|
Gjergj
Kastrioti - Skendėrbeu dhe Kosova

nga
Prof. Dr. Jahja Dranēolli *
Gjergj
Kastrioti-Skėnderbeu, Mbrojtės i paepur i Qytetėrimit
Perėndimor, ėshtė njė pėrcaktim i shkėlqyeshėm nga
dalin mesazhe tė rėndėsishme, pėrvoja tė hershme tė
popullit tonė, sidomos pėr politikėn e sotme, pėr
kompleksitetin e saj pėr tė rikėthyer vendin nė Evropė,
kur dihet se Arbėria gjatė kohės sė Rilindjes Evropiane,
ka qenė mur i madh i mbrojtjes sė atij qytetėrimi,
pjesė e tij duke qenė dhe i vetėvetes. Skėnderbeu ėshtė
burr i shquar i vetėm yni, qė i shpėtoi anatemės
kombėtare. Ajo qė i ka prekur tė gjithė personalitetet
tanė, nuk e ka pėrbaltur heroin kombėtar. Fatosi ynė,
edhe pse gati ėshtė njė hero modern, ka kaluar me plotė
tė drejtė nė mit qė nė kohėn e tij. Ndoshta ėshtė ky
fakt, qė shqiptarėt, kudo qė tė jenė, identifikojnė
krenarinė kombėtare me figurėn e tij.
Nė kėtė vit, kur shėnojmė
600 vjetorin e lindjes sė kryetrimit tė Historisė
tonė, kumtesa ime ka pėr objektivė t`i fokusojė lidhjet
e Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut me Kosovėn.
Ėshtė e njohur se deri me
sot nė qendra shqiptare dhe botėrore janė ngritur
pėrmendore dhe sheshe kushtuar heroit tonė kombėtar dhe
ndėrkombėtar. Pėr shkaqe tė politikės ditore, nė Kosovė
u ngritėn pėrmendore tė tillė vetėm nė ditėt tona.
Qėllimet janė tė njohura. Nė tė vėrtetė, si nė Shqipėri
ashtu dhe nė Kosovė gjatė periudhės sė monizmit (por
edhe mė parė) kur ėshtė bėrė fjalė pėr Skėnderbeun
gjithėherė ėshtė aluduar nė treva tė Shqipėrisė politike
e kursesi nė hapėsirėn etnogjeografike shqiptare. Nė
kėtė aspekt, ka mbetur padrejtėsisht jashtė objektivit
tė epokės sė shkėlqyeshme skėnderbejane edhe treva e
Kosovės.
Ėshtė e njohur se
historiografia e jonė kur bėhet fjalė pėr hapėsirėn
gjeografike dhe gjeopolitike tė shqiptarėve tė Kosovės
edhe sot ballafaqohet me spekulime jo vetėm tė
historiografisė serbe. Ndėrkaq, ēėshtja e pranisė sė
shqiptarėve dhe shtrirja e konceptit Arbėri,
pėrkatėsisht Arbėri nė Kosovė gjatė periudhės sė
Skėnderbeut, riprodhon vėshtirėsi shtesė pėr trajtimin e
kėsaj ēėshtjeje.
