Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

Temat

  Home

  Revista Urtia

  Numri 19

 

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

 

  

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

 Revista Urtia                                                   

Papa i ri i Kishės Katolike - Benedikti XVI

Shan ZEFI

Kardinali mė nė zė pėr dekada tė tėra i Kishės Katolike, Joseph Ratzinger, tashmė i njohur me emrin papnor si Papa Benedikti XVI, deri mė tash ishte Prefekt i Kongregatės pėr Doktrinėn e Fesė, Kryetar i Komisionit Biblik Papnor e Kryetar i Komisionit Papnor Teologjik Ndėrkombėtar, Dekan i Kolegjit tė Kardinalėve.

I lindur nė Markl am Inn nė Dioqezėn e Passau (Republika Federale e Gjermanisė) mė 16 prill 1927. Mė 29 qershor 1951 shugurohet prift dhe fillon menjėherė aktivitetin e ligjėruesit. Studioi filozofinė dhe teologjinė nė Universitetin e Mynihut (München) dhe nė Shkollėn Superiore tė Filozofisė e Teologjisė nė Freising. Nė vitin 1953 e mbron temėn e doktoraturės me titull: „Populli e shtėpia e Zotit nė Doktrinėn e Kishės te shėn Augustini“, me tė cilėn shpallet doktor nė teologji. Katėr vite mė vonė e kishte fituar licencėn mbi punimin „Teologjia e historisė te shėn Bonaventura“ dhe merr pėr detyrė tė ligjėrojė Dogmatikėn themelore nė Shkollėn Superiore tė Filozofisė e Teologjisė nė Freising, vazhdoi nė Bonn (prej 1954-1963), Münster (1963-1966) e nė Tübingen (1966-1969). Nė kėtė vit, tė fundit, bėhet profesor ordinar nė dogmatikė e nė historinė e dogmave nė Universitetin e Ratisbonės dhe Vice-President i tė njėjtit Universitet.

Tashmė nė vitin 1962 e kishte marrė famėn ndėrkombėtare me ndėrhyrjet e tija nė cilėsinė e kėshilltarit teologjik tė argjipeshkvit tė Köln-it Kardinalit Joseph Frings nė Koncilin II tė Vatikanit, tė cilit ia dha njė kontribut tė ēmueshėm.

Nė mesin e shumė publikimeve tė tija, njė vend tė veēantė e marrin „Hyrje nė krishterim“, pėrmbledhje tė ligjėratave universitare mbi professio tė fesė apostolike, tė pubikuar nė vitin 1968; „Dogma dhe Dėftimi“, njė antologji me ese (studime monografike), homeli e meditime bilbike-pastorale, tė botuara mė 1973. Njė rezonancė tė gjėrė e tė spikatur e kishte marrė pėrpara Akademisė Katolike tė Bavarisė me temėn „Pse (unė) jam ende nė Kishė (Katolike)?“, duke pohuar: „vetėm nė Kishė ėshtė e mundur tė jesh i krishterė e jo jashtė saj“. Mė 1985 del vepra voluminoze mbi „Raporti mbi fenė“; mė 1996 „Kripa e Tokės“; mandej librat e njohur tė tij „Hyji dhe bota“, „Feja, e vėrteta dhe toleranca – krishterimi dhe fetė e mėdha botėrore“, „Eskatologjia“ etj.

Mė 14 mars 1977 Papa Pali VI e emėroi Argjipeshkėv tė München-it dhe Freising-ut, ndėrsa mė 28 maj 1977 shugurohet ipeshkėv, i pari prift dioqezan qė e merr detyrėn pastorale tė ipeshkvit pas 80 viteve nė Dioqezėn Bavareze. Gjithnjė nė vitin 1977, nga Papa Pali VI emėrohet edhe Kardinal; ka qenė Relator i Asamblesė V tė Pėrgjithshme Sinodale tė Ipeshkvijve (1980), me temėn: „Detyrat e familjes sė krishterė nė kohėn bashkėkohore“ dhe president i deleguar nė Asamblenė IV sinodale (1983) mbi temėn „Pajtimi e rrėfimi nė misionin e Kishės“.

Mė 25 nėntor 1981 emėrohet nga Papa Gjon Pali II Perfekt i Kongregatės pėr Doktrinėn e Fesė; Kryetar i Komisionit Biblik Papnor dhe i Komisionit pėr Teologji Ndėrkombėtare Papnore. Mė 5 prill 1993 antar i Rendit tė ipeshkvijve Kardinalė; mė 6 nėntor 1998 zgjidhet vice-dekan i Kolegjit tė Kardinalėve; mė 30 nėntor 2002, Papa Gjon Pali II e emėron Dekan i Kolegjith tė Kardinalėve.

Kardinal Joseph Ratzinger ka qenė edhe Kryetar i Komisionit pėr pėrgatitjen e Katekizmit tė Kishės Katolike, qė pas gjashtė viteve (1986-1992) ka mund t’ia paraqesė Atit tė Shenjtė Katekizmin e ri. Mė 10 nėntor 1999 merr titullin “Laurea ad honorem“ nė jurispodencė nga Universiteti i Maria Assunta (Lumsa); mė 13 nėntor ėshtė akademik nderi nė Akademinė Papnore tė Shkencave.

Nė detyrat e shumta qė i ka kryer Kardinal Ratzinger, tė pėrmendim edhe se ka qenė antar i Kėshillit nė Sekretarinė e Shtetit (Vatikan); antar i Kongregatės pėr Kishat Lindore, pėr Kultin Hyjnor e Disciplinėn e Sakramenteve, pėr Ipeshkvij, pėr Ungjillėzimin e Popujve, pėr Edukatėn Katolike, i Kėshillit Papnor pėr Promovimin e Bashkimin e tė Krishterėve, Komisionit Papnor pėr Amerikėn Latine dhe i „Ecclesia Dei“.

Mė 19 prill 2005, kardinalėt e zgjedhin Kardinalin Joseph Ratzinger pėr pasardhės tė Gjon Palit II dhe merr emrin Benedikti i XVI.

Mė 16 deri mė 21 gusht 2005 bėnė vizitėn e parė jashtė Italisė, me rastin e Ditės Botėnore tė rinisė qė u mbajt nė Köln tė Gjermanisė.

Mė 25 dhjetor 2005, Benedikti XVI nėshkruan enciklikėn e parė me tiltul „Deus caritas est“ (Hyji ėshtė Dashuri).

Nga jeta dhe veprimtaria e kėtij Pape, sigurisht se do tė botohen nė tė ardhmen edhe shumė monografi e studime tė ndryshme dhe vetėm atėherė do ta kemi njė pasqyrė biografike tė plotė, sepse jeta e tij, tani si Papė i Kishės Katolike, sigurisht se do tė ketė njė veprimtari tė bujshme e me famė mbarėbotnore, siē ishte edhe paraardhėsi i tij, Gjon Pali II.

Benedikti XVI dhe shqiptarėt!?

Pa dėshiruar tė profetizoj, mendoj se akoma ėshtė herėt tė thuhet diēka nė meritė rreth ēėshtjės sė Kosovės, shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe Papės Benediktit XVI. Mirėpo nėse mirret parasysh historia e gjatė e marrėdhėnieve tė Selisė sė Shenjtė dhe e shqiptarėve, qė nga lashtėsia e deri te Papa Gjon Pali II, atėherė na lejohet tė thuhet se edhe ky Papė do t’i ketė shqiptarėt pėr zemėr, jo pse jemi mė tė mirėt, jo pse jemi katolikė (perėndimorė)..., por pėr faktin se jemi tė pambrojtur (siē ishim nė shekuj nė historinė e krishterimit), tė nėpėrkėmbur dhe pėr faktin se ky popull (i Kosovės dhe Shqipėrisė) ėshtė akoma, edhe sot e kėsaj dite, nė kėrkim tė identitetit tė vet historik, kulturor... Shqiptarėt edhe popujt tjerė nuk duhet harruar kurrė kontributin e papėve tė Romės pėr ēėshtje nacionale, rilindjen e tyre... Atje ky shkilet dinjiteti i njeriut, atje ėshtė e pranishme Selia e Shenjtė, Papa i Shenjtė. Prandaj, besoj se edhe ky Papė, s’mund t’i shmanget traditės mijėvjeēare qė ishte nė favor tė shqiptarėve, por vetėm do tė krijonte mundėsi, qė edhe mė shumė ta artikulojė ēėshtjen e shqiptarėve, varėsisht nga nevoja dhe rreziku i saj. Mėsohet nga njė fjalė e urtė e popullit: „ra kjo vdekje e u pa!“ Edhe ne, si shqiptar, me vdekjen e Papės e pamė se kush ishte Shenjtėria e Tij Gjon Pali II. Edhe pse jemi njė popull me shumicė tė besimit islam, megjithatė, tė paktėn siē janė shprehur edhe publikisht, e kanė konsideruar Atin e Shenjtė si njė Atė shpirtėror tė tyre dhe janė ndjerė tė varfėr e tė pasigurt me vdekjen e tij. Po, shqiptarėt e popujt tjerė tani mund tė ndihen mė tė qetė, sepse e kemi Papėn e ri, Shenjtėrinė e Tij Benediktin e XVI, qė do pėr ta mbrojtur dinjitetin e njeriut, pavarėsisht nga besimi, raca, gjuha, gjinia... ta ngritė zėrin kundėr luftėrave, diskriminimit, pamoralit, laicizmit, indifernetizmit, sekularizmit, materializmit, ateizmit, hedonizmit... Me fjalė tjera, siē kemi thėnė edhe kėtyre ditėve nė mass-media: edhe ky Papė do tė jetė ndėrgjegjja e Kombeve tė Bashkuara, siē ka qenė Papa Gjon Pali II. Pra, edhe i shqiptarėve.

Kur jemi tė ky Papė, qė e mori emrin e paraardhėsit tė tij (Benedikti XV), nė fakt kemi tė dhėna se edhe ai qe, nėse mund tė thuhet pėr Atin shpirtėror tė botės, edhe njė filoshqiptar, sepse, falė tij, Shqipėria e sotme ende frymon nė kufijtė e viteve 1913. Tė shohim mė poshtė intervenimin e tij nė ēėshtjen shqiptare.

Siē dihet, nė Konferencėn e njohur tė Parisit (1919) ishin shestuar plane tė ndryshme pėr dezintegrimin e Shqipėrisė Londineze (1913) dhe asgjė nga politika dhe gjeopolitika nuk shkonte nė favor tė shqiptarėve. Le tė themi edhe kėsaj radhe, si edhe herave tjera, ishte kleri katolik dhe Selia e Shenjtė, nė rastin tonė vetė Papa Benedikti XV, qė e panė rrezikun e aneksimit jugosllav dhe grek. Tė parėt pretendonin me marrėvesheje „paqeje“ ta aneksonin Shqipėrinė e Veriut (Shkodrėn, Lezhėn, Mirėditėn...), ndėrsa tė dytėt Shqipėrinė Jugore (Korēėn, Gjirokastrėn...) me marrėveshje tė fshehta ndėrmjet grekėve, madje tė nėnshkruar edhe prej vetė pėrfaqėsuesve tė Britanisė sė Madhe, Francės, Italisė dhe Rusisė. Nė fakt ipeshkvi i Lezhės, imzot Luigj Bumēi, mė 13 korrik 1919 e kryesoi delegacionin e shqiptarėve pėr nė Vatikan tek Papa Benedikti XV qė Shqipėria tė mos copėtohej nga tė katėr anėt e viseve tė saja.

Gjatė audiencės, qė Papa Benedikti XVI ia kishte rezervuar delegacionit shqiptar, tė kryesuar nga imzot Luigj Bumēi, mėsohet: „Si ia diftova pse kishim marrė udhtimin pėr Romė e pse u gjindsha pėrpara Shejtnisė sė Tij, kuvendin e mbylla me kėto fjalė: Tash, pra, Shejti At, tė gjitha misat e Dėrgatės shqiptare pėrkulen para Shejtnisė Suej e tė gjithė pėr njė gojė ju lutem qi me fuqinė Tuej morale e me influencėn e madhe qi keni nė botėn mbarė, tė na jepni ndihmėn Tuej tė vlefshme, si e ku e dini, pėr tė shpėtue krahinat shqiptare tė Korēės dhe Gjirokastrės, tė cilat janė nė rrezik tė akordit Titoni-Venizelos...“

Mbasi mbarova fjalėt e mia, Papa Shejt, si pat ndejė njė grim herė pa za, u suell mė tha: ’Po shka tė baj pėr Ju? Me Itali s’kam shka me ba, e din gjithė bota si jena. Me Francė marrėdhaniet janė kėputė, shka tė baj?’ Mora guximin e pėrgjegja: A mė jepni leje me folė, Shejtni? Fol, fol – mė tha – shka tė kesh me thanė, thuej! Unė kisha me thanė, Shejtni, se bota s’ka mbetė vetėm n’Itali e nė Francė; ka nė botė edhe Angli e Shtetet e Bashkueme t’Amerikės. Bani buzėn nė gaz e menjėherė mė pėrgjegji: Ke tė drejtė. E pra, nesėr do tė piqem me ambasadorin e Anglisė, masnesrit me atė tė Shteteve tė Bashkueme, e po tė jap fjalėn se me tė dy kam me folė e me ua porositė dy provinēet qi kenkan nė rrezik e kam me ba shka tė mundem me Ju ndihmue. Zoti ka m’e ba mirė, se prej Konference tė Parisit mos pritni punė tė mirė, pse Zotin e kanė qitė jashtė, e aty ku s’asht Zoti, drejtėsia s’mundet me kenė.“

Unė atėherė, qi kishe ba gati nji memorandum pėr me ia lanė, tue e nxjerrė prej xhepit e tue e mbajtė nė dorė, Shejtnia e Juej – i thaēė – ka punėt e botės mbarė, e prandej a kam lejen me Ju lanė kėtė memorandum qi mos ta harroni ēashtjen tonė? – Po, po, lene kėtu, se nuk kam me harrue. U ēova e i rashtė nė tė dy gjujėt, iu fala nderės sa mujta e, si mora bekimin, atėherė dola krejt i kėnaqun (Cfr. L. Bumēi, Nji fletė e re nė historinė kombėtare, nė: „HD“, 5/X, 219-222).

Le t’i lihet lexuesit nė heshtje (ndėrgjegje) porosia e kėtij teksti pėr kontributin e klerit katolik dhe Selisė sė Shenjtė pėr moscopėtimin e Dheut tė tė Parėve e pėr Pavarėsinė e Vendit, qė, atėbotė, udhėhiqej nga Shenjtėria e Tij Benedikti XV.

Ky Papė i sotėm, duke qenė njė akademi mė vete, nuk mendoj tė mos jetė nė dijeni pėr kontributin e paraardhėsit tė tij dhe pėr vendet e Europės Juglindore, siē ishte Shqipėria dhe shqiptarėt. Mė duket tė jetė me vend, se, nėse nė atė botė Imzot Luigj Bumēi ishte i kėnaqur me Papėn e tyre, atėherė edhe neve na shtohet besimi se edhe Papa Benedikti XVI nuk do tė na harrojė, ndėr tė tjera, edhe pėr Nėnėn Tereze, Nėnėn e Botės, Papėn Klementin XI, gjithashtu Atė i Shenjtė pėr tėrė botėn, Gjergj Kastriotin, Mbrojtėsin e krishterimit dhe civilizimit perėndimor e pėr shumė tė tjerė qė dheu i ilirėve ia ka dhėnė Kishės dhe njerėzimit.

Pse emri Benedikti XVI?

Nė audiencėn e parė qė pati Papa Benedikti XVI nė Vatikan, e shpjegoi vetė marrjen e emrit tė Papės Benediktit XV (1912-1922): „ Kam dashur tė quhem Benedikti XVI pėr t’u lidhur pėrsėri me tė veneruarin Papė Benediktin XV, qė e ka drejtuar Kishėn gjatė Luftės sė Parė Botėrore.“ Mandej thotė se ai „ishte njė profet i vėrtetė dhe i guximshėm. Mbi gjurmėt e tija dėshiroj tė vė ministerin (tim) nė shėrbim tė pajtimit e harmonisė nė mes tė njerėzve.“

I njėjti Papė e pėrkujton edhe shėn Benediktin (shek. V), patrikun e monakizmit perėndimor, si njė pikė referimi pėr bashkimin e Europės dhe grishjen nė rrėnjtė e krishtera e tė kulturės. Derisa vetė Papa pėrmendi paraardhėsin e vet Benediktin XV dhe shėn Benediktin abat, nė anėn tjetėr, dihet se ky Papė ushqen njė simpati tė veēantė ndaj rendit tė benediktinėve, qė nė vazhdėn e krishterimit tė hershėm e kishin gjetur shprehjen karakteristike pėr njeriun, pėr natyrėn e tij nė thėnien famoze: „ora et labora“ (lutja e puna), por edhe pėr merita tė mėdha nė pėrhapjen e krishterimit nė mesin e popujve barbarė. Veprimtaria e tyre ungjillore e kulturore ėshtė e njohur edhe nė dheun e provincave shqiptare nga mesjeta e hershme, qė dėshmohet nga nomenklatura topografike, nga dokumente tė botuara e tė pabotuara mbi origjinėn e tyre shqiptare qė nga viti 1100 (e ndoshta edhe mė herėt) dhe u rezistojnė dyndjeve sllave e pushtimeve tė para turke (deri ka fundi i shek. XV). Vėrtet, ata ishin roja e krishterimit-katolicizmit dhe botės perėndimore, por edhe roja nga rreziku i ortodokėsisė skizmatike, ishin mbrojtėsit e patrembur nga turqit, qė, kėta tė fundit, fatėkeqėsisht ia dalin t’i rrėnojnė tė gjitha manastiret e kuvendet e tyre. Ndoshta ky Papė do tė jetė mė i ndjeshėm nė kėtė segment dhe do tė mund tė bėjė diēka edhe mė shumė pėr botėn shqiptare! Tė pėrkujtojmė se paraardhėsi i tij kishte bėrė shumė pėr misione, pėr (ri)ungjillėzimin e popujve, ku shėnohet gjithėsesi edhe populli shqiptar qė dhunshėm ishte shkėputur nga Kisha Katolike. Edhe kėtu e gjejmė njė pikė referimi tė mjaftueshėm qė Shenjtėria e Tij Benedikti XVI do tė kishte mundėsi tė interesohej pėr tokat misionare tė shqiptarėve, jo vetėm pėr kėto, por edhe pėr ato tė mbarė rruzullit tokėsor, sidomos nė kėtė fillimshekull qė drejtėpėrdrejti apo tėrthorazi aludohet (nė tė shkruar e nė tė pėrfolur pėrmes massmediave) pėr luftėra tė pashmangshme mes civilizimeve, kulturave, religjioneve, dominimit gjeopolitik...

Po e pėrfundoj, e duke mbetur nė mendime, se historia e shqiptarėve ka qenė prore nė sprova tė shumta invazioni e okupimi dhe kėto aspirata pushtuese tė tė huajve, jo vetėm qė nuk janė shuar, por pritet rasti i qėrimit tė hesapeve historike (hakmarrjeve) dhe kėtė herė, nėse do tė ndodhė, njėherė e mirė e ndoshta edhe pėrfundimisht. Sytė e drejtuar kah Qielli dhe Selia e Shenjtė, siē na kanė mėsuar tė parėt tanė brez pas brezi, ėshtė shpresa mė e gjallė se edhe nė mijėvjeēarin e tretė tė krishterimit do tė jetojmė nė liri, paqe e mirėqenie. Me kėtė frymė do tė dėshiroja ta shpreh urimin e lutjen time pėr Papėn dhe pėr shqiptarėt!

 

 

                                                                                                                                                                        

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster