė pa emėn". Doēi pėrmendet si njė gojėtar i
spikatur. Njė kronikė pėrkujtimore e Hyllit tė Dritės
(prill 1914) duke evokuar ditėn e flamurit nė Shkodėr mė
1912 nė kėshtjellėn e Rozafės evidenton ligjėratėn e
Abatit tė Mirditės me atė rast i cili "foli bukur". Njė
panegjirik nė kishėn katedrale Doēi e pat mbyllur me
epifemėn "Zoja e Shkodrės" e "Shkodra e Zojės". Si
argument pėr zotėsinė nė improvizimin e fjalimeve nga
ana e tij sillet dhe ceremonia e pėrmotshme e Imzot
Guerinit, fjalimet e tij nė popull e meshat nė kishė.
Publicisti dhe oratori gjenden tė gėrshetuar gjatė
Rilindjes jo vetėm nė personalitetin e Doēit
Ku tjetėr duhet ta kėrkojmė veprėn e
"munguar" tė Prend Doēit? Duket se ky ka qenė njė
preokupacion i gjithė studiuesve dhe dashamirėve tė tij.
"Edhe me kenė pak veprat e shkrueme prej Abat Doēit, nuk
janė pak 32 vepra
tė botueme nė nandė vjet tė Shoqnis
"Bashkimi" themelue prej tij, as veprat e botueme me
ndihmėn financiare qė dha pėr shtyp (Ligjėrim nė
vdekjen e Abat Doēit, "Posta e Shqypnis",nr 24, shkurt
1917-Gjergj Fishta) ".
Ka ndodhur diēka disi e rrallė nė fushėn
e letrave. Zė e shuhet autorėsia e njeriut qė i kishte
parametrat e plotė tė shkrimtarit, emri tingėllues i
fillimeve aq tė mbara poetike. Si ndodhi qė ai nuk u
"bė" dot shkrimtar pėr vete, kur bėhet "udhėrrėfyesi" i
Fishtės pėr kryeveprėn e vet epike "Lahuta e Malsisė"?!
Prend Doēi, njė intelektual i madh i
kohės, ia kishte mbushur mendjen Fishtės qė tė vazhdonte
"Lahutėn" e tė kėndonte si njė rapsod homerian i maleve
tė Shqipėrisė. Ėshtė po ky qė pėrkrah Ndre Mjedėn nė
hapat e parė duke zbuluar tek ai poetin, intelektualin e
aftė me dhunti e pėrkushti pėr shkencėn, gjuhėn,
kulturėn. Akoma mė tepėr, "humbėsi i madh", i vetvetes
nxiton ta presė shekullin e ri me njė institucion letrar
e gjuhėsor brilant nė qendrėn mė tė rėndėsishme
kulturore tė vendit qė nga antikiteti, nė Shkodėr, mes
ajkės sė dijetarėve dhe atdhetarėve rilindas. Pikerisht
nė kėtė kohė ndodh "konvertimi" i shkrimtarit me njeriun
e shkencės. Veprėn e tij tash e mbrapa duhet ta kėrkojmė
pikėrisht te shoqėria prestigjioze "Bashkimi", ashtu si
njė pjesė e tė krijimtarisė sė Konicės nė vetė revistėn
" Albania " si drejtues i saj nė radhė tė parė. Dihet se
Doēi ka qenė njė ithtar i rralė i gjuhės shqipe. Si i
tillė detyrimin ndaj saj ai nuk e shihte thjesht nė
pastėrtinė e gjuhės sė vjershave tė tij. Vėzhgimet
vetjake pėr tė folurėn e krahinave tė vecanta, trajtimet
modeste tė gjuhės gjuhėsire nė shkrimet publicistike
etj.
Ai ishte i ndėrgjegjshėm se gjuhės amtare
i lipseshin fjalorė, gramatika, tekste shkollore e mbi
tė gjitha njė alfabet modern. Tė gjitha kėto pėr tė
ishin shumė mė tepėr se "laboratori i tij krijues".
Doēi, mė i vjetri i shkrimtarėve dhe dijetarėve tė
kohės, me njė pėrvojė si rrallėkush nė pėrpjekjet pėr
rilindjen e kombit; pėr tė kryer misionin historik nė
rrafshin e kulturės dhe identitetit kombėtar, mė 1899 nė
shoqėrinė "Bashkimi", ofron elitėn intelektuale tė
Gegnisė: At Gjergj Fishtėn, Dom Ndoc Nikajn, Dom Dodė
Kolecin, At Pashk Bardhin, Imzot Lazėr Mjedėn, Luigj
Gurakuqin e plot tė tjerė. Nuk ėshte e rastit qė shumė
famulli tė Mirditės nė kėtė kohė kthehen nė qendra tė
veprimit kulturor e shkencor, me priftėrinj dijetarė qė
krahas funksionit zyrtar hulumtojnė vlera etnokulturore
tė trevės si tradita, doke, folklore, gjuhėsi etj. Njė
"akademi" perfekte qė nuk i rrafshonte individualitetet
e punėtorėve tė dijes dhe pse shpesh autorėsia ishte
kolektive. Kėtu vec po cekim kontributin e
papėrsėritshėm tė Doēit nė drejtimin e saj si ideues i
programeve tė saj dhe bashkėautor i veprave tė
publikuara nė afro njė dhjetėvjecar.
"Mėmėdhetar vetflijues"
Sigurisht problemi i veprės sė "munguar"
tė Doēit ėshtė shumė mė kompleks se kaq. Ai mund tė
rroket e tė shkoqitet vetėm kur tė mbahen parasysh jo
vetėm rrethanat historike nė tė cilat u shkri jeta e
tij, por edhe komponentėt pėrbėrės tė personalitetit tė
Abatit.
Para sė gjithash Doēi ishte ideolog i
Rilindjes, me sens diplomati, qė i duhej pėr tė vendosur
ekuilibret e duhura nė rrjedhėn e ngjarjeve historike tė
komplikuara me fuqitė e huaja. Nė "programin' e tij
zinte vend: aspekti kishtar, politik, kulturor. Kėto tre
drejtime themelore kushtėzojnė kryekėput jetėn e tij
aktive deri nė fund. Falė karakterit tė rrallė, ai
asnjėherė nuk gjendet nė periferi tė ngjarjeve, por nė
kulmet e tyre. Vetėflijohet pėr vepra tė guximshme qė do
t'i kishte zili gjithkush. Do tė donte tė ish njė prelat
i urtė e bari shpirtrash, por rrethanat historike e
bėjnė tė vihet nė krye tė kryengritjes sė Mirditės tė
viteve 1876-1877, ēka do t'i kushtonte 11 vjet internim
nė tre kontinente. I ndalohet atdheu, dashuria e tij mė
e madhe. Hyn kėshtu si padashur nė qerthullin e trazuar
tė politikės pėr tė mos u ndarė mė prej saj. Do tė
kishte dėshirė qė kisha e Mirditės tė ishte e
konsoliduar, por nė vitin 1888 kur ai vjen nė krye tė
saj ajo ishte krejt e copėtuar dhe e ndarė nė tre
ipeshkvi. I lipset njė punė prej titani pėr t'a
rimėkėmbur Abacinė duke e ēuar nga dy nė gjashtė famulli
e mbi tė gjitha pėr ta "dlirė dioqezėn e tij prej
vesit". Kryen nė pak vite njė histori tė pashembullt nė
historinė e Krishtėrimit aq tė goditur gjatė pushtimit
turk. Natyrshėm si cdo ideolog, atdhetar e dijetar do
t'i gėzohej njė Shqipėrie me insitute kulture e shkence
nė prag tė pavarėsisė, me shkolla shqipe gjithandej, me
njė alfabet tė njėsuar pėr tė gjithė shqiptarėt e shumė
gjėra tė tjera kėsodore, por kėto thuajse mungonin.
Duke qenė i matur e racional, ai nuk e
krijon "Bashkimin" pėr ego dhe jo se i mungonin
angazhimet nė fusha tė tjera, por se ishte i bindur se
shteti i nesėrm pa kėto, aq mė tepėr njė shtet nga e
para, nuk do tė mund tė realizonte aspiratat e
shqiptarėve. Me institucionin e tij Doēi jo vetėm kėrkon
tė kanalizojė nė njė rrjedhė energjitė krijuese tė
intelektualėve tė kohės, por edhe t'u japė mėsimin e
madh bashkėkombėsve se bashkimi ishte ēelėsi i suksesit
tė sė ardhmes nė politikė, qeverisje, arsim, kulturė
etj.
Ky nė fakt ka qenė mesazhi historik i
gjithė elitės sė dalė nga shkolla e Krishtėrimit.
Zef Skiroi poemėn e njohur idilike
"Mili e Haidhia" , "pėr meritime letrare" ia
kushton pikėrisht shkrimtarit me vepėr tė "munguar"
Pėr Abatin e Mirditės me kontribut tė
jashtėzakonshėm nė historinė, letėrsinė, kulturėn
shqiptare, pra hyri nė histori si meshtar i devotshėm e
atdhetar i flaktė, si poet, studiues dhe ashtu sikur pėr
shumė figura tė shquara prelatėsh katolikė, pėrgjatė
gjithė sistemit komunist nuk u tha asnjė fjalė duke e
bėrė mė tragjik fatin e kėtij kolosi tė letrave shqipe.
-
Don Robert JAKAJ
Kisha Katolike "Shėn Gjergj"
85360 Ulqin, Mali Zi
Phone: +381 (0)85 45 01 85
Telefax:+381 (0)85 34 14 05
Mobile: +381 (0)69 77 56 44
e-mail:
robertjakaj@gmail.com
web:
www.forumikatolik.net
www.bibla.net
|