Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci                            

                                                                                                                   

Rubrikat

  Home

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

  


Kėrko nė Google


 

www.misioni.hr

 

 

VITI I SHĖN PALIT APOSTULL (2008-2009)

 

Nė kujtim tė Shėn Palit Apostull, i cili ka lindur nė Tars nė Azinė e Vogėl, diku nė Turqinė e sotme, Papa Benedikt XVI. e ka thirrur tė ashtuquajturin “Vitin i Shėn Palit”, qė ka filluar mė njė meshė pontifikale me 28 qershor 2008 qė do tė zgjasė deri mė 29 qershor 2009.

Kėtė vit e ka thirrur Papa Benedikti pėr mbarė kishėn anembanė botės kudo qė ajo  ėshtė e pranishme.

Kisha katolike e pėrkujton me vitin e shėn Palit apostull lindjen e apostullit tė popujve para 2000 viteve. “Pali, shėrbėtori i Jezu Krishtit, i thirrur pėr tė qenė apostull, veēanėrisht i caktuar pėr tė kumtuar Ungjillin e Hyjit...” (Rom 1,1).  Papa Benedikti XVI. e thirri “Vitin e Shėn Palit”, si vit tė "Apostullit tė tė gjithė popujve". “Pali, dėshmitar dhe apostull i identitetit tė krishterė”.

© www.annopaolino.org

Pali ose Sauli i Tarsit, nė kishė i njohur si Shėn Pali apostull, lindi rreth vitit 10 pas Jezu Krishtit. Pali ėshtė figura mė e rėndėsishme nė zhvillimin e Krishterimit. Shėn Pali pėrfaqson shembullin kulmor tė besimit pėr tė cilin ai ndėrroi krejtėsisht jetėn e tij, pas ngjarjes sė mrekullueshme siē e pėrshkruan ai vetė, duke iu pėrkushtuar vetėm pėrhapjes sė ungjillit tė Jezu Krishtit, pėr tė cilin ai dha dėshmi gjer nė vdekjen e tij dėshmore nė vitin 67 nė Romė “Kėshtu Pali zuri vend aty njė vit e gjashtė muaj duke predikuar ndėr ta fjalėn e Hyjit. Kur Galioni ishte prokonsull i Akajės, ēifutėt nė pėrkim tė plotė u ēuan kundėr Palit, e nxorėn nė gjyq  dhe thanė: “Ky nxit njerėzit qė ta nderojnė Hyjin kundėr Ligjit.”Pikėrisht kur Pali deshi tė flasė, Galioni u tha judenjve: “Po tė ishte ēėshtja e ndonjė delikti apo e ndonjė vepre tė keqe, ju kisha vėshtruar, o hebrenj, siē e kėrkon e drejta;  porse, pasi ēėshtja ėshtė lidhur me fjalė, emra e Ligjin tuaj, rregullojeni ju vetė; lidhur me kėso gjėrash unė nuk dėshiroj tė bėhem gjykatės”  Vap 18, 11-16).

 

Ai ishte edhe  pėrndjekės i krishterėve tė kishės sė parė para se ta pranoi Jezu Krishtin. Ai u kthy dhe u bė apostull i Krishtit, ku kishės me jetėn e vet pėrpos jetėn e vet i“a dhuroi edhe 14 Letra tė shkruara dhe tė drejtuara bashkėsive tė kishtere tė asaj kohe. Dukėja e tė Ringjallurit e shėndėrroi atė nė shpirt. Ishte nė rrugė pėr nė Damask qė atje t“i torturon dhe tė burgoste tė krishterėt e kėtij qyteti. Sauli ishte shumė i zellshėm e i vendosur kundėr fesė sė Jezu Krishtit qė po niste tė pėrhapej e tė themelohej. “Keni dėgjuar sigurisht pėr sjelljen time tė dikurshme nė judaizėm: si e salvoja mbi ēdo masė Kishėn e Hyjit dhe mundohesha ta shkretoja atė  e, ngaqė isha tepėr i dhėnė pas traditave tė tė parėve tė mi, i tejkalova nė judaizėm shumicėn e moshatarėve nė kombin tim” (Gal 1,13-14). Ai mori pjesė edhe nė gurimin (vrasjen me gurė) tė Stefanit (Shėn Shtjefnit) duke ruajtur teshat e vrasėsve, nė vitin 38 siē dėshmohet nė Veprat e apostujve: “Edhe Sauli e dha pėlqimin e vet pėr vrasjen e Shtjefnit. Po atė ditė u bė salvim i madh kundėr Kishės nė Jerusalem. Tė gjithė, me pėrjashtim tė apostujve, u shpėrndanė nėpėr krahinat e Judesė e tė Samarisė” Vap 8, 1).

Temperamenti i tij ishte i pathyeshėm, i pakompromisshėm, i flaktė e i vrullshėm, i gatshėm pėr tė kryer detyrat qė i ngarkoheshin, pa ngurrim e pa brerje ndėrgjegjeje. Kjo gjė e bėri atė pėrndjekėsin mė tė tmerrshėm tė krishterėve e mė pas, pasi pėrqafoi Krishterimin, pėrhapės tė palodhur tė tij, nėpėr gjithė pellgun e Detit Mesdhe, mes rreziqesh e mundimesh tė ēdo lloji “A janė mbarėshtues tė Krishtit? ‑ Si i dalė mendsh po flas: ‑ unė edhe mė tepėr!Nė lodhje ‑ mė tepėr! Nė burgje ‑ mė tepėr!

Nė tė rrahura ‑ mė tepėr! Nė rrezik tė vdekjes ‑ unė mė shpesh! Prej judenjve mora pesė herė nga tridhjetė e nėntė frushkuj!Tri herė kam qenė rrahur me thupėr, njė herė vrarė me gurė, tri herė e kam pėrjetuar anijembytjen, njė natė e njė ditė kam kaluar nė valėt e detit! Nė udhėtime tė shpeshta, nė rreziqe lumenjsh, nė rreziqe cubash, nė rreziqe bashkatdhetarėsh, nė rreziqe paganėsh, nė rreziqe nė qytet, nė rreziqe nė shkretėtirė, nė rreziqe nė det, nė rreziqe prej vėllezėrve tė rrejshėm! Nė mundim e tė lodhura, nė net tė kaluara shpesh pa gjumė, nė uri e nė etje, nė agjėrime tė shpeshta, nė tė ftohtė dhe i zhveshur! Pėrveē kėtyre: ngarendja e pėrditshme e njerėzve e kujdesi pėr tė gjitha kishat” 2 Kor 11,23-28), e me njė zell tė papėrmbajtur “Sepse, edhe pse unė jam i lirė prej tė gjithėve, vetveten e bėra skllavin e tė gjithėve qė tė fitoj pėr fe sa mė shumė njerėz. Prandaj, pėr judenj u bėra jude, qė t’i fitoj judenjtė pėr fe; pėr ata nėn Ligj, sikurse tė isha nėn Ligj ‑ edhe pse mė nuk jam nėn Ligj ‑ qė t’i fitoja pėr fe ata qė janė nėn Ligj; pėr ata qė janė pa Ligj sikurse tė isha pa ligj ‑ edhe pse nuk jam pa Ligjin e Hyjit, pse jam nė Ligjin e Krishtit ‑ qė t’i fitoja pėr fe ata qė janė pa Ligj; u bėra i ligshtė pėr tė ligshtėt. Pėr tė gjithė u bėra gjithēka, qė, tė kushtojė sa tė kushtojė, por ta shpėtoj ndonjėrin. E tė gjitha kėto i bėj pėr dashuri tė Ungjillit, kėshtu qė tė kem pjesė nė tė”, 1Kor 9,19-23.          
 

Kėtu shėndrita njė dritė prej sė larti, dhe ra pėr tokė. Ai u verbua dhe kėshtu tė pamurit e vet e fitoi kur u pagėzua. Pali pas kthimit tė vet, pas njohjes sė Krishtit, filloi jetėn e vet me Krishtin dhe nė shumė vite tė tėra ishte Lajmėtar i ungjillit dhe shumė gjatė i bėri misionet e veta, ku me misionet e veta, dhe me predikimin e tij, ky ungjill i Krishtit arriti deri tek ne, tek populli ynė Shqiptarė, sepse ai vet kėtė e dėshmon: "Kam, pra, pse tė mburrem nė Jezu Krishtin pėr veprėn qė kryej pėr Hyjin. Sepse, nuk do tė guxoja tė pėrmend asgjė tjetėr, pėrveē sa Krishti bėri nėpėr mua pėr kthimin e paganėve nė dėgjesė me anė tė fjalės e tė veprės, me fuqi tė shenjave e tė mrekullive dhe me fuqi tė Shpirtit Shenjt. Kėshtu, qė prej Jerusalemit e pėr qark nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit e madje u pėrpoqa ta shpall, jo atje ku ishte i njohur Emri i Krishtit ‑ qė tė mos ndėrtoja mbi themelet e tjerėve" (Rom 15, 17-20). E kaloi Azinė e Vogėl, erdhi nė Greqi, nė Maqedoni dhe nė Iliri. Ku pas kėsaj doli pėrball gjyqit nė Rom. Nė Rom e pėrjetoi vdekjen pėr Krishtin nė vitin 67.

Ēka do tė thotė pėr ne ky vit i shėn Palit?

Secili prej nesh ėshtė i njoftuar mė kėtė shenjt shumė tė njohur dhe tė madh. Ky Vit i shėn Palit ėshtė njė vit univerzal pėr tė gjithė tė krishterėt dhe pėr tė gjitha nacionet.  Papa e ka thirrur kėtė “Vit tė shėn Palit” “qė tė ndėgjomė nė atė dhe qė tė mėsojmė nga ai, si mėsuesi ynė, fenė dhe tė vėrtetėn”. Feja e e shėn palit nuk ėshtė “njė teori, nuk ėshtė njė mendim mbi Zotin dhe botėn. Besimi i tij  ėshtė njė hyrje e dashurisė sė Zotit nė zemrėn e tij. Dhe kėshtu ky besim ėshtė vet dashuria ndaj Jezu Krishtit” u shpreh papa Bendedikti XVI. Pali – u kujtoi Papa ipeshkvijve – ėshtė simbol i dashurisė sonė pėr Krishtin, Bariun e Mirė e, sė bashku me Tė, i dashurisė pėr njerėzit qė e kėrkojnė, qė bėjnė shumė pyetje, pėr njerėzit e sigurtė nė vetvete e pėr tė pėrvujtėt, pėr tė vegjlit e tė mėdhenjtė. Por, nuk duhet harruar, ėshtė edhe shenjė e kolegjialitetit tė ipeshkvijve: “Askush nuk ėshtė bari vetėm pėr vetėm. Jemi pasardhės tė Apostujve nė sajė tė shkrirjes nė njė trup tė vetėm, pėrmes tė cilit vijon bashkimi i Apostujve. Nuk mund tė kuptohet Bariu, pa bashkimin, sepse grigja ėshtė njė e vetme, Kisha e vetme e Jezu Krishtit. E, sė fundi, kjo na ēon edhe tek bashkimi me Pjetrin e me pasardhėsin e tij, si garanci e unitetit”.

E pėrgatiti: Mag. Don Kolė Gjergji,

Kapelan nė famullitė

Vordernberg, Trofaiach dhe nė St. Peter/Freienstein,



 

 

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster