|
Mbi kontekstin
historik tė fenomenit Gjergj Kastrioti - Skendėrbeu
(1405-1468)

© Pikturė e Ndue Gjeles
nga Sami Repishti
Figura pluri-dimensionale e heroit
kombėtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skenderbeu ka ndezė
fantazitė e breznive tė njipasnjishme shqiptare pėr afėr
gjashtė shekuj. Megjithė pushtimin 423 vjeēar otoman tė
viseve shqiptare dhe konvertimin nė islam tė pjesės ma
tė madhe tė popullsisė sė vendit, figura poliedrike e
Skenderbeut, sundimtar, diplomat, strateg ushtarak i
rangut tė parė dhe mbrojtės i krishtenimit perėndimor,
mbetet gjithėherė epiqendra e kryenaltėsise kombėtare
shqiptare dhe personaliteti qendror qė bashkoi dhe
vazhdon tė bashkojė tė gjithė shqiptarėt, brenda dhe
jashtė Shqipnisė, pa dallim feje, krahine ose ideologjie
politike. Skenderbeu qendron sot, pesė shekuj e gjysėm
mbas vdekjes tij me l468, si nji gjysėm-perėndi, hero i
antikitetit, personifikimi i ēdo gjaje qė shqiptarėt
adhurojnė dhe vazhdojnė tė shpresojnė.
I lindun nė nji vend si Shqipnia, kurdohere nji urė nė
mes tė Lindjes dhe Perėndimit, veprimtaria e
gjithanėshme e Skenderbeut karakterizohet nga nji marrje
qendrimi tė preme nė favor tė njenės - Perėndimit tė
krishtenė, dhe kundėr tjetres - Lindjes islamike, nji
qendrim unik nė atmosferen politike tė Ballkanit nė
shekullin XV. Ajo qė na intereson asht konteksti
historik i nji veprimtarie tė kėtillė qė, simbas
mendimit tonė, ka percaktue kahen e veprimtarisė sė tij,
si dhe rezultatet qė nji qendrim kaq i vendosun ka dhanė
pėr tė ardhmen e nji vendi tė kėrcėnuem nga rreziku i
invadimit afatgjatė.
Shekulli XV qė lindi Skenderbeun, e gjeti Perėndimin (nė
kėtė rast i identifikuem si "Europė e krishtenė")
nė nji proces formimi tė kontinentit tonė, qė do t'i
jepte formen e tij afatgjatė dhe tė dallueme, si
kontinenti i Europės. Bota tjetėr ishte kryesisht jo e
krishtenė. Prandej, shekulli XV ushqeu idenė e nji
qytenimi tė mbėshtetun nė nji fe, d.m.th. krishtenimin,
qė mbante njikohėsisht edhe vulen e trashėgimit tė
qytetnimit tė pasun romak, sidomos me ruejtjen e
pėrdorimin e gjuhės sė shkrueme latinishte.
Konceptet moderne tė "popullit" dhe "kombit", e aq ma
shum "i shtetit", kanė qenė mjaft abstrakte; ajo qė
ishte konkrete, e pėrditshme, ishte termi, nominal dhe
praktik i "krishtenimit" dhe zhvillimi i mavonshėm i
ngjarjeve duhet parė nga ky prizem. Kėtu fillon edhe
historia e "Europės". Organizimet fisnore, ngritjet e
paprituna tė individėve tė fuqishėm, megjithėse
pjesėrisht tė romanizueme, nuk kanė qenė nė gjendje me
hedhė bazat e "nji shoqnie tė qytetnueme", pėrsa kohė qė
barbarizmi nė Europe ishte nji fenomen i pėrhapun.
Ndėrkaq, nė botėn jashtė "Europės" - Konstantinopoja.
Kordoba, Bagdadi - me trashėgimin bizantin e arab kishin
krijue "shtete" dhe qytenime qė kalonin shumė sukseset e
"Europės". Asnji shkollė mendimi ose universitet nuk
ishte nė naltėsinė e arabėve, qoftė nė Spanjė, qoftė nė
Lindjen e Mesme.
Nė kėtė gjendje tė ulėt zhvillimi, fuqia e madhe
efektive qė u trashėgue nga perandoritė e sė kaluemes -
ajo e Karlit tė Madh, e mbretėnve anglezė, gjermanė,
spanjollė, - mbeti ajo e Kishės Katolike Apostolike tė
Romės, dhe ma pak tė fuqishėm protestanėt dhe kishat e
tyne. "Nėpėr tė gjithė Europėn perėndimore, ipeshkevit -
shpesh herė bij tė familjeve me influencė, me pasuni dhe
lidhje tė fuqishme qė i mbronin - ishin figura kyēe nė
ēėshtjet lokale, e morėn pėrsipėr detyra qė ma parė i
takonin zyrtarėve perandorakė. Kisha, pak nga pak, veshi
rroben mė tė cilen veshej Roma shekuj ma parė -
qytetnimin. Vija dalluese nė mes tė krishtenimit e
paganizmit ka qenė gjithashtu edhe vija qė ndante
qytetnimin romak dhe barbarizmin." (J.M.Roberts, 237)
Nga tė gjithė ipeshkevijt, ma i randėsishmi dhe ma i
fuqishmi u ba ai i Romės - i njohun si Papa i Romės.
Arsyet pėr nji zhvillim tė kėtillė janė tė njohuna: disa
nga kryesorėt janė prania e eshtnave tė martirit Shėn
Pjetėr, pa dyshim edhe fakti se Roma ka qenė pėr shekuj
kryeqyteti i republikės dhe perandorisė romake me nji
trashėgim tė pakrahasueshėm. Me shkatėrrimin e
administratės sė "perandorisė", ipeshkevijt morėn
pėrsipėr edhe funksionet shtetnore, tue ruejtė gjuhėn e
shkrueme latine si gjuhė zyrtare. Pėr ma tepėr,
diplomacia papnore ndihmoi formimin e mbretnive
kristiane qė u ngritėn me ramjen e barbarizmit nė
Europė. "Perandori" legjitimohej vetėm me kunorėzimin
nga Papa i Romės.
Gjatė kėtij transformimi, Kisha Katolike e Romės,
megjithė lėshimet e herėpashershme, ruejti dy aspekte
themelore:
a) dėnimin e hakmarrjes si barbarizėm e zėvendėsimin me
"dashuni pėr tė afėrmin".
b) mbrojtjen e parimit tė martesės sė krishtenė,
monogaminė, qendrime qė mbahen edhe sot.
Njena sillte paqen, tjetra pagėzonte familjen si
berthamėn e shoqnisė.
Procesi i konvertimit tė popujve "barbarė" dhe qendrimi
i "Kishės" pėrfunduen me sukses nė pėrpjekjen "me
qytetnue" dhe si rrjedhim, me dalė nė skenė si
"europiane tė qytetnueme" me identitet kontinental. Nė
nji Europė tė kėtillė, dimensionet fetare ishin tė
pakundėrshtueshme dhe depėrtuen nė tė gjithė jetėn e
shoqnisė sė re. Asht kjo "Europė" qė celebrohet me
ndėrtimin e katedralevet gotike, si dhe nė art me
pikturė e skulpturė.
Nė sferėn shoqnore, themelimi i qyteteve, zhvillimi i
industrisė lokale dhe i tregėtisė, veprimtaria kulturore
e zbulimi i shtypshkronjės filluen tė krijojnė sensin e
"bashkėsisė" qenien "popull", si dhe nevojėn e
paevitueshme pėr nji organizim shtetnor. Ky grumbullim
zhvilloi edhe ngritjen e "shtetit", ndjenjen e
"kombėsisė", tė qenies pjesė e nji "kombi" tė veēantė me
interesa dhe aspiracione tė veēanta. Asht lindja e
"nacionalizmit" - francez, anglez, gjerman, spanjoll,
portugez, holandez, danez, suedez, irlandez etj.
Historikisht, kombet janė zhvillue ma shpejt sa herė qė
kanė qenė tė pėrfshime nė nji shtet tė organizuem dhe me
sistemin monarkist. Megjithatė, prirja e "Monarkėve" pėr
rritje territoriale kombėtare me dhunė ka shkaktue
luftat e vazhdueshme. "Kombet europiane u formuen nga
popuj qė u treguen mjaft tė fortė me qendrue sė bashku,
si dhe shpesh herė, nga detyrimi i bashkimit pėr
rezistencė kundėr invadimit tė huej." (J.M.Roberts, 271)
Nė Lindje, sundimi i Bizantit (afers. 527-l453) krijoi
nji "krishtėnim" tė ndryshėm nga ai i Romės,
sidomos me perandorin ilirian Justiniani i Madh. Nė
Lindje, perandori ishte i mveshun edhe me rroben e
"supremacisė fetare" edhe nė subjektet me landė fetare.
Menjėfjalė, ishte nji udhėheqės laik dhe fetar
(caesaro-papism), qė shikohej si nėn-mbret i Zotit mbi
tokė. Ndėrsa Perėndimi nuk lejoi autoritetin fetar me
kalue nė duert e "sundimtarit", tue sigurue qė vetėm
Kisha tė kishte fjalėn e fundit, sepse ajo i detyrohej
vetėm Zotit, nji forcė jashtė-tokėsore, prandej
superiore.
Pėr arsye tė pozitės sė Bizantit, zyrtarėt e Kishės
flitnin greqisht, megjithė shoqninė multi-raciale tė
Perandorisė. Humbja e ndikimit tė antikitetit grek dhe
atij tė Europės perėndimore, shkaktuen adoptimin e shumė
formave aziatike nė Ballkan, nji trashėgim qė ndjehet
edhe sot nė kėtė gadishull. Forma fetare e kėtij
zhvillimi u quejt "ortodoksizėm", nji formė e ndryshme
nga "katolicizmi" perėndimor.
"Asnji klerik ortodoks nuk kishte randėsinė e Papės
sė Romės. Patriarku i Konstantinopojės, udhėheqės
kishtar i pranuem nė Kishen lindore mbas shekullit VII,
ishte nė praktikė i emnuem nga Perandori, dhe si
shpėrblim' jepte bekimet e Kishės nė ceremoninė e
kunorėzimit tė Perandorit." (J.M.Roberts,173)
Klerikėt u lejuen tė martohen, tue i paraqite ata si
pjesė e shoqnisė laike dhe tue i lejue murgjėt e
monastireve tė tėrhiqen nga "jeta" pėr lutje, meditacion
e vetėdisiplinim.
Mbas Koncilit tė vitit l054 dhe skizmes qė rezultoi,
ndamja deri atėherė teorike nė mes tė dy kishave
(katolike e ortodokse), u ba ma e theksueme ēdo ditė e
ma shum
Pėrsėri nė Lindje doli nė skenė edhe nji fe e re,
Islamizmi, qė predikoi "vėllaznimin e besimtareve"
(ummi) kudo qė ata jetojnė. Qė nga fillimi, "
theksi i
vumė mbi randėsinė supreme tė vėllaznimit nė mes tė
besimtarėve, kishte karakter subversiv, gjithashtu sepse
sfidonte besnikėrinė qė kėrkojshin fiset"
(J.M.Roberts,179), dhe ma vonė kombet. Po lindte nji
bashkėsi e re shoqnore, e cila me zhvillimin e hovshėm
tė saj do tė sillte qytetnimin e ri islam.
Nė kundėrshtim me krishtenimin, islamizmi u tregue nji
forcė pėr pushtime tokėsore me ndėrmarrje ushtarake.
Ekspeditat arabe pushtuen Afrikėn e Veriut, e tė gjithė
Lindjen e Mesme. Nė Europė, arabėt pushtuen Spanjen dhe
gjysmėn e Francės, deri nė Tours e Poitiers (v. 732),
pikėrisht njiqind vjet mbas vdekjes sė themeluesit,
Muhamet. Kėtu fillon edhe ngritja e qytenimit arab, dhe
ramja ushtarake e tyne, njikohėsisht, qė na e
interpretojmė si fitorja e pendės mbi shpaten.
Ramja e arabėve u shpejtue kryesisht nga dalja nė skenė
e nji fuqie tė re qė pėrqafoi islamizmin, por mori pėr
vete lavdinė e ndėrtimit tė perandorisė: turqit osmanė.
Kryqėzatat e Perėndimit pėr ēlirimin e Jeruzalemit,
dobėsuen Bizantin dhe mundėsuen ardhjen e osmanėve nė
Europė. Nji botė plot intriga si Bizanti nuk ishte nė
gjendje me pėrballue sulmin e ushtrisė ma tė fortė tė
asaj kohe. Nė vitin 1453, Konstantinopoja ra nė duart e
osmanėve, nji moment dramatik nė historinė e Europės.
"Kur erdhi lajmi i rėnies, askush nuk e priste dhe
krishtenimi mbeti me gojė hapet." (J.M.Roberts,198)
Rruga pėr pushtimin e Ballkanit ishte tashma e hapun dhe
rreziku i invadimit tė Europės ishte iminent. Disa
vende, si Bosnia, pranuen islamizmin nė mėnyrė masive,
ndėrsa vende tė tjera si Hungaria, Serbia, Bullgaria dhe
Arbenia e kundershtuen me suksese jo tė barabarta. Por
efektet e pushtimit, islamizimit dhe qendrimit
anti-kristian tė pushtuesve osmane, krijuen nji reaksion
tė fortė, koshient e tė vazhdueshėm. Krishtenimi nė
Ballkan u ba forca udhėheqėse e rezistencės, qė lindi
idenė e kombėsisė - si bashkėsi e dallueme nga pushtuesi
- dhe format e para tė nacionalizmit nė Ballkan. Nė krye
tė kėsaj lėvizjeje proto-nacionaliste qendronin kleri
katolik e ortodoks. Megjithatė, pėr arsye tė qendrimit
barbar tė kryqėzatave katolike europiane gjatė qendrimit
tyne nė Bizant, e veēanėrisht grabitjes sė pa fre tė
Konstantinopojės (l204), ndasia fetare e dy kishave u ba
e plotė dhe mori tone politike. "Better Turks than
Franks " (Ma mirė turqit se francezėt (katolike).
Bizanti ftoi osmanėt myslimanė tė luftojnė kundėr
princave tė krishtenė ballkanas. Kėta tė fundit ftuen
osmanėt myslimanė tė luftojnė kundėr rivalėve tė tyne tė
krishtenė.
Mbretėrit e Serbisė, Bullgarisė dhe tė Bizantit u
komprometuen me martesat e bijave dhe motrave e tyne me
Sulltanin. Gjithēka ishte e kalbun nė themel, ndėrsa
fuqia ushtarake turke kishte arritė kulmin. "Vetė
Ballkani u shndėrrue nė nji teatėr lufte, ku ushtarėt e
krishtenė luftuen vazhdimisht pėr turqit" (Kinross,49).
Nė luftėn e Konjes (Anadoll), me l387, armata turke
pėrbahej nga ushtarė tė krishtenė serbė, grekė e
bullgarė.
Mė 1380 turqit hynė nė Shqipni
"me thirrjen e
princėrve vendas qė kėrkonin ndihmėn e turqėve me luftue
anmiqt e tyne."(Kinross,54) Mė l385, mbreti i mundun
Lazar i Serbisė detyrohet me njohė Sulltanin dhe me
pague tribut nė tė holla bashkė me nji kontingjent
ushtarėsh. Ma heret, qė mė l335, princėt europiane
kishin fillue marreveshjet me turqit, me qellim qė tė
mbronin tregtinė e qendrave tė tyne nė Ballkan. Raguza,
Venediku e Gjenova braktisėn perandorin bizantin e
lidhen traktate me perandorinė otomane.
Nė nji pėrpjekje me pushtue Ballkanin, Sulltan Murati I
u ndesh me forcat e koalicionit kristian - serbe,
boshnjake, shqiptare, bullgare, vllahe dhe hungareze -
nėn komanden e mbretit Lazar tė Serbisė, nė Fushė
Dardani (v. l389). Koalicioni humbi luften dhe serbėt
pavarėsinė , tue zbritė nė rangun e nji shteti vasal. Me
fitoret e reja, perandoria osmane hodhi faren e nji
shoqnie shumėkombėshe, me besime tė ndryshme dhe me nji
numėr tė madh gjuhėsh. Njohės i mirė i psikologjisė
ballkanase, Sulltan Murati pushoi persekutimin e tė
krishtenėve dhe konvertimin me forcė tė popullsisė nė
islamizėm. Patriarku serb ruejti prerogativat themelore
nė kryemjen e funksionit tė tij - ashtu siē kishte ba
Sulltani me Patrikun grek mbas ramjes sė
Konstantinopojės, i cili, "
nė nji letėr drejtue Papės,
mė l485, pohonte se Sulltani i kishte lanė Kishės liri
tė plotė veprimi." (Kinross,59)
Ky trajtim mundėsoi tė krishtenėt e perandorisė osmane
tė ngrihen nė pozitat ma tė nalta shtetnore. Por, me
drejtuesit ma tė naltė tė Kishave greke e serbe si
aleate tė privilegjueme tė Sulltanit, Papa i Romės
mbetej vetėm nė skenė si anmik kryesor i osmanėve dhe si
organizator i rezistencės efektive kundėr turqėve nė
Ballkan. Ndėrkaq, demografia e Ballkanit filloi tė
ndryshojė me ardhjen e kolonive myslimane nė gadishull
dhe vendosjen e tyne nė shum qendra banimi tė tokės sė
okupueme. Nji humbje e dytė dhe e randė e mbretit
hungarez Sigismund nė Nikopojė, shėnoi triumfin e plotė
tė osmanėve nė Ballkan, pjesėrisht me ndihmen e serbėve.
Kisha ortodokse serbe shikonte vetėn pėrherė si nji
institucion kombetar, si qendra shpirtnore e popullsisė,
qė fliste serbisht dhe ruente besimin ortodoks. Edhe
vetė ekzistenca e saj, qė nė vjetin l557, u konfirmue me
dekretet e Portės sė Naltė Otomane, e cila rivendosi
Patriarkatin serb, si nji kompromis tė arritun nė mes tė
dy vėllazėnve: kryeviziri Mehmet Sokollu ishte nji serb
i konvertuem qė arriti tė bahej kryeministėr i
perandorise turke, ndėrsa vėllai i tij, Makarije
Sokoloviq, i cili kishte ruejtė ortodoksizmin, u
kunorėzue si Patriarku i Serbisė.
Mbas vdekjes sė perandorit gjerman e hungarez Sigismund,
mė l437, u rindez tek hungarezėt dėshira pėr hakmarrje
kundėr osmanėve. Nga rradhėt hungareze doli nji fisnik,
Gjon Huniadi, i destinuem me u ba hero kombėtar. Pėr
mungesė ndihme nga Europa, Huniadi u mbeshtet nė
pėrkrahjen qė gjeti tek Papa i Romės, tek serbėt,
shqiptarėt, boshnjakėt, e bullgarėt. Mė l443, forcat e
koalicionit hungarez munden ushtrinė turke, e pushtuen
Nishin. Kjo humbje turke i atribuohet, pjesėrisht,
largimit tė shqiptarit Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga
fusha e betejės, e kthimit tė tij nė Krujė. Ma vonė,
hungarezėt u mundėn e Sulltan Murati I nėnshkroi paqen
nė Szeged (Hungari), ku njihte nė mes tjerash, nji
autonomi tė gjanė jashtė sundimit turk pėr Serbinė e
Vllahinė. Turqit kishin tashti dorė tė lirė me veprue nė
Shqipni, Greqi e Bullgari. Mė l444, Murati abdikoi nė
favor tė djalit, Bajazit.
Nė kėtė atmosferė zjarri, lindi, u rrit, dhe luftoi
Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Nė betejėn e vitit l082,
normanėt fituen Durrėsin dhe u shpėrndanė nė mbrendėsi
tė vendit. Asht koha e kryqėzatave qė dobėsuen Bizantin.
Nė ketė situatė tė re linden dy shtetet arbnore:
Arbnia dhe Epiri. Mė l272, ushtritė e
mbretit tė Anxhuinėve invaduen Shqipninė, e quejten atė
"Mbretnia e Shqipnisė" dhe mbreti Karl u quejt "Mbret i
Shqipnisė". Asht ai qė u dha titujt e fisnikėve
feudalėve shqiptarė: Topia, Skuraj, Gropa, Arianiti,
Jonima e tė tjerė. Bashkė me anxhuinėt erdhi edhe nji
numėr i madh klerikėsh katolikė. Ishte vendosė qė
Shqipnia tė mbetej e lidhun me Romen.
Pa kalue shum kohė, princėt shqiptarė tė lodhun nga
pushtimi ngritėn kokė dhe me ndihmen e Bizantit, nxorėn
anxhuinėt jashtė. Kleri katolik u largue gjithashtu dhe
u zėvendėsue me peshkopėt ortodoksė. Nji princ i ri,
Tanush Topia, u revoltue pėrsėri nė Shqipninė e Mesme.
Ndėrkaq, u formue Principata e Shkodrės nė Veri, nėn
drejtimin e familjes Balsha, dhe nė Jug Principata e
Artės, nėn drejtimin e familjes Shpata.
Familja Balsha u konvertue nė katolicizėm, kėrkoi dhe
mori ndihmen e Papės dhe tė Venedikut. Me forcat e reja
ata munden ortodoksin Tanush Topia, dhe u banė zot tė
pjesės ma tė madhe tė Shqipnisė. Princi T.Topia u bani
thirrje osmanėve pėr ndihmė. Paraqitja e osmanėve nė
Ballkan krijoi nji situate tė re dhe shumė tė
rrezikshme. Me humbjen e luftės nė Fushė Dardani, l389,
princat shqiptarė mbeten pa mbrojtje. Mė l430, princi i
Krujės, Gjon Kastrioti u mund, por rezistenca kundėr
turqve osmanė vazhdoi e pandėrpreme pėr tė gjithė
shekullin XV.
Kjo rezistencė u mbėshtet edhe nga faktori i ri:
katolicizimi i Shqipnisė sė Veriut, me l8 qendra
ipeshkvnore, disa prej tyne, si ajo e Durrėsit, me nji
histori tė pandėrpreme qė nga ditėt e para tė
ungjillzimit nga apostujt Pal dhe Andre. Organizimi i
Kishės Katolike pėrbani strukturen gati-shtetnore qė
mungonte. Ēdo ipeshkėv ishte nji mbledhės ndihmash pėr
luftėtarėt, e sidomos pėr Skenderbeun. Ēdo prift e ēdo
murg ishte nji qendėr propagande. Si katolikė, ata ishin
nė gjendje me u lidhė me Perėndimin - me tė cilin
ndajshin gjuhen e shkrueme tė pėrbashket, latinishten-
dhe me kėrkue ndihmė nga Perėndimi, sidomos nga Papa,
Venediku dhe Mbretnia e Napolit.
Pėr ma tepėr, nga pikpamja e strukturės shoqnore,
Shqipnia ishte nji vend bujqėsh tė vegjėl, por tė lirė,
e jo bujkrobėsh, siē ishte rasti nė tokat e dominueme
nga Bizanti. Kėta fshatarė e malėsorė tė lirė e
guximtarė mbronin tokėn e tyne (si krahinė dhe si pronė
private), lirinė e tyne dhe ishin nė gjendje me ushqye
nji resistencė afatgjatė. Duke citue V. Makushev,
F.S.Noli shkruen: "Nji shqiptar nuk mund tė jetonte si
nji skllav."(f. 8)
Mė 1431-32, kryengritjet shqiptare tė Gjergj Arianitit u
filluen me pėrkrahjen e Selisė sė Shenjtė. Fitorja e
dytė e vitit l435, u pėrshėndet nga Papa Eugjeni IV dhe
perandori gjerman Sigismund, si "fitore e krishtenimit".
Historia tregon se nė jetėn kishtare e politike tė
vendit, vendimet e Koncilit tė Ferraras-Itali (l438-39)
paten nji efekt pozitiv nė Shqipni. Prania e vetė Papės,
Perandorit tė Bizantit, e Patriarkut tė Konstantinopojės
dhe e shumė peshkopėve bizantinė e sllavė, si dhe
nėnshkrimi nė korrik tė vjetit 1439 "
i tekstit tė
bashkimit shpirtnor tė dy kishave nėn supremacinė e
Papatit." (Historia, 395) tregoi randėsinė e Koncilit
dhe sidomos tė afrimit nė mes tė dy kishave edhe nė
Shqipni. Nė kėtė Koncil "
lufta (kundėr osmanėve)
propagandohej si nji kryqėzatė e tė krishtenėve kundėr
pushtuesit aziatik e besimit tė tyne islam." (ibidem)
28 nandor 1443. Hymja e Gjergj Kastriotit, Skenderbeut
nė Krujė!
Kryengritja qė u shkaktue si rrjedhim i ardhjes sė
Skenderbeut, "
hapi udhen e zhvillimit tė vrullshėm tė
procesit tė bashkimit politik dhe shpirtnor tė banorėve
tė krahinave tė ndryshme shqiptare." (Historia, 404)
Ndėrsa pritej qė osmanėt tė drejtoheshin kundėr
Shqipnisė, mbas nėnshkrimit tė Traktatit tė Paqes nė
Szeged (Hungari,l444), nė mes tė Sulltan Orhanit dhe
mbretit Ladislav tė Polonisė dhe Hungarisė katolike "
me
inkurajimin e Papes dhe forcave tė tjera anti-osmane,
mbreti Ladislav e shkeli kėtė traktat" (Historia, 406).
Ēdo gja tregonte ardhjen e nji ballafaqimi me osmanėt.
Kleri katolik u aktivizue. Garnizoni i Sopotnicės
(Sfetigradit) drejtohej nga "prifti matjan Pjetėr
Perlati," (Historia, 411) Argjipeshkevi i Durrėsit, Pal
Engjėlli u ba krahu i djathtė i Skenderbeut.
Nė ketė atmosferė tė elektrifikueme nga zhvillimi i
shpejtė i ngjarjeve dhe i rrezikut qė kėrcėnohej, mė
1444, u mblodh nė Katedralen e Shėn Gjergjit, Kuvendi i
Lezhės, qė u njoh edhe si "Kuvendi i Fisnikėve", dhe
"
realizoi tė parin bashkim tė gjanė politik e ushtarak
tė vendit, nė formen e nji aleance ndėrmjet
pėrfaqėsuesve kryesorė tė aristokracisė shqiptare."
(Historia, 425) Tė gjithė (kėta fisnikė shqiptarė para
Skenderbeut), pa pėrjashtim, iu drejtuen Papės tue
kėrkue mbrojtjen e tij, "
dhe Papėt kanė qenė
gjithėherė tė lumtun me u ofrue atyne ndihmė." (Noli, 9)
Noli shkon edhe nji hap ma larg: "Sukseset (e familjes
Balsha) spjegohen nė radhė tė parė me faktin se ata
kėputen lidhjet e tyne me Kishen Ortodokse Greke dhe u
bashkuen me Kishen Katolike Romake, mė 1368, tue
percaktue kėshtu identitetin e tyne me Shqipninė
katolike romake."(ibidem)
Kėshtu qė nė shekullin XV, Skėnderbeu u ba udhėheqės i
nji Shqipnie pothuejse tanėsisht katolike romake. Si
rrjedhim, administrata e Skenderbeut filloi me kambė tė
mbarė, sepse pothuejse e gjithe Europa ishte katolike -
me pėrjashtim tė Rusisė dhe Ballkanit lindor e jugor -
dhe qendrimi i vendosun i Skenderbeut kundėr turqve
tėrhoqi vėmendjen europiane. Pėr ma tepėr, Skenderbeu
ishte nji aleat i vjetėr i hungarezėve, nji tjetėr
qendėr rezistencė katolike kundėr turqėve.
Tue citue Johann Ph. Fallmerayer, Noli ofron kėtė
spjegim tė pakonfirmuem nga historianėt shqiptarė:
"
Skenderbeu u revoltue haptas kundėr Sulltanit
pushtoi
Krujėn, Sfetigradin dhe fortesat tjera (qė i ishin mohue
Skenderbeut nga Sulltani, S.R.) vrau myslimanėt (e
konvertuem) tė vendit, sulmoi krahinat pėrqark qė i
mbante ende Sulltani dhe vjehrri i tij serb dhe u
bashkue kėshtu me Kryqezaten kunder Islamit
" Kėshtu,
Noli arrin nė pėrfundimin se: "
nuk kishte asnji mundėsi
pėr nji kompromis me nji kryqtar tė vendosun dhe fanatik
si Skenderbeu." (Noli,42)
Pėr arritjen e nji marrėveshjeje, sidomos me familjen
fisnike Dukagjini, punoi shumė ipeshkvi i Drishtit,
simbas udhėzimeve tė Papės, (Noli,50), ndėrsa Papa
Kalisti III u ba propagandisti ma i madh dhe pėrkrahėsi
ma i fortė i Skenderbeut. Pėr kėtė, ai dėrgoi Abatin e
Santa Maria di Rotezo pranė Skenderbeut qė tė arrihej
nji marrėveshje me Venedikun. Papa i ri, Piu II,
kėrcėnoi me ekskomunikim tė gjithė princėt shqiptarė qė
nuk u bindeshin urdhnave tė Skenderbeut. Dhe ma nė fund,
Argjipeshkevi i Durrėsit, Pal Engjėlli, ndėrhyni me
sukses disa herė dhe pengoi luften civile nė mes
fisnikėve tė Shqipnisė. Ndėrkaq, Republika e Raguzės
(sot Dubrovniku), me ndėrhymjen e Vatikanit i siguroi
Skėnderbeut nji ndihmė pėr luftėn e tij nga fondet e
mbledhuna pėr kryqezaten e re nė pėrgatitje.
Edhe Traktati i Paqes me Turqinė (27 prill 1463),
nuk preku interesat e "
sovranitetit tė Papės mbi
Shqipninė" (Noli, 66) (Theksi im, S.R.), dhe Skenderbeu
pranoi gatishmėninė e tij me i deklarue luftė Sulltanit,
kurdoherė qė Papa do tė urdhnonte, dhe ashtu ngjau. Nė
nandor 1463, Papa deklaroi kryqezatėn kundėr otomanėve.
Princat shqiptarė ngurruen me u bashkue, por
Argjipeshkevi i Durrėsit i bindi ata tė bashkoheshin me
kryqėzaten. Si rrjedhim i nji marrėdhanieje tė kėtillė,
"
Skenderbeu u prit nė Romė me madhėshti nga nji numėr i
madh ipeshkėvijsh dhe funksionarėsh tė Kishės sė Romės."
(Noli, 68) dhe mė l464, do tė kunorėzohej mbret i
Shqipnisė nga Papa Pius II , qė vdiq papritmas, nji e
drejtė ekskluzive e kreut tė Kishės Katolike Romane.
Pretendimi se "
shpartallimi prej Skenderbeut i
lekundjeve dhe prirjeve separatiste
u ba faktor i
randėsishėm pėr ruejtjen dhe forcimin e pushtetit tė tij
mbi tė gjitha viset e lira dhe krijimin e nji shteti tė
vetėm shqiptar", (Historia, 427) tingėllon ma shumė si
nji gjykim i fenomeve tė mesjetės nė Shqipni me ngjyra
dogmatike totalitare tė ditėve tona. Asht krejt e
mundshme qė, "
aparati shtetėror (!) (qe) ishte i
shtrirė nė tė gjitha viset e lira shqiptare dhe
vepronte, sipas ndarjeve administrative tė vendit, tė
cilat si kudo nė mesjetė (theksi im, S.R.) ishin
tradicionale si ndarje krahinore (princė dhe bajraktarė,
S.R.) e kishtare (dioēezė dhe famulli, S.R.),"
(Historia, 429) ka qenė i pėrbamė nga dhe nėn kontrollin
e plotė tė hierarkisė kishtare katolike romane, ku ēdo
rreth kishte ipeshkvin dhe ēdo katund priftin si
autoritet kishtar e civil. Si shembull kemi afirmimin e
Nolit, "
popullsia ishte e terrorizueme nga frika (e
sulmit turk). Skenderbeu u detyrue tė kėrkojė ndihmėn e
tė gjithė ipeshkvijve pėr frymėzimin e popullsisė me
guxim dhe shpresė." (Noli, 43)
Me vdekjen e Skenderbeut, mundėsia e invadimit tė
Italisė u rrit shumė. Nė rrethimin e kėshtjellės sė
Rozafės (Shkodėr 1474), thirrja e ushtarėve turq ishte
"Roma! Roma!", thirrje qė tregonte synimin e tyne. Mbas
ramjes sė Konstantinopojės, Roma, qendra e katoliēizmit
botnor, mbetej anmiku i pareduktueshem. Si rrjedhim,
interesimi i Romės pėr Shqipninė vazhdoi pėr nji kohė tė
gjatė. "Shqipnia vazhdoi me mbijetue me burrni, si
bedeni i fundit nė mes turqėve invadues dhe brigjeve tė
Dalmacisė e ishujve italianė." (Kinross,132) Kinross
shkruen se simbas nji legjende, me vdekjen e
Skenderbeut, Sulltan Mehmeti thirri: "Ma nė fund Europa
e Azia janė tė miat tani. I mjeri krishtenim! Sot ka
humbė shpaten dhe mburojen e tij."(f.133)
Menjihere mbas vdekjes sė Skenderbeut, oferta e Senatit
venedikas - e bame me ndėrmjetėsinė e Argjipeshkvit tė
Durrėsit - me marrė pėrsipėr tė drejtėn e mbrojtjes sė
kėshtjellave shqiptare, kishte kusht kryesor luftėn e
pandėrpreme kundėr osmanėve, luftė qė do tė siguronte
pėrkrahjen e Romės, pėrsa kohė qė shqiptarėt do tė
mbeteshin besimtarė tė Kishės Katolike Romake.
Pėrfundimi se Gjergj Kastrioti-Skenderbeu personifikon
nji epokė tė tėrė tė historisė kombėtare tė shqiptarėve,
"
pėr mbrojtjen e tokės, tė pasurisė dhe tė lirisė,
"(Historia, 490) asht i thjeshtėsuem dhe jo i plotė,
sepse lė jashtė elementin thelbėsor, mbrojtjen e fesė.
Noli asht ma kambėngulės: " Kampioni i Krishtenimit',
ai luftoi kryesisht nėn urdhėrat direktė tė Papėve tė
ndryshėm dhe vetėm rastėsisht nėn urdhnat e Fuqive tė
tjera, edhe kėtź vetėm kur kishte autorizimin e Papėve
pėr nji qendrim tė kėtillė. Vetė Papa Piu II shkruen:
"Ai (Skenderbeu) konsumoi gjithė jetėn e vet tue luftue
pėr kauzen e krishtenė."(Noli,74) (Georgius
Scanderbechius
qui aetatem paene omnem in armis pro
Christi nomine consumpsit
" Pius II. Europe and Asia,
ch.xv, p.338). Shton Lord Kinross: "Skenderbeu shihej si
nji hero pothuejse legjendar nga Perėndimi i
krishtenė".(32)
Gjergj Kastrioti Skenderbeu njihet si "burrė
shteti dhe udhėheqės ushtarak i shquar,
i pari themelues
i shtetit tė pavarur shqiptar." (Historia, 491) qė
nga ditėt e lavdishme tė mbretnive iliriane tė shekujve
III dhe II p.K.. Por "shteti i pavarur shqiptar" i
Skenderbeut, ashtu siē ka qenė rasti edhe me Ladislavin
e Polonisė dhe Huniadin e Hungarisė katolike, qė jetuen
nė tė njėjten epokė, ka qenė i mbeshtetun nga e gjithė
bota katolike e asaj kohe dhe ka shėrbye interesat e
asaj bote - ashtu siē janė projektue nga Papa i Romės -
nė nji pėrpjekje vigane me pengue pėrparimin e osmanėve
nė Europė. "Ushtar i Krishtit", "Mbrojtės i Europės", nė
nji Shqipni qė nė shekulin XV ishte pothuejse e gjitha
katolike, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ka gjetė nė
katolicizėm unitetin qė mungonte nė shoqninė shqiptare
pėr me formue nji "shtet". Noli e pėrcakton me mjeshtri
faktin se "Feja (katolike) shėrbeu gjithashtu edhe si
nji hallkė pėr lidhjen me botėn e Perėndimit."(8) Nė ato
vite tė devocionit tė thellė fetar, "Feja ishte vetė
qėllimi i jetės!" (J.M.Roberts, l77)
Bashkimi politik i Arbnisė mesjetare nga nji varg
zotnimesh tė princėve rivalė - ndoshta merita ma e madhe
e Skenderbeut! - u arrit, pėr mendimin tonė, nė sajė tė
gjuhės sė folun e tė pėrbashkėt shqipe, qė dalloi
shqiptarėt nga fqinjėt, tė devocionit fetar kristian
(katolik e ortodoks) tė popullsisė vendase, dhe sidomos
nė sajė tė dashunisė proverbiale tė shqiptarėve pėr "nji
atdhe tė lirė", koncept i papėrcaktuem mirė, por qė
padyshim nėnkupton "krahinė e lirė pėr tė gjithė, dhe
pronė e lirė pėr secilin", nji karakteristikė qė ruhet
ende edhe nė ditėt tona.
Pėr ne, breznitė e mavonėshme, trashėgimia ma e madhe e
heroit tonė, asht ajo qė prof. S. Skendi e pėrcaktonte:
"Nji nxitje pėr ringjalljen kombėtare tė shqiptarėve ka
qenė glorifikimi i Skenderbeut dhe kohėve tė tij
Tek
Skenderbeu ata panė heroin e tyne kombėtar. Muslimanėt
harruen qe ai kishte luftue kundėr turqėve si nji i
krishtenė. Ajo qė kishte randesi ishte se ai kishte qenė
prej gjaku shqiptar dhe kishte mbrojtė vendin e
vet
Skenderbeu u ba simboli i bashkimit, pavarėsisht nga
besimi fetar, dhe u krijue kėshtu legjenda e
Skenderbeut
"(471) "Nė shekullin XVI, atėherė kur
Francėn po e shkretonin luftrat fetare, Skenderbeu
merret si shembull i bashkimit kombėtar." (Jaka,313)
Legjenda e Skenderbeut shėrben edhe sot si trashėgim pėr
themelimin e nji shoqnie tolerante fetare tradicionale,
qė karakterizon shqiptarėt edhe nė kėto ditė tė
pasioneve tė shfrenueme e shkatėrrimtare fetare.
________________
Bibliografi:
1. Akademia e Shkencave e Shqiperise. Instituti i
Historise, Historia e Popullit Shqiptar, I, Botime
toena:Tirane, 2002.
2 . Bishop Fan Stylian Noli: George Castrioti Scanderbeg
(1404-1468). International Universities Press, New York:
N.Y., l947.
3. Ymer Jaka: Skenderbeu ne historiografinė frenge.
Istituti Albanologjik i Prishtines: Prishtinė, 2001.
4. Lord Kinross: The Ottoman Centuries. The Rise and
Fall of the Turkish Empire. William Morrow.Co. Inc: New
York, 1977.
5. J.M.Roberts: A Concise History of the World. New
York: Oxford Univers.Press, 1995.
|