Klikoni këtu për të shkuar në faqen kryesore të misioni.hr

Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci

                                                                                                                   

TEMAT

  Home

  Aktivitete

  Simpoziumi "Gjon Buzuku"

  Takimi me Moisiun

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

  

 

  

  

 

  


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

Presidenti Moisu takoi pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar nė Kroaci

 

 
15 tetor 2005
Zagreb
, Kroaci
 


Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, zhvilloi sot njė takim me pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar qė banon nė Kroaci, Kryetarin e Misionit Katolik tė Shqiptarėve nė Kroaci dhe Slloveni, Dom Ndue Ballabani, Dom Lush Gjergjin, biograf i Nėnė Terezės dhe konkretisht me Kryetarin e Unionit tė Shqiptarėve nė Kroaci, Tom Marku,  Mikel Kuzhnini, Riza Hoxha nga bashkėsia shqiptare nė Zagreb dhe baletani i njohur Ilir Kerrni
Biseda u pėrqendrua nė zhvillimet nė vend dhe preku dhe probleme qė shqetėsojnė shqiptarėt qė banojnė jashtė vendit tė tyre. Presidenti ka nėnvizuar dhe njėherė qėndrimin pėr zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.
Z. Moisiu vuri nė dukje se tashmė diaspora shqiptare ndodhet mė pranė ēėshtjeve qė shqetėsojnė vendin dhe tha se ka vend pėr krenari pėr pėrfaqėsues tė saj qė janė integruar nė shoqėritė e vendeve ku jetojnė dhe madje kanė prezantuar me dinjitet vehten e vendin e tyre.
Githashtu, kreu i shtetit tha se aktivitetet e tyre pėr tė ngritur lartė vlerat historiko-kulturore tė shqiptareve janė pėr t’u shėnuar. Nė kėtė drejtim, Presidenti Moisiu u ndal edhe nė aktivitetet pėr 600 vjetorin e Skėnderbeut nė Vjenė, pėr Aleksandėr Moisiun dhe pėr Nėnė Terezėn, tė cilat sipas tij promovojnė jo vetėm vlerat historike, por venė nė dukje kontributet shqiptare nė historinė e njerėzimit dhe tė kulturės botėrore.
Perfaqėsuesit e diasporės shqiptare nė Kroaci kanė shprehur mirėnjohje pėr kujdesin e bėrė nga kreu i shtetit pėr t’u takuar e biseduar dhe veēanėrisht vlerėsuan qėndrimin pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.
Ata vunė nė dukje pėrpjekjet e tyre pėr tė ndikuar qė investitorė seriozė nė kėtė vend tė tregojnė interes pėr tregun e hapur shqiptar.

                                                                                                                                                                        

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2005 misioni.hr

webmaster