|
Porosia e Kėrshėndellave - 2005
Mos kini frikė! Ja, unė po ju sjell njė lajm tė
mirė:
gėzim tė madh pėr mbarė popullin! Sot, nė qytet tė
Davidit ju lindi Shėlbuesi Krishti Zot! (Lk 2,
10-11)
Vėllezėr e motra,
besimtarė tė dashur!
Lajmi mė kumbues dhe mė i rėndėsishėm nė historinė e
njerėzimit ishte dhe mbetet lajmi mbi lindjen e Jezu
Krishtit. Engjėlli i Zotit u lajmėron barinjėve: Mos
kini frikė! Unė po ju sjell njė lajm tė mirė, gėzim tė
madh pėr mbarė popullin.... Janė kėto fjalėt e
gėzueshme dhe shpresėplote, sepse pėrmes tyre shpallet
mishėrimi i Birit tė Zotit pėr shėlbimin e botės.
Kjo ngjarje e mrekullueshme pėrkujtohet dhe kremtohet
ēdo vit nė kėtė kohė me gėzim tė madh nė mbarė botėn e
krishterė. Nata e shenjtė e Krishtlindjes, por edhe
ditėt e ardhshme tė kėsaj kohe tė shenjtė, janė ditė tė
veēanta kur gėzimin tonė ia shprehim njėri-tjetrit me
dėshirat mė tė pėrzemėrta pėr njė mirėqenie mė tė mirė,
mė tė lumtur, tė begatshme dhe tė qetė.
Lindja e Jezu Krishtit ėshtė premtimi i realizuar i
Zotit, i paralajmėruar edhe nga profetėt. Ky pėrkujtim
ėshtė njė pėrtrirje e vazhdueshme e mirėsisė sė Zotit qė
pėrforcon, ushqen dhe pėrtėrinė fenė e besimtarėve.
Krishti ėshtė Zot. Kėtė e kanė paralajmėruar profetėt nė
Besėlidhjen e Vjetėr duke paralajmėruar edhe kohėn dhe
vendin e lindjes sė tij. Mikea profet thotė: E ti,
Betlehem Efratė, i vogėl ndėr qytetet princėrore tė
Judės, prej teje do tė dalė ai qė do ta sundoj
Izraelin... Ai do tė ngritet, do tė udhėheqė me fuqinė e
Zotit, me madhėrinė e emrit tė Zotit, Hyjit tė vet... Ai
vetė do tė jetė paqja! (Mik 5, 1a. 3. 4).
Krishti, Shpėtimtar i botes Mbret i paqes dhe i
drejtėsisė, ėshtė njė realitet historik. Fjala e Zotit u
bė njeri. Me lindjen e tij filloi njė epokė e re, e cila
do tė shėnohet me Ligjin e dashurisė. Pėrmes tij mėsuam
se Zoti ėshtė Dashuri, babė i mirė, i cili falė, dhe e
don njeriun.
Te shėn Gjoni Ungjilltar mėsojmė: Nė fillim ishte
Fjala, e Fjala ishte nė Hyjin e Fjala ishte Hyj (Gjn 1,
1). E Fjala u bė njeri e banoi ndėr ne (Gjn 1, 14).
Nė personin e Krishtit gjen arsyen dhe kuptimin e vet
jeta e cila ėshtė dhuratė e Zotit. Besimi nė Krishtin
nuk turpėron. Pėrkundrazi, kanė mbetur tė turpėruar ata
qė tentuan ta mohojnė egzistimin e tij. Nuk ėshtė e
mundur qė i tėrė njerėzimi ti pėrqėndroj ngjarjet e
veta reale rreth njė personi irreal. Autenticiteti i
Ungjijve, letėrsia botėrore, arti dhe shumė veprime
tjera nė botė, nuk u lėnė vend aspak dyshimeve tė tilla,
pėrkundrazi na thėrrasin qė pėrherė ta lėvdojmė emrin e
Zotit.
Krishti Biri i Zotit, gjatė tėrė misionit tė tij tė
shenjtė, e dėshmoi se vėrtet ėshtė Mesia, i Dėrguari i
Atit, qė ia shpalli Atin njerėzimit por edhe e
shfajėsoi njerėzimin prej mėkatit. Krishti duke iu
drejtuar apostujve, thotė: Askush nuk e di kush ėshtė
Biri, pėrveē Atit, dhe kush ėshtė Ati, pėrveē Birit dhe
atij, kujt Biri do tia zbulojė (Lk 10, 22). Edhe nė
njė vend tjetėr e identifikon veten me Atin: Unė dhe
Ati jemi njė (Gjn 10, 30). Erdhi nė kėtė botė pėr
njerėzit dhe kujdesi i tij pėr ta ishte i madh: Shėroj
tė sėmuarit, ngushėlloj tė pikėlluarit, mėsoj dhe
udhėzoj njerėzit qė nė zemrėn e tyre tė mretėroj paqja,
e vėrteta dhe jeta. Me ngjalljen e tė vdekurve u tregoj
sė ėshtė zotėrues i jetės dhe i vdekjes. Nga mėsimi i
tij njerėzit mbetnin tė habitur, sepse i mėsonte si ai
qė ka autoritet e jo porsi skribėt (Mk 1, 22).
Lindja e Krishtit pėr besimtarė ėshtė festė gėzimi,
sepse Biri i Zotit lind i mėshėruar nė kraharorin e
Virgjėrės Mari, bėhet i ngjajshėm me ne nė tė gjitha,
pėrveē mėkatit. Lind nė kėtė botė qė tė jetė pranė nesh,
dhe me ne, si vėlla, mik, pajtues dhe shėlbuesi ynė.
Gjatė kėsaj kohe tė Krishtlindjes, le ti bashkohemi
zėshėm brohoritjes sė asaj nate tė shenjtė kur Krishti
lindi nė varfėri pėr tė na kujtuar edhe tė tjerėt qė
janė tė varfėr e qė kanė nevojė pėr ne. Ai e identifikon
vetveten me tė varfėr duke thėnė: Ēkado bėtė pėr njėrin
ndėr kėta vėllezėr tė mi mė tė vegjėl, e bėtė pėr mua
(Mt 26, 40). Prandaj, edhe ne duhet ti duam tė varfėrit
dhe tė kujdesemi pėr ta.
Vėllezėr e motra,
Zoti iu ka dėftuar dhe folė njerėzve nė mėnyra dhe kohė
tė ndryshme. Nė kėtė na pėrkujton shėn Pali: Mbasi Hyji
herė mbas here dhe nė mėnyrė tė ndryshme, nė tė
kaluarėn, u ka folur etėrve me anė tė profetėve, sė
fundi, nė kėto ditė, na foli edhe neve me anė tė Birit
(Heb 1, 1-2).
Kjo ngjarje e madhe dhe e mrekullueshme, na kujton
dashurinė dhe kujdesin e Zotit pėr njeriun, pėr mbarė
njerėzimin. Pjesė e kėtyre jemi edhe ne si ndivid dhe si
popull. Ndaj nesh e ka treguar dashurinė e vet nė mėnyra
dhe kohė tė ndryshme, e nė veēanti nė kohėt e
rėndėsishme dhe vendimtare pėr ne. Ngjarja e
Kėrshėndellave nė mėnyrė analoge mund tė krahasohet me
ngjarjen tonė. Lindja e njė realiteti tė ri e tė
dėshiruar me shekuj, lirimi nga robėritė dhe
vėshtirėsitė e ndryshme nė njė liri tė plotė. Nė kėtė
moment vendimtar duhet bashkuar tė gjitha fuqitė tona.
Nė kėto ditė tė gėzueshme tė bashkohemi nė falėnderim
Zotit pėr tė gjithė, duke lutur pėr paqe, mirėkuptim dhe
dashuri mes njerėzve. Ėshtė detyrė e jona qė tė lutemi
pėr udhėheqėsit, pėrfaqėsuesit tanė, qė Zoti ti forcojė
dhe ti shndritė pėr tė marrė vendime tė mira dhe tė
drejta qė tė na sjellin mirėkuptim, tolerancė, paqe e
dashuri mes njerėzve.
Me kėtė rast, nuk mundem e mos tė kujtoj obligimin tonė
ndaj bijės sonė tė madhe Nėnė Terezės. Ajo me veprėn e
vet humane na afirmoj para mbarė botės. E lartėsoj
popullin e vet me virtytet e veta njerėzore dhe hyjnore.
Ėshtė shpreh dėshira jonė nė raste dhe mėnyra tė
ndryshme qė ta kemi nė mesin tonė. Kėtė mundė ta
realizojmė me detyrėn qė ia kemi vu vetit, ngritjen e
katedrales sė saj nė Prishtinė. Hapat nismėtar janė
bėrė, tani lypet vazhduar.
Prandaj, ju ftoj tė gjithėve, tė bashkohemi nė lutje
edhe pėr kėtė qėllim, pėr ta realizuar kėtė projekt.
Kontributet tuaja janė mė se tė nevojshėm. Nuk dyshojmė
se idealet tuaja pėr gjėra madhore siq u treguan nė tė
kaluarėn, nuk do tė mungojnė edhe tani pėr kėtė qėllim.
Me realizimin e projektit nė fjalė, nė vitin 2010,
njėqindvjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, kemi spresė tė
madhe ta kemi edhe Atin e Shenjtė, Papėn nė mesin tonė.
Tani tė gjitha janė para nesh, dhe realizimi i tyre
mėvaret prej nesh.
Lusim Krishtin Zot pėr kėto qėllime tė mira. E lusim dhe
urojmė qė Ai tė largoj ēdo urrejtje, vėshtirėsi dhe
pikėllim duke i zavendėsuar me mirėsi, mirėkuptim, paqe
dhe dashuri.
Viti i Ri na gėzoftė me pėrfundimin fatlum tė proqeseve
tė filluara: Kosova shtet sovran dhe i barabartė me
shtetet tjera. Poashtu urojmė vazhdim tė mbarė e tė mirė
tė fillimit tė katedrales Nėnė Tereza nė Prishtinė.
Pėr shumė mot e me gėzim Kėrshėndellat, urime pėr
njė Vit tė Ri, tė lumtur dhe frytėdhėnės.
Prizren, dhjetor 2005
Mons. Mark SOPI,
ipeshkev
|