Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci                            

                                                                                                                   

Rubrikat

  Home

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

  

 

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

 

 

  

 

 

 

  

 

 

 

  


Kėrko nė Google


 

www.misioni.hr

 

 

Udha e kryqit

 

 

 

Lutja fillestare:

 

O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Me pėrvujtėri, fe dhe dashuri po biem nė tė dy gjunjė para kryqit tėnd dhe po tė lutemi: na jep hirin tė thellohemi sa mė shumė nė misterin e shenjtė tė vuajtjes dhe tė vdekjes sate nė mal tė Kalvarit. Kėtė pėrkushti po ta paraqės pėr tė gjithė njerėzit qė vuajnė nėn kryqet e rėnda tė jetės, nė veēanti pėr Kishėn dhe pėr tė gjitha familjet shqiptare qė po pėrjetojnė njė Kalvar tė vėrtetė. O zemra e Jezu Krishtit, e shporuar pėr mėkatet tona, ki mėshirė pėr ne dhe pėr botėn mbarė! Amen.

 

Rrinte Zoja tuj lotue                                                           

afėr kryqit tuj shikue

Krishtin pezull kryqėzue

 

Ref:

Nana e dashtun t“lus pa pra

varrėt e t“Birit tand pa da

gjurma n“zemėr me m“i ba

 

 

TĖ NDALURIT  I

 

Jezu Krishtin e gjykojnė pėr vdekje

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Tradhėtia e nxėnėsit e dorėzoi Mėsuesin hyjnor nė duar tė mėkatarėve dhe e bėri mjet pėrqeshjeje dhe talljeje. Turma e popullit brohoriste dhe kėrkonte vdekjen e Tij, pa menduar se Jezusi ka pushtet mbi tė. Drejtėsia dhe Dija hyjnore u pėrballėn me gėnjeshtrėn dhe errėsirėn njerėzore, Dashuria dhe Mėshira me urrejtjen dhe mizorinė. Pėr herė tė parė qielli priste gjykimin nga toka, pushteti hyjnor e sprovoi atė njerėzor. Qeveritarėt dhe gjykatėsit me tė shpejtė i pėrshtatėn ligjet dhe rregulloret pėr ekzekutimin e menjėhershėm tė Birit tė Zotit dhe kėshtu bėnė aktin mė tė shėmtuar tė njerėzimit, ndėrsa Jezusi i pėrcillte tė gjitha kėto veprime me dhimbje dhe lutje: “Fali, o Atė, se s’dijnė ē’bėjnė!”

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! E dimė se edhe ne me mėkatet tona jemi bėrė pjesėmarrėsit e gjykimit tėnd. Na fal, o Jezu, siē e fale Saulin mėkatar dhe na shndėrro nė apostuj tė ri tė Kishės sate. Forcojė tė gjithė ata qė vuajnė dhe qė padrejtėsisht pėrndiqen nga prokuroritė, gjyqet dhe burgjet e kėsaj bote. Ti ke thėnė: “Mos i druani ata qė vrasin trupin, e nuk mund ta vrasin shpirtin.” Na ndihmo, o Jezu Zot, qė tė jetojmė nė frikėn dhe pėrshpirtėrinė tėnde. Amen. 

 

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

 

Heshta zemrėn prej trishtimit

prej ezgjetit, prej idhnimit

Zoj“s pėrshkue ia kishte shqimit

 

 

TĖ NDALURIT  II

 

Jezusi ėshtė ngarkuar me kryq

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Kryqi, dru i urrejtjes dhe i poshtėrimit njerėzor, rėndoi mbi supat e Jezu Krishtit. Horizontalja peshoi mbi vertikalen, mėkati i njerėzimit mbi Zotin. Dėshira e Atit vėndosi t’ia ngarkojė kryqin Birit te vet, pėr shpėtimin e njerėzimit, ndėrsa paria dhe pushteti tokėsor mendonin se po e dėrgonin nė poshtėrim dhe vdekje. Pesha e mėkateve dhe ajo e kryqeve tė njerėzimit synoi ta pengonte Jezusin pėr tė arritur nė cakun e jetės, nė Kalvar, por Ai nuk njihte ndalje. Shpina e tij ishte e pėrgatitur pėr bartjen e tė gjitha mėkatėve tė njerėzimit, kėmbėt e tija ishin tė gatshme pėr marshim.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Ndoshta mė kė parė edhe mua diku nė mes tė turmes duke tė pėrqeshur, tallur, pėshtyer dhe duke e goditur trupin tėnd tė bekuar? Ti ke thėnė: “Ēkado bėtė pėr njėrin ndėr kėta vėllezėr tė mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua.” Mė fal, sepse nuk ju kam ndihmuar sa duhet nevojtarėve, tė sėmuarve, tė braktisurve, atyre qė kanė pasur dyshime nė fe dhe atyre qė kanė pasė nevojė pėr edukim tė krishterė, e mė ndihmo qė tash e tutje ta pranoj dhe shėrbej ēdonjėrin nė emėrin tėnd . Amen.

 

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Oh sa n“vajė e sa n“ankim

ke n“atė ēast pa pasė nji g“zim

Nana e Krishtit veē bekim

 

 

TĖ NDALURIT  III

 

Jezu Krishti bie tė parėn herė nėn kryq

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Pesha e rėndė e kryqit e rrėzoi Jezusin njeri, por jo edhe hyjnin e tij. Populli kėnaqej kah e shikonte tė shtrirė pėr dhe, ndėrsa nxėnėsit dhe Nėna e tij derdhnin lot. A do tė ket fuqi tė ēohej dhe ta vazhdojė rrugėn? Po, ai e bėri kėtė, sepse i duhej ta kryente vullnetin e Atit dhe tė vdiste pėr ne. E bėri kėtė dhe na mėsoi edhe ne tė ngrihemi kur tė jemi rrėzuar nga mėkati.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Barra e kryqin nuk tė befasoi, sepse Ti atė e njihje nga amshimi, por mė tepėr tė lėndoi tradhėtia njerėzore. Pėr kėtė arsye u djerėsite gjak nė kopshtin e Ullinjėve. Na ndihmo t’i qėndrojmė besnik Zotit, duke e bartur kryqin qė Ati na e ka caktuar, dhe ta shėlbojmė shpirtin tonė. Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

 

Kjate e dneste e dhimbshmja Nanė

      mundue Krishtin pėr gjithė anė

pa mujtė kush nji ndihmė me i dhanė

 

 

TĖ NDALURIT  IV

 

Jezusi hasė nė Nėnėn e vet

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Takimi i tė birit me nėnėn gjithmonė zgjon emocione, por kur ai zhvillohet nė situata tė tilla, shndėrrohet nė njė dhimbje tė dyfishtė. Sytė e Jezusit Zot depėrtonin thellė nė zemrėn e Nėnės, me qėllim qė t’ia shėronte varrėt qė askush nuk mund t’i shikonte, ndėrsa ata tė Nėnės lėshonin lot rrėkajė. Fjala e Zotit fliste dhe falėnderonte Nėnėn pėrmes shikimit, ndėrsa Nėna e pėrqafoi shikimin e tij tė fundit me tė njėjtin besim dhe dashuri tė shprehur nė ēastin e lajmėrimit tė Engjėllit: “Unė jam shėrbėtorja e Zotit: mė ndodhtė siē the ti!”

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Shikojė nėnat tona dhe ato tė mbarė botės, qė derdhin lot pėr fėmijėt e vet dhe bėj qė kurrė mos ta humbin shpresėn nė ty. Le tė jetė Nėnėn jote, Zoja e Bekuar, kėshilltarja e tyre e vėrtetė nė edukimin e familjeve dhe tė fėmijėve tė tyre qė ta kryejnė nė ēdo ēast vullnetin e Zotit! Bashkojė lutjet, shikimet dhe zemrat e tyre, e bėj qė gjithmonė tė pėrjetojnė mbrojtjen dhe ndihmėn tėnde, nė mėnyrė qė tė shpėtojnė nga ndarjet dhe shkatėrrimet. Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Tuj kqyrė Nanėn e Tenzot

afėr Krishtit me varrė plotė

nuk ka njeri qė s“derdhė lot

 

 

 

TĖ NDALURIT  V

 

Simoni prej Cirene i ndihmon Jezusit nė bartjen e kryqit

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Paraqitja e Simon Cireneut nė udhėn e kryqės ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė. Ai  provokon, nxit, inkurajon dhe motivon njerėzimin ta shoqėrojė Krishtin nė ēastet mė tė vėshtira tė jetės. Jezusi i rraskapitur pėr herė tė parė dhe tė vetme e shkarkoi mbi supat e njeriut barrėn e kryqin, pėr tė treguar se vuan nė natyrėn njerėzore dhe pėr ta ftuar atė qė tė bashkėndajė vuajtjen. I lumi ti, o Simon, qė e pate kėtė fat pėr t’u ēlodhur dhe medituar nė kryqin e Krishtit!

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Dėshira e ushtarėve dhe e pėrndjekėsve pėr tė diskredituar ty nė kryq ishte aq e madhe, saqė, duke tė parė nė gradėn e fundit, u frikėsuan se do vdisje gjersa po ngjiteshe malit te Kalvarit. Ata nuk ngiheshin vetėm me kaq, prandaj i urdhėruan Simon Cireneut pėr ta bartur kryqin. Na ndihmo edhe ne, qė tė shikojmė dhe tė njohim ty nė tė vuajturit, tė braktisurit dhe tė mjerėt e kėsaj bote! Ti na the: “Ejani tek unė tė gjithė ju qė jeni tė lodhur prej barrės sė rėndė e unė do t’ju ēlodh. Merrni mbi vete zgjedhėn time e pranoni t’ju mėsoj unė qė jam zemėrbutė e i pėrvujtė.” Na ndihmo, o Jezu, qė edhe ne tė gjejmė forcė pėr bartjen e kryqeve tė njėri-tjetrit. Amen. 

 

  

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Kush sheh Zojėn n“atė ezgjet

gati dekun pėr djalė t“vet

pa dnesue, jo, nuk jetė

 

 

TĖ NDALURIT  VI

 

Veronika ia fshin fytyrėn Jezu Krishtit

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Veronika, duke i parė vuajtjet e Krishtit, mblodhi forcė dhe guxim tė pėrvijohej nėpėr turmėn e madhe tė masės sė tėrbuar pėr t’ia fshirė fytyren Zotit. Gjesti i saj shpreh dhimbjen dhe dashurinė e pakufi ndaj mundimeve tė Jezusit, i cili ia shpėrbleu guximin dhe sakrificėn duke ia lėnė pėr dhuratė nė shami fytyrėn e vet. Kjo na mėson se Jezusi askurrė nuk na jetė borxh, askurrė nuk na len pa shpėrblim, askurrė nuk na kthen duarzbrazėt.

 

 Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Dhurona edhe ne atė forcė, guxim dhe dashuri qė kurrė t’mos pajtohemi me ata qė aq shumė po e pėrbuzin emrin tėnd dhe gjithnjė e mė tepėr po frikėsohen dhe turpėrohen me tė dėshmuar para botės! Portreti yt qė e kemi marr nė pagėzim le ta shndėrrojnė jetėn tonė, ndėrsa Veronika u bėftė simbol i tė gjithė atyre qė lusin, flijojnė dhe martirizohen pėr Ty, nė mėnyrė qė t’mos i lėshojė shpresa se ti do ta shpėrblesh jetėn e tyre. Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

M“katet tona me i resitė

e pa Krishtin krejt molitė

prej sė rrahnash t“asaj ditė

 

 

 

TĖ NDALURIT  VII

 

Jezusi bie tė dytėn herė nėn kryq

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Pėrsėri Jezusi gjindet i shtrirė pėr dhe, ndėrsa armiqtė e tij nuk pranin duke e rrahur, pėshtyer dhe pėrbuzur. Trupi i tij i shenjtė pėrjetoi njė tmerr tė vėrtetė. Jezusi, ashtu i larė nė gjak, i solli sytė rreth e rrotull, pėr t’i parė ata qė e mundonin dhe, ja, nė mes tė tyre e shikoi Nėnėn e vet, qė po e ndjekte me zemėr tė thyer. Gjatė kohės qė Zoja e shikonte fytyrėn e pėrgjakur tė Birit tė vet, iu pėrkujtua profecia e Simonit plak: “Do tė jetė edhe shenjė tė cilės do t’i kundėrshtojnė. Edhe Ty vet njė shpatė do ta shporrojė shpirtin.”

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Sa mė tepėr i afroheshe kryqėzimit, aq mė shumė tė dėshironte toka pėr vete dhe me afsh priste trupin tėnd tė vdekur, pėr ta ēlodhur dhe pėrgatitur pėr ngjallje dhe lumturi. Na dhuro, po tė lutemi, hirin tėnd, qė tė jetojmė tė vetėdijshėm se toka nuk mund tė na ndalojė nė rrugėn tonė drejt ringjalljes dhe bėj qė asnjė e mirė e kėsaj bote tė mos ketė mundėsi tė na ndajė prej lumturisė sė amshuar! Amen.

 

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

N“mal t“Kalvarit kur e lėshoi

veten n“kryq e kur mbaroi

Krishtin pa e dhimshmja Zojė

 

 

 

TĖ NDALURIT  VIII

 

Jezu Krishti ngushėllon gratė

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Gratė janė shumė mė tė ndieshme ndaj vuajtjes dhe mė tė shpejta pėr aksion, sesa burrat. Ndihmojnė pa llogaritur nė shpėrblim, ndjejnė keqardhje dhe qajnė shpejt. Emocionet dhe dashuria e tyre ndaj tė drejtės dhe tė vėrtetės burojnė mė tepėr nga zemra. Kėtė gjė e  kuptonte mirė psikologjia hyjnore e Jezusit, i cili nė vend qė t’i falėnderonte ato qė po qanin, i kėshilloi qė tė luten pėr veti dhe pėr tė tjerėt. Mos tė ishte mėkati Jezusi nuk do tė kishte vdekur. Ai qė e don Jezusin e lufton dhe urren mėkatin.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Shpeshherė ne nė vend qė tė mirremi me vetveten, i shikojmė tė tjerėt. Na ndihmo, o Jezu, t’i qajmė mėkatet tona dhe ato tė mbarė botė e tė jetojmė me shpresė se njė ditė edhe ne do ta dėgjojmė zėrin tėnd: “Feja jote tė shpėtoi. Shko nė paqe!” Amen.

 

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P :  Mėshirė pėr ne !

 

Deh, oj Nanė ti me dashni

dhimbjen tane ban ta ndijė

sa t“jetoj n“ket shekull t“zi

 

 

 

 

TĖ NDALURIT  IX

 

Jezusi bie tė tretėn herė nėn kryq

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Ramja e trefish na pėrkujton vuajtjen e Trinisė Shenjte qė shfaqej nė personen e Jezusin. Pėrbaltja dhe pėrgjakja e tij tė shoqėruara me dhimbjen dhe rėnkimin janė shenjė falėnderimi i mizorisė njerėzore,  pėr tė gjitha ato mrekulli qė i bėri ndėr ne. Megjithatė, drama duhet tė shkonte drejt kulmit, gjė qė rėndoi mbi Jezusin dhe bėri qė prapė tė rrėzohej pėr dhe. Ai vet ka thėnė: “Unė jam Rruga, e Vėrteta dhe Jeta”, prandaj i mblodhi forcat e fundit pėr t’ia dėshmuar botės Rrugėn sė cilės duhet ecur, se e Vėrteta qėndron deri nė fund, ajo nuk mposhtet dhe se Jeta e vėrtetė jetohet pėrtej varrit. 

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Po e kuptojmė se zemra e njeriut mund tė jetė aq e ngurrtė dhe ndėrgjegjja aq e deformuar, sa tė mos i vlerėsojmė as vuajtjet e Zotit pėr ne. Na dhuro njė zemėr tė re, e cila do ketė dhimbje pėr tė gjithė ata qė pėsojnė tragjedira familjare, apo janė tė pėrbuzur prej shoqėrie dhe na dhuro hirin qė t’i falim tė gjithė armiqtė tanė. Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Tuj tu lutė gjithmonė po shkoj

ban qė Krishtin ta adh“roj

hirin tand kurrė mos ta lėshoj

 

 

TĖ NDALURIT  X

 

Jezu Krishtin e zhveshin

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Situatat e ndryshme tė jetės shpeshherė e zhveshin njeriun nga gjėrat qė i posedon. Ndarja nga familja, ajo nga personat mė tė dashur, humbja e pasurisė, luftėrat dhe katastrofat e ndryshme janė momente qė na kushtojnė shumė nė jetė. Megjithatė, zhveshja mė e madhja dhe mė e tmerrshmja do ishte ajo nga hiret e Zotit. Qifutėt mendonin se me zhveshjen e trupit tė Jezusit do e cenonin hyjnin e tij, por u tradhėtuan rėnd. Zhveshja e Jezusit ėshtė thirrje pėr tė gjithė njerėzimin, tė mos kapemi vetėm pas gjėrave materiale, por tė jetojmė tė vetėdijshėm se njė ditė tė gjitha kemi pėr t’i lėnė.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Mos lejo qė pėr arsye tė pasurisė dhe pushtetit t’i tradhėtojmė idealėt e shenjta. Dhuroju tė shuguruarve tė tu forcė qė tė zhvishen nga ēdo interes tokėsor, nė mėnyrė qė tė kushtohen krejtėsisht ty, autorit dhe qėllimit tė ēdo shenjtėrimi, dhe bėj qė Kisha jote tė ndjek rrugėn e kryqit tėnd, e bindur se vetėm ajo na sjell shėlbimin. Amen. 

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Nana e dashtun t“lus pa pra

varrėt e t“Birit tand pa da

gjurma n“zemėr me m“i ba

 

 

TĖ NDALURIT  XI

 

Jezu Krishtin e gozhdojnė nė kryq

 

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Sa shumė gėzohet njeriu kur gjindet ne pėrfundimin e njė vepre tė rėndėsishme,  rezultati i sė cilės do jetė i madh? Mund ta imagjinojmė gėzimin e Kryepriftėrinjėve, tė Kėshillit tė lartė, si dhe tė atyre qė ndihmuan nė realizimin e dėnimit tė Jezu Krishtit me vdekje. Tani po i afrohen finalizimit tė saj, tė kėnaqur se Jezusi ėshtė akoma gjallė dhe se mund ta mundojnė dhe poshtrojnė deri nė fund. Gropa priste kryqin, nė tė cilin po gozhdohej Zoti, ndėrsa ēekiēi, tė cilin e mbante njeriu i mbushur plotė urrejtje dhe dhunė, kreni dhe mėkat, pa dhimbje i rrahte gozhdėt, qė e pėrshkonin trupin e Jezu Krishtit dhe nguleshin thellė nė dru.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Kisha jote po pėrjeton agoninė e Kalvarit. Mos lejo qė tė shuguruarit e tu ta therrin zemrėn me heshtėn e mėkateve, apo t’i gozhdojnė duart dhe kėmbėt tua me teorinė e liberalizmit dhe tė modernizmit, tė materializmit dhe tė hedonizmit tė botės sė “civilizuar”, e cila dita-ditės po i largon tė shuguruarit e tu prej teje! Na jep hirin e pendimit dhe tė rrėfimit tė mirė, qė gjithmonė tė mund tė dėshmojnė dashurinė tėnde para botės! Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Ti pjestarė m“ban pėrgjithmonė

n“atė mundim qė pėr fajė tonė

hoq mbi kryq Shėlbuesi jonė

 

 

TĖ NDALURIT  XII

 

Jezu Krishti vdes nė kryq

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Ajo qė ndodhi nė Kalvar nė mėnyrė tė pashėm, pėrsėritet nė shpirtėrat e njerėzve qė nga fillimi i botės e deri nė ditėt tona. Jezusi nuk vdiq pėr veti, sepse ėshtė i pavdekshėm, por vdiq pėr mua dhe pėr ty, pėr individė dhe popuj. Zoti qė ėshtė vet Dashuria vdiq nga njeriu qė ėshtė i krijuar pėr dashuri. Ndėrsa nga toka ndahej Drita, Errėsira e pushtoi qiellin, kur Boshti qė e mban botėn po ipte shpirt, toka e humbi ekuilibrin e vet, kur e Vėrteta i mbylli sytė, Rrena e pushtoi botėn, kur njeriu e kreu veprėn makabėr tė vetėn, Jezusi luti: “Fali, o Atė, se nuk dinė ē’bėjnė”, ndėrsa zemra e Zojės, e Gjonit dhe ajo e disa grave tė pėrshpirtshme tė Jeruzalemit qė po e vėrenin gjithė kėtė tragjedi pikonte gjak.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! “Gjithēka u krye” ishin fjalėt e tua tė fundit. Tani po e kuptojmė se e keqja e njeriut arriti deri nė fund. Na fal, o Jezu Krisht dhe na ndihmo qė edhe ne tė themi: “O Atė: nė duart e tua po e dorėzoj shpirtin tim!” Zgjoje nė ne njė shpirt tė pendimit e tė dashurisė, tė lutjes dhe tė flijimit, nė mėnyrė qė tė pėrfitojmė nga hiri i vdekjes sate! Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Afėr krygjės t“Birit Tenzot

m“ban, o Zojė me derdhun lot

der“sa t“kemi jetė e mot

 

 

 

 

TĖ NDALURIT  XIII

 

Jezu Krishtin e ulin prej kryqit

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Ulja e trupit tė Jezusit nga kryqi ėshtė pėrgjigje ndaj shumė dėshtimeve, pėrbuzjeve dhe deklasimeve tė pėrkohshme qė i pėrjetojmė nė jetėn e pėrditshme. Mbėshtetja dhe vendosja nė prehėr tė Virgjėrės Mari shpreh shpresė dhe siguri se edhe nė raste tė tillė dikush mendon nė ne dhe na don. Vrasja e tė birit gjithmonė e goditė nėnė nė zemėr dhe lirisht mund tė themi se ajo ėshtė njėkohėsisht edhe vrasje e nėnės, andaj edhe mėkati i bėrė ndaj Zotit dhe njėri-tjetrit ėshtė mėkat ndaj Zojės sė Bekuar.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Pak para se tė jepje shpirt nė kryq i the Nėnės sate: ”Grua, qe, yt bir!”, ndėrsa Gjonit: “Qe, nėna jote!” dhe kėshtu e lidhe mbarė gjininė njerėzore me Nėnėn tėnde. Na ndihmo ta duajmė, ta nderojmė dhe ta pranojmė Zojėn e Bekuar pėr nėnėn tonė, nėnėn e Kishės dhe nėnėn e mbarė njerėzimit dhe kurrė mos tė ndahemi prej saj. Na dhuro hirin qė edhe ne si ajo tė dimė tė heshtim, tė duam, tė falim dhe gjithmonė t’i dorėzohemi vullnetit tė Zotit! Amen.

 

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

Afėr kryqit tuj gjimue

afėr teje tuj lotue

kisha t“kjajė unė pa pushue

 

 

 

 

TĖ NDALURIT  XIV

 

Jezu Krishtin e varrosin

 

M: T“adhurojmė, o Krisht, e t“bekojmė!

P: Se me kryqin Tėnd tė shenjtė e shpėrbleve botėn mbarė.

 

Fjala e Zotit e ngjizur nė krahėrorin e Marisė, pėrfundoi nė vorrin e Jozefit nga Arimateja, prej nga do tė ngjallej nė lumturi. Nuk mund tė gjindej emėr mė i shenjtė sesa ai i Jozefit, rojtarit besnik, me tė cilin do tė pėrfundonte shtegtimi dhe maratoni i tij tokėsor nė kėrkim tė shpėtimit tė shpirtėrave. Tė mendojmė se nuk janė vetėm gjėrat zbavitėse dhe tė lakmueshme tė kėsaj bote qe mund tė zgjojnė interesin e Zotit, por edhe njė hapsirė e errėt, pa farė domethėnie, e mbyllur me njė rrasė guri, e dhuruar me dashuri, mund tė na pėrjetėsoj para njeriut dhe Zotit.

 

Lutja: O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Hyrja jote nė vorr e dėboi errėsirėn dhe i tejkaloi parashikimet njerėzore. Bėj qė tė gjithė ata qė tė marrin nė kungim tė pėrjetojnė se vetėm me ty mund tė jenė vėrtetė tė lumtur dhe tė sigurtė. Na dhuro hirin tėnd qė kurrė mos tė pretendojmė tė mbajmė tė mbyllur, apo rob nė zermat tona, por tė jemi tė vetėdijshėm se ardhja jote nė ne e pėrgatitė trupin dhe shpirtin tonė pėr jetėn e pasosur dhe e shndėrron atė nė Tabėrnakull tė shenjtė. Amen.

 

T“falem Mari.... Lavdi Atit….

 

M: Mėshirė, o Zot, pėr ne !

P:  Mėshirė pėr ne!

 

O Zojė Virgjėr, Nanė e dlirė

lute Zotin t“ketė mėshirė

               ti shėlbim prej si na nxier

 

 

Lutja pėrfundimtare

 

 

O i ėmbli dhe i dashuri Jezu Krisht! Tė falėnderoj pėr kėtė hir qė ma dhurove gjatė pėrjetimit tė vuajtjes dhe vdekjes sate nė kryq pėr ne. Mė pėrkujto gjithmonė, se e tėrė jeta jonė ėshtė njė rrugė e kryqit me plot ramje e ngritje deri qė tė arrijmė nė cakun pėrfundimtar. Ndihmona qė tė dimė tė bashkėndajmė me ty gėzimet dhe pikėllimet, sukseset dhe mossukseset, shėndetin dhe sėmundjen, jetėn dhe vdekjen, pėrkohshmėrinė dhe amshimin dhe tė lavdėrojmė pa ndarė mėshirėn tėnde. Amen.

 

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster