|
Urimi
pėr Pashkėt

Klithja njerėzore bashkė me gjithėsinė thėrret pėr jetė, pėr
pafundėsi. Mirėpo, afshi njerėzor pėr tė jetuar gjithmonė, ėshtė i kapluar nga
bota e vdekjes dhe fuqia shkatėrruese. Sė kėndejmi, njeriu shpesh i ndarė nė
vetvete, ėshtė pjesėmarrės nė tė keqen dhe me mėkat e shkakton vdekjen. Nė kėtė
mėnyrė, shkon kundėr pavdekshmėrisė dhe e rrėnon nė vete ikonėn e Zotit. Njeriu
ka shkuar aq larg, sa e ka dėnuar dhe e ka kryqėzuar Birin e Zotit. Kjo ka
ndodhur tė Premten e madhe. Nė gjykimin e Jezusit ishin tė bashkuar, edhe
hebrenjtė, edhe romakėt. Tė gjithė kundėr Zotit, tė gjithė kundėr tė Vėrtetės! I
bashkuan forcat qė ta heqin qafet Zotin! Pėr kėtė e zgjodhėn mėnyrėn mė tė
tmerrshme qė ta vrasin: kryqėzimin!
Kjo ndodh edhe sot. Mirėpo, Zoti nė Birin e tij tė dashur, Jezu Krishtin, mbetet
besnik. Jezusi e vendosi vlerėn e dashurisė mbi vlerėn e jetės, pėr shkak tė
dashurisė ndaj njeriut. Jetėn e dha pėr tė tjerėt. Vdiq pėr dashuri ndaj tė
tjerėve. Me vdekjen e vet u mundėsoi tė tjerėve tė jetojnė. Pėr kėtė vdekja u
shkatėrrua nė kryq. Pra, dashuria u bė mė e fortė se vdekja. Ajo e tejkalon
kufirin e vdekjes, sepse ėshtė e amshuar. Jezusi kėtė e tregoi me Ngjalljen e
vet. Ai, ngase i deshi tė gjithė, tė gjithėve u siguroi pavdekshmėrinė.
Thirrja jonė e krishterė ėshtė qė ti dhurohemi Atij, sepse vetėm nė Tė mund tė
mbesim gjallė. Duhet tė lejojmė qė i Ngjalluri tė na kaplojė me Ngjalljen e Tij,
qė tė kemi jetė nė vetvete. Shėn Pali thotė: Nėse Krishti ėshtė nė ju, trupi
vėrtet ėshtė i vdekur pėr shkak tė mėkatit, por Shpirti bėhet jetė pėr arsye tė
drejtėsisė. Nėse Shpirti i Atij qė e ngjalli Jezusin nga vdekja ėshtė nė ju, Ai
qė e ngjalli Krishtin nga vdekja, pėrmes Shpirtit tė vet qė qėndron nė ju, do
ti ngjallė edhe trupat tuaj. (Rom 8, 10-11)
Ti lutemi Zotit qė me ndihmėn e Tij ta njohim dashurinė e Tij tė kryqėzuar dhe
pėr hirin e njohjes sė tė Ngjallurit. Ti lutemi qė drita e agimit tė Pashkėve
tė na i ēelė sytė dhe tė na i pėrgatisė zemrat qė ta kėrkojmė Atė nė mesin e tė
gjallėve nė kėto ditė festash dhe nė pėrditshmėrinė tonė. Thirrja jonė ėshtė ta
takojmė tė Ngjallurin, tė jemi me Tė dhe tė jemi dėshmitarė tė Tij. Ky ėshtė
pėrcaktimi ynė, ky ėshtė pėrcaktimi i Kishės: ta kėrkojmė dhe ta dėshmojmė
Jezusin nė mesin e tė gjallėve; ta kėrkojmė dhe ta dėshmojmė tė Ngjallurin nė
dashurinė e sė vėrtetės, nė paqen e drejtėsisė, nė lirinė e zemrės.
Koha e Pashkėve ėshtė koha e Shpirtit tė Shenjtė. Me fuqinė e Shpirtit krijohet
bashkėsia, dashuria dhe jeta, qė ėshtė mė e fortė se vdekja. Me fuqinė e
Shpirtit, Kisha e shpall Zotin e gjallė, e predikon Atė qė nga kryqi i dhuroi
njeriut dashurinė dhe e liroi me Ngjallje.
Nė ambientin e gėzueshėm tė kremtimit tė Pashkėve dėshiroj qė tė pėrtėritet nė
ne Shpirti qė e ka ngjallur Jezusin nga vdekja dhe ashtu tė jemi dėshmitarė tė
denjė dhe lajmėtarė tė Jezusit tė Ngjallur.
Me kėto dėshira ju uroj Pashkėt dhe ju pėrcjell bekimin tim baritor.
Pėr shumė mot!
Arqipeshkvi i Juaj,
+ Zef Gashi
Arqipeshkėv i Tivarit dhe Administrator
Apostolik i Kosovės "ad interim"
|