Misioni Katolik Shqiptar nė Kroaci                            

                                                                                                                   

Rubrikat

  Home

  Pėr ne

  Kėshilli i Misionit

  Histori

  Aktivitete

  Fjala e Zotit

  Meditime

  Katekizmi

  Muzikė kishtare

  Orari i Meshėve

  Botimet tona

  Fjala e Lirė

  Zėri i Kishės

  Martirėt tanė

  Personalitete

  Intervista

  Famullitė

  Arkivi

 

  Download


Kėrko nė Google


www.misioni.hr

 

Pėr nxėnėsit e klasės sė IV-tė tė shkollės fillore:

NĖ RRUGĖN E JEZU KRISHTIT – SHKOJMĖ PAS VEPRAVE TĖ TIJA!

Java e madhe

 

Nocionet kyēe: Java e madhe

Emėrtimi i ri kompetent: „pėr t`i marrė mėkatet e botė“, fitorja mbi mėkatin dhe vdekjen, shpėrblimi, shpėtimi i amshuar

Qėllimet edukativo-arsimore:

  • Tė njihen faktet elementare tė mundimit dhe vdekjes sė Jezu Krishtit
  • Tė njihet dhe tė kuptohet mundimi dhe udha e kryqit e Jezu Krishtit si shenjė e dashurisė dhe faljes sė tij hyjnore ndaj njeriut
  • Tė kultivohet gatishmėria e pranimit dhe zgjidhjes sė vėshtirėsive sipas shembullit tė Jezu Krishtit

Qasja metodike: ligjėruese me elemente kreativiteti

Format e punės: frontale, individuale

Metodat e mėsimdhėnies: paraqitje/parafjalim, bisedim, punim nė tekst, tė shprehurit me shkrim

Mjetet dhe ndihmesat e mėsimdhėnies: fletorja, fotografitė, tabela, tekstet

Burimet pėr pėrgatitje: Bibla (me komentet), Katekizmi “Krishti ndėr ne”

 

Struktura globale dhe vijimėsia e orės:

1. Fillimi meditativ-lutėsor:

LAVDITHURJE JEZU KRISHTIT


Gėzimet e lumnisė sė epėr

   galdoftė bota besnike,

   Jezus, Shėlbuesi i tė gjithėve,

   shuan princin e vdekjes.

 

   Rremba palmash e ullinjėsh

   duke mbajtur udhės turma,

   "Lavdi birit tė Davidit"

   me zėra ushtojnė tė qarta.

 

   Prandaj ne princit tė epėr

   t’i dalim tė gjithė pėrpara;

   tue hedhė valle lavdie,

   tė mbajmė palma stolie.

 

   E garat tona tė shpejta,

   t’lartėsojnė me dhunti tė lume,

   qė nė ēdo kohė falenderje

   sikur duhet t’i kushtojmė.

 

   Hyjit Atė i qoftė lavdia

   dhe Birit tė tij tė vetėm

   bashkė me Shpirtin Ngushllimtar

   pėr gjithė shekujt e pėrhershėm. Amen.

 


2. Motivimi:

Motra e nderit (prifti, mėsimbesimdhėnėsi) e fillon bisedimin me nxėnės:

  • Si e tregojnė miqtė/shokėt njėri pėr tjetrin dashurinė dhe miqėsinė?
  • Shprehni asociacionet e fjalėve: dashuria, dhurimi i jetės, tradhėtia, mundimi/pėsimi, falja, vdekja.

3. Tė hyrit nė temė:

  • Jezu Krishti ka qenė shumė i kujdesshėm ndaj nxėnėsve tė tij dhe gradualisht i ka shpjerė deri te kuptimi i drejtė se pėrse ėshtė dėrguar nė botė, cili ishte misioni i tij i vėrtetė. Ai iu dha atyre qė tė mund ta njohin nė tė Mesinė e premtuar – Krishtin (Shpėtimtarin). Dhe kėshtu i udhėhoqi vazhdimisht, hap pas hapi nė kėtė njohje. Nė mėnyrė tė veēantė dėshironte t`i sjellė qė ta marrin vesh dhe ta pranojnė se do t`i duhet shumė tė pėsojė, se do tė tradhėtohet dhe do tė dorėzohet para pushtetit hebre dhe romak dhe se do ta mbysin, mirėpo tė tretėn ditė do tė ngjallet. Kėtė nxėnėsit e Jezusit e morėn vesh plotėsisht vetėm pasi e gjithė kjo qe ndodhur.
  • Ne nė mėnyrė tė veēantė e pėrkujtojmė mundimin, vdekjen dhe ringjalljen e Jezu Krishtit, nė njė javė tė vitit qė e qaujam JAVA E MADHE, qė fillon me tė Dielen e Larit.
  • Nė kėtė javė e pėrkujtojmė darkėn e mbrame tė Jezusit tė cilėn e kremtojmė nė TĖ ENJTĖN E MADHE. Pėr kėtė arsye kremtimi eukaristik nė tė Enjtėn e madhe quhet Mesha e Darkės sė Zotėrisė. Nė kėtė ditė e kujtojmė themelimin e dy sakramenteve: eukaristisė (meshės shenjte) dhe urdhėrit tė shenjtė (priftėrisė).
  • Ditėn e mundimit dhe vdekjes sė Jezu Krishtit e pėrkujtojmė nė tė PREMTĖN E MADHE. Pėr kėtė arsye liturgjinė e tė Premtės sė Madhe e quajmė Shėrbesa e Mundimit tė Zotėrisė. Nė tė Premtėn e madhe e pėrcjellim Jezusin nė momentet pėrfundimtare tė jetės sė tij tokėsore. Tekstet ungjillore na flasin pėr kėto tė vėrteta dramatike dhe tronditėse tė ballafaqimit tė Jezu Krishtit me mundimin dhe vdekjen.

4. Tė shprehurit kreativ:

  • Si e tregojmė ne dashurinė tonė ndaj Jezusit…

(nxėnėsit me shkrim shprehen si do t`i tregonin ndjenjat e tyre tė dashurisė ndaj Jezusit)

5. Komunikimi i ndėrsjelltė:

Jezu Krishti ha sė bashku me miqtė e tij.

  • Ēfarė thotė duke marrė bukėn dhe verėn nė duar?
  • Pėr kė do ta derdhė gjakun e vet?
  • Cilat sakramente i themeloi atė mbrėmje nė darkė?

Jezusi ėshtė i dėgjueshėm deri nė vdekje.

  • Ē`i ndodh i Jezusit nė rrugėn e tij prej Darkės sė mbrame deri nė Golgotė?
  • Ēfarė ndodhė me nxėnėsit e tij?

6. Sinteza me aktualizimin:

Hyji e dėrgoi tė Birin e vet pėr t`i ēliruar njerėzit nga mėkatet dhe fajet e tyre dhe “pėr t`i marrė mėkatet e botės”.  Jezusi shkoi nė vdekje nga dashuria ndaj Zotit dhe njerėzve. E mundi mėkatin dhe vdekjen, na shpėrbleu nga mėkati i amshuar dhe na dhuroi shpėtimin e amshuar, jetėn e pasosur.

Pjetri qe penduar sepse ndėrgjegjja e digjte pse e kishte tradhėtuar Jezusin. Edhe ne e “lehtėsojmė” ndėrgjegjen tonė kur rrėfehemi dhe sikurse Pjetri duhet tė mendojmė mirė pėr gabimet tona ndaj Zotit, tė afėrmve dhe ndaj vetvetes.

Jezu Krishti na do gjithmonė dhe kėtė na tregon nė mėnyrė tė veēantė nė ēdo kremtim tė meshės shenjte (eukaristi). Na dhurohet nė Bukėn dhe Verėn, kurse ne e pėrkujtojmė sesi na e ka dhuruar vetveten, duke e mundur tė keqen, mėkatin dhe vdekjen. Dhe pėr kėtė e falėnderojmė.

7. Pėfundimi lutėsor:

Kėnga: Rrinte Zoja tuj lotue.

 

 


                                    

 

 

Tė gjitha tė drejtat e rezervuara  © 2000 - 2005 misioni.hr

webmaster