|
Shantazhimi
(presioni) emocional brenda mobingut martesor
Shantazhimi
emocional, qė e ka pėrshkruar Suzane Forward, po ashtu
ėshtė formė e mobingut emocional martesor. Moberi
bashkėshortor manipulon me partnerin-viktimė
bashkėshortor me kėrcėnimin e ndėshkimit, me probleme,
shkurorėzim, sėmundje, depresion, vetėvrasje nėse nuk
bėn ēfarė kėrkon moberi. Prej viktimės kėrkon gjithnjė e
mė shumė, i bindur se mė nė fund megjithatė ajo do tė
lėshojė pe. Mė atė rast nuk i merr nė konsiderim
ndjenjat dhe nevojat e viktimės. Premton shumėēka nėse
sillet sipas dėshirės sė tij. Viktimėn e shpall egoiste,
tė pa ndjenja, lakmitare nėse nuk i nėnshtrohet. E
lavdėron nėse lėshon pe, kurse e ignoron nėse refuzon.
Duhet paguar pėr shkak tė admirimit tė tij.
Shkallėt e shantazhimit emocional tė
moberit bashkėshortor janė kėrkimi, kundėrshtimi,
presioni, kėrcėnimi, nėnshtrimi, pėrsėritja. Moberi
shantazhues nė llogari tė dėshirave dhe dobisė sė vet e
detyron viktimėn e shantazhuar qė t`i pranojė kėrkesat e
tij.
Gjatė mobingut bashkėshortor nė formėn e
shantazhimit emocional viktimės i bėhet qartė me dije
ēfarė kėrkohet prej saj, ose kėrcėnimet drejtohen kah
vetvetja, ose fajėsohet viktima dhe nxitet nė tė ndjenja
e fajėsisė pėr problemet dhe vuajtjet e veta ose e vė nė
teste tė njė pas njėshme dhe i premtohen mrekulli nėse
nėnshtrohet.
Nė rastin e parė viktimės i bėhet me dije
ēfarė kėrkohet prej saj. Ndėshkohet. Rezistenca e saj
nxit te moberi tėrbimin qė tregohet aktivisht ose
pasivisht. Var turinjtė, hesht, tėrhiqet duke ia hedhur
gjithė fajin viktimės pėr njė sjellje tė tillė tė tij.
Nė rastin e dytė moberi i kthen
kėrcėnimet kah vetja kėshtu e ndėshkon vetveten.
Viktimės ia bėn me dije se do tė tėrbohet, do tė
funksionojė gabim nėse nuk i jepet ēfarė dėshiron. E
shantazhon viktimėn me dėmtimin e shėndetit tė vet dhe
me humbjen e lumturisė sė vet.
Nė rastin e tretė moberi zgjon nė
viktimėn ndjenjėn e fajit pėr problemet dhe vuajtjet qė
i ka. E shantazhon me vuajtjen e vet. Pret plotėsimin e
nevojave dhe dėshirave tė veta pa e thėnė kėtė. Bėn tė
ditur se i duhet tė pėsojė nėse viktima nuk ia plotėson
vullnetin e tij. Paaftėsinė e viktimės pėr t`i lexuar
mendimet e tij i merr si provė se nuk po e don. Pa
fjalė, i deprimuar dhe me lotė tėrhiqet nė vete pa
treguar arsyen.
Nė rastin e katėrt moberi i premton
viktimės mrekulli nėse nėnshtrohet. E ngashnjen, i
premton dashuri, tė holla mirėpo gjithė kėtė vetėm
nėse viktima sillet sipas pritjeve tė tija.
Emocionalisht e blenė viktimėn me kėshtjella nė erė, me
dashuri, miratim, afėrsi familjare deri sa nuk lėshon
pe.
Nė mes formave veē e veē tė shantazhimit
emocional nuk ka kufinj tė fortė dhe shumė shantazhues i
kombinojnė. Rreth viktimės shantazhuesit krijojnė
atmosferė tė frikės, obligimit dhe fajėsisė. Viktima
shpejt e vėren qė faji i saj i njėmendtė apo i
imagjinuar nuk po i del afati.
Dr. Pavao Braja
(Pėrkth.: P. Shtjefen Dodes)
|