|
Udha
e Kryqit Udha
e Dritės
L1. Udha e Kryqit e kėsaj nate nuk ėshtė
tradicionale, por pėrshkon disa fragmente tė ngjitjes
nė Kalvar tė marra nga Ungjilli, pėr tė na ndihmuar
qė tė rijetojmė misterin e vdekjes dhe tė
ringjalljes sė Zotit. Do tė pėrdorim pėrvojėm e
disa dėshmitarėve, tė cilėt ndjekja e Jezusit i ka pėrfshirė
nga shumė afėr nė dramėn e dashurisė deri nė fund,
qė asnjėri prej tyre, pėrveē njėrės, nuk e kishte
njohur. Secili prej tyre zbulon pak reagimet tona pėrpara
dashurisė plotėsisht falas.
M.
Nė emėr tė Atit, e tė Birit e tė Shpirtit
Shenjt
Amen
O Zot, Jezu Krisht, na jep hirin qė tė tė
ndjekim jo vetėm kur njerėzit tė duartrokasin pėr
mrekullitė qė bėn, jo vetėm kur tregon se je i fortė,
por sidomos kur, pėr dashurinė qė tė ka sjellė nga
qielli i pakufishėm nė kufizimet e jetės sonė njerėzore,
ti bėhesh i dobėt dhe i nėnshtruar ndaj tė gjithėve.
Tė kėrkojmė hirin qė edhe kjo ngjitje nė
Kalvar me Ty ne pėrshtatemi mė shumė nė imazhin tėnd.
Amen!
Fragmenti
i parė
Tradhtia
dhe Vdekja e Judės
M.
Tadhrojmė o Krisht e tė bekojmė
L1.
Atėherė Juda ai qė e tradhtoi kur pa se e dėnuan
Jezusin, i brejtur nga ndėrgjegjja, ua ktheu kryepriftėrinjve
e pleqve tė popullit tridhjetė siklat e argjendta e
tha: Mėkatova qė dorėzova gjakun e pafaj!. Ēna
lypet neve! I pėrgjigjėn ata Punė pėr ty.
Juda i hodhi siklat e argjendta nė Tempull, u largua
dhe shkoi e u var nė lak. (Mt 27, 3-10)
L2.
Kur Juda, tradhtari, e shikoi Jezusin qė ishte dėnuar,
e breu ndėrgjegjja.
Juda, tradhtari, sinqerisht donte tė ndiqte
Jezusin, sepse ishte i bindur nga pushteti i tij i jashtėzakonshėm.
Dhe nuk donte tė pranonte se fama e Mėsuesit tė tij
po shuhej. Juda dėshironte ta ndiqte Jezusin sepse
ndihej i dashur nga Ai dhe donte ti pergjigjej
dashurisė sė Tij; pėr kėtė i pėlqente ta shihte
ngadhėnjimtar. Dėshironte ta ndiqte Atė, por jo nė
humbje. Nuk e njihte ende dashurinė falas, atė dashuri
qė nė vend qė tė mposhtė armiqtė, i do, duke bėrė
qė tė mposhtet nga ata, duke e mundur urrejtjen e tyre
me dashuri. Nė kėtė pikė Juda nuk kupton mė. Juda
dhe Jezusi janė tė lidhur nga i njėjti fat: nė qoftė
se Jezusi, dashuria e jetės sė tij, vdes, edhe Juda
duhet tė vdesė. Duke e refuzuar dashurinė falas tė
Jezusit, Juda refuzon vetveten dhe vendos fundin e tij.
Tė besosh qė dashuria ėshtė e vėrtetė vetėm
nė qoftė se i mposht armiqtė duke i vrarė ata, ėshtė
njė gabim i rėndė dhe tė ēon nė vdekje.
L1.
Dashuria qė na bėn tė jetojmė pėr amshim ėshtė
ajo qė do edhe pse e tradhtuar, dhe qė i thotė
Tradhtarit Judė atė qė do ta bėsh bėje shpejt!
O Judė, miku im qė je nė ēdo njeri, dėgjo dhe beso
nė dashurinė qė jep jetėn edhe per ty!
M.
Tė
lutemi: Kur nuk e ndjekim personin tėnd, o Jezus, por
idenė qė vetė kemi krijuar pėr Ty, ki mėshirė pėr
Ne: Kyrie, kyrie eleison!
Kur egoismi na ēon nė gabime tė mėdha, bėj qė
mos ta humbasim kurrė shpresėn e faljes sate!
Kyrie, kyrie eleison!
Fragmenti
i Dytė
Mohimi
i Pjetrit
M.
Tadhurojmė o Krisht e tė bekojmė
L1.
E kapėn,
pra, e ēuan dhe e shtinė nė shtėpinė e kryepriftit.
Pjetri e ndiqte pėr sė largu. Ata ndezėn zjarr mu
midis tė oborrit dhe u ulėn rreth tij. Ndėr ta u ul
edhe Pjetri.
Kur
njė shėrbėtore e pa ulur pranė zjarrit, e shikoi mirė
dhe tha: Edhe ky ishte me tė!. Ai i ra mohit:
Nuk e njoh, moj fisnike!. Pak mė vonė e vuri re
njė tjetėr e tha: Edhe ti je prej tyre!. Pėrgjigji
Pjetri: Nuk jam, o njeri!. Dhe pas, kund njė ore,
njė tjetėr tha: Me tė vėrtetė edhe ky ishte me tė!
Sepse ėshtė edhe galileas!. Pjetri pėrgjigji:
Sdi ēpo thua, o burrė!. Dhe shi atėherė,
ndėrsa ende po fliste, kėndoi gjeli. Zotėria u kthye
dhe ia lėshoi sytė Pjetrit. Pjetrit i ra ndėr mend
fjala e Zotėrisė qė ia pati thėnė: Para se sot tė
kėndojė gjeli, tri herė do tė mė mohosh!.
Doli
pėrjashta dhe qau thekshėm. (Lk
22, 54-62)
L2.
As Pjetri nuk e ka njohur kurrė dashurinė falas,
ai qė nuk i mbron arsyet e veta kundėr paditėsit tė
padrejtė. Pėr kėtė nuk e dallon. Mendon qė dashuria
duhet tė mbrojė edhe vetvetėn. Mbetet ende nė
nivelin e dashurisė me interes, ku, mė nėse mbėrrin
frika, kjo ėshtė mė e fortė se dashuria. Frika se
mos pėrfshihet nga ai qė do deri nė dhurimin e plotė
tė vetes, e bėn Pjetrin tė mohojė Jezusin qė sa mė
shumė e tėrhiqte aq mė shumė e entuziazmonte. Frika
se mos humbasim vetveten ėshtė mė e fortė se
dashuria dhe na bėn tė tradhtojmė Dashurinė.
L1.
Nuk
e njoh kėtė njeri qė ka bėrė tė ringjallen tė
vdekurit dhe qė tani po lė tė gjykohet me vdekje. Nuk
njoh mė nė Jezusin, Birin e Hyjit qė mė ka shfaqur
lavdinė e tij mbi malin
Tabor.
L2.
Atėherė Zoti e kthen shikimin nga Pjetri dhe
Pjetrit i kujtohet...
Pjetėr
miku im, unė tė dua edhe kur ti mė mohon. Je gjithmonė
miku im dhe pėr ty Unė do tė jap jetėn time.
M.
Tė
lutemi: Kur na zė frika se mos humbasim gjithēka
pas teje, ki mėshirė per ne! Kyrie, kyrie eleison!
Kur nuk besojmė mė se ti je dashuria qė nuk
mungon kurrė, ki mėshirė pėr ne! Kyrie,
kyrie eleison!
Fragmenti
i tretė
Pilati
M.
Tadhurojmė
o Krisht e tė bekojmė
L1.
I tha atėherė Pilati: Pra ti qenke Mbret?.
Mirė thua! i pėrgjigji Jezusi Unė jam
Mbret! E unė leva dhe erdha nė botė pėr tė dėshmuar
tė vėrtetėn. Kush e do tė vėrtetėn, ai e dėgjon
fjalėn time!. Po, ēka ėshtė e vėrteta?.
I tha Pilati. Si foli kėshtu, doli prapė para judnjve
dhe u deklaroi: Unė nuk gjej nė tė krrfarė faji!
Tashti, ndėr ju ėshtė doke tju liroj dikėnd pėr
Pashkė. A doni pra tju liroj mbretin e judenjve?.
Por ata bėrtitėn prapė: Jo kėtė, por Barabėn!.
E Baraba ishte cub. (Gjn 18, 37-40)
Por
ai u tha: Ētė bėj pra me Jezusin qė quhet
Krisht?. Tė
kryqėzohet! bėrtitnin ata
Kur Pilati pa se spo
arrinte asgjė e se pėrshtjellimi shkonte duke u shtuar,
mori ujė dhe, nė sy tė popullit, i lau duart duke thėnė:
Unė jam i pafaj pėr
kėtė gjak! E heqshit ju! (Mt 27, 22-24).
L2.
Figura e
Pilatit ėshtė mjaft simbolike dhe aktuale. Gjesti i
tij i pastrimit tė duarve do tė thotė se zemra e tij
nuk interesohet pėr problemet serioze tė njerėzimit,
tė popullit tė vet. Gjesti i tij i pastrimit tė
duarve do tė thotė tė zgjedhėsh rrugėn e
mosangazhimit; ēdo gjė ėshtė njė, i pafajshmi dhe
vrasėsi janė njėlloj. Se vdes i pafajshmi dhe lirohet
vrasėsi pėr mua ėshtė njėlloj. Kėshtu duan tė
gjithė dhe kėshtu le tė bėhet: mjaft qė unė tė
jetoj mirė, rehatshėm dhe pa shqetėsime. Kjo ėshtė
e vėrteta ime.
L1. O Pilat ti nuk di ēfarė rasti po humb. Duke mė
takuar mua, ti e takon tė vėrtetėn, dhe e vėrteta tė
bėn tė lirė. Nėqoftėse pėr ty ēdo gjė ėshtė njėsoj,
nuk je i lirė nga frika dhe nga kompromiset. I lan
duart, por mbetesh dikush qė tėrhiqet, heq dorė. Nė
qoftė se do tė rrezikoje mė tepėr pėr tė vėrtetėn,
do tė ishe i lirė dhe i lumtur.
M. Tė lutemi: Dhuroju,
o Zot, Shpirtin e drejtėsisė tė gjithėve atyre qė
si gjyqtarė, mėsues, prindėr apo eprorė
duhet tė gjykojnė dhe tė vlerėsojnė tė tjerėt.
O Zot, dėgjona ne!
Na dhuro Shpirtin e drejtėsisė kur jemi tė
thirrur pėr tė vlerėsuar situata vetjake apo shoqėrore
ose pėr tė dhėnė njė gjykim mbi tė tjerėt.
O
Zot, dėgjona ne!
Fragmenti
i katėrt
Simoni
i Cireneut
M. Tadhurojmė o Krisht e tė bekojmė
L
1. Ndėrsa po e ēonin pėr ta kryqėzuar, kapėn njė farė
Simoni prej Cirene, qė po kthente nga fusha, ia vunė nė
krah kryqin qė ta mbarte pas Jezusit.
Pas tij shkonte njė shumicė e madhe njerėzish
e disa gra qė e qanin dhe e vajtonin. (Lk 23, 26).
L2. Jemi nė tė perėnduar tė ditės. Yjet e para qė
lajmėrojnė tė shtunėn nuk zbardhėllojnė akoma nė
qiell, por Simoni tashmė
kthehet nga puna nė shtėpi pėr tė filluar nė kohė
pushimin e sė shtunės. Disa ushtarė paganė, qė nuk
dinė asgjė pėr pushimin e sė shtunės, e ndalin. I vėnė
mbi shpatullat e tij tė fuqishme atė kryq qė tė tjerė
kishin premtuar se do ta mbanin ēdo ditė pas Jezusit.
Simoni nga Cirene nuk ka zgjedhje; merr njė urdhėr dhe
nuk e di se ėshtė duke marrė njė dhuratė.
Ėshtė
karakteristikė e tė varfėrve qė tė mos mund tė
zgjedhin asgjė, as peshėn e vuajtjeve tė veta. Por ėshtė
karakteristikė e tė varfėrve qė tė ndihmojnė tė
varfėrit e tjerė. Kėtu, pėrballė Simonit, ėshtė
njė i varfėr qė ėshtė bėrė mė i varfėr se ai,
dhe qė ėshtė duke iu marrė deri edhe jeta.
Simoni, Cireneu, e ndihmon pa bėrė pytje, pa kėrkuar
pse. Pėr tė pesha ėshtė shumė e rėndė; ndėrsa
shpatullat e mia akoma mund ta mbartin: pse mos ta bėj?.
Dhe
kjo mjafton. Do tė vijė dita nė tė cilin Jezusi, i
varfri mė i varfėr, do ti thotė atij qė iu bė
shok: Eja, i bekuari i Atit tim, hyr nė gėzimin tim:
isha i shtypur nėn peshėn e kryqit dhe ti mė lehtėsove.
M.
Tė lutemi: Jezusit qė nė Kalvar ka pranuar
ndihmėn e njė tė huaji, ti kėrkojmė:
forcėn
pėr tė gjithė ata qė punojnė nė organizata
humanitarė, qė
tė angazhohen pėr drejtėsinė, pėr paqen, dhe pėr
mbrojtjen e krijimit, apo tu ndihmojnė tė tjerėve
qė tė kenė njė jetė mė tė mirė.
O
Zot, dėgjona ne!
Shpirtin
e dashurisė pėr veten tonė qė ti indihmojmė tė
gjithė, pavarėsisht nga gjinia e tyre, kombėsia e
tyre, kultura apo besimi fetar pa bėrė shumė pyetje!
O
Zot, dėgjona ne!
Fragmenti
i pestė
Centurioni
Romak
M.
Tadhurojmė o Krisht e tė bekojmė
L
1 Jezusi lėshoi njė brimė tė madhe e dha
shpirt
Centurioni romak, qė rrinte kundrall Jezusit,
kur pa se si i doli shpirti, tha: Ky njeri paska qenė
me tė vėrtetė Biri i Hyut (Mk 15, 37-39).
L2.
Paradoksi i kryqit! Jezusi ėshtė fyer, tallur
dhe keqtrajtuar. Vdes si i dėnuari mė i fundit. E
megjithatė nė kėtė rėnie ai zbulon epėrsinė e tij.
Jo si njė protestė, jo si njė shfaqje zemėrimi dhe
as edhe padurimi. Si tė ishte gjithēka e parashikuar.
Pėr komandantin e togės sė ekzekutimit gjithēka
duhej zhvilluar si qe urdhėruar. Por tani ai,
centurioni romak, qė pėrbuzte me gjithė shpirt
hebrenjėt e pushtuar nga Roma, ėshtė i shtrėnguar tė
zbulojė tak ky i dėnuar nė kryq njė risi tė paparė:
ky kėrkon faljen pėr vrasėsit e tij dhe e thėrret
Hyjin Atė. Centurionit i hapen sytė: dikush qė
vuan nė kėtė mėnyrė nuk ėshtė njė njeri i dobėt,
nuk ėshtė njė njė njeri i mposhtur, dhe as njė keqbėrės.
Nėse fal atė qė e vret, ai nuk ėshtė njė njeri:
Me tė vėrtetė ky njeri ishte Biri i Hyjit!.
Porsi
Dijetarėt, tė huaj edhe ata, e adhuruan Mbretin-Bij tė
Hyjit-tė bėrė njeri nė njė fėmijė tė varfėr tė
mbėshtjellė nė shpėrgėnj, po kėshtu centurioni
zbulon birin e Hyjit nė dobėsinė e atij qė, i
pafajshėm, vdes nė kryq duke falur.
M. Mėshirės
sate, o Zoti ynė, nė amshim do ti kėndoj! (x
3).
Fragmenti
i Gjashtė
Maria,
Nėna
M.
Tadhurojmė o Krisht e tė bekojmė
L1. Nė kėmbė, pėrbri kryqit tė Jezusit, qėndronin
nėna e tij, pastaj motra e nėnės sė tij, Maria e
Klopait edhe Maria Magdalenė. Jezusi, kur pa nėnėn e
vet dhe, pranė saj, nxėnėsin qė donte, i tha nėnės:
Grua, qe yt bir! Mandej i tha nxėnėsit: Qe nėna
jote! Prej kėsaj kohė e mori me vete (Gjn 19,
25-27).
L2.
Mari e Nazaretit, ti e ke njohur dashurinė falas
tė Atit ndėrsa Jezusi rritej nėn sytė e tu dhe tė
Jozefit. Tani po e njeh nė ngjarjet e mundimit tė tij.
Mari e Nazaretit, grua qė shumė mirė e njeh dhimbjen,
mėsona tė kuptojmė se vuajtja, nėse e ndriēuar nga
dashuria falas, nuk ėshtė fjala e fundit nė jetėn e
njeriut. Duke ditur megjithatė qė pėr secilin prej
nesh ėshtė e rezervuar njė pjesė dhimbjeje, o Mari,
ne nuk tė kėrkojmė qė tė jemi tė narkotizuar dhe
as tė pėrjashtuar. Vetėm tė kėrkojmė qė, nė
momentin e provės, tė mos humbasim shpresėn. Nė qoftė
se tė pėrsėrisim shpesh qė tė lutesh pėr ne nė
fill tė vdekjes sonė , ėshtė sepse e dimė qė ti
vdekjen e ke provuar me tė vėrtetė. Jo dhe aq atė tėnden
qė ka zgjatur veē ēastin e kalimit nė vallen e
qiellit. Por ke provuar vdekjen absurde dhe tė dhunshme
tė birit tėnd. Tė lutemi, ripėrtėrije pėr ne nė
ēastin mė tė vėshtirė butėsinė qė pėrdorje pėr
Jezusin, kur nga mesdita deri nė orėn tre tė
pasdites u bė njė errėsirė e madhe mbi tė gjithė
tokėn. Nė ato orė tė errėta, me pėrbri frymėmarrjen
e mundimshme tė birit qė po vdiste, do tė jesh lutur
shumė pėr kthimin e diellit, qė mė pas ai diell vėrtet
ka vezulluar me dritė qė kurrė nuk perėndon. Tė
lutemi, Mari, kur dielli tė errėsohet pėr shkak tė
kryqeve tė shumė e shumė bijve tė tu, ji ti e
pranishme si virgjėr e dritės. Nė se ti je, drita nuk
do tė vonojė tė lindė. Dhe edhe trekėmbėshi mė
tragjik, do tė lulėzojė si njė pemė nė pranverė.
Na bėj tė kuptojmė se jo dhimbja, por festa ėshtė
thirrja e fundit e njeriut. Shtoje nė ne guximin! Pėrforco
shtysėn pėr tė dashur. Ushqe dritėzėn e shpresės
sonė! Bėj qė tė presim me fe atė qė mė nė fund
do tė vijė pėr tė shndėrruar ankimin nė valle
dhe veshjen prej thesi nė veshje gėzimi (Antonio
Bello, Maria,
grua e ditėve tona,
f. 89).
M.
Tė falemi Mari...
Fragmenti
i Shtatė
Vdekja
dhe Ringjallja
M.
Tadhurojmė o Krisht e tė bekojmė
L1. Ishte
rreth orės gjashtė e terri e mbėshtolli mbarė tokėn
deri nė orėn nėntė. Dielli u zu e kultrina e
Tempullit u nda pėrmjedis. Atėherė Jezusi bėrtiti me
zė tė madh e tha: O Atė, nė duart e tua po e dorėzoj
shpirtin tim! Si i tha kėto, dha shpirt (Lk 23,
44-46).
L2.
Errėsira mbėshtjell botėn nė tė cilėn Jezusi dha
shpirt. Njerėzit kanė shuar diellin, tė verbuar nga
urrejtja dhe egoizmi, nga lakmia e pushtetit kundėr
atij qė ėshtė fajtor se sjell tė vėrtetėn. Gjithēka
flet pėr ngadhėnjimin e mjerimit njerėzor, ora e
territ , ora e vullnetit tė kllapisė sė njeriut qė,
duke besuar se ėshtė i gjithėpushtetshėm, vret Hyjin,
por qė pastaj bie nė njė humnerė dėshpėrimi.
Nė
tė vėrtetė Jezusi, duke mbyllur sytė dhe duke ulur
kryet, ėshtė treguar besnik ndaj vullnetit tė Atit
deri nė fund: vdekja nuk e ka kėputur fillin e
dashurisė qė lidh Atin me Birin, pėrkundrazi e ka bėrė
tė shndritshėm dhe tė dukshėm pėr tė gjithė. Tė
gjithė ata qė e lėnė veten tė pėrshkohen nga
dashuria falas, do tė marrin jetėn e re.
Nė
errėsirėn e thellė lind agimi i njė ditė tė re, qė
nuk do tė ketė kurrė mbarim.
L1. Pas tė shtunės, nė tė zbardhur tė dritės
tė tė parės ditės tė javės
shkuan Maria
Magdalenė, dhe Maria tjetėr pėr tė parė varrin. Kur
qe, ra njė tėrmet i madh, sepse engjėlli i Zotit
zbriti nga qielli
rrokullisi gurin dhe u ul mbi tė.
Ju mos trembni! E di se kėrkoni Jezusin e kryqėzuar.
Ai nuk ėshtė kėtu! U ngjall sikurse tha (Lk 24,
1-2).
L.2
Dashuria
nuk mashtron edhe nė premtimet e veta mė tė guximshme.
Jezusi, qė ėshtė dashuria falas e mishėruar, duke u
ringjallur na jep provėn se dashuria mund gjithēka.
M. Tė
lutemi: Jepu tė gjithė tė krishterėve forcėn pėr
tė dėshmuar me fjalė dhe vepra praninė tėnde edhe nė
situatat e vėshtira tė jetės.
O
Zot, dėgjona ne!
Bėj
qė njerėzit e tė gjitha besimeve fetare tė
angazhohen pėr njė jetėė paqe dhe drejtėsi.
O
Zot, dėgjona ne!
Pėrfundimi
L1.
Maria, gruaja e sė shtunės sė madhe, na mėso
qė nuk ka Kryq qė mos tė ketė dhe uljen e tij. Nuk
ka hidhėrim njerėzor qė tė mos ėmbėlsohet me njė
buzėqeshje. Nuk ka mėkat qė mos tė gjejė ēlirim.
Asnjė varr nuk e ka gurin e vet pėrfundimisht tė
murosur nė grykėn e tij. Mari, fito pėr ne njė besim
tė palėkundur tek ringjallja,tak dashuri qė e mund tė
keqen me tė mirėn.
L2.
Jezus, faleminderit qė nuk i je dorėzuar
tundimit pėr tė zbritur nga Kryqi: do tė kishte qenė
njė mrekulli e cila do tė tė kishte dhėnė famė tė
madhe, por ne nuk do kishim asistuar nė dashurinė qė
do deri nė fund (Gjn 13, 1).
Jezus,
tani Ti jo vetėm je i gjallė; Ti je i ringjallur; Ti
je jeta jonė!
Ti
ke thėnė: Kur do tė ngrihem nga toka do i tėrheq
tė gjithė me vete!. Na tėrhiq tek vetja! E dimė
se, pėr tė tė arritur, do tė duhet tė pėrqafojmė
kryqin. Munde frikėn tonė tė vuajtjes
Ti
na ke siguruar: Unė do tė jem me ju, pėrgjithmonė!.
Me ty tė pranishėm mes nesh, e ardhmja nuk do tė na
frikėsojė. Prania jote do ta mbajė gjallė shpresėn
tonė. Urdhri yt i dashurisė sė ndėrsjellė, i marrė
si rregull jete, do tė na bėjė tė ndihemi e tė
jetojmė si tė ringjallur, do tė na bėjė dėshmitarė
tė dritės dhe tė gėzimit pėr botėn.
M. Atė i amshuar, falėminderit qė na ke dhenė
Jezusin i cili na e ka rihapur rrugėn pėr ta lėnė mėkatin
dhe pėr tė qenė me tė vėrtetė bijtė e Tu. Ėshtė
nėpėrmjet Shpirtit Shenjt qė Jezusi na e ka pėrcjellur
nga kryqi, ne tani me tė vėrtetė mund tė themi:
ATI
YNĖ!
|