Se popullsia shqiptare ka
qenė vazhdimisht aty ku janė sot brenda dhe jashtė
kufijve politik, dėshmohet edhe nga prania e kėsaj
popullsie nė trojet e Kosovės sė sotme, gjė qė provohet
nga shumė burime tė ruajtura tė kohės. Ajo qė tėrheqė mė
tepėr vėmendjen pėr ēėshtjen qė e kemi nė shqyrtim ėshtė
se, origjina e familjės sė kryezotėrinjve Kastrioti,
sipas burimeve tė reja tė lėna pas dore nga ndonjė
studiues, si, bie fjala, koleksioni i dokumenteve
mesjetare tė Bosnjes1, Analet e Rushės2,
F. Bardhi3, na bėjn tė mundur tė ndeshim
indikacione pėr zgjidhjen problemi tė prejardhjes sė
familjes sė Kastriotėve nga njė fshat Kastriot ose
Kastrat nė Has. Qė kėtej, kleriku i shquar yni
Frang Bardhi duke polemizuar nė vitin 1636 kundėr
pėrpjekjeve pėrvetėsuese tė J. Marnoviqit, mbrojti
origjinėn arbėrore tė Skėnderbeut. Nė kėtė kontekst
Bardhi i kushtoi vend tė veēantė prejardhjes sė
Kastriotėve. Pas njė shqyrtimi polemik ai arrin nė
pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se
kėshtu ėshtė nė pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm
i kombit tonė4. Kjo frazė, e cila del nga
vepra e Bardhit kushtuar Skėnderbeut i jep mendimit tė
tij pėr Hasin si vend tė prejardhjes sė Kastriotėve
vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Mė tej,
Bardhi shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė
Kastriotėve, duke e ndėrlidhur atė me emrin e fshatit
Kastrat, qė gjendet buzė lumit dhe tregon se nė kohėn e
tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e
fshatit Kastrat5. Prejardhjen e Kastriotėve
nga Hasi i Prizrenit e provon gjithashtu edhe kronisti
raguzan Pjetėr Llukari (1551-1615) nė veprėn
Pasqyrė e analeve tė Rushės tė botuar nė vitin 16056,
si dhe koleksioni i shėnimeve kishtare nga kapėrcyelli i
shek. XV nga njė klerik boshnjak, tė botuara pėr herė tė
parė nė vitin 18927. Po ashtu, mbiemri i
dytė, Mazreku, i cilin ėshtė ngushtėsisht i lidhur me
Kastriotėt, si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe
Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjėnden nė
mikrotoponominė e hershme dhe tė sotme tė Hasit (Kostur,
Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Drenicės e tė Lumės (Ujmirė
dhe Ujmisht qė pėrmedet edhe nga Dh. Frėngu)8.
Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit
tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte
rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė dhe
ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e
Hasit nga kishin origjinėn Kastriotėt. Me zgjerimin e
kryezotėrinjėve Balshaj, Kastriotėt u dėbuan nga kjo
trevė dhe domenet e tyre mė pastaj u lokalizuan nė Dibėr
dhe Mat. Mė rėnien e balshajve (nga fillimet e shek. XV)
nisi fuqizimi i Kastriotėve. Ata kthehen nė tokat e tyre
nė pellgun e Drinit duke pėrfshirė edhe Prizrenin 14209.
Dokumentet zyrtare nuk pėrmendin Krujėn midis pronave tė
Gjonit. Ka tė ngjarė se Gjon Kastrioti ta ketė marrė
qytetin e Krujės si feud prej sulltanėve, pasi qė ky
qytet ishte pushtuar prej turqėve. Dokumente tė tjera i
plotėsojnė kėto tė dhėna. Qė kėtej, Gjon Kastrioti zinte
njė pozitė tė rėndėsishme midis sunduesve arbėrorė. Ai
ishte martuar me Vojsavėn, tė bijėn e princit tė
Pollogut (Tetovės).
Duhet vėnė re se, pas
vdekjės sė perandorit Dushan (1355), i cili ishte
shpallur pėr perandor edhe i arbėrve, grekėve dhe
bullgarėve, dhe pas zhberjes sė shtetit rasian pas
Betejės sė Maricės (1371), pjesė tė Kosovės hynė nė
kuadėr tė kryezotėrinjėve Balshaj dhe Kastrioti. Kėtej,
pjestarė tė kėtyre familjeve ishin protogonist kryesor
nė ngjarjet qė kishin kapluar edhe Kosovėn qė nga Beteja
e Parė e Kosovės. Atėbotė, faktori politik shtetėror
arbėror i dha mundėsi popullatės arbėrore tė Kosovės tė
afirmojė mė tej vetėdijėn e bashkėsisė sė gjuhės, tė
kulturės dhe tė territorit nė kuadėr tė njė shteti
relativisht tė gjėrė, prej bregdetit malazias tė sotėm e
deri nė Novobėrdė, dhe prej Himare e deri nė Kostur.
Ndryshe nga njė pjesė e
historiografisė sė instrumentalizuar serbe e shek. XIX
dhe shek.XX, kur i qaset trevės sė Kosovės sė sotme
pėrdorė emėrtimin gjeopolitik Stara Srbija,
shkrimtarėt dhe burimet e kohės, pas Betejės sė Kosovės,
nuk e identifikuan asnjėherė Kosovėn dhe popullsinė
arbėrore me vendin dhe tokėn serbe. Kėtej, humanisti
arbėror i shek. XV Martin Segoni Novobėrdasi
(bashkėkohės i Skėnderbeut), qė kishte njohur nga afėr
realitetin etnik dhe gjeopolitik tė Kosovės, si
novobėrdas dhe si ipeshkėv i Ulqinit, pėr tė theksuar mė
mirė dallimin prej Rashės ose
Skllavonisė, pėr Kosovė pėrdori emėrtimin Dardani10.
Kur bėhet fjalė pėr
Gjergj Kastriotin-Skėnderbeun dhe Kosovėn, gjithėsesi
duhet spikatet fakti, se prijėsit e familjes Kastrioti
qenė pothuaj protogonistėt kryesor nė dy betejat e
Kosovės (mė 1389 dhe 1448). Nė Betejėn e Parė tė
Kosovės, nė tė ashtuquajturin koalicion ballkanik i
ngritur kundėr ekspansionit osman nė Ballkan, u gjendėn
sė bashku me aleatėt boshnjakė, serbė e kroatė edhe
kryezotėrinjtė shqiptarė Gjon Kastrioti (ose Gjergj
Kastrioti, gjysh i Skėnderbeut), Gjergji II Balsha,
Theodhor Muzaka e Dhimitėr Jonima. Madje, disa tė dhėna
dėshmojnė se Gjon Kastrioti bėnte pjesė nė kėshillin
luftarak tė koalicion ballkanik. Qė kėtej, edhe
nė disa shėnime qė dalin nga kronika tė vonshme e
literatura tė moēme serbe e shohim Gjon Kastriotin sė
bashku me Lazar Grebelanin si udhėheqės e bartės tė
luftės.
Ajo qė tėrheqė mė tepėr
vėmenmdjen ėshtė pjesėmarrja e Skėnderbeut nė Betejėn e
Dytė tė Kosovės (mė 17-19 tetor 1448). Sikur nė Betejėn
e Parė, ashtu edhe nė Betejėn e Dytė, arbėrorėt, tashti
nė krye me Skėnderbeun, qenė nė anėn e aleancės sė
krishterė tė udhėhequr nga prijėsi hungarez Janosh
Huniadi. Dihet mirėfilli se prijėsi nė fjalė nė vitin
1446 pėrgadiste planin pėr njė kryqėzatė tjetėr, me tė
cilėn kishte pėr qėllim t`u hakmerrej turqve pėr
mynxyrėn e Varnės (1444). Thirrjes sė Huniadit pėr kėtė
kryqėzatė iu pėrgjigj negativisht Republika e Venedikut,
me pretekst se kishte halle me Skėnderbeun nė Shqipėri;
po ashtu kėsaj thirrjeje nuk iu pėrgjigj as Alfonsi V;
papa Nikolla V mendonte qė kryqėzata tė shtyhej pėr njė
kohė, despoti Gjergj Brankviqi arsyetohej se kishte bėrė
mė parė marrėveshje me sulltanin. Pra, siē shihet, vetėm
Skėnderbeu qe i gatshėm ta ndihmonte kėtė ekspeditė.
Pėrveē kėtyre, Huniadi kėrkoi ndihmė edhe nga Raguza, e
cila nė fund tė korrikut tė vitit 1448 i ofroi njė shumė
prej 2000 dukatėsh. Nė verė tė vitit 1448, pasi kishte
tubuar njė ushtri nga reparte hungareze, polake, rumune,
ēeke dhe tė njė pretenduesi tė fonit osman, Huniadi
kaloi Danubin dhe, duke shkretėruar zotėrimet e despotit
Gjergj, doli nė Krushevc. Prej kėndej, duke kaluar nėpėr
krahinėn e Rashės, luginėn e Toplicės, arriti nė
Fushė-Kosovė. Me t`u informuar nga legatėt e despotit
serb pėr paraqitjen e ushtrisė sė krishterė, Murati II
ndėrpreu ekspeditėn qė kishte pregaditur kundėr
Shqipėrisė dhe duke dhėnė njė kushtrim tė pėrgjithshėm,
tuboi nė Sofje rreth vetės tė gjitha repartet qė i
zotėronte nė Azi dhe Evropė. Sipas burimeve turke, ato
kishin 50.000 deri nė 60.000 ushtarė. Mirėpo, nga
kronikat perėndimore numri i tyre del i trefishuar.
Repartet e aleancės sė krishterė, sipas burimeve
perėndimore arrijnė 22.000-72.000 ushtarė, ndėrsa sipas
burimeve turke 24.000 ushtarė. Derisa Huniadi i afrohej
Fushė-Kosovės, mejdan i vjetėr i vitit 1389, sulltan
Murati II ishte nisur nga Sofja dhe i doli nė pritė.
Lufta triditėshe mbaroi me disfatė tė plotė tė ushtrisė
sė krishterė . Gjersa pėr Betejėn e parė tė Kosovės janė
ruajtur fare pak tė dhėna tė kohės, Beteja Dytė ka lėnė
gjurmė tė shumta nė dokumentet e burimit shqiptar,
hungarez, italian, osman, raguzan, serb etj.
Rėndėsi tė dorės sė parė
pėr ēėshtjen qė kemi nė shqyrtim kėtu ka roli i Gjergj
Kastriotit nė kėtė luftė si dhe vendi ku u zhvillua ajo.
Vlen pėr tė vėnė re se para, gjatė dhe pas luftės nė
fjalė faktori arbėror nė lufta kundėr osmane ishte bėrė
i njohur nė gjithė Evropėn. Nė kėtė forcė llogaritnin
papėt, shtetet e fuqishme ballkanike e evropiane. Nė
kėtė aspekt sipas tė dhėnave zyrtare venedikase nėn
muret e Lezhės Skėndėrbeu bashkė me pjestarėt e Lidhjes
arbėrore, me 4 tetor 1448 bėri paqe me Republikėn e
Venedikut, duke kėrkuar qė nė afat prej 15 ditėsh
Republika t`i paguante njė provizion prej 1400 dukatėsh,
me pretekst se kishte dėshirė t`i ndihmonte Huniadit.
Veē pėrgaditjeve dhe gadishmėrisė sė Skėnderbeut, si dhe
rrjedhave e pasojave tė luftės nė fjalė, shkrimtarėt qė
u zunė ngojė mė sipėr ofrojnė hollėsi pėr vonimin e
arbėrorėve pėr t`u bashkuar me trupat hungareze, aleat
tė vetė. Si shkak kryesor i vonimit tė prijėsit arbėror
pėr t`i ndihmuar aleatėt konsiderohet pothuaj unanimisht
se Skėnderbeu qe i penguar prej despotit serb Gjergj
Brankoviq, aleat i dhėndrit dhe sovran i vetė Muratit II,
i cili iu mbylli kėtij tė gjitha rrugėt e shtigjet nga
mund tė kalonte. Njė pjesė e madhe e burimeve tė
kohės, duke arsyetuar vonesėn e Skėnderbeut, nxorėn nė
shesh dhe pashkathėsinė e Huniadit, i cili nuk ėshtė
dashur tė pranonte betejėn para ardhjės sė Skėnderbeut
nė Fushė-Kosovė, gjė qė u mirėpritė nga Murati II, i
cili duke iu druajtur veēanėrisht pėrfshirjės sė
arbėrorėve, mezi priste tė hynte nė luftė. Pėrveē tė
dhėnave pėr epilogun tragjik tė aleancės sė krishterė,
janė ruajtur hollėsi edhe pėr fatin e ushtrisė sė mbetur
pas luftės. Qė kėtej, del se njė pjesė e trupave, pasi
qė kishte marrė rrugėn pėr nė jug, jo shumė larg Fushė -
Kosovės, u ndesh me Skėnderbeun qė ishte nisur t`i bėhej
shok lufte Huniadit. Edhe pjesės tjetėr tė trupave qė
ishin nisur nė drejtim tė Hungarisė, u buzėqeshi fati,
sikur pohon edhe vetė Huniadi, meqė nė malėt Ēiēavicė,
nė afėrsi tė Vushtrisė, u pėrpoqėn me dukė Bogdanin, njė
stėrgjysh i Pjetėr Bogdanit, pėrmes tė cilit pa
vėshtirėsi do t`i shmangėn rrezikut nga trupat osmane qė
u shkonin pas. Pasi qė u zu ngojė Pjetėr Bogdani,
pinjoll i dukė Bogdanit tė pėrmendur, ėshtė pėr tė vėnė
re se nė shtojcėn e veprės kapitale Ēeta e
Profetėve... provohet pjesėmarrja e arbėrorėve nė
Betejėn e Dytė tė Kosovės11.
Sukseset e arritura gjatė
luftėrve kundėrosmane tė Lidhjes arbėrore nė krye me
Skėnderbeun gjetėn afirmim nga njė varg burrash tanė tė
shquar. Vend tė veēantė nė mesin e tyre zinin edhe dy
kosovarė nga Novobėrda, diplomati Gjergj Pelini
dhe humanisti Martin Segoni. Pėr tė dy kėta
personalitete tė shkėlqyeshme ėshtė bėrė fjalė mė sė njė
herė, por asnjėherė nė kontekstin e ēėshtjes qė po
shqyrtohet.
Pa dyshim se njėri nga
vargu i diplomatėve me tė shquar tė fatosit tonė pėr
ēėshtjen italiane, sidomos pėr ēėshtjen e Republikės sė
Venedikut, qe abati i Rotecit, kosovari Gjergj Pelini.
Sipas njė dokumenti raguzan qė mban datėn e vitit 1441,
informohemi se kishte origjinė nga Novobėrda. Gjatė
viteve 1438-1463 e ndeshim si drejtues tė Kuvendit tė
Shėn Mėrisė nė Rotec. Aktivitetin diplomatik e filloi
shumė herėt, por nė shėrbim tė Skėnderbeut hyri
pikėrisht nė prag tė Betejės sė Dytė tė Kosovės, mė 4
tetor 1448, dhe ndenji gjer nė fund tė jetės sė vet, nė
vitin 1463. Gjersa Pelini udhėhiqte misionet diplomatike
tė shtetit arbėror nė Republikėn e Venedikut, gjithėherė
bėri pėrpjekje tė dilte faqebardhė kundrejt problemeve
tė shtruara. Dėshirė mė e madhe e tij ishte shteti i
Skėnderbeut dhe Republika e Venedikut tė jetonin nė paqė
tė pėrhershme. Nė kėtė frymė e zhvilloi tėrė aktivitetin
e vet diplomatik. Aktivitetin diplomatik nė shėrbim tė
Skėnderbeut Pelini e provoi edhe nė Romė, gjė qė ėshtė
shėnuar nė dy letra tė papės Kaliksti III qė mbajnė data
tė vitit 145712.
Njė kosovar tjetėr qė qe
i pėrfshirė drejtpėrdrejt nė afirmimin e jetės dhe
veprave tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, ėshtė
humanisti i shquar Martin Segoni nga Novobėrda (?
1485). Pasi qė qyteti i lindjes sė humanistit nė
fjalė ra pėrfundimisht nė duart e osmanėve mė 1455, nga
ky qytet, sikur edhe mė vonė nga Shkodra, morėn rrugėn e
mėrgimit pothuaj tė gjithė novobėrdasit. Ėshtė pėr tė
vėnė re se atėbotė nga Novobėrda u ndanė edhe disa
krijues tė njohur, tė cilėt, duke vijuar shkollimet e
filluara nė vendlindje, bėnė emėr tė burrave tė shquar
nė dhe tė huaj. Kėtej Martin Segoni mbaroi doktoratėn nė
Universitetin e Padovės. Pėr tė qenė mė afėr ngjarjeve
qė e kishin kapluar Atdheun nė vitin 1482, erdhi nė
Ulqin, ku shėrbeu si ipeshkėv. Duke qenė dėshmitar i
afėrt i pėrmbysjes sė shtetit shqiptar dhe i nismės sė
rrezikut pėr pushtimin e Italisė, Martin Segoni shkroi
njė skicė jetėshkrimi mbi Skėnderbeun tė titulluar
Tregim mbi Gjergj Kastriotin, i quajtur nga Turqit nė
gjuhėn e tyre Skender Beg, d.m.th. Aleksandėr i Madh,
shkrim i parė i njohur deri sot kushtuar fatosit tonė.
Martin Segoni shkroi edhe shkrime tė tjera, nė tė cilat
ndeshim fragmente mbi Skėnderbeun e familjen e tij13.
Pėr popullin tonė shėnimi
i ngjarjeve tė mėdha historike nuk kanė qenė dhe nuk
janė kurrė ngjarje tė thjeshta. Nė mėnyrė tė veēantė
vlen kjo pėr personalitetin e Gjergj
Kastriotit-Skėnderbeut, bėmat e tė cilit janė aktuale
ndėr shqiptarė sot e gjithė ditėn. Gjatė historisė sė
re dhe historisė bashkėkohore, emri i kryetrimit tonė u
pėrmend me synime tė mira pėr tė ngjallė shpirtin e
qendresės nėpėr vėshtirėsi, kuptimin e Kombit dhe
shtetit nėpėr ndasi, fuqinė e lirisė nėpėr robni.
Madhėria e figurės sė Skėnderbeut, veēanėrisht admirohet
ndėr intelektualėt tanė dhe tė huaj pėr lidhjet e tia me
shtete e personalitete tė shquar tė Evropės.
Edhe pse vetė logjika e
ngjarjeve i tregoi kryetrimit tonė se, duke qendruar mbi
bazėn e Lidhjes sė Lezhės si aleancė vullnetare, nuk
mund tė realizoheshin detyrat qė shtronte problemi
kryesor i kohės mbrojtja e vendit. Prapėseprapė heroi
ynė kombėtar besonte qė populli i tij i bashkuar, edhe
pse i vogėl, do tė korrte suksese tė shėnuara pėrballė
ushtrisė kolosale osmane. Njė besim i kėtillė e kishte
trimėruar Skėnderbeun aq tepėr saqė u shpall vigan i
pėrlashjeve ndėrmjet Perėndimit e Lindjes. Trimėritė e
tia tė rralla tėrhoqėn admirimin e gjithė botės qė nga
koha tij. Ska njeri nė botė, i shkruante papa
Kaliksti III mė 1457, qė tė mos dijė trimėrit qė keni
bėrė dhe qė tė mos ju lavdėrojė gjer nė qiell si njė
kryembrojtės tė vėrtetė dhe kryeluftėtar bujar tė
Krishterimit. Ska dyshim se Gjergj Kastrioti ėshtė njė
nga komandantėt mė tė mėdhenj tė botės dhe, sikur tė
kishte pasur mjetet e Jul Cezarit ose tė Aleksandrit tė
Madh, ndoshta do tė qendronte krahas me kėtė nė
historinė botėrore. Por forcat e tia ishin tė pakta,
mjetet e tia ishin tė varfėra, ushtritė e tia ishin tė
vogla, lufta e tij ishte mbrojtėse.
Gjatė periudhės
25-vjeēare tė ekzistencės sė shtetit, Gjergj Kastrioti
luftoi pėr tė siguruar ndihmėn e nevojshme dhe
bashkėpunimin ndėrkombėtar kundėr Perandorisė Osmane.
Pėr kėte qėllim ai hyri nė marrėdhėnie diplomatike me
disa shtete mė tė fuqishme tė Evropės sė atėhershme, njė
domosdoshmėri qė kėrkon edhe aktualiteti shqiptar.
Marrėdhėniet e shpeshta shteti i Gjergj Kastriotit pati,
sidomos me shtete italiane, si Venedikun, Napolin,
Papatin, pastaj me Hungarinė, Francėn dhe Republikėn e
Raguzės. Pėrveē kėtyre, Arbėria nė kohėn e Skėnderbeut
hyri nė marrėdhėnie edhe me njė numėr shtetesh tė tjera
evropiane, ndonėse interesimi i tyre pėr problemet e
luftės sė Arbėrisė ishte mė i vogėl. Nė kėtė rast ka
nevojė pėr njė sqarim qė ndėrlidhet me marrėdhėniet e
Gjergj Kastriotit me Papatin. Nuk ėshtė e drejtė tė
thuhet se, nga Papėt, fatosi ynė pati vetėm bekime
apostollike, siē shprehet ndonjė studiues. Pėrkundrazi,
Papėt e pėrkrahėn moralisht aq sa mundėn, e shikuan si
Kampion tė Krishterimit, e ndihmuan me tė holla dhe, nė
disa raste, me ushqime e municione dhe trupa simbolike
ushtarėsh. Mė pastaj ndėrmjetėsuan gjithnjė pranė
shteteve e princave tė asaj kohe pėr ti dėrguar ndihma
Skėnderbeut. Por nuk mund tė thuhet se kėto ndihma me
njė lartėsi prej disa dhjetėra mijė dukatėsh, qenė
vendimtare nė luftėn titanike qė Skėnderbeu bėri pėr 25-
vjetė rresht perandorisė mė tė fortė tė kohės. Kjo
traditė e pėrkrahjes sė popullit shqiptar nga papėt
vazhdoi deri nė ditėt e sotme.
Nė fund duhet thėnė se
shėnimi 600-vjetorit tė lindjes sė Gjergj
Kastriotit-Skėnderbeut, u tregon miqve tanė pėr qenien
tonė si komb dhe fisnikrinė e vlerave tona. Ndėrkaq,
mesazhi i historianit tė madh italian Zef Valentini, i
cili thoshte: Do tė ishte jo vetėm mėkat, por
ēėshtje e pamundshme po ta mendonte kush ta zvoglonte
personalitetin e shkėlqyeshėm tė Skėnderbeut nė nivel tė
njė heroi vendės mendjeshkurtėr. Skėnderbeun e ka gjithė
Evropa, e ka bota tė vetin, e nėpėr tė, e vetėm nėpėr
shpirt tė tij, ia njeh vlerėn dhe meritat e hershme edhe
Shqipėrisė, ėshtė pėrgjigje mė e mirė pėr tė
gjithė ata qė e mohojnė personalitetin e Skėnderbeut dhe
shtetit tė tij14.
-- * Prof.
Dr. Jahja Dranēolli, Fakulteti Filozofik i
Prishtinės, Institutit Arkeologjik i Kosovės (drejtor)
S h ė n i m e t
1. Acta
Bosnae, potissimum ecclesiastica cum insertis editorum.
Documentorum regestis ab anno 925 usque ad annum 1752,
in Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalium,
vol. XXIII, Zagarabiae 1892 (ed. P. Eusebius Fermendin).
2.
Copioso Ristretto degli
annali di Ragusa di Giacomo di Pietro Luccari,
gentilluomo Raguseo, libri quattro, dedicati all
eccelso Senato di Ragusa, Ragusa 1790.
3.
Frang Bardhi, Skenderbeu (Apologji), pėrktheu nga
latinishtja S. I. Prifti, Shkup 1968.
4.
F. Bardhi, op. cit., nė mė shumė vende, shiko,
sidomos p. 116-117.
5.
F. Bardhi, op. cit. p. 117, 120-121.
6. Giacomo
di Pietro Luccari, op. cit., p. 145: Giovanni
Castriotto Signor di Croja, la qual famiglia usci da
Castrati villa nella giurisdizione in As in Albania,
poco discosto dal fiume Drilon...
7.
P.
Eusebius Fermendin, op. cit. :
Castriotich de
Castrioti in provinzia Az in Epiro, p. 560.
8.
D. Radėshi, Principata e Kastriotėve, in Buletin
i Universitetit Shtetėror tė tiranės, seria Shkencat
Shoqėrore, 1961/4, p. 29-30; Frang Bardhi, nė mė
shumė vende.
9.
J. Dranēolli, Raguzanėt nė Kosovė prej fundit tė
shek. XIII deri mė 1455, Instituti i Hisrorisė i
Kosovės, Botime tė veēanta, Prishtinė 1986, p. 17.
10.
Agostino Pertusi, Martino
Segono di Novo Brdo vescovo di Dulcigno, Un umanista
serbo-dalmata del tardo Quattrocento, Vita e opere,
Istituto Storico Italiano per il Medio Evo, Studi
storici-Fasc.128-130, Roma 1981, p. 142-145; 201-203.
11.
J. Dranēolli, Kosova mė
1448, in Kosova, Prishtinė 1988/17, p. 249-266.
12.
J. Dranēolli, Diplomatėt
shqiptarė nė shėrbim tė Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut,
in Gjurmime Albanologjike (ser. E shkencave historike),
1989/19, Prishtinė 1990 p. 48-54.
13.
A. Pertusi, op. cit., nė
mė shumė vende.
14.
Zef Valentini, Scanderbeg
e lEuropa del XV secolo, in Shejzat, le pleiadi, XII,
Roma 1968/7-12, p. 298. |