|
Revista
Urtia

Njė dhuratė e madhe pėr Kishėn dhe kombin
Nė shenjė tė 10 vjetorit tė ardhjes sė Imzot Mark
Sopit nė Ipeshkvinė e Kosovės (1996-2006)
Shan ZEFI
Vėllezėr e motra!
Tė nderuar qytetarė!
Kaluan dhjet vjet qė Imzot Mark Sopi e drejtoi
Ipeshkvinė tonė dhe, sikur njeriu tė mos bindet se ai
tashmė nuk gjendet fizikisht nė mesin tonė, kaloi nga
kjo jetė nė atė tė amshimit. Po! Zoti pati plane paksa
mė tė hershme me Ipeshkvin dhe me popullin e tij.
Vėrtetė, nėse merret parasysh gjendja e tij e mirė psiko-fizike,
atėherė vetė fenomeni natyrė e ruajti edhe kėsaj radhe
fshehtėsinė e saj qė, ne, nė kėtė tokė, smund ta
pėrceptojmė dot. Dhe ky mister i vdekjes bėhet edhe mė i
madh kur kujtojmė edhe sot vdekjen e kryetarit Rugova
gati nė tė njėjtėn kohė. Thuhet nė Shkrimin e Shenjtė se
njerėzve nuk u mirret jeta, por u shndėrrohet. Tė
tillė mbeten edhe kėta dy udhėheqės tanė shpirtėror e
politik, sepse i besuan Zotit dhe Atdheut.
1. Kush ishte Mark Sopi?
Ipeshkvi ynė Imzot Mark Sopi lindi nė Binqė (Viti)
mė 26 shkurt 1938 nga prindėrit Mihilli dhe Maria, nga
njė familje qė nė kohėn e perandorisė osmane kishte
dėshmuar me jetė pėrkatėsinė e tyre fetare e kombėtare,
pra si katolik tė vėrtetė shqiptarė. Gjaku i derdhur i
tė parėve tė tij (si dhe tė shumė meshtarėve tė tjerė
nga kėto anė), edukimi i shėndoshė familjar (edhe me
rruzare tė pėrditshme nė dorė), madje rrethit ku jetonte
me njė traditė tė lashtė, e nxitėn Markun e ri tė
dėgjonte zėrin e Zotit, thirrjen e tij meshtarake, mbasi
e kreu shkollėn fillore nė Viti. Dhė kėshtu edhe ndoshi!
Mėsimet i vazhdoi nė gjimnazin e njohur klasik nė Pazin
(Kroaci) qė gjithnjė e kishte nė kujtime tė mira pėr
njohori tė pėrgjithshme shkencore, pėr edukim dhe
pėrshpirtėri tė ēirtėr. Nė saje tė kėtyre virtyteve qė i
posedonte, do ti mundėsohet vazhdimi i shkollimit tė
matutjeshėm teologjik nė Zagreb, ku edhe i kreu dy vitet
e para tė filozofisė, ndėrsa fakultetin teologjik e kreu
nė Pontificia Universitas Urbaniana nė Romė, nė vendin
ku kishin studiuar shekuj me radhė edhe shumė priftėrinj
tashmė tė njohur nga bota shqiptare, deri edhe te autori
i kėtyre rreshtave, dhe me sukses e kishte mbaruar tezėn
e magjistraturės mbi Martirėt e Karadakut, nga edhe e
kishte prejardhjen, siē u tha mė lartė. Pra, njė temė
historike qė ka zgjuar gjithnjė kurreshtje tek kleri
katolik shqiptar e mė gjerė.
Pasi qė i kreu studimet teologjike, ai shugurohet (simbas
tė drejtės kanonike) xhakon (1967), dhe pastaj e merr
edhe rendin e meshtarisė nė kishėn e Shėn Jeronimit,
ilir, nė Romė, mė 29 qershor 1968 dhe kthehet
pėrfundimisht nė Kosovė, mė parė si famullitarė nė
Ferizaj, e pak mė vonė edhe si sekretar i tė ndjerit
Imzot Nikė Prelės (1969). Mbetet nė kėtė detyrė
misionare deri nė vitet 1974, kur nė tė njėjtėn kohė
emrohet famullitar i ri nė Zllakuqan (Klinė), qė nė atė
kohė llogaritej si njė ndėr famullitė mė tė mėdha tė
Dioqezės (mbi 40 fshatra), prej tė cilės do tė dalin mė
vonė edhe dy famulli tė tjera: kjo e Klinės dhe e
Budisalcit.
Me ardhjen e lirisė fetare nė Shqipėri (nga vitet 1989 e
kėndej), ai si meshtar i mirė e me pėrvojė, nuk ngurroi
tė shkojė nė atė vend tejet tė varfėr, tė pėrvuajtur e
me ideologji tė paparė komuniste-ateiste, dhe nė vitin
1991 i besohej detyra e famullitarit nė Milot, duke
marrė edhe pėrgjegjėsinė e kryetarit tė Caritas-it nė
Durrės, sė bashku me Mons. Bamjan Kurtin, si dy apostuj
tė pandashėm nė pėrhapjen e ungjillėzimit nė dytetin e
lashtė tė Durrėsit dhe tė rrethit tė tij tė gjerė. Dhe
atje qėndroj pėr katėr vite apo deri sa Nunci Apostolik
Ivan Dias nga Tirana nuk ia kishte dhėnė lajmin se Ati i
Shenjtė Gjon Pali II e kishte vendosur tia besonte, jo
tashmė ndonjė famulli tjetėr, por Kosovėn, dhe atė nė
cilėsinė e ipeshkvit me kompetenca tė Ordinariatit me
seli nė Prizren. I njėjti Papė, mė 6 janar, nė festėn e
Dėftimit tė Zotit, sė bashku me 13 ipeshkvinj tjerė,
shugurohet ipeshkėv nė Basilikėne e Shėn Pjetrit nė
Romė, ku patėm fatin edhe ne, si shumė tė tjerė, ti
pėrcjellim ritet e shenjta tė shugurimit ipeshkvnor.
II. Veprimtaria e tij shkencore dhe kulturore
Imzot Mark Sopi duke e njohur kontributin e madh
historik tė klerit katolik shqiptar pėr fe e atdhe, duke
njohur pėrpjekjet e tyre nė fusha tė ndryshme
historiografike, gjuhėsore, etnografike, teologjike...,
e nxitėn Priftin e ri qė edhe ai tė jap kontributin r
tij nė kėtė drejtim, sidomos nė kohėn e errėsirės,
ideologjisė komuniste qė e mohonte edhe vetė Zotin. Pra,
nė periudhėn kur besimi, relogjioni dhe vlerat e shenjta
kombėtare pėsonin mė sė shumti, gjė qė dėshmohet edhe me
angazhimin e tij tė parė nė Ferizaj si prift dhe
bashkėpuntor i revistės sė ēmueshme DRITA qė botohej
nė tė njėjtin qytet me tematika tė ndryshme kulturore,
shkencore, fetare... Dhe pikėrisht emri i Don Mark Sopit
gjithnjė e mė shumė vėrehej nė rubrikėn e rregullt Baca
Kolė dhe Famullitari, ku paraqitej stili i tij nė formė
dialogu, duke pėrdorur nė mėnyra tė ndryshme alegorike ,
metaforike dhe simbolike nga e kaluara, e tashmja dhe e
ardhmja e shqipėtarėve. Me kėto shkrime, nė kohėn kur
intelektualėt tanė heshtnin pėr arsye tashmė tė njohura,
ai nuk luhatej ti mbronte vlerat e krishtera, traditėn
e pasur tė popullit shqiptar, shkruante: As nė tė
kaluarėn nuk ka qenė e dėmshme rruga jonė fetare, madje
ėshtė i vetmi shteg i tė ardhmes sonė tė sigurtė. (Baca
Kolė dhe Famullitari, fq. 96), kėto fjalė flasin
vetvetiu pėr formimin e tij tė hershėm intelektual.
Duke pasur edhe pėrvojėn e shkrimeve nė revistėn
Drita, Imzot Mark Sopi gjatė qėndrimit tė tij nė
Durrės e drejtoi revistėn Vegim Drite, duke botuar
artikuj tė ndryshėm, siē do tė bashkėpunojė njėkohėsisht
edhe me revistėn Kumbona e se Dielės, qė botohej nė
Shkodėr. Ka shkruar edhe artikuj tjerė tė ēmueshėm nė Lajmtarin
Ipeshkvor, gazetėn zyrtare tė Ordinariatit ipeshkvor qė
e drejtonim ne ad usum internum.
Deri mė tash ka botuar disa libra, si: Baca Kolė dhe
Famullitari (Pejė, 1995); Martirėt e Karadakut
(Pejė, 1996); Koncilet Ekumenike (Drita
Prizren, 200) dhe Shėn Luēia (Drita Prizren,
2003). Nėse kėto vepra sadopak do tė lexohen me vemendje
dhe pa paragjykime, atėherė shihet qartė se shkrimet e
tija janė nėn frymzimin e traditės sė krishterė, duke
dashur gjithnjė ti riaktualizonte ato nė kohėn dhe
hapsirėn e botėn shqiptare, madje edhe tė hedh, pėrsa
ishte e mundur, njė dritė tė re nė bazė tė pėrparimeve
shkencore.
2. Kontributi i Imzot Mark Sopit (1996 2006)
Vėshtirė do tė jetė pėr historiografėt nė njė tė ardhme
tė afėrt tė shkruajnė mbi kontributin e Imzot Mark Sopit
nė krye tė ipeshkvisė sė Kosovės gjatė njė dekade tė
tėrė (1006-2006), jo pse nuk ka ēfarė tė shkruhej, por e
kundėrta, do ti mundojė. Nė fakt kontributi i tij
shtrihet nė shumė aspekte, por, tani pėr tani, le tė
mjaftonė tė pėrmendet kalimthi si pėr Kosovėn, pėr
shqiptarėt dhe pėr Kishėn Katolike.
Veprimtaria e tij e gjerė do tė mund tė ndahej nė tri
periudha, mendoj si tė pashmangshme: para, gjatė dhe pas
luftės, ku mishėrohej misioni i tij ipeshkvor.
3. 1. Kontributi i Imzot Mark Sopit para luftės
Sėshtė lehtė tė pėrfshihet i tėrė kontributi e meritat
e tija para lufte, por nė sintezė, nė bazė tė dėshmive
tė shkruara, mund tė themi se pėrpjekjet e tija, pėrveē
atyre kishtare, ishin tė pėrqėndruara, nėse mund tė
shprehem kėshtu, edhe jasht sferave misionare (jasht
sakristisė), sepse njė gjė e tillė imponohej nga
rrethanat e ndryshme tė paraluftės, njėsia e saj
shpirtėrore (morale), uniteti i tij kombėtar.
Imzot Mark Sopi i bėri tė gjitha pėrpjekjet e mundshme
njerėzore (meshtarake), politike e kishtare qė tė
shpėtohej qenia fizike e popullit shqiptar. I njihte
mirė luftėrat nė aspektin historik qė kishin ndodhur nė
Kosovė, e nė vende tė ndryshme tė Evropės Juglindore
dhe, thoshte, ashtu ngjajshėm si Imzot Pjetėr
Bogdani:Zoti na shpėtoftė se jemi nė rrezik tė madh.
Kjo lutje ishte shpeshherl nė shpirtin e gojėn e tij.
Kurrė nuk ka dėshiruar tė jetė indiferent, e as pasiv
ndaj asaj qė ndodhte, por vetė natyra e njė kleriku tė
lartė qė pėrfaqėsonte njė Vend kėrkonte maturi, vizion e
diplomaci, sepse e dinte se ata do tė mund tė
hakmerreshin nė rend tė parė ndaj klerit katolik qė
ishte gjithmonė nė anėn e tė pėrndjekurve, siē e kemi
rastin me Atė Shtjefėn Gjeēovin, Atė Luigj Palin etj
etj.
Pėr hir tė gjendrimit ungjillor qė predikonte gjithkund
pėr paqe, qė apelonte pėr tolerancė e drejtėsi pėr tė
gjithė qytetarėt e Kosovės, Papa Gjon Pali II-tė do ti
shpreh mirėnjohje pėr qėndrimin konstruktiv para e gjatė
luftės, siē janė shprehur gjithashtu edhe shumė
personalitete tė larta nga bota perėndimore e mė gjerė.
Sigurisht se kjo periudhė pra (gjatė dhe pas) luftės do
tė jetė vetėm fillimi i hulumtimeve nė tė ardhmen pėr
figurėn tashmė tė njohur tė Imzot Mark Sopit. Ne patėm
fatin tė jemi atėr tij, ta njohim urtinė e tij
personale, si dhe angazhimin e tij me ēdo kusht tė mos
vijė deri te lufta, deri tek shkatėrrimi fizik i
njerėzve, e kėtė e deshmojnė edhe takimet tona brenda
dhe jashtė vendit (Prishtinė, Vatikan, Vjenė...).
Vizionet e tija pėr Kosovėn e pėrngjanin mė sė shumti
Kryetarit e Nobelistit tonė moral Dr. Ibrahim Rugovės
(siē u shpreha me rastin e kalimit tė tij nė amshim
pėrmes mass-mediave).
4. 2. Kontributi i Imzot Mark Sopit gjatė luftės
Kjo qė u tha mė lartė mbėshtetet edhe mė fuqishėm me
qendrimin e tij nė Kosovė gjatė luftės qė, as pėr njė
ēast tė vetėm, nuk luhatej ta braktiste popullin e
vendit. Po! I mėsuar prej Pjetėr Bogdanit: Fati i
popullit tim, ėshtė fati im., e pėrcolli atė nė tė
gjitha ditėt e luftės. Vizitat e shpeshta nėpėr famullit
tona, janė gjithėsesi dėshira mė e mirė pėr heroizmin e
tij, meshtarėve e motrave tė tija nderit. Edhe ato pak
ndihma financiare qė i kishte, ua jipte skamnorėve, duke
i bekuar e inkurajuar njėkohėsisht tė qėndronin nė
shtėpitė e tyre. Ne, thoshte ai, nuk jemi fajtorė pėr
atė qė po ndodhė. Askujt keq nuk i kemi bėrė. Prandaj,
edhe duhet tė qėndrojmė edhe nėse na rrezikohet jeta. E
kėtė e kemi pėr detyrė. Zoti ėshtė me ne.
Le tė lejohet tė pyetem: Ēfarė do tė ndodhej sikur edhe
ai, nė cilėsinė e ipeshkvit, ta braktiste Prizrenin e
Kosovėn? Bariu i mirė, nė kuptimin ungjillor, kurrė nuk
e braktis grigjen e vet! I tillė qe pra edhe Imzoti ynė,
duke u pėrngjarė denjėsisht paraardhėsve tė tij deri te
k Imzot Nikė Prela, qė vetė e kishte dėgjuar duke thėnė
gjatė viteve 1981 e kėndej se ku popull do tė rrojė.
Dhe vėrtetė mbijetoi, si feniksi mitologjik! Pra, njė
popull i pavdekshėm, i ringjalljes dhe nė shpirtė
gjithherė ripėrtrirės.
III. 3. Kontributi i Imzot Mark Sopit pas luftės
Lufta mbaroi e duhej inkurajuar njerėzit ta mbijetonin
holokaustin e tyre, tragjedinė e tyre e tė ktheheshin nė
trojet e tyre, edhe pėrkundėr asaj qė kishin humbur tė
dashurit e tyre, shtėpitė e tyre... qė, siē na mbetet
gjithmonė nė kujtime, gjithkund shihej pėrmbysje
biblike, shkretėtira, rrėnime e fytyra tė vujtura, por,
fatbardhėsisht, shihej edhe gėzimi, hareja e shpresa e
ngultė (besimi) e rimėkėmbjes sė shpejt politike,
ekonomike, kulturore... Dhe patėn tė drejtė! Duke pasur
kėtė parasysh, Imzot Mark Sopi filloi menjėherė tė japė
kontributin e tij nė emėr tė Kishės Katolike e nė shenjė
atdhedashurie, kudo nėpėr Kosovė dhe pa kurrfarė dallimi
fetar nė mesin e njerėzve, qytetarėve tė Kosovės.
A mund tė thuhet ende se nuk dihet pėr ndihmat e shumta
qė janė dhėnė gjatė kėtyre viteve tė pasluftės pėrmes
dorės sė tij e bashkėpuntorėve tė tij? Dua tė them se
ndihmat e natyrave tė ndryshme humanitare janė drejtuar
tek njerėzit e varfėr, tek institucionet e ndryshme,
duke filluar qė nga invalidėt e luftės e deri tek
shoqatat e ndryshme kulturore, arsimore... Me njė fjalė,
zbatohej urdhėri i dashurisė ndaj tė afėrmit, ndaj
skamnorit, ndaj njeriut qė kishte nevojė. Kėtu askėnd
nuk e zhgėnjeu! Dhe pėr kėtė pėrparėsi morale ndaj
bashkėatdhetarėve, populli i tij, pa dallim feje, e
shpėrbleu denjėsisht me pjesėmarrje masive nė ritet
mortore nė Prizrenin e lashtė dhe nė Binēėn martire.
Edhe pėrkundėr ndihmave e donacioneve tė shumta
humanitare, nuk mjaftonte tė rimėkėmbej Kosova e
pasluftės, tė (ri)fillonin investimet e pritura, madje
qė popullit ti njihet e drejta pėr vetėvendosje, pėr
pavarėsi. Ehde nė kėtė drejtim Imzot Mark Sopi do tė
angazhohej nė ndėrkombėtarizimin e ēėshtjes shqiptare.
Ēėshtė e vėrteta, u bė zėri i fuqishėm i ēėshtjes sė
pazgjidhur kombėtare, duke apeluar gjithnjė nė instancat
mė tė larta ndėrkombėtare, madje edhe deri te Papa Gjon
Pali II-tė, se statusi i Kosovės do tė duhej tė zgjidhet
sa mė shpejt e nė frymėn e vullnetit tė popullit
shqiptar tė Kosovės.
Jo vetėm meshtarėt qė e pėrcollėn nuk do tė dijnė, madje
as unė personalisht qė isha me tė pėr njė dekadė tė
tėrė, por vetėm Zoti do ti mbajė nė mend tė gjitha
takimet qė i patėm pėr Kosovėn dhe shqiptarėt. Mund tė
them se me dhjetra e dhjetra relacione i referohen
drejtėpėrsėdrejti ēėshtjes sė Kosovės, gjithnjė duke
kėrkuar zgjidhje tė drejtė nė pėrkim me vullnetin e
popullit. Kjo qė thuhet, biografėt apo studiuesit do tė
mund ti kenė nė shqyrtim gjatė dekadave tė ardhshme,
pasi qė pėr njė kohė tė gjatė tė gjitha relacionet e
tija nėpėr arkivat e Vatikanit, Prizrenit dhe vendeve tė
tjera tė Evropės Perėndimore nuk do tė mund ti kenė
(menjėherė) nė shqyrtim.
Jam shumė i vetėdijshėm se nė kėtė referim tė shkutėr
biografik Mbi jetėn dhe veprėn e Imzot Mark Sopit po
lihet, natyrisht, akoma shumėēka pėr tu thėnė, veēmas
nė levizjet e preferuara nga Koncili II i Vatikanit mbi
ekumenizmin dhe dialogun ndėrfetar, por do tė doja, nė
fund, ta bėja njė krahasim mbi argumentin qė e kemi nė
shqyrtim.
Siē dihet nė Konferencėn e Parisit (1919) ishin shestuar
plane tė ndryshme pėr dezintegrimin e Shqipėrisė
Londineze (1913) dhe asgjė nga politika dhe gjeopolitika
nuk shkonte nė favor tė shqiptarėve. Le tė themi edhe
kėsaj radhe, si dhe herave tjera, ishte kleri katolik
dhe Selia e Shenjtė, gjegjėsisht Papa Benedikti XV qė e
panė rrezikun e aneksimit jugosllav dhe grek. Ta parėt
pretendonin me marrėveshje paqeja ta aneksonin
Shqipėrinė Veriore (Shkodrėn, Lezhėn , Mirėditėn...),
ndėrsa tė dytėt Shqipėrinė Jugore (Korēėn,
Gjirokastrėn...) me marrėveshje tė fshehta ndėrmjet
Greqisė, Britanisė sė Madhe, Francės, Italisė dhe
Rusisė, por ndodhi ajo qė ndodhi! Nė fakt vetė Imzot
Luigj Bumēi, ipeshkėv i Lezhės, mė 13 korrik 1919 e
kryesoi delegacionin e shqipėtarėve nė Vatikan tė Papa
Benedikti XV qė Shqipėria tė mos coptohej nga katėr anėt
e krahinave tė saja. Dhe siē mėsojmė nga relacionet qė
ruhen nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, Papa Benedikti XV
u premton qė sė bashku me ambasadorin e Anglisė dhe tė
SHBA-ve do tė bėnin gjithēka tė mos coptohej Shqipėria.
Pra, u ruajt integriteti territorial i saj.
Edhe ipeshkvi ynė Imzot Mark Sopi me delegacionin e tij,
me Dr. Don Lush Gjergjin, vikarin gjeneral, dhe Dr. Don
Shan Zefin, kancelarin ipeshkvor, qė ia kishte
pėrgatitur takimet e shumta, me miq tė njohur shqiptarė
nė Kongresin Amerikan (15 25 maj 2005) dhe me
Autoritete tjera mė tė larta politike, kulturore e
fetare tė atij vendi, dėshmuan gojarisht dhe me shkrim
tė vėrtetėn pėr Kosovėn dhe Shqiptarėt, sidomos pas
periudhės shkatėrrimtare tė shumė tempujve fetarė tė
Kishės Ortodokse dhe shtėpive tė tyre. Tė gjithė ne jemi
dėshmitarė si luhej dukshėm ēėshtja e Kosovės, aspiratat
e popullit tonė tė pafajshėm pėr pavarėsi, duke u dhėnė
sikur tė djetė serbėve se ndoshta kanė pasur arsye kur
na paditnin si fundamentalistė, se nė fakt bėhej luftė
fetare pėr ta shpėtuar krishterimin, civilizimin e
kulturėn e krishterė nė kėtė pjesė tė Evropės...
Mė duhet tė them pa ngurrim se Imzot Mark Sopi, kudo
nėpėr takime tė shumta qė u zunė goje mė lartė, sė
bashku me bashkėpuntorėt e tij, nuk la kurrfarė dyshimi
se represioni, pėrndjekjet dhe masakrimet qė kishin
ndodhur nė Kosovė nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me
fundamentalizmin islamik shqiptar. Mė posht le ti
pėrkjutojmė pyetjet dhe pėrgjigjet e drejtpėrdrejta nė
Kongresin Amerikan (mė 18 maj 2005, nė ora 10:30) dhe
jasht tij:
A keni frikė nga fundamentalizmi islamik nė Kosovė?
Ipeshkvi pėrgjigjet: Jo! Nuk kemi frikė.
A ka fundamentalizėm nė Kosovė?
Pėrgjigjet: Jo! Mund tė ketė ndonjė individ apo
grup.
A keni frikė prej myslimanve shqiptarė?
Pėrgjigjet: Jo! Ata janė vėllezėrit tanė.
A meriton Kosova ta ketė pavarėsinė?
Pėrgjigjigjet: Po! Kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė.
Tė gjitha kėto rrėfime (pohime) ishin dhėnė mė parė edhe
me shkrim dhe gojarisht gjatė takimeve personale me
kongresmenė, senatorė, udhėheqės tė lartė fetarė... Pra,
para se tė hynim nė Dhomėn e Jashtme tė Kongresit
Amerikan, secili prej nesh e kishte lėnė atė dėshmi
tanimė historike pėe qėndrimin zyrtar tė Kishės Katolike
tek ne ndaj Kosovės e shqiptarėve.
Prandaj, le tu lihet lexuesve nė ndėrgjegje porosia e
kėsaj dėshmie historike, pėr kontributin e Imzot Mark
Sopit e bashkėpuntorėve tė tij pėr njohjen e pavarėsisė
sė Kosovės, sidomos nė kėtė periudhė kur po flitej e
shkruhej gjithnjė e mė shumė mbi pėrplasjet e mundshme
tė civilizimeve, kulturave e religjioneve.
Fjalėt e Imzot Mark Sopit nė meshėn e vigjiljes sė
Krishtlindjes nė Prishtinė (2005) se JU DUA TĖ
GJITHĖVE, mendoj se do tė ishte testamenti, porosia
e tij e shenjtė pėr ne dhe pėr gjeneratat e ardhshme.
|