Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci

                                                                                                                   

TEMAT

  Home

  Meditime

  

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kërko në Google


www.misioni.hr

PROFESORI DHE LUNDERTARI

Një dite një nder profesoret më të medhenj të universitetit, kandidat per çmimin Nobel dhe i famshem në mbarë boten, arriti në bregun e një liqeni.
E luti një lundertar që ta merrte në lunder e që së bashku të benin një shetitje neper liqen me lundren e tij. Njeriu i mirë pranoi menjehere
Kur ishin larg bregut, profesori filloi ta pyeste lundertarin.
“A e njeh historine”
“Jo” - u pergjigj ai.
“Atehere ke humbur një çerek të jetes!”
Pas pak e pyeti prapë:
“A e njeh astronomine”
“Jo” - iu pergjigj lundertari.
“Atehere ke humbur dy çerekë të jetes sate”.
E pyeti edhe per të treten herë:
“A e njeh filozofine”
“Jo” - ishte edhe kesaj here pergjigja e lundertarit.
"Atehere ke humbur tre çerekë të jetes sate”.
Papritmas filloi një stuhi e terbuar. Lundra, që ishte në mes të liqenit, luhatej prej ujit andej e kendej si një levozhgë arre. Atehere në mes të vurbullit të stuhise duke bertitur me sa zë që kishte, që të mund të degjohej, lundertari e pyeti profesorin:
“A di të notosh?”
“Jo” - iu pergjigj profesori i rrembyer nga frika.
“Atehere e ke humbur terë jeten!”


Çfarë sherbejnë njohuritë e shumta nese nuk dimë të jetojmë!
Ka shumë rruge që zakonisht janë të lumtura e ngashnjyese, por që të çojnë në vdekje.
Ndersa rruga e jetes është vetem një: Rruga e Dashurise!

 

 

                                                                                                                                                                        

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara  © 2005 misioni.hr

webmaster