Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci                            

                                                                                                                   

Rubrikat

  Home

  Pėr ne

  Kėshilli i Misionit

  Histori

  Aktivitete

  Fjala e Zotit

  Meditime

  Katekizmi

  Muzikė kishtare

  Orari i Meshėve

  Botimet tona

  Fjala e Lirė

  Zėri i Kishės

  Martirėt tanė

  Personalitete

  Intervista

  Famullitė

  Arkivi

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

Udha e kryqit e Jezu Krishtit

Pėr klasėn e VII-tė tė shkollės fillore

 

Qėllimet e orės mėsimdhėnėse:

  • Tė aktualizohet udha e kryqit e Jezu Krishtit nė jetėn personale
  • Tė vėrehen pasojat e mėkatit nė jetėn shoqėrore dhe personale
  • Tė vėrehet nevoja e provimit tė ndėrgjegjes nė kuptimin e edukimit tė ndėrgjegjes dhe sendėrtimit tė personalitetit tė krishterė
  • Tė zbulohet bukuria e mėshirės sė Hyjit.

 

 

Detyrat

Arsimore: tė mėsohen tė ndalurat (stacionet) e udhės sė kryqit

Funksionale:

  • Tė pėrjetohet personalisht udha e kryqit
  • Tė zhvillohet aftėsia e tė shprehurit me shkrim dhe lutėsor
  • Tė nxitet kreativiteti tek fėmijėt
  • Tė zhvillohen aftėsitė e empatisė (bashkėpėrjetimit) dhe identifikimit me personin e Jezu Krishtit
  • Tė zhvillohet aftėsia e zgjidhjes sė problemeve me shembullin e Jezu Krishtit

 

Edukative:

  • Tė zhvillohet vetėdija pėr nevojėn e faljes dhe pajtimit
  • Tė nxiten fėmijėt nė njė jetė mė intenzive lutėsore nėpėrmjet lutjeve tė Kishės.

 

Sitemi metodik: i kombinuar – meditativ-kreativ me elemente tė atij problematizues.

 

Format e punės: individuale, puna dy nga dy.

 

Procedimi metodik: lexim meditativ, bisedė, dėgjim i muzikės, tė shprehurit me shkrim dhe me gojė, tė shprehurit me vizatim, punė individuale, tė shprehurit lutėsor.

 

Mjetet e mėsimdhėnies: tabela (dėrrasa e zezė) dhe shkumėsat me ngjyra, fletorja dhe lapsi, gjilpėra ngjitėse (magnete pulla), fleta tė pastra pėr vizatim, mjetet pėr tė shprehurit artistik (sipas dėshirės), fotokopjet e tė ndalurave tė udhės sė kryqit, kasetofoni CD (apo kaseta) Berlioz “Klassieke romantiek, die klassieke muziek – collectie”.

 

Burimet pėr pėrgatitjen e mėsimdhėnėsit dhe nxėnėsit: Katekizmi, Udha e kryqit (tė botuara nė shqip)...

 

 

Vijimėsia e mundshme e takimit tė mėsimit tė fesė / katekezės

 

 

 

Fillimi lutėsor-meditativ

Lutja “Besojma apostolike”.

 

 

Motivimi

 

Pikėrisht e dėshmuam fenė tonė nė Jezu Krishtin, qė pėr ne qe vėrė nė kryq, vdiq dhe qe vorrosur. Gjindemi nė kohėn e kreshmeve dhe gjithnjė e mė shumė mendojmė pėr veprimtarinė shpėtimtare tė mundimit tė Jezu Krishtit pėr ne. Lusim dhe mendojmė pėr udhėn e kryqit tė Jezu Krishtit.

Edhe sot do tė mendojmė pėr tė tijėn, por edhe pėr tonėn udhė tė kryqit. Do tė mundohemi tė na ndjejė zemra dhe tė kėrkojmė ndihmėn e Jezusit nė vėshtirėsitė e jetės sonė.

 

 

Veēorimi dhe precizimi i problemit, si dhe shėnimi i udhėzimeve dhe burimeve metodike pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve

 

Shpesh herė nė jetėn e ne tė rinjve ekzistojnė njė varg problemesh dhe situatash tė pazgjidhshme. Jezu Krishti pikėrisht e mbarti kryqin nė mėnyrė qė sot tė mund tė na ndihmojė. Secili prej jush nė rend tė parė do t`i lexojė nė mėnyrė meditative tekstet e njė tė ndalure tė udhės sė kryqit. Do t`i merrni tė fotokopjuara nga tri udhė tė kryqit tė ndryshme. Ajo qė tė prekė mė sė shumti nė zemėr, gjithēka qė mendon dhe mbi tė cilėn gjė do tė dėshiroje tė bisedosh duke e dėgjuar muzikėn e qetė nga CD-ja dhe duke lexuar tekstet, shkruaji nė fletore.

Pas kėsaj pėr atė qė e keni pėrjetuar mund tė bisedoni dhe dy nga dy nė njė fletė tė veēantė me ndalesėn e udhės sė kryqit tė vizatuar ta sajoni uratėn tuaj personale tė udhės sė kryqit e cila do tė tregojė dhe dėshmojė pėr pėrvojėn tuaj personale.

Nė tabelė e shkruajmė me shkumės me ngjyrė titullin: Udha e kryqit e Jezu Krishtit dhe e jona.

Secili ēift e tėrhjek njė fletė qė ka vetėm njė tė ndalur tė udhės sė kryqit.

 

 

Meditimi

 

Duke dėgjuar muzikėn e qetė fėmijėt i lexojnė tė ndalurat e udhės sė kryqit.

 

 

 

Tė shprehurit kreativ

 

Tė gjithė shkruajnė nė fletore atė qė kanė pėrjetuar. Kush dėshiron, mund ta lexojė punimin e tij.

 

 

Sinteza me aktualitetin

 

Fėmijėt dy nga dy i sajojnė lutjet personale. Pas njė kosultimi eventual me motrėn e nderit (priftin, mėsimbesimdhėnėsin) e shkruajnė lutjen nė modelin (pėr propozim) tė fotokopjes sė udhės sė kryqit (ndoshta tė pėrpunuar sipas modelit tė ndonjė reviste e krishterė nga famullitė tona).

Ai qė e kryen, me kopsė magnetike (gjilpėrė pėr mbėrthim) e vendos nė tabelė (dėrrasė tė zezė) punimin e vet (me rend sipas numrit rendor tė tė ndalurit).

Pas kėsaj vijon tė shprehurit artistik me njė teknikė arti mė tė dėshirueshme sipas dėshirės sė nxėnėsve. Punimet e bėra i vendosim nė pano.

 

 

Pėrfundimi lutėsor

 

I lexojmė tė ndalurat e udhės sė kryqit personale – lutjet hyrėse dhe pėrfundimtare janė tė njėjta sikurse tek udha e kryqit klasike.

Nė fund: “Lavdi Atit...”

 


                                    

 

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